E diele, 13.06.2021, 05:42 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Paraqitje Dinjitoze e ish drejtuesëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

E shtune, 14.11.2020, 10:50 AM


Paraqitje Dinjitoze e ish drejtuesëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: gjeneral, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi në Gjykatën Speciale të Hagës

Siç është i njohur edhe opinioni jo vetëm ai shqiptar, këto javët e fundit, hetrues e prokurorë të kësaj Gjykate Speciale e kryekput raciste, u vërsulen si bishat e tërbuara duke arrestuar dhjetëra ish ushtarë kryesisht ish drejtues, pra komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t'ua dorëzuar Dhomave Speciale të Hagës. Akuzat: krime lufte, krime kundër njerëzimit...!!!

Por, në paraqitjet e para brilante para kësaj Gjykate Speciale, të çlirimtarëve, të luftëtarëve të lirisë: Gjeneral, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, na bënë të besojmë se ashtu siq e fituan luftën kundër Serbisë fashiste-pushtuese në Kosovës, ashtu do ta fitojnë edhe luftën në këtë Gjykatë raciste e tërsisht politike. Fjala e Gjeneral Selimit:" Unë si ushtar çlirimtar Serbinë okupatore, nga e cila vendit tim i solli shumë të këqija...Luftën e fillova me Adem Jasharin dhe e përfundova me Gjeneralin e NATO-s Weslli Klark, për mua pati jehonë më shumë se një bombë. Për mendimin tim, gjithë kjo vërsulje ndaj UÇK-së nga qendrat kryesore Beograd-Moskë, kuptohet me shtetet mike, kanë për qëllim të paraqesin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, "Organizatë Terroriste"e pastaj akuzat ti drejtojnë kah NATO-ja në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, fjalia shumë kuptim plote e Gjeneral Selimit se: Luftën e fillova me Adem Jasharin dhe e përfundova me Gjenralin e NATO-s Weslli Klark, ishte shumë domëthënse. Ana e dobët e këtyre ish drejtuesve të UÇK-së, gabim që nuk falet,është se kontribuan në krijimin e Gjykatës Speciale dhe pesha e veprimit të tyre në marrjen e vendimit në Parlamentin e Kosovës për ta votuar këtë Gjykatë ishte vendimtare, përjashto Gjeneral Rexhep Selimin, i cili me kohë e kuptoi qëllimin e saj dhe e kundërshtoi me forcë.

Është interesant me ne shqiptarët e Kosovës. Sa më shumë që arrestonte, burgoste, dënonte shqiptarë Serbia, hapte propogandë të fuqishme me tërë aparatin shtetëror, duke i cilësuar:nacionalistë, ,seperatistë, armiq të popullit e të shtetit, në djepin popull shtohej dashuria, rritej vlerae tyre, fitohej besimi, për gjithë këtë armatë, djem e vajza shqiptare që sakrifikonin çdo gjë për këtë liri që ne e gëzojmë sot. E njejta po ndodhë edhe sot! Sa më shumë të arrestojë, të burgosë Gjykata Speciale e Hagës, çlirimtarë, ish ushtarë e komandantë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aq më shumë i do populli shqiptar, ju beson më shumë, dhe i respekton edhe më shumë. Dhe smund të jet ndryshe ngase çlirimtarët dolën nga gjiri i popullit, aty janë edhe sot dhe do të jenë edhe në të ardhmen.

Ish drejtuesve të UÇK-së: Gjeneral Selimit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, ju dëshirojmë shëndet me besim se do të dalin Faqebardhë nga kjo Gjykatë e turpit!

Fazli Maloku, 12 nëntor 2020, Prishtinë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora