Mendime
Fahri Dahri: Depërtimi tek e vërteta e ''Çështjes Çame''
E premte, 06.11.2020, 07:33 PM
LETËR
PUBLIKE (1)
-Presidentit të
Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta.
- Kryetarit të Kuvendit
të Republikës së Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi.
- Kryeministrit të
Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama.
DEPËRTIMI TEK E VËRTETA
E "ÇËSHTJES ÇAME"
Nëse
historiani sjell faktet, ngjarjet historike dhe i përcjell ato, studjuesi
depërton në thellësi të atyre fakteve dhe ngjarjeve.
Retrospektivë:
Më
27 gusht të vitit 1923, në rrugën Janinë
Kakavijë, u vra nga pala
greke në një pritë Gjenerali italian
Enriko Telini. Ai ishte caktuar nga Lidhja e Kombeve kryetar Komisioni për
delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Telini
u vra, misioni i ngarkuar u ndërpre. Kufiri Shqipëri-Greqi nuk u krye, gjë të
cilin e kërkonte të caktohej Lidhja e Kombeve. Në këtë situatë, kur një procedurë
tepër e rëndësishme, nga vetë rëndësia e saj - caktim kufiri tokësor mes dy
shteteve - nuk përfundoi, tregon se misioni i vitit 1923 ka mbetur
"PEZULL". Me ndjesi gjakftohtë, të sinqertë, larg muskujve dhe
preferencave, në kërkim të zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi në kushte
normale, duhet të çpezullohet dhe të nisë puna me ngritjen nga OKB-ja të një
komisioni për delimitimin e vijës tokësore mes dy shteteve në fjalë.
Historikisht,
sipas informacionit që kam, kufiri ndarës shtetëror midis Shqipërisë dhe
Greqisë, i mbetur pezull, është problem madhor që kërkon zgjidhje dhe pa u
zgjatur, kjo zgjidhje rregullon të gjitha problemet dhe krijohen mundësitë që
marëdhëniet mes dy shteteve të jenë vërtet të "shkëlqyera".
Përcaktimi
përfundimtar i kufirit tokësor mes dy shteteve, u jep frymëmarrje të plotë si
problemit të "Detit" dhe "Çështjes Çame"; ndërsa gjenocidi
grek ndaj shqiptarëve të rajonit të Çamërisë, de- fakto nuk ka zgjidhje, sepse
të masakruarit nuk ngjallen, por kërkohet falje, pendim, korigjim dhe
dëmshpërblim.
Nuk
është dëshirë, as mendim individual, por në kushte normale është një realitet i
padiskutueshëm "lidhja organike mes tre problemeve (çpezullimi i kufirit
tokësor, zgjidhja e "Çështjes Çame" dhe çështja e Detit - krijesë e
re artificiale), të cilat ndërlidhen natyrshëm me njëra-tjetrën.
Është
ky natyralitet që kërkon vëmëndje, kujdes, përkushtim dhe mbi të gjitha
përgjegjësi kombëtare, sidomos nga institucionet e caktuara shtetërore dhe
personalitetet që koha sot i ngarkon për të vendosur dhe siguruar të drejtat e
mohuara gjatë një shekulli.
Le
të zbresim në zhvillimin e ngjarjeve që aktualisht janë në agjendën e takimeve
dy palëshe, me dëshirën e shumë mirëpritur të zgjidhjeve të probleme të
krijuara nga e kaluara. Këto ditë mësuam se u dakortësua mes dy palëve që
"çështja e detit" të dërgohet për zgjidhje në gjykatat ndërkombëtare
Kur
"kompetentët" dakortësohen, për të kërkuar zgjidhjen e problemeve,
çdo dijetar dhe institucion lypset të
angazhohen me dijet dhe urtësitë e tyre
të kontribuojne që "të ngarkuarit" të jenë të informuar, të saktë, të
drejtë dhe të aftë në vendim marrje.
Të
sigurohet përdorimi i llogjikave në gjykimin e Çështjeve, kjo kërkesë është në
të drejtën tonë për të ngritur zërin në mbrojtje të problemeve të pazgjidhura
që ato të gjejnë zgjidhje të drejta ligjore dhe humane.
Në
rastin konkret, ka ardhur momenti që këto tre çështje madhore kombëtare mes
shtetit grek dhe shtetit shqiptar,
detyrimisht të dërgohen për zgjidhje në Parlamentin e Bashkimit Europian.
E
ritheksoj se në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, "Çështja Çame" për
vetë natyrën që përfaqëson, dhe anashkalimet e qëllimshme të lënies në heshtje,
harresë, me synim për të arritur në "mos ekzistencën" e saj, duhet të
dërgohet për zgjidhje, si çështje parësore kombëtare.
Arësyet
më të njohura që e bëjnë të domosdoshme dërgimin e kësa çështjeje në GJNDH,
gjithmonë në këndvështrimin tim janë:
Zgjidhja
e të drejtave të komunitetit
shqiptar
të Rajonit të Çamërisë
Lidhur
me rrugën që duhet ndjekur për zgjidhjen përfundimtare të "Çështjes
Çame", që me të drejtë kërkohet të trajtohet, personalisht si qytetar, një
nga të mbijetuarit e gjenocidit ortodoks grek (1944-1945), si intelektual,
nisur nga njohja e qëndrimeve mbi 100 vjeçare të sjelljeve në marrëdhëniet mes
qeverive shqiptare dhe greke, mendoj se tashmë zgjidhja e problemit duhet të
dërgohet për gjykim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
"Çështja
Çame", është një tërësi Çështjesh; në të përfshihen:
-
Shkeljet e të Drejtave Universale të Njeriut. Fuqitë e Mëdha në 1913-tën
shkelen me arrogancë vendimet themelore të Konventave dhe Ligjeve Ndërkombëtare
për të drejtat e kombeve të vegjël. Coptuan trojet e Shqipërisë natyrale,
bashkë me banorët autoktonë i aneksuan
në favor të sllavo-grekëve. Republika e Shqipërisë është i vetmi shtet i cili
kufizohet territorialisht dhe me popullsi të etnisë së tij.
-
Është i vetmi shteti Grek që ka kryer masakra çnjerëzore ndaj pakicave
etno-fetare (nënshtetas të tij). Ky shtet si dje dhe sot i tregon Botës se
vazhdon t'i mbetet besnik "Megalloidhesë", ajo për 'ta përbën
strategji të shenjtë për shtrirjen e ortodoksisë greke nëpërmjet ekspansionit,
kryrjes së masakrave, dhunave, shpërnguljeve të pakicave autoktone, përvehtësime
të pronave të të tjerëve. Ka kryer gjenocid, terror shtetëror si brenda kufirit
të tij shtetërore dhe ndaj shteteve kuftare gjatë Luftërave Ballkanike, dy
luftërave Botërore dhe as është gjykuar e as ndëshkuar.
- Ky shtet, pavarësisht se është anëtar i
BE-se, karakterizohet me "bëmat" e më sipërme, të cilat kanë rënduar
dhe rëndojne edhe tek "Çështja Çame". Ndaj gjykimi duhet ti drejtohet
drejtësisë të paanshme ndërkombëtare.
-
Është kusht moral dhe ligjor që në përbërjen e trupit gjykues të mos marrin
pjesë as anëtar me origjinë greke, as me origjinë shqiptare, për shkak të
konfliktit të interesave të çështjes në gjykim.
-
Kërkesa për gjykim ndërkombëtar, mban parasysh qendrimet, sjelljet dhe veprimet
ç'njerëzore dhe anti ligjore të kryera nga qeveritë greke kundra etnisë
shqiptare në tërësi dhe në veçanti ndaj banorëve etnikë shqiptarë të Rajonit të
Çamërisë. Nëse midis shtetit Grek dhe shtetit Shqiptar, në marrëdhëniet mes
tyre, do të zotëronte besueshmëria, respekti, reciprociteti, sinqeriteti dhe
njohja e të drejtave dhe detyrimeve të barabarta, sigurisht të gjitha problemet
shqetësuese që ekzistojnë dhe të krijuara vetëm nga pala greke, do të kishin
gjetur zgjidhje.
-
Gjiithashtu lehtësisht do të ishin zgjidhur problemet mes dy shteteve, nëse
shteti grek do ti njihte, do ti pranonte, do ti zbatonte me rigorozitet, me
sinqeritet, me saktësi dhe me vulllnet të gjitha Konventat dhe Ligjet
Ndërkombëtare që lidhen me të Drejtat Universale të Njeriut, shumicën e të
cilave i ka nënëshkruar edhe Greqia. Por kjo nuk ka ndodhur, për kundër, pala
greke vazhdon narcizitetin jo vetëm ndaj urrejtjes që ka mbjelle në dekada
kundër etnosit shqiptar, por edhe mos përfilljen e Konventave dhe Ligjeve
Ndërkombëtare.
-
Një detyrim tjetë madhor që Bashkimi Europian i detyrohet Shqipërisë natyrale
është ndjesa dhe mundësia e korigjimit të konventes së Lozanit, në kushtet e
civilizimit të sotëm, për të hequr njollen e turpit më të madh dhe
antidemokratik. Dy shtete, ai grek dhe turk, shkaktuan gjak, dhimbje shpirti në
mbi 2 milionë njerëz, të cilët dhunshëm
u detyruan për shkak të besimit fetar dhe etnisë, të largohen nga vatrat e tyre
mijëvjeçare.
-
Jemi në kushtet abstrakte kur në vazhdimësi qeveritë greke deklarojnë me
nervozizëm të theksuar, tepër urrejtës ndaj "Çështjes Çame", deri në
kërcënime ushtarake, ekonomike dhe vendosjes së "vetos" kundër
anëtarsimit të Shqipërisë në BE, në rast se do të përmendet "Çështja
Çame".
-
Siç është deklaruar nga shteti Grek, i cili kushtëzon mbi bazën e forcës që
emri Çamëri dhe problemi çam, të hiqen nga historia, nga tekstet shkollore dhe
me disa nëntekse, të cilat ishin më të dukshme para vitit 1990, të arrihet deri
në shuarjen dhe fshirjen e grupimit shoqëror të
"komunitetit çam", dhe të të drejtave të tyre.
-
Në rrethanat inferiore, si efekt i situatave gjeopolitike, edhe qeveritë
shqiptare, hera herës i janë shmangur detyrimit kushtetues lidhur me mbrojtjen
e bashkekombasve kudo ku ndodhen, në rastin konkret të problemit të shqiptarëve
si të krishterë dhe myslimanë të Rajonit të Çamërisë.
-
Edhe grupimi politik, i cili u "certifikua" në vitin 2004 me cilësinë
e zërit sensibilizues, u "nakatos" dhe u infektua me virusin e etheve
për pushtet.
Sigurisht
dihet që çdo qëndrim, apo ndodhi, qofshin të hajrit ose jo kanë justifikimet
përkatëse, por mbeten me vlerë parciale.
Janë
këto, disa nga arësyet e parashtruara që ndikojnë në mos zgjidhje të problemit
kombëtar, që gjatë këtij 110 vjeçari njihet si "Çështja Çame", prandaj
si intelektual e përkrah dhe ngrej zërin që kjo çështje të dërgohet për
zgjidhje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Gjykatësi
më i mirë për të gjykuar të fshehtat e të vërtetave historike në fund të fundit
është koha. Dhe koha e sotme për gjykim dhe korigjim, si asnjëherë është më e
duhura!
Ju
falenderoj nëse e shikoni të arësyeshme mbështetjen tuaj lidhur me zgjidhjen e
këtij problemi sa kombëtar, ligjor dhe
human.
Lutemi
pranoni përshendetjet e mia, urime të sinqerta për shendetin tuaj dhe të
familjeve.
Me respekt Fahri Dahri
Itali, më 06/11/2020. -
Shënim:
(1).
Të
nderuar Zotërinj!
Jam
një nga të mbijetuarit e gjenocidit ortodoks grek të vitit 1944.
Kam
hulumtuar dhe kam studjuar që nga viti 2000 e deri sot historinë e Rajonit të
Çamërisë dhe banorëve të saj autoktonë.
Kam
në tru zhurmat e kohës së gjenocidit, tingujt trishtues të prindërve që nuk
pushuan duke na i treguar vuajtjet e tyre deri sa ndërruan të marazosur jetën.
Mbaj
në mendje, në zemër dhe shpirt amanetin e tyre që të flitet, të shkruhet dhe të
mos pushojne kërkesat për vendosjen e drejtësisë ligjore dhe hyjnore.
Të
demaskohen veprimet masakruese të kryera anti njerëzimit 77 vjet më parë, në
Rajonin e lashtë të Thesprotisë.
Janë
këto fakte që nuk mundet të hesht, prandaj, ashtu si dhe herë të tjera, e
gjykoj të arësyeshme të ngrej zërin me këtë letër publike, për të kontribuar në
zgjidhjen e problemeve nëpërmjet
institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë dhe jo me anë të forces së muskujve
dhe preferancave të ç'farë do lloi.
Me respekt: Fahri
Dahri. Itali, më 06.11.2020