Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona
E marte, 17.11.2020, 07:39 PM
Rrallë ka histori me ngjarje intersante, si e jona
Vazhdimi i parafundit i
artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë portal, më 05.
06. 2020.
Nga
Reshat Nexhipi
Sqarim i shkurtë
Disa nga shënimet
e këtij teksti, gjinden edhe në artikujt e mëparshëm të këtij portali, por nga
këndvështrime të tjera, si dhe për të
ruajtur kontinuitetin e shënimeve, sipas rendit alfaberik ose kronologjik. Edhe sikur mos jetë kështu, nuk është ndonjë gabim i madh, nëse merret parasysh thënia e të madhit Faik Konica se ,,Përsëritja
është nëna e dijes,,.Përveç kësaj, rrallë ka lexues që përcjell rregullisht
çdo artikull të këtij portali, gjë që vlen edhe për tekstet e mij.
Evidentimi i
shënimeve, pa ndonjë rregull
përmbajtësor
(Sipas rendit
alfabetik)
Adile dhe Abibe Zogu. Princesa, motrat e Ahmet Zogut,gjatë vitit 1939, një kohë të shkurtë, kishin qendruar në Shkup dhe Gostivar.
Aladro Kastrioti, diplomat i njohur, nga Spanja, dhe Albert Gjika,
princ rumun me origjinë shqiptare, u përpoqën të bëhen mbretër të
Shqipërisë.
Alberti II, mbret i Belgjikës, sipas
Aleksandar Donskit, ka patur origjinën e Samoilit kurse ky,sipas të njljtit autor, rridhte nga
familja e Justinijani, pa ja prerë
mendja se ky i fundit është stërgjyshi ynë, që do të thotë, se mbreti i parë dhe i fundit i sllavëve
maqedonas, Swamoili, paska qenë i yni!!.
Alberto Dini. Ministër i jashtëm italian, i cili, sipas një libri të Medlin Olbrajtit, i
bënte presion Hashim Thaçit, që të hiqte dorë nga referendumi për
pavarësinë e Kosovës, gjë që sipas saj, ishte e padrejtë-shkruan Gjekë
Gjonlekaj.
Albin Kurti, tregoi guxim të pashoq para gjyqit milloshevian, thuhet në një tekst të internetit
dhe shtohet se guxim të ngjajshëm
treguan
Sali Ramadani, me ngritjen e Flamurit kuq e zi të Skenderbeut, para foltores të
parlamenti të Maqedonisë, Rufi
Osmani, para komunës së
Gostivarit, Hisni Shaqiri, lëshoi
parlamenti dhe doli në mal, etj.Kalimthi të kujtoj, se, në një shkrimin im,
Gostivarin e kam quajtur Vlorë e Maqedonisë, kurse ngritësin e saj ,,Nip i Ismail qemalit,,.
Aleksandar Donski. Lekën e Madh dhe Samoilin, mbretin e
parë të Maqedonisë sllave, i nxjerr të një gjaku me Justinijanin. Dhe, meqënëse ky i fundit ka origjinë
ilire, autori në fjalë, pa dashur, pranon origjinën ilire edhe të Samoilit.
Aleksandar Donski, nga origjina e Samoilit i nxjerr edhe
disa kryetarë të Amerikës, duke filluar nga Vashingtoni e deri te Xhorxh Bushi,
(shiko te libri i tij Makedonskoto poteklo na nekoi amerikanski predsedateli,
Shtip, 2006).
Andon Kryeziu, shpalli kishën autoqefale greke, duke e ndarë nga varësia e Stambollit, kurse shqiptari tjetër-Dhimitër
Vullgari, bëri bashkimin e
7 ishujve të Greqisë. Pra dy vepra më të vlefshme për Greqinë.
Megjithatë, origjina e tyre heshtet!!!gjë që vlen edhe për këta në vijim.
Andrea Gropa. Fisnik shqiptar i shek. XIV, në
Ohër, veç tjerash, ngriti kishën e Shën Klementit, një arbëresh ngriti
manastirin e famshëm të ,,Mbigurit,,
afër Dibrës, Stefan
Nimani, themeloi manastirin me famë
botrore-Hilendarin etj.
Këto kontribute, i pranojnë historianët maqedonas, por
duke anashkaluar origjinën shqiptare, siç veprojnë edhe me Gonxhe Bojaxhiun
dhe babanë e Nikollën, i cili, për Shkupin, ka bërë më tepër se çdo
qytetar tjetër, si finansier i Teatrit të parë, hekurudhës Shkup-Prishtinë
etj., mos flasim për prigjinënshqiptare të Spartakut, Gariballdit,
Vashingtonit, Elizabetës I dhe II, Napoleonit, Qemal
Ataturkut etj.
Aristoteli
dhe Leka i Madh. Të dy ishin të një
gjaku, i pari filozof, i dyti burrë
shteti, që të dy, të pa krahasueshëm,por, njëkohësisht, edhe mashtruesë më
të mëdhenj në botë, sepse, për interesa personale, janë deklaruar për
helenë-grekë, edhepse kishin origjinën e racës tonë.
Aristoteli, Lekës
së Madh, veç tjerash, ia mësoi
përmendësh “Iliadën” e Homerit, dhe, i futi aq dëshirë të madhe për
mësim sa që, për të mos e zënë gjumi, Leka, mbante në dorë një gjyle prej metali, e cila po t’i bin te shkaktonte
zhurmë dhe ai hapte sytë.
Bajaziti II, sulltan me nënë shqiptare,
në Manastir tentoi ta vrasë një dervish bektashi i cili e quante veten
pasardhës i Aliut.
Bajram Curri. Këtë patriot të famshëm shqiptar,
e ëma e ka lindur në një karrocë
gjatë rrugës për në Prizren.
Balzaku (Onore de). Ky shkrimtar
francez, autor i romnit ,,Komedia
hyjnore,, sipas Dhimitar Pilikës, ka shkruar një vepër prej rreth 300 faqesh me këngë
popullore shqipe.
Ballkani. Emri i këtij
gadishulli, ka të bëjë me fjalët shqipe ballë dhe hënë. Xhoana M.
Perkai, në “Faktin” e 24 tetorit, 2005, shkruan se Ballkani, deri para dy
shekujsh, është quajtur Gadishulli ilirik.
Bardovca e Shkupit, kulla e Reshit Pashës. Ka qenë ndër më të bukurat
në Ballkan, e rrethuar me
mure të trasha dhe me oborr, ku hynin 100 vagonë me misër dhe një furrë,
nga e cila dilnin menjëherë 1.000 bukë.
Bektashizmi. Figurat më të shquara të Shqipërisë, i takonin
këtij sekti: Skenderbeu, Ali pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahme t Zogu
etj. Mos flasim për Frashërinjtë
dhe Butkallinjtë, dy familje më
patriotike të Kolonjës dhe jo vetëm.
Bektashianët e kanë shpikur formën e shqiponjës me pëllëmbët e duarëve nën gjoks.
(Shënimi me foto, duke bërë këtë shenjë,
qendron te INA, 24. 06. 2018).
Bellshi i Elbasanit. Këtë fshat, për
shkak të bukurisë së rrallë etj., Sami Frashëri
e projektonte për kryeqytet të Shqipërisë.
Beogradi, 1806, shqiptari Kondo, e
shpall fitoren. Në
kështjellën Kalemegdan, shqiptari ortodoks në fjalë, nga ana e
Strugës, i pari hapi dyert e saj dhe shpalli fitoren e kryengritjes serbe,
thuhet në literaturën historike.
Besa Kastrati. Është e para që ka ngritur Flamurin kuq e zi, në Kosovë, thuhet në një
tekst të internetit.
Beteja e Kosovës,1389. zgjati 10 orë.
Gjyshi i Skenderbeut, kishte propozuar që turqëve t’iu bihet
natën, por, knes Llazari, nuk u pajtua, prandaj dhe e pësoi.
Bilinski. Ky përfaqësues i Austro-Hungarisë, për t’u bindur Komisioni përkatës se çfarë gjuhë flitet në Korçë,
greke apo shqipe, mbushi dorën me të holla dhe ua hodhi fëmijëve të
grumbulluar,të cilit flisnin shqip, e jo greqisht, siç mashtronin botën-
grekomanët.
Bill Klintoni, për Rugovën dhe Thaçin: Rugova fliste me zë të ulët, dallohej për bartjen e një shalli rreth
qafe dhe, me të, mund të bënim
marrëveshje për paqe, por nuk isha aspak i sigurtë me UÇK-në, e Hashim Thaçit.
Bill Klintoni, në varrin e Gonxhe
Bojaxhiut: “Nënë, ndjehem
krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend
amanetin!. Tashmë, populli yt në Kosovë, është i lirë dhe po ndërton
demokracinë”.
Binak Shamata dhe Napoleon Bonapartit. Kishin mësuar
në të njëjtën shkollë ushtarake, në Paris. Në një rast,
Binaku, veç tjerash, e fajësonte Napoleonin
për disfatën së ushtrisë franceze në Afrikë, etj. prandaj dhe
Binak Shamata...ra në konflikt me Napoleonin, si dhe braktisi
ushtrinë e tij, duke iu bashkangjitur ushtrisë angleze, nën komandën e Lord
Nelsonit, ku tregoi trimëri të paparë, thuhet në një tekst historik.
Bozho Janjiq, socilog serb, ka thënë: ,,Me
aneksimin e Kosovës, Serbia i ngarkoi vetes një gur rreth qafës,, ( Koha,
27 gusht, 2008).
Braisfold, shkencëtar anglez, sipas dr. Skender Rizait, shkruan: “Nga rasat që sot jetojnë në
Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të
thuhet se janë autoktonë,,.
Branisllav Nushiqi, komediograf me famë, nga
gjyshi shqiptar, në një rast, ka
thënë:,,Mburem që në në venat e trupit im, ka rrjedhur edhe gjak shqiptari,,
Car Dushani, e ëma Marta, ishte
shqiptare, e varrosur në Shkup, por për shkak të kombësisë, varri nuk i
dihet, me siguri ajo ka lojtur rolin e Krishtit,
Car Dushani... ka shkruar një autor shqiptar, me iniciale B,Sh. Sikur të ishte sllave, do
t i ngrihej përmendore si e Aleksandrit të Maqedonisë në mes të Shkupit, gjykoj
unë.
Cezari, perandor i Romës
dhe Ciceroni, orator i famshë, ishin me origjinë ilire, gjë që vlen edhe për Hipokratin, “Baba,, i
medicinës, etj.
Çerçiz Topulli në betejën e Mashkullorës. Mihal Grameno, shkruan: ,,Kapiteni ynë i shtrenjtë,
u tregua si një dragua, me leshrat përpjetë..me pushkën në dorë, jo sikur
luftonte por sikur kërcente..
Çerçiz Topulli... Shumë herë, nxirrte kryet përjashta mbrojtjeve me
gurë dhe u thoshte ushtarëve turqisht që
të largohen dhe mos vriteshin vëlla me vëlla, duke u thënë:
Çerçiz Topulli...jemi bijt e
Skenderbeut dhe nuk dorëzohemi, po do
luftojmë gjer në orën e fundit, se shqiptari di të vdesë, pas zakonit. Me nder
për Atdhenë,,
Çerçiz Topulli, 1908, me 1500 veta në Manastir. Në literaturën historike, thuhet,,Të dy
anët e rrugës ishin mbushur plot me njerëz. Një pjesë e tyre kishte hipur
nëpër kariget dhe tavolinat e kafenesë nga të dy anët e lumit Dragor, kurse të tjerët
që nuk mund të gjenin dot vend, shikonin nga dritaret dhe ballkonete shtëpive,,.
De Golli dhe shqiptarët. Në Faktin e 6 nëntorit 2009, qendron shkrimi me titull
,,Flamuri shqiptar në Sirinë e largët,, dhe teksti ,,38 vullnetarë shqiptarë iu bashkuan
forcave të gjeneralit De Gol për në Siri.
Demosteni. Emri i këtij oratori të shquar, në
gjuhën latine, i njihet me fjalën Demosthënës (Gjuha latine...f. 115), pra fjalë shqipe!.
Demosteni. Gjatë një beteje
kundër Lekës së Madh, ishte varrur në një shkëmb
prej ku kërkonte mëshirë me duar të ngritura përpjetë.
Dervish Care. Ky
udhëheqës i shquar i
kryengritjes të madhe shqiptare të
vitit 1844, që çliroi disa troje
tona etnike, gjatë gjykimit, tërë fajin e kryengritjes, e morri vetë,
për t’i shpëtuar të tjerët.
Dervish Hima dhe Hamdibeu, ishin patriotë
më të njohur të Ohrit, kurse IbrahimTemo,
i Strugës.
Diogardi. Në gazetën Koha,
1. 3. 2010, thuhet se ,,Pravda,, e Rusisë, njofton që kongresmeni në
fjalë, me origjinë shqiptare, me ish drejtorin e CIA-s, Georg Tenet dhe me Xhem Belushin, të tre, të një gjaku, japin
shuma të mëdha parash për të krijuar ,,Shqipëri të madhe,,.(etnike-R.N.).
Diokleciani i Splitit, me origjinë shqiptare,
përmes pallatit të tij të mrekullueshëm,
emrin e qytetit e afirmoi në tërë botën, gjë që vlen edhe për Nijazibenë
e Resnjës me sarajet e tij, të vetme në botë, thuhet në një tekst të
internetit.
Donald Leka, veç
të tjerave, ka shpikur sistemin për leximin e kompjuterit nga
largësia.
Donika Kastrioti. Bashkëshorte
e Skënderbeut dhe krahu i djathtë i tij, ishte
vajza e dytë, nga 10 motra sa
ishin gjithsejt,thuhet në biografinë e saj.
,,Drenica e Durrësit,,. Fjala është për mbi 11.000 kosovarët, të
ardhur nga vende të ndryshme të Evropës, për t’u inkadruar në formacionet e UÇK-së-thuhet
në një tekst të internetit dhe citohen
,,Drenica e Durrësit,,. fjalët e dramaturgut Bashkim Hoxha se
,,,Askush nuk e ka menduar që liria e Kosovës do të fillonte nga ,,Drenica,,
e Durrësit, që ishte një ndërtesë modeste, e cila u kthye në një shpresë
për liri,,.
Eliot Engel, deputetit i shquar amerikan, ka thënë: “Nuk kam takuar asnjë popull
tjetër në botë, që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët” kurse gazeta prestigjioze The Nev York
Times, shkruan: ,,Shqipëria është
vendi më proamerikan në Evropë e ndoshta
në botë,,.
Elvis Prisli. Ky, aktorja e njohur Eva Gardner dhe, presidenti i 16 amerikan Abraham
Linkoln, kanë qënë me prejardhje me lungeun.!! (nga shqipja mall kam).
Emanuelin III, mbret italian, i Luftës së
Dytë Botërore, sipas Aleksandar Donskit
kishte origjinë nga dinastia Justiniani I. (ilir-R.N).
Enver Hoxha ,,në Ferizaj“ Në „Faktin“ e 2 nëntorit, 2006, qëndron shkrimi i Elisabeta
Ilnica, me titull „Ferizaj, aty ku hoxhallarët luten për Enver Hoxhën“, dhe
teksti: „Në Ferizaj kanë arritur deri aty sa kanë bërë dhe iftar për Enver
Hoxhën“...
Enver Hoxha „në Ferizaj“... Kjo ka ndodhur më 16 tetor, 2005-ën, ku simpatizantë të
ideologjisë së tij, janë mbledhur në sheshin e qytetit, duke kërkuar që një
nga rrugët e Ferizajt të marrë emrin e diktatorit shqiptar.
Enver Hoxha dhe Stalini. Me urdhërin e diktatorit në fjalë, me rastin e vdekjes të
atij rus, në vendin e shqiponjave dhe të Skenderbeut, u mbajt 11 ditë
zi, më tepër se në Rusi, kurse dhjetra mijë qytetarë, u detyruan, bashkë me
,,xhaxhin,, e tyre, të ulen në gjunjë përpara monomentit të Satalinit
në Tiranë.
Eqrem Be Vlora dhe vajza arabe. Në një tekst të internetit, thuhet:
,,Sytë e lodhur nga peisazhi, i mbuluar nga rëra.. i kanë shëndritur të riut shqiptar,
kur ka parë, mbi një mëzat të zi arab, një vajzë të re elegante...
Eqrem Be Vlora...Eqrem beu, nxjerr nga brezi mauzerin-pushkën, e cila, në atë kohë, vlente sa qimet e kokës,
dhe ia zgjat asaj, kurse ajo, i kishte dhuruar mëzatin e saj të racës së pastër
të kulluar arabe...,,.
Fadil Asani, nga Persheci i Tetovës, në Zvicër përgatiti Kupën e Botës,
Brazili, 2014,, kurse Iljaz
Toptani, është autor i shalës më të përsosur angleze, “Shala Toptani”,
e cila përdoret dhe në lojërat ndërkombëtare etj.
Gëzim Hidri, në oborrin e princit Çarls të Anglisë, ka krijuar 72 statua mermeri, të cilat janë
shfrytëzuar për çmimit ,,Oskar,,.
Faik Konica, njohës i 16 gjuhëve, kur
vdiq, i gjetën
vetëm 10
dollarë,në xhep.
Fanoli dhe Sotir Peci, kishin vetëm një pallto. Kjo ka të bëjë me fillimin e tij në
Amerikë, ku, një kohë, kishte jetuar në një dhomë me disa
të tjerë, bashkë me Sotir Pecin dhe pallton e përdornin herë njëri e
herë tjtri, kur dilnin nga dhoma.
Fanoli për pamjen e vet dhe të Konicës.,,Unë isha i shkurtër, e i bëshëm, ai i
gjatë, e i thatë, kështu që, të dy,
dukeshim si Don Kishoti me Sanço
Pançën, të a rratisur nga ndonjë cirk,,.
Fanoli, pse deshi të martohet. Kur u bë prift, 1908, vendosi të martohet, vetëm për
t’iu larguar thash e thëneve të njerëzve të liq,
Fanoli...për shkak të
detyrës së tij, që hynte lirisht në çdo familje shqiptare-thuhet në një shkrim
të internetit, pak si me shaka, por edhe seriozisht !
Fanoli, ka thënë: Nuk është me rëndësi çfarë mban në kokë, por çke në
të.
Flamuri ynë kombëtar në Hënë. Nga 3 janari deri më 9 shkurt të vitit 1971, në Hënë
kishte qëndruar anija kozmike “Apolo 14”, në trupin e së cilës është
shpënë flamuri i Skenderbeut,
Flamuri...për shkak se aty u ndodh edhe një Kozmonaut i famshëm me origjinë
shqiptare, thuhet në një tekst të internetit.
Fransoa Pukëvili, për shqiptarët. Konsul i Francës: ,,Kënga dhe vallja,
hareja i mban ata të gjallë dhe i ripërtrin nga lodhjet. Është rrallë të
shohësh ndonjë grup ushtarësh pa mandolinë...,,
Gegë dhe toskë. Në gazetën ,,Koha,, të 27 tetorit, 2009, Shpend Ahmeti, citon Xhejms Viljams Pandelin, të ketë
thënë: Fjala gegë rrjedh nga emri
perëndeshës së Tokës-Gea (shqip dhe)
ndërsa, Mitat Frashëri, në librin e tij “Fati i Shqipërisë”, f. 98,
shkruan se termi
Gegë...rrënjët i ka te
fjala shqipe gigan=i madh. Të njëjtën e thotë edhe Louis Schneider, konsull i francës në
Shkodër, ndërsa fjala toskë, sipas tij, vjen nga toxon, hark, duke e arsyetaur
këtë me faktin se ilirët e parë të Jugut kanë qenë më të shkathët për të
qëlluar me hark.
Gegë-Toskë. Pjanka Vllogimjezh, shton: Në shkencë,
dominon mendimi se gegët janë
pasardhës të ilirëve, kurse toskët të epirotëve. (dr.Mustafa Ibrahimi,
Interpretime gjuhësore...Shkup, 2003, f.162)
Greqia, vëllamëria shqiptaro-greke. Në literaturën historike, thuhet se
“midis shqiptarëve dhe grekëve ka qenë përhapur shumë vëllamëria. Të dy palët
pinin gjak me njëri-tjetrin dhe betoheshin me këto fjalë: “Jeta jote është
jeta ime dhe shpirti yt është shpirti im”.
Greqia...Shembuj vëllamërie
ka mjaft, jo vetëm midis shqiptarëve dhe grekëve të së njëjtës fe ortodokse,
por edhe midis grekëve ortodoksë dhe shqiptarëve muslimanë në Greqi, duke
filluar prej viteve të para të errëta të sundimit osman.
Greqia. Rezime: 12 perënditë, Lufta e Trojës dhe herojt e saj janë të
racës shqiptare. Lojrat olimpike, Revoilucioni grek pra çlirimi i Greqisë, bashkimi
i 7 ishujve të këtij shteti, shpallja
e Kishës Autoqefale Greke, etj.janë
vepra të shqiptarëve. Në rreth 700 fshatra të Greqisë flitet shqip (infepres, 23. 1.
2017).
Greqia.Shkurt: Historia e këtij shteti, është ,,zbukuruar,,
me ,,puplat,, e stërgjyshëve tanë, gjë që vlen pothuajse edhe për Rumaninë,
e cila shet dëngla dhe nuk pranon pavarësinë e Kosovës, për Italinë: 24
perandorë, 7 papë, ,,babanë,, e shtetit-Gariballdi, për Turqinë,,Babanë,, e
saj, njeriun më të ditur-Samiun, etj.
Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb . Në një shkrim elektronik i internetit,
thuhet „Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në
Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili,
Gjergj...kishte shkruajtur
se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për të filluar konferenca,
Fishta ndënji në këmbë-Zotëri, a nuk keni karigë? - e pyeti drejtuesi i seancës.
Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku ta fus bishtin -u përgjegj
Fishta...“.
Haki Pasha. I vetëdishëm që kombi ynë ka histori shumë më të vjetër se ai turk, në një
rast, ka thënë: nëqoftëse historia e
shqiptarëve del në shesh, Turqinë e mer lumi. (“Alfabeti i gjuhës
shqipe dhe Kongresi i Manastirit”, Tiranë, 1972, f.114)
Haxhi Qamilin, Blendi Fejziu, e quan psikopat, duke e dëshmuar
edhe me faktin që në një rast kishte ngrënë sapun duke e ditur djathë.
Haxhi Qamili, vrasja. Esat Pashë Toptanit,
me ndihmën e serbëve, e arrestoi dhe e dënoi me vdekje.
Përpara se ta
varte në litar, i tha që nëse i varte me
dorën e tij të dënuarit e tjerë, shokë të vet, do ta falte. Ai, i besoi dhe
bëri atë veprim të pabesë, por përsëri edhe atë e varë në litar, thotë Fejziu.
Helmut Harf. Ky ushtarak i lartër gjerman, pati
një takim me oficerin serb, i cili, kërkoi tre orë afat, për tërheqje, me qëllin
që të konsulltohet me ,,kapon,, por Harfi, iu përgjegj me kërcënim:
Helmut Harf... “Nuk duhet të humbim kohë. Keni 30 min. afat...Kanë kaluar 2 min. keni
edhe 28 tjera.
Nëse në këtë hark
kohor nuk zbatoni urdhërin, do të keni pasoja”. Oficerit serb, nuk kishte rrugë tjetër përveçse të zbatonte
urdhërin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij ushtarake.
Hemingvej, shkrimtar amerikan i shek. 20, i cili
një nga poezitë e tij
ia kushton ushtarëve shqiptarë, për të cilët flet në
superlativ për trimërinë e tyre në luftë etj.
Hitleri, shqiptarët i konsideronte për racë të pastër arijane, kurse Shqipërinë “për vend të vogël
romantik të Ballkanit”.
Ibrahim Temoja, 1912, qorton Veleshtarët. Zejnulla
Qyra, shkruan që ky patriot i shquar, ishte nervozuar tepër me disa njerës
të këti fshati, që nuk patën guxim të nënshkruheshin në një letër, a janë për
bashkimin me Shqipërinë ose jo.
Ibrahim Temoja…Kështu që, në inat e sipër, e kishte hedhur në zjarr letrën e panënshkruar
dhe kishte thënë: „Kurrë nuk kemi për të shpëtuar nga kauri“, me njerëz
të këtillë etj.
Idriz Ajet Gashi, gjatë egzekutimit, vetë e vendosi
litarin në qafë dhe nuk lejoi që atë ta bënin xhelatët serbë, kurse Vasil Laçi, para pushkatimit, kërkoi
krër të krihet, që të dukej i bikur edhe
i vdekur.
Iljaz Agushi, Enver Hoxhës, në një rast, i paskësh thënë: Mos u lidh me shkijet. Ata nuk
kanë besë e nder…Bashkoju me forcat e Shaban Polluzhës.
Isa Boletíni, u vra pabesisht nga shovenistët
malazezë, së bashku me 2 bijtë, 2
nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë, te Urra e Ribnicës, në Podgoricë,
Mali i Zi, në mbrëmjen e 23 janarit 1916.
Ismail Qemali, kishte 10 fëmijë. Kjo thuhet në
gazetën Fakti, 26 prill, 2010, ku shtohet se këta fëmijë i kishte me
gruan e dytë- Kleoniqi Sumeli, nga Bullgaria.
Ivica Antevski: “Kryqi në Vodno të
Shkupit është ndërtuar për inat të
shqiptarëve dhe si i tillë ky monstrum duhet të çmontohet dhe t shfaroset,
sepse simbolizon jotolerancë, ksenofobi,,etj.
Jakob Philip Fallmajer, i shek.19, ka thënë: Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion
shqiptar dhe jo grek,, (Inaonlin, 30.9.2016).
Pa Ali pashë Tepelenën, siç thamë, nuk
do fillonte dot kryengritja
në fjalë, as edhe
Kryengritja maqedonase e Ilindenit, e v.1903, pa armët e shqiptarëve, gjë që vlen edhe për
Hyrjetin e v.1908, të cilin e shpalli shqiptari nga Resnja-Nijazibeu, me
ndihmën e çetës së Çerçiz Topullit, prej 1500 vetash të erdhur në Manastir.
Jezu Krishti, emër shqip!!. Në një tekst të internetit thuhet se fjala Jezus ka të bëjë me fjalët shqipe Je
Zot, kurse Krisht me fjalën shqipe kryq, i kryqëzuar.! (Shiko te
Kosovarimedia. com, Fatbardha Demi, Petro Zhei)
Josip Broz-Tito, nga Amerika kishte fituar shumë para
për avancimin e gjendjes së shqiptarëve të Kosovës, siç ishte Kushtetuta e v.1974
etj.,thuhet në një tekst të internetit.
Justinijani I, perandor i Bizantisë, ligjëdhënësi më i madh në botë,me origjinë ilire.
Emrin e tij , e mban Fakulteti juridik i Shkupit, duke u mburur para botës,
por asnjë fjalë për origjinën ilire të tij, Justinijani I, gjë që vlen
nedhe për arkitektektët e kishave të para të Ohrit, dhe çështë më e keqja edhe për Gonxhe Bojaxhiun kurrë nuk përmendin
fjalën shqiptare,
Justinijani I... gjë që që, sa e di unë, nuk figuron as te teksti i
përmendores së saj, kurse politikanët dhe historianët tanë, intelektualët e
Shkupit, nuk bëjnë zë, edhepse, çdo ditë, vërejnë një mangësi të tillë.
Kadri Abazi, nga Breza e Shkupit. Poeti dhe këngëtari i njohur-Demir Krasniqi, te
,,.(Zemra shqiptare,10.6.2016), shkruan: ,,Në fshatin Brezë të Karadakut,
një sakicë ësht skuq prej gjakut, që i preu kokën serb xhelatit, në mbrojtje të
nderit, në mes të fshatit. Fshati Brezë,
djep heroik, ka lindur, e ka rrit, një trim kreshnik,
Kadri Abazin, trim mbi trima, që luftoi si vetëtima, i doli zot një motre shqiptare, për t’ia
rojt moralin nderit, ia këputi kryet serb oficerit. Mori sakicën e shtëpisë,
drejt te motra, ishte nisë, oficerit serb të policisë, ia këputi kryet në
mjedis të malësisë.
Kadri Abazi. Aktin e tij, banorët e fshatit, e kanë përjetuar, emri për të mos iu
haruar, përmbi varr afër xhamisë, një sakicë i kanë kurdisë, sakicë të larë me
gjak, mbi kokë të serbit, që mori hak,,.
Kalosh Zajazi, vret zyrtarin serb. Kur dëgjoi që një zyrtar i lartë serb
ishte tallur me sharvallet e S’ëmës,
duke i thënë të shesë ato dhe të paguajë taksat e shtetit, i shkon në zyrë dhe
i thotë: ,,I solla parata që fitova nga sharvallet,, dhe e vret.
Kalosh Zajazi, në Elbasan. Kishte tokë dhe shtëpi të vet. Një mjeshtër i këtij qyteti,
i kishte qëndisur pushkën me
flori pesëbashkë.
Konsulli Shqiptar, në Manastir, shpëton fëmijën hebre. Ngjarja ndodhi në vitin 1943,
kur u përhap lajmi për zhdukjen e
hebrejve, numri i të cilëve në Manastir,
sillej më tepër se 3000 shpirt.
Konsulli... në fjalë, me siguri, ka shpëtuar jetën e disa hebrejëve, poa ajo që dihet,
ka të bëjë me fëmijën, duke e fshehur në korpën e letrave zyrtare që i
dërgonte zyrtarisht në Shqipëri.
Lazgush Poradeci, përshkruan ardhjen e delegatëve në objektin e
Kongresit të Alfabetit. Ky shkrimtar i
shquar, i cili ka qenë nxënës në një shkollë të Manastirit, në kujtimet
e tij, shkruan: ,,Ishte një e ftohtë e madhe
me dëborë... Prisnim në të dy anët e lumiit Dragor...
Lazgush Poradeci... Pak pak castesh filluan të vijnë delegatët me
llandone që i tërrhiqnin nga katër kuaj të
zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe kuajve
u kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këmbë.Sipër mbi një karroce fluturonte një
korb.
Lazgush Poradeci...Ndalon karroca dhe prej saj del Çerçiz Topulli i cili e qëlloi me
armën që kishte me vetë dhe korbi ra para këmbëve të Mihal Gramenos. Të lumtë
Çerçiz,- i thotë Mihali,,Kongresi i ABC-së do na vejë mbarë,,.
Lek Dukagjini, në momentin kur vdiq Skenderbeu. Duke i rrënë gjoksit me grushta dhe
duke grisur petkat e trupit, thërriste si i çmendur me zë të lartë: „Ejani,
o princër, o zotërinj shqiptarë, se sot u rrëzua mbroja e Shqipërisë, sot u
shembën kështjellat, të gjitha shpresat tona u shuan me burrin e madh që kemi
humbur“.
Leka I, Zogu, në Mekë, i vështjellë me çarçaf. Në një shkrim të „Flakës“ të 2 prillit,
2002, veç tjerash, thuhet: „Si musliman, princ Leka donte të bënte një
peligrinazh në Mekë. Ky vendim shkaktoi në konfuzion të madh në hotel,
Leka I...pasi ai nuk kishte
një kostum të përshtatshëm të bardhë të pambuktë për ttrupin e tij dhe nuk
kishte kohë të mjaftueshme që rrobaqepësi ta bënte një gjë të tillë. Princ
Leka papritmas tha: „Më sillni mua një çarçaf…“.
Leka i Madh, para vdekjes. Kishte lënë amanet që në varr ti lihet njëra dorë jashtë
me pëllëmbë të hapur për t i tregur vizitorëve se megjithëse zaptoi tërë botën,
dora i mbeti bosh.
Liga Shqiptaro-Amerikane, shkruan: Në Turqi, shqiptarë dhe me preardhje
shqiptare, janë afro 12 milionë. (“Fakti”, 6 maj 2006, autor: Liridon
Hyseni)
Luigji XII. Mbret francez, i shekullit 16. Në ushtrinë
e tij ishte formuar një gardë prej 1.200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri
aq të madhe sa që u bë në simbol për armatën franceze,
Luigji XII...kështu që kur duhej të lëvdohet ndonjë kalorës, në Francë, thuhej “Ai
kalëron posi shqiptar”, kurse komandantët ushtarakë ishin kryesisht
shqiptarë në armatën e mëparshme franceze.
Mefail Zajazi. Demir Krasniqi, shkruan: ,,Këndojnë
bylbylat prej kafazit, për dy trimat e Zajazit. Zajaz këndojnë bylbylat,
si harrojnë dy Mefailat. Kur këndojnë në Korab e në Sharr, kujtojnë trimat e
Ballit Kombëtar. Kur këndojnë mbi gryk
Radike, kujtojnë Shqipërinë etnike,,.
Mehmet Aqifi, Shqiptar, autor i Himnit Kombëtar të Turqisë së Re, kurse Besim
Omer Pasha, themelues i gjysmëhënës turke.Dy vepra këto më
madhështore për Turqinë, mos flasim për ,,Babanë,, e saj-Qemal Ataturkun., ose Sami
Frashërin, i njohur si ,,Enciklopedi e gjallë,, për Turqinë.
Michael Keister. Ekspert i njohur botëror i ekonomisë: E vetmja zgjidhje e
problemit shqiptar është bashkimi i tyre kombëtar, apo “riintegrimi shqiptar” (Fakti”, 1.
4. 2004).
Millan Shuflaj. “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”.
Millovan Gjillas: Shqiptarët
janë autohtonë, popull më i vjetër në Ballkan
(Pafragje, 20 qershor, 2016)... Njegoshi ishte me
origjinë shqiptare (Lajmpres, 21. 06. 2016)
Mioçik, historian, ka shkruar: Skenderbeu, me një të
rënë, i kishte prerë kokën një demi
të madh, pronë e Mamicës, motrës së vet. Atë shpatë, i kishin
vendosur në varr, por një nga sulltanët,
e kishte vjedhur, shkruan dr. Petar
Popovski.
Mitrush Kuteli (Dhimitër PASKO), ka shkruar: ,,Jam këtu, kur skish njeri, as kufi as
fqinjësi, kur Mali i Zi, ishte Iliri, kur nga një det në tjetrin det, isha
zot vet. Jam këtu e do jem baba dem,,.
Momçillo Stremiç, ka shkruar se, edhepse vendet e Evropës, sidomos Italinë,
nga sulmet turke, i ka shpëtuar
Skenderbeu, këtë, asnjë nga shpëtimtarët, nuk e ndihmuan me ushtri të tyre.
Montieri, komandant francez: “Shqiptarët janë popull i mrekullueshëm...më
vjen keq që nuk jam shqiptar”.
Mosha Pijade: ,,Kur do ta marrim pushtetin prej borgjezisë nacionaliste serbe,
trojet e banuara me shqiptarë, do t’ua kthejmë Shqipërisë,,.
Musa Kranji i Prespës, në një rast, ka deklaruar: „Gjilardin e kam vrarë për
të vetmen arsye, se jam shqiptar dhe neve nuk pranojmë të vijnë të huajt e të
na urdhërojnë në shtëpinë tonë“. (Fier, 1935)
Myfit Beu, në Stamboll. Një kolegut të tij turk në parlament, në grindje e sipër,
duke iu kërcënuar, i kishte thënë me mburrje „Unë jam shqiptar dhe bektashi“.
(D. Vllahov, „Memoari“, Shkup, 1970)
Naim Frashëri për shqiptarët: ,,Me Pirron vamë, Romës i ramë, llatinjt i
vramë, e i tmeruamë me trimërinë tonë... Me Skenderbenë, turqve sa qenë, u
dhamë dhenë dhe i dëbuam, Evropën shpëtuam, se ajo s'guxonte, turqët të
pengonte...
Naim Frashëri...Ngjallmë Greqinë, ndihmuam Italinë... Po, për
Shqipërinë pse s'u munduam, për kë luftuam, neve ç'fituam...jemi këtu, që
kur dielli, skishte lerë, pra, autohtonë, kurdoherë“.
Napoleon Bonaparta, ka thënë: Shqipja është gjuhë burrash, frëngjishtja
gjuhë grash.
Nexhat Mustafa, Titos, i vendosi keçen të bardhë në kokë, gjatë vizitës në Strugë, 1970, shkruan Ajnush Miftari.
Nikolla Naço, konsulin albanofob grek, e ka zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë
jashtë dhomës ku mbahejnjë mbledhje e rëndësishme.
Obama, ka thënë: ,,Statusi i Kosovës është punë e kryer,, (gazeta
,,Shqip,, 9. 2. 2009)
Olivera Millosavleviq, historiane: ,,Mjaft me gënjeshtra, shqiptarët janë
autohtonë,, (Koha neus.com)
Patrick Moore. Analist i shquar: “Nëse radikalët serbë synojnë të bëjnë trazira, le të
provojnë, dhe do të shohin se si do të kalojnë”.
Pellazgu. Aristidh Kola, Pellazgun e paraqet për njeriu e parë në botë, kurse shkencëtari egjiptian Mathieu Aref,
në librin ,,Shqipëria,, Tiranë, 2007, f. 317, emrin pellazg, e nxjerr nga fjala
shqipe pellg.
Pellazgu.Akademiku francey, Mauro Druon,
siç thamë, ka konstatuar se fjala e parë e nxjerrë nga goja e pellazgëve,
është me rrënjë të gjuhës shqipe. Se çdo të thotë kjo, duhet të jesh i
çmendur që të mos e kuptosh.
Qemal Ataturku, pranon që është shqiptar. Sekretari i solli për të firmosur një
listë me emrat e disa shqiptarëve, që do të shpërnguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe në krye të listës vuri emrin
e tij, duke i thënë se edhe unë jam shqiptar.
Riçard Hollbruk, Serbisë: “Keni dy shanse: 1: Ta harroni Kosovën e
të integroheni në Unionin Evropian dhe 2: Të provoni ta ktheni Kosovën
dhe ta humbni edhe atë edhe Unionin Evropian”. (“Flaka”, 15 qershor, 2004)
Salman Ruzhdie: “Kosova duhet të jetë e lirë...Shqiptarët e saj
kanë vuajtur tmerre, të cilat janë të pafalshme”. (Iliria, 22- 25 qershor,
2007)
Sami Frashëri, enciklopedi e gjallë e Turqisë, autor i romanit ,,Shqipëria çka qënë, çështë dhe
çdo të bëhet,,.
Sami Frashëri:,,Gjuha pellazge, me gjuhën shqipe, dallohen si toskërishtja me
gegërishten (Pashtriku, org. 19.11.2015).
Sami Frashëri: S’bëhet vreshta me urrata por me shata e lopata. Plaga e fjalës
është më e keqe se plaga e shpatës.
Sami Frashëri, flokët e të shoqes, në varr. Aqë tepër e tronditi vdekja
e saj, sa që, një tufë të flokëve të saj, e mbante vazhdimisht në fotografinë e
saj dhe e mori në varr. Ai vdiq ditën e shtunë, të njëjtën ditë kur kanë vdekur
edhe tetë vëllezërit dhe motrat e tij.
Sevastia, gjatë
hyrjes në Korçë. Nga padurimi ajo i
kërkonte karrocierit nga Manastiri që të shpejtonte ca më tepër. “Neve, zonjë,
i përgjigjet Petro Arabaxhiu-kemi 500 vjet që po presim këtë ditë, do të
durrojmë edhe 2-3 orë...”.
Skenderbeu, sipas Aristidh Kolës, ishte gegë, prandaj gegët, shekuj me
radhë, mbanin veshur një shirit të zi në
shpatull, në shenjë zie të
përjetshme, për vdekjen e Skenderbeut,,.
Spartaku, udhëheqësii kryengritjes së gladiatorëve në Romë, me origjinë Ilire.
Stipe Mesiq: ,,Serbia kreu spastrim në Kosovë për të strehuar atje serbët e Kroacisë,, (Fakti,
4.1.2010)
Sulltan Abdulhamidi, sipas Mitat Frashërit,
për Kongresin e Manastit, ka dhënë 100 lira, ose rreth 400.000 dollarë
të sotëm.
Themistokli Gërmenji dhe Goce Dellçev. Sipas
Sterio Spases, Dellçevi, ishte pajtuar me vendimet e Lidhjes së Prizrenit
për bashkimin e trojeve shqiptare, kurse Themistokliu që shqiptarët të
përkrahin kryengritjen e v.1903.
Shqiptarët, si gjithmonë, mbajtën fjalën, por jo edhe
pala tjetër, ndoshta edhe për shkak të vdekjes të parakohshme të Goce
Dellçevit, i cili mbaroi jetën në rrethana të pa njohura, sipas disave, ndoshta
edhe për shkak të pajtimit të lartpërmendur?.
Thënie popullore: Arnauti, arnaut, në vend të bukës,
ble barut. Shqiptari veten e jep, shokun se jep. Shqiptari, kryen e pren, besën
se then. Liria nuk blihet me pare as me tokë, por fitohet me gjak dhe kokë.
Vacsllav Haveli. Në një shkrim botuar në gazetën “Le Monde”, ka theksuar:
“Unë gjithashtu e ndjej veten shqiptar”. (Sipas një shkrimi të Ismail
Kadaresë)
Vasil Gllavinov. Në gazetën “Politiceska svoboda” të vitit 1898, shkruan: “T’u jepet të
drejtë të gjitha kombësive në Maqedoni të kenë kantone të vogla... të
zgjedhin vetë gjuhën e vet oficiale, të hapin shkolla në gjuhën e tyre etj”.
Villsoni, 1919. Kryetar i Amerikës: “Unë do kem vetëm një zë në Konfere
ncën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në emër të Shqipërisë”.
Virhov(Virçov). Ky shkencëtar sllav, sipas Mitat Frashërit, gjatë një
ligjerate kishte thënë se raca shqiptare është superiore, mbi të gjitha
racat e tjera dhe, para tij kishte kafka të popujve të ndryshëm, Virhov...
kështu që, atë të
shqiptarit, e përkëdhelte me dorë, kurse të tjerat, studentëve ua tregonte me majën e këmbës. (Mitat Frashëri,
Çështja e Epirit...ku citon revistën franceze Le Matin Paris,1901,15 tetor)
Vijon në numrin e ardhshëm