Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona (2)
E shtune, 21.11.2020, 06:20 PM
Rrallë ka histori me
ngjarje intersante, si e jona (2)
Vazhdimi
i fundit i artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë
portal, më 05. 06. 2020.
Nga
Reshat Nexhipi
Disa shënime të
tjera, të rralla, lidhur me historinë tonë, me përmbajtje të ndryshme
dhe sipas rendit alfabetik
A. Milladinov: Emri i
Strugës del nga ilirishtja.
Afganistan, kuaj me nga një bri. Kjo thuhet në një legjendë, e shënuar nga Marko Polo,
sipas të cilës, kali i njohur i Lekës së
Madh-Bukefali (nga shqipja=i bukur) deri sa mbushi 14 vjet, ishte me një
bri, prandaj dhe aty, u gjendën kuaj të tillë.
Afrika, Azia dhe Europa, me
elemente të racës tonë: Emrat e dy kontinenteve të parë, janë puro shqipe- frikë dhe i zi, kurse i
treti: emër personal ilir.
Ajnshtajni, fizicient gjerman me origjinë çifute,i shpëtuar nga Ahmet Zogu.
Albania, në Kaukazi Lindor. Ky emër i tillë, është krijuar mijra vite më parë, nga
njerëzit e erdhur nga Alba e Italisë, të
quajtur Albanë.
Albanica e Berovës. Vend në Maqedoninë lindore,i njohur si “parajs i vërtetë”, ose “Mekë
turistike,, por, për shkak të emrit, ka mbetur ipa reklamuar!!
Aleksandria, emri. Sipas Mathieu Aref, emri
i këtij qyteti, ka te bëjë me fjalen shqipe ëndër, gjë që, vlen
edhe për Lekën e Madh, themeluesin e
tij.
Aleksandria, ndërtimi, sipas traditës ilire: Me urdhërin e Lekës së Madh, vijat e murreve, ku do ngrihej qyteti,
u shënuan me thërrime buke. Në atë moment, një grup
shpendësh, zbritën në atë vend, Aleksandria...gjë që ishte shenjë që aty
do të jetojnë shumë njerëz, prandaj dhe
u ngrit qyteti i cili mban emerin
e themeluesit.
Algjerinë, Amerikën,
Egjiptin, Italinë, Tunisin,
dhe Turqinë, i kanë çliruar shqiptarët. Edhe Greqia, pa
shqiptarët, nuk do çlirohej dot kurrë.
Algjeria. Emri i këtij vendi, i çliruar nga 4
vëllezër shqiptarë, ka të bëjë me
fjalët shqipe gjiri i artë, gjë që vlen edhe për Argjentinën=argjend,
Besarabinë=besë,Hungarinë=hunjë,Bizantinë(Stambolli i
sotëm)=buzë, Maltën=mjaltë, Serbinë= sherbetor, Kroacinë=krye,Dalmacinë=dele,Dardane
lë=dardhë, Maqedoninë=e
madhe, etj.
Ami Bue, shkencëtar
francez:,,Shqiptarët janë ndoshta raca më e bukur e Turqisë,,.
Angjel Oboçki, shkatërues i vlerave kombëatare shqiptare. Veç tjerash, e ka shkatëruar
shtëpinë ku është mbajtur Kongresi i Dibrës, 1909, Xhaminë e re, e
vetmja në Ballkan me arkitekturën e saj, kullën e Mojsiut, varret italiane, si
dhe objekte të tjera në Dibër.
Angjelina Komnena, e shpallur për shenjtore, ishte, motër e Donikës, bashkëshortes së Skenderbeut.
Anselmo Lorekio. Më 1887, shkruante: ,,Trojet e Maqedonisë dhe
të Thesalisë janë shqiptare,,.
Athina. Para rreth 180 vjet, ka qenë fshat i
shqiptarëve, të cilit, e kanë shëndruar në qytet, prandaj, Robert D’Angely,
në veprën e vet “Enigma”, f. 205 thekson se “Athina është vend shqiptar”.
Austerlic, 1805. Në këtë betejë, të Çekosllovakisë,
Napoleoni, me origjinë shqiptare, përmes topave, shkriu
akullin e liqenit, ku futi ushtrinë e armikut
dhe mbyti 20.000 ushtarë
rusë dhe anglezë.
Austria ilire. Sipas disa shënimeve, fjala Austri,
ka të bëjë me fiset ilire-istrët ose histrët, prej të cilëve ka
dalë mbiemri i të famshmes femër me origjinë shqiptare-Elena
Gjikës-Dora d, Istria. ?
Baba Tomorr, mal i shenjtë i perëndive.
Bajroni: Shqiptarët Janë raca njerëzore
më e bukur që ekziston, Për dy djemtë e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë:
“Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri gjer më sot
Bajroni: Mënyra e ecjes teatrale dhe krenare e shqiptarëve
vjen edhe nga bruca ose guna që e mbajnë në një krah.
Bitolla. Emri i këtij
qyteti, të cilit ne shqiptarët i themi Manastir, ka të bëjë me fjalën
shqipe i butë, gjë që dëshmohet edhe me faktin që ky qytet në kohën e
vjetër quhej Butelion.Para kësaj,Herakle, themeluar nga mbreti B ardhyl (Ylli i Bardhë).
Çikago. Profesori
boshnjak,Besim Spahiç, thotë se 6 kryebashkiakë
të të këtij qyteti, ishin ose janë me origjinë shqiptare.
Dalmacia-“Zemër e tokës
Ilire” Këtë e shkruan Aleksandër Stipçeviç dhe shton se disa fshatra të Dalmacisë quhen katund, në të gjitha qytetet, nga një rrugë mban emrin ,,Rruga
ilire, kurse një fushë e
Dalmacisë, quhet Kosovë, nëpër të
cilën kalon lumi Kosovnica.
Danubi. Mathieu Aref, në
librin e tij “Shqipëria”, f. 67, shkruan se këtë lumë grekët e quanin Istros,
që ka të bëjë me fjalën shqipe i shtrirë, i madh.
Debreshti i Krushevës. Dr.Mustafa Ibrahimi, shkruan se sipas
regjistrimit të v.1948, ky fshat kishte 1146
shqiptarë, kurse, pas 5 vjet, më 1953- ,,mbetën,, vetëm 5!
Fshatra me raste të tilla kishte plot
në Maqedoni.
Dekani: “Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëm, i
gjallë, me dinjitet dhe mjaft i ditur”.
Desovë. Emri i këtij
fshati në Maqedoni, ka të bëjë me fjalën shqipe dash, sipas emrit të
fiseve ilire-Dasaretëvet.
Dibra, Qermanica. Publicisti Rexhep Torte, shkruan: ,,Në Kuvendin e Qermanicës, për një kohë
fare të shkurtë janë falur 10.000 gjaqe”.
Dragori. Emri i këtij lumi
në Manastir, ka të bëjë me fjalën shqipe=dragua, gjë që vlen edhe për
Lumin e Zi të këtij qyteti, që ka fituar emrin nga gjaku i rreth 7000
ushtarëve ilirë të vrarë, Vardarin=i bardhë, Drinin e Strugës=dryni, çelsi,
Struma=i shtrirë, etj. Për Danubin fola më sipër.
Eliot Engel. Deputet amerikan: “Nuk kam takuar asnjë popull
tjetër në botë që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët”.
Eriksoni, misionar i dalluar: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm
(gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, japin jetën për fjalën e
dhënë...janë intelegjentë, fisnikë, mikëpritës,,. (Dr.Mustafa Ibrahimi, Emigracioni shqiptarë
nga Maqedonia në Çikago..f. 24)
Evropën dhe Italinë, nga okupimi osman, i
shpëtoi Skenderbeu, ashtu siç shpëtoi edhe emrin Maqedoni i cili pas vdekjes së
emnakut të tij-Lekës, shteti i madh fitoi emra të ndryshëm, nvarësisht nga
okupatprët.
Filelfo. Humanist i shek. XV: Skënderbeu me
ushtarët e tij, ishin të vetmit që kishin prapsur turqit në Ballkan.
Filip
Majzer, shkencëtar francez: Beteja e Kosovës, 1389, u zhvillua në “trevat e Albanisë”.
Flamuri shqiptar-,,më i vjetër në botë,, konstaon Elena Kocaqi, kurse Mathieu Aref, shton se ai simbolizon gegët e Veriut dhe toskët e Jugut, kurse ngjyra e kuqe gjakun e
derdhur nga shqiptrët për mbrojtjen e atdheut.
Gaius Planius (Plini Plaku), historian romak: Ilirët kanë krijuar
të parin alfabet të cilin e përfituan
romakët.
Greqia. Mathieu Aref, te
Mikenët=Pellazgët, f.56, konstaton se emri i këtij shteti ka të bëjë me fjalën
shqipe grua, Robert D’Angely, shkruan: “E gjithë Greqia më 1850
fliste shqip” kurse Lamartini dhe ca të tjerë, thonë: Greqia duhet
të cilësohet si Shqipëri”. Medi Frashëri: “Gjaku
i ri shqiptar, rilindi Greqinë e Re”.
Gjenevë,, çdo i treti flet shqip,,. Mirvete Sadiku, në Faktin e 15 shtatorit, 2008, thotë
se ,,Shqiptarët e tregojnë si anekdotë: Kur të zbresësh në Gjenevë, personit
të tretë që do shikosh mund t’i flasësh shqip,,.
Gjusepe Catapango, shkencëtar i shquar italian: Atlantinda, sa dy kontinente të
sotëm, e cila është e zhdukur para
12.000 vjetësh ,,ishte tokë e stërgjyshëve të shqiptarëve
të sotëm,,.
Hektor S. Lenington:,,Maqedonia perëndimore është e shqiptarëve
(Globi, 24. 3. 2009, f. 34)
Heraklea. Ivan Mikuliq, për ministrin e
Kulturës nga Manastiri. Kur ky
arkeolog i shquar, ministrit në fjalë i kishte thënë që Heraklenë e kanë
themeluar ilirët, ja ka ndërprerë
bisedën, pra, s’ka dashur ta dëgjojë, edhepse ai zyrtarisht kish shkuar për
të hulumtuar-thuhet në “Faktin” e 30 marsit, 2007.
Hylli dhe Hëna, simbol
i myslimanëve,vepër e një shqiptari në Turqi, gjë që vlen edhe për Himnin e
Turqisë të Re. Pra, dy vepra madhore, të njerëzve të gjakut tonë, gjë që vlen, edhe me dy veprat për Greqinë: fitorja
e pavarësisë së kishës greke dhe bashkimi
i 7 ishujve të shtetit në fjalë.
Italia, mban emrin e Italit,
Franca të Frankos, Britania të Britit,
të tre ilirë.
J.Falmajer:“Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të
mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”.
Josif Bageri, në Stamboll, takim me Naim Frashërin. Pati rast të shihet me të
kur Naimi ishte i sëmurë nga se edhe vdiq
më 1900-tën. Në gazetën ,,Shqypeja e Shypenis,, 23.1.1910,
Josif Bageri... shkruan se edhe pse ishte par vdekjes, na
fliste për çështjen kombëtare që ta
kemi si amanet etj. Josifi shkruai edhe një poezi plot me dhimbje me rastin e vdekjes së Naimit.
Justini, më këmbë nga Shkupi në Stamboll. Ishte dai i Justinianit I i
shekullit të VI nga Shkupi, pra me origjinë ilire. Nga Shkupi, në
Stamboll,, ka shkuar për të siguruar
kafshatën e gojës. Atje u tregua aq i aftë në luftë sa që u bë komandant i
shquar dhe në fund perandor, mbret, edhe pse ishte analfabet.
Justini…Kështu që kur
duhej të shkruante emrin në ndonjë dokument zyrtar, sipas shkencëtarit Ogust
Baji, i vinin përpara një copë dërrasë me vija të cilat zavendësonin
shkronjat e emrit të tij. Justini e ndihmoi të nipin-Justinianin që të bëhet
perandor pas ti.
Kanuni: gjaku lahet
me gjak.
Korçë, fjalë popullore edukative: Po të lavi, të levi
dhe bishtin ta krevi, hap sytë se të gënjevi.
Man,studiues i
njohur anglez: “Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.
Montier,komandant francez: “Shqiptarët
janë popull i mrekullueshëm...më vjen keq që nuk jam shqiptar”.
Ohri. Njihet edhe me
emrin Lihnida, në kuptim:
lindi, aludim nda shkronjave, të sjella
nga Kadmi ilir para disa mijë vitesh nga Fenikia.
Pukëveli,
konsull i Francës: Gratë toske, për
nga bukuiria, mund të krahasohen me
perëndeshat të lashtësisë (Aristidh P.
Kola,Arvanitët..Tiranë, 2008.f. 245)
Rozheri (1922): “Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të
shenjtë. Ata nuk dinë si ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke
kaluar pragun e shtëpisë së tyre”.
Lidhur me këtë, thuhet se një shqiptar i
moshuar para litarit, kishte
thënë se kjo për të nuk ishte asgjë, përpara asaj kur kishte përcjellë
mysafirin pa drekë, se nuk kishte bukë.
Seignabos, profesor i shquar: “Shqiptarët janë raca
më superiore në Ballkan...Në të arrdhmen ata do të luajnë në këtë vënd
rolin që luajnë skocezët në Angli”
Seneshali i Madh. Gjeneral nga
Normandia: “Sllavët,
janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo
që arrijnë...kurse shqiptarët sillen
njerëzisht ndaj robërve të zënë...,,
Spartaku, udhëheqës i
kryengritjes së v.74-71, p.e. kundë pushtetit romak, për të përmirësuar pozitën
e gladijatorëve,kishte origjinë ilire.
Shkodra, thënie popullore: Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdek, por ka le.
Tetovë,1944, Monopoli.. Në Flakën e 22 tetorit 2003, autor i këtij seriali, ka shkruar: ,,Një dëshmitar
kujtohet: Rrinim në katin e parë dhe çdo ditë ndëgjonim britma dhe piskëllima
të njerëzve tanë që ishin në katin mbi ne.
Tetovë… Pas britmave, fillonin të binin pika gjaku, së pari nga pak, e pastaj më tepër në
të çarrat e tavanit.” Gjaku ishte i shqiptarëve të therrur e të vrarë....
Tetovë…Nga qelia tjetër,
që ishte në bodrum, dëgjohej piskëllima e një shqiptari, i cili e luste kasapin
e zi që t’i hiqte një plumb ose t’ia priste kokën. Kasapi i zi e mbaronte
cigaren mbi barkun e shqiptarit të rrëzuar si kurban, me thikën që ia kishte
ngulur në fyt…”
Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.
,,The Nev York Times:,,Shqipëria është
vendi më proamerikan në Evropë e ndoshta
në botë, është një vend ku Bushi është më i sigurtë
se sa në SHBA,, (Koha,10 qershor,
2008)
Vacsllav Haveli. Në një shkrim botuar në ga zetën “Le Monde”, ka
theksuar: “Unë gjithashtu e ndjej veten shqiptar”.
Zdunjë e Gostivarit,1913,ushtria serbe dogji për së gjalli 37 gra
dhe fëmijë.
Ca shënime të
tjera, nga kultura e përgjithshme, sipas rendit alfabetik
Agadir. Kyqytet i
Marokos, më 1960, u shkatërua fare nga tërmetet, cuname-erra të forta.
Ajhmani. në krye të Gestaposë,
shpikësi i teorisë për vrasjen e 6 milionëve hebrejve, 4
milionë prej të cilëve ishin zhdukur në Aushfic të Polonisë.
Ajhmani... Më 1960 u zbulua në Amerikën Latine dhe u dërgua në Izrael ku u dënua me varrje
në litar.
Al Kapone, gangster i njohur në Çikago, udhëheqës
i bandave kriminale në shitjen ilegale të alkokolit, e cila ishte ndaluar
në atë shtet në v.1920. Më 1930, e futën
në burg. Mbaron jetën në v. 1947.
Alaskën, Amerika para rreth
120 vjet, nga Rusia e bleu për 7 milionë dollarë. Aty, së shpejti, zbulohet floriri.
Albert Kami. Shkrimtar francez, vdes në një aksident automobilistik,1960,
Aldo Moro. Kryeministër i
Italisë, i vrarë nga Garda e kuqe, i hedhur në kantën e plerave,
Aleksandar Obrenoviq. Mbret serb i martuar me një rrugacake, prandaj, në
shenjë revolti, i kishin vrarë dhe
hedhur nga dritaret.
Alkatraz. Burgu më i sigurtë në botë, në një ishull të të Kalifornisë.
Amelia Dyer, brenda rreth 36 viteve, ka
vrarë 400 foshnja-thuhet në një tekst të
gazetës Lajm, 12.1.2015.
Ameriko Vespuçi, hodhi poshtë mendimin e Kristoforkolumbit që Amerika e sotme,
ishte India, por vend i ri, prandaj, ky
kontinent, fitoi emrin e tij.
Ana Frank, hebre e re, e njohur me ditarin
e saj. Vdiq në kampin e për qendri mit, bashkë me motrën e vet.
Arturo Toskanini. Italian, një nga dirigjentët orkestralë më të përmendur të
shek.20.
Astronautë të njohur:Nikolla Koperniku, Galileo Galilei, Isak
Njutoni, Albert Ajnshtajni,
etj.
Athinë, figura të shquara: Herodoti-,,Baba i historisë,, Eratosteni ,,Baba i
gjeografisë,, Pitagora ,,Baba i matematikës,, Hipokrati ,,Baba i
mjekësisë,,.
Athina,filozofë: Aristoteli,
Platoni dhe Sokrati.
Aushfic, Poloni..Në këtë kamp, u gjetën 7 ton flokë dhe 45 mijë këpucë, ebrejsh.
Bartolomej-Nata e Bartolomeit. Brenda një
nate, 1572, ishin therë 3.000 hugenotëve nga ana e katolikëve në
Paris.
Bedevizma, sekt i themeluar nga Ahmed
Bedeviu, i cili, 40 ditë, pa
lëvizur,pa ngrënë e pa pirë, shikonte Djellin!!.
Benazir Buto, kryeministre e parë femër e një shteti islamik modern-Pakistanit,1993-96.
E dënuar me 5 vjet burg për korupcion (vjedhje).
Benito Musolini, (Duçe=udhëheqës) Ky diktator i Italinë fashiste, sipas
Shpëtim Pollozhanit, ishte dënuar me
vdekje me varrje për këmbe.
Betoveni (Ludvig Van Betoven). Kompozitor me famë-gjerman, ishte surdhër dhe mbeti i pamartuar. Para se të
kompozonte fuste kokën në ujë.
Big Ben, sahat i
famshëm, i vendosur në kullën e pallatit
parlamentar të Britanisë së Madhe.
Bin Ladeni, inxhinier, ekonomist, njihet
si kreu i talibanëve. (Fakti,18 gusht,2010)
Buda. Dhëmbi i këtij themeluesit të religionit që
mban emrin e tij-budizëm, rreth 2600
vjet, ruhet në një kuti të veçantë.
Çaj Luni, kinez, para rreth 2100
vjet zbuloi letrën. Duke mos duruar dot
thashethëmet e xhelozëve, veshi robat më të bukura dhe u helmua.
Çegevara. Revolucioner
i shquar nga Argjentina, heroi i
Amerikës Jugore, i vrarë në v.1967 në
Bolivi.
Çerçili. Kryeministër
anglez, ka bërë i pari hapjen e dy gishtrinjëve, në formën v,
që do të thotë fitore, gjatë Luftës së
Dytë Botërore.
Çernobili,Ukrainë, Rusi, 26 prill, 1986. Shpërtheu bomba më e madhe bërthamore e cila shkakëtoi dëme të pallogaritshme
në njerës.
Dante Aligerin, Mocartin, Bajronin, Njutonin, Zhan Zhak Rusonin,
kundërshtarët e tyre, i kanë
konsiderruar, për të çmendur, thuhbet në një tekst të internetit
kushtuar kurioziteteve.
Diogeni, filozof, ditën
kërkonte me fener njerës aludim ndaj të pasurve, vetë jetonte në një
bure të thjeshtë.
Drakula. Princ rumun
i shek. 15, brenda rreth 10 viteve, ka
shkakëtuar mbi 50.000 vrasje.
Edisoni, zbulues i rymës elektrike, vetëm 3 muaj shkollë, mësuesët e quanin budall.
Ernesto Sabato. Shkrimtar i shquar argjentinas, me nënë shqiptare
e cila kishte lindur 11 djem, ky ishte i parafundit.
Estonia. Më 1989, nga Rusia
komuniste, u çlirua, populli u gëzua,
prandaj, sinxhir njerëzish, 644 km. të gjatë, kishin bërë, habitën
botën e tërë.
Ezopi. Meqënëse i zbuloi
gënjeshtrat e priftinjëve grekë, të cilët pasuroheshin në Delfi, këta të
fundit, që ta kompromitojnë, i vendosën në torbën e tij një gotë të artë,
duke e akuzuar pastaj si vjedhaçar dhe duke e hedhur në një shkëmb.
Fidel Kastro Udhëheqësi komunist i Kubës, të
cilin autorja serbe Dragosllava Koprivica, në librin e saj, e nxjerr me
origjinë serbe ( Koha e Re, 18.e. 2011)
Filozofi:Një mëndje-asnjë mendje, dy mendje-gjysmë mendje, tri me-ndje-një mendje
Filozofi: Sot, për
nesër, do jetë dje. Dje, për nesër, do të jetë
pardje. Pardje për sot
ishte pasnesër.
Finlanda, ka 187.888 liqenë.
Gagarin (Julij Gagarin). Astronaut rus, njeriu i parë në kozmos, në anijen
kozmike Vostok I, duke fluturuar rreth tokës
për 89 minuta.
Gandi (Mahatma Gandi). Themelues i
shtetit bashkëkohor të Indisë, i fali jetën e atentatorit para
vdekjes nga plaga e marrë prej tij, prandaj fitoi epitetin Mahatma që do të thotë shpirtmadh, i
vrarë nga Naturam Gotse, më 1948.
Hazret Aliu, nipi i Muhamedit dhe i vetmi fëmi që ka lindur në
objektin e Qabesë.
Indira Gandi. Kryeministre e Indisë,1966-1977 dhe 1980-1984. e vrarë nga
truproja e saj Siku.
Joanka Orleanka, heroinë, shenjtore franceze e Luftës 100 vjeçare, shekullit.15.
kundër anglezëve, të cilët e gjykuan dhe e dogjën në një tufë me dru,
Juda, tradhëtoi Jezu Krishtin për 30 monedha. Ai u pendua dhe kërkoi ta kthejë
argjendin e marrë, por kundërshtarët e Krishtit nuk ia falën.
Karposhi. Udhëjeqës
i dalluar kryengritjes antiosmane të v.1689, ishte vlleh me kombësi, kurse ushtria
e tij, sipas disa shënimeve, ishte e
përbërë prej vllehëve dhe shqiptarëve.Turqit e futën në hu dhe e hodhë
nga ura e gurit në Vardar.
Katerina Cilka, sllave, bashkëshortja
e patriotit tonë-Gligor Cilkës, humbi
jetën e rrëzuar në shkallët e podrumi të
burgut komunist, në Shqipëri, më 1952
Kju-klus-klan. Organizatë terrorfiste raciste amerikane kundër barazisë midis të bardhëve dhe të zinjëve,
kundër çlirimit të robëve etj.
Konfuçie, filozof,
kines, themelues i fesë që mban emrin e
tij, para rreth 2500 vitesh,ka thënë: ,,Njeriu
i mirë, nuk është asnjëherë vetë,, dhe ,,Asnjëherë mos ua bëj të tjerëve
atë që nuk do të ta bëjnë ty,, Lamanshi,
563 i gjatë, 240 m. i gjerë. Tunelli
që lidh Francën dhe Anglinë-50 km.
Luna 16. Raketë ruse,
e cila
në v. 1970, pa ekipazh, solli në Tokë ekzemplarë nga sipërfaqja e Hënës.
Mao Ce Tungu,komunist kines,kundërdhtar i Çang Kaj Shekut, kapitalist.
Marselezë. Himni francez
kënduar nga ushtarët dhe populli gjatë Revolucionit të vitit 1789.
Martin Luteri, murg gjerman, i cili në v.1517 e fillon reformacionin:
kërkesa për reforma ose ndryshime të reja në kishën katolike.
Martin Luter Kingu, I Riu. Luftëtar për të drejtat e njeriut, i vrarë në Memfis, të shtetit Tenesi,
në v.1968.
Misisipi, lumë në Amerikën
Veriore, më i gjatë në botë.
Mjalti, mund t qendrojë pa prishur 3.000 vjet, thuhet në një tekst të internetit.
Mandela (Nelson Mandela) Udhëheqës për të drejtat e zezakëve në Afrikën e Jugut,
i dënuar në v. 1964 me burgim të përjetshëm, por i liruar më 1994, para, pas 30
vjet,
Matia Gubecin, udhëheqësin e kryengritjes fshatare në Kroaci 1573, e dogjën me saç.
Molosia, shtet amerikan me himnin shqiptar-thuhet në revistën Arena 3. 4.2010 dhe shtohet se president i
këtëj shteti me 11 banorë, ka vetëm dy djem, gruan, dy
mace, tre qenë dhe një kalë dhe se
shteti në fjalë është ndër i pari në botë që ka njohur Kosovën
Monako. Shtet, monarki-mbretëri kushtetuese, me një sipërfaqe vetëm prej
rreth 2 km. dhe me 32.000 banorë.
Murtaja, e njohur edhe si vdekja
e zezë, arin në Evropë në v.1347. Nga
kjo epidemi e tmerrshme, vetëm për 4 vjet ka vdekur një e katërta e
popullsisë së përgjithshme të Evropës, ose 25 milionë njerëz, para, 3 herë
më tepër se numri i ushtarëve të rënë në
Luftën e Parë Botërore.
Napoleon Bonaparta.Në gazetën Koha, 11.11. 2010, qendron shkrimi me titull
,,Bonaparti kishte frikë nga macet,, dhe se ato i shkakëtonin të dridhura deri në kockë,gjë që, sipas kësaj
gazete, vlen pothuajse edhe për
Hitlerin, Duçe Musolinin dhe Jul Cezarin
e Romës.
Neroni, perandor romak,
i cili, sipas disa shënimeve të pa sigurta, i vuri zjarrë Romës,
për t i akuzuar për këtë krishterët, të
cilët ua hidhte luanëve që t i hanë. Senati e dënoi me vdekje por ai
vrau veten. Thuhet gjithashtu se ka
vrarë nënën, gruan dhe mësuesin e
vet-Senekën.
Nikolla Koperniku,
poljak, Diellin e vendos në qendër të gjithësisë.
Nil Amstrong. Amerikan, njeriu i parë që ka
zbritur në Hënë, në v.1969.
Notr Dam. Emri
i katedralës në Paris.
Oliver Kromvell. Udhëheqës i shquar
ushtarak i shek. 17, i cili inspirroi
demokracinë parlametare në Angli. Ishte kundërshtar i monarhisë, prandaj dhe e refuzoi kurorën mbretërore.
Orson Vels, regjisor dhe aktor i famhëm amerikan i shek.20, regjisor i fillmit Qytetari
Kejn, etj
Pleqtë, krim i paparë. Mijra vite më parë, në disa vende, ekzistonte zakoni,
sipas të cilit, në një vend të caktuar, i shpinin njerëzit e moshuar të pa aftë
për punë dhe në mënyrë ,,solemne,,
Pleqtë...i hidhnin në
një gropë të thellë, kurse viktimat, ishin bindur me kohë
se shkojnë në parajs dhe do fillojnë jetën si të rinj,etj.- thuhet në një tekst
të internetit.
Paganini (Nikolo), virtuozi më i madh në violinë në shekullin e 19 dhe violinisti më
i shpejtë në botë.
Parnasi ,,qendër“ e botës.
Perl Harbur,1941. Këtu e fillon luftën Japonia kundër forcave amerikane.
Mbi 1000 vetë u vranë vetëm për disa sekonda.
Perl Harbur...Nga nafta e derdhur nga anijet digjej deti dhe njerëzit. Kjo detyroi
Amerikën të hyjë në luftë.
Pugaçov, udhëheqës
kozak i kryengritjes së madhe
fshatare në Rusi.
Rajt,vëllezër, bënë fluturimin e parë,
Robert Mugabe.President i Zimbaves,
diktatori më i tmershëm-thuhet në gazetën Koha e Re, 7-8 dhjetor.
2010.
Roza Luksemburg, hebreje-poloneze, një ndër themelueset e Partisë
Komuniste në Poloni, e vrarë në v. 1919.
Ruzvellti (Frenklin Ruzvellt), president
i Amerikës, i cili në v.1932 përmes politikës ,,Nju Dill,, i dha fund
krizës së madhe ekonomike, e filluar në v.1929.
Sadati (Anver El Sadat), president i Egjiptit, i cili e ka nënshkruar
marrëveshjen e parë të paqes me Izraelin,
prandaj edhe, veç shkaqeve të tjera, e vranë
fundametalistët myslimanë, më
1981.
Sara Bernard, franceze, artiste e shquar, e dashura e përjetshme e Zhan Pol Sartrit.
Serb dhe sllavë. Këto dy fjalë kanë kuptimin sherbetor dhe skllav-rob.
Sllovenia,Histra dhe Lubinji. Ante Rubeça, shkencëtar slloven, në një
rast ka deklaruar se banorë të parë të vendeve në fjalë, kanë qënë ilirët dhe
se prej tyre ,,kemi marrë kulturën,,. (dr.Ibrahim Krosi).
Sputnik,1.Satelit i parë kozmik në botë,
lëshuar nga ana e Rusisë, më 1957. Në orbitë qëndroi deri në v.1958, kur u dogj
në atmosferën e Tokës.
Shengen. 26
mars 1995-Pakti i Shengenit, që do të thotë eliminim e kufijve.
Terme të rralla:
Klandestinë=udhëtarë
ilegalë, të fshehur, kolovar=buri te familja e
gruas, kolporter=shitës i gazetave në rrugë, Kolumbar=ata
që nxjerin të rrezikuarit nga uji. Marker=stiloja që bën ngjyrë
të dukshme etj.
Titaniku,1912.Kjo anie më e madhe transoqeanike
për udhëtarë u fundos më 15 prill,të vitit në fjalë, pas
përplasjes në një kullnajë, me çrast u
mbytën 1513 njerëz, disa nga të cilit ishin edhe nga Dibra,
thuhet në një tekst të internetit.
Tunguzia. Krahinë në Sibir, simbol i largësisë
dhe vendit të panjohur, tokë e egërt.
Theodora, gruaja e Justinijanit ilir. Ishte një grua që mendonte vetëm për bukurinë e saj. Ajo
kishte frikë se pas vdekjes do ta hanin gjarpërinjtë, prandaj la amanet të
varroset me arkivol plumbi mbi derën e kishës.
Theodora Dhe, vërtet,
ashtu ndodhi. “Gjarpërinjtë hapën dy vrima mbi derën e kishës dhe e hëngrën
trupin e saj. Këto vrima ndodhen dhe sot në derën kryesore të “Shën
Sofijes” në Stamboll”,thuhet në biografinë e saj.
UNMIK=forca të kombeve
të bashkuara. Mision Administrativ i Përkohshëm në Kosovë.
Ylber. Meteor në trajtë
të harkut e me të shtatë ngjyrat e spektrit që shkaktohet nga thyerja dhe
reflektimi i rrezevet të Diellit në pikat e ujit të reve.
Vili Brant, lider e partisë social demokratike
gjermane, kryeministër etj. i cili i përmirësoi marrëdhëniet me
Gjermaninë lindore dhe popujt e tjerë komuniste, prandaj dhe u bë nobelist
për paqe.Vdiq në moshën 89 vjeçare,1992.
Votergejt, 1972. Përgjime nga ana e PD, prandaj Riçard
Niksoni, hoqi dorë nga pozita e kryetarit të saj.
Xhejms Kuk, detar, ka mbrirë në Zelandën e Re dhe Australi.
Xhejms Vati, anglez, përsosi makinën e
avullit,1769.
Xhingis-Kan, themelues i mbretërisë mongole në shek.12.Gjatë një fushate në Kinë, gjen vdekjen. Duke e kthyer trupin e
tij në vendlindje, përcjellësit
vrisnin çdo njeri që u delte përpara,kurse në varrim,për nder të tij,vranë 40
robëresha të bukura të veshura me tesha me gurë të çmuar dhe 40 kuaj.
Xhon Kenedi, kryetar i Amerikës, i vrarë në v. 1963 në Dallas,Teksas (vendi
më i pasur me naftë).
Xhordano Bruno. Filozof italian i shek. 16, ithtar i i Kopernikut për rrotullimin e Tokës rreth Diellit. Si
kundërshtar i kishës, ishte dënuar me vdekje dhe ishte djegur në një shesh
të Romës.
Zhan Zhak Ruso, filozof dhe politikan francez i shek. 18, kundërshtar i
monarkisë-mbretërisë dhe kundër
privilegjeve të kishës. ,,Njeriu
lindet i lirë, por ngado është në zinxhirë,,- ka thënë ai.
Ps.
Dy fjalë, rreth artikullit të prof. dr. Avziut, lidhur me gjuhën shqipe.
Nuk jam albanolog,
prandaj, nuk do bëj ndonjë elaborim të artikullit, për të cilin, gjer në këtë
moment, kanë mbrirë 500 vota maksimale, duke përfshirë edhe timen, gjë që, çdo
autor, do t’ua kishte zili dhe do t’i
bëhej zemra mal. ,,Për të mos
rënë në sy,, siç thonë këte nga
Prespa, artikulli, kuptohet dhe autori, nuk hezitova të anashkaloj një mangësi,
për të mos thënë anomali, pa pretenduar se e kam tamam. Këtë, ua lë lexuesëve, që ta gjykojnë.
A vallë nuk do
ishte më i kompletuar dhe më me peshë artikulli, sikur, një pjesë e 500 e kusur
votuesëve, të përfitonte rastin dhe të aktualizonte çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe, realizimin ose mosrealizimin sa duhet
të Marrëveshjes së Ohrit, lidhur me
këtë çështje, etj., e pse jo, ndonjë
nga gjithë këta votuesë, mos përfitonte rastin dhe të citonte deklaratat e disa
shkencëtarëve me famë botrore, të cilët,
gjuhën shqipe, e kanë vendosur në piedestalin më të lartë të historisë, gjegjësisht,
e konsiderojnë më të vjetër në botë, kurse ne, në Maqedoni, (përveç autorit
të këtij teksti, ndoshta dhe ndonjë tjetri?) pothuajse, nuk i përmendim fare
këta njerëz!!.Fjala popullore thotë ,,Kurrë nuk është vonë,,
prandaj dhe shpresoj që apeli im, mos përfundojë në veshët e shurdhmemecëve,
sepse, mund të ndodhë që, ndonjë keqbërës ,,oponent,, i autorit të nderuar, t’i
,,shpallë,, votat ,,fals,, dhe të kërkojë numërimin e tyre, si puna e Trampit në Sh.B.A. (shaka).
Në numrin e ardhshëm, evidentohet Rezimeja e tërë
tekstit serial, kushtuar atyre që për shkaqe të ndryshme, nuk kanë mundur
t’a përcjellin ose, e kanë përcjellë pjesërisht,
përciptazi.
Përshëndetje nga Manastiri dhe urime Ditën e Kongresit të Alfabetit.