E premte, 25.06.2021, 07:19 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Për vëndin tim, më vjen të qaj të ulëras!

E diele, 15.11.2020, 09:10 AM


Për vëndin tim, më vjen të qaj të ulëras !!!

Nga Zenel Çeliku

Po, vërtetë të jo vëtëm mua, por cdo shqiptarit i vjen të qaj e të ulëras kur shikon se politika ka ulur stekën e politikbërjes në nivel shumë ordiner. Shqiptarët janë në ditë të keqe ekonomike, janë të përbuzur nga Europa për shkak të një politike 30 vjeçare të korruptuar e të inkriminuar. Kur vjen në pushet njëra apo tjetra palë politike, puna e parë shumë e zellshme dhe e shpejtë është vjedhja, grabitja dhe rreth tyre ata grumbullojnë figura të inkriminuara për të mbrojtur krahët gjatë abuzimeve që ata bëjnë. Politikanët tanë bëjnë çudira, premtojnë edhe për të “ndryshuar rrezet e diellit”si në rastin e Durrësit vite më parë, ata hedhin në opinion premtime të çuditshme, e ky popull gënjehet e mashtrohet vit pas viti e mandat pas mandati qeverisjeje. Si pa kuptuar, shqiptarët përballen me varfërinë, skamjen, korrupsion, trafikun e drogës dhe krimin e organizuar, ndërsa politikanët e pushtetarët nuk i prek askush. Cilido shqiptar ka vërejtur se kur bëhen zgjedhjet, në parlament vijnë deputet të llojeve të ndryshme, fshatarë me xhakwëta të zhubrosura e me këpucë të shtrëmbura, por sapo kalojnë 6 muaj deputet apo pushtetarë, papritmas ata paraqiten të vishur me firmato, me vetura luksoze dhe të shoqëruar edhe me femra të përzgjedhura. Para një paradoksi të tillë për vëndin tim, mua dhe çdo shqiptari na vjen të qajmë e të ulërasim, por për ironi të fatit na vjen edhe të zgërdhihemi. Ndaj mos të çuditemi kur dëgjojmë nivelin e diskutimeve të disa deputetëve provincial por të veshur me kostume Pierë Cardin. Çudia nuk ka fund, por kjo mund të ndodhë vetëm dhe vetëm në Shqipëri. Ndërkohë që kemi një klasë politike të tillë, shikojmë e dëgjojmë se fushata e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, tashmë ka filluar ethshëm me një fjalor ordiner dhe shpifje pa doganë. Nga njëra anë dëgjojmë maxhorancën që hedh çashka ndaj opozitës me sharje, ofendime, shpifje e baltosje, por edhe opozita hedh në opinonin publik fjalorin e barabartë me të njëjtën monedhë si ajo e maxhorancës me shpifje të ndërsjellta. A mendojnë këta politikanë VIP-a se imazhi I tyre bie në nivele ordinere, kur fjalori I tyre është i papërmbajtur e banal? A mendojnë ata se ky popull tashmë e shikon vehten jashtë BE-së, kur njëra palë sështë e aftë të hapë negociatat me BE, dhe pala tjetër fërkon duart pse Europa mban një qëndrim të tillë, rradikal e cila është fatkeqësi për shqiptarët? Kjo ndodh sepse të dyja palët nuk e duan vëndin tonë pranë BE-së, sepse nëse Shqipëria do të jetë në paradhomën e BE-së, monitorimi I qeveritarëve tanë do të jetë I rreptë nga Europa dhe kështu mbyllet rrubineta e hajdutërisë. Kjo është e thjeshtë për ta kuptuar, por një pjesë e shqiptarëve kur shkojnë në zgjedhje, përsëri ulërasin, “Fitore, Fitore, Fitore”. O fat këqinj që bëheni viktimë dhe vegëlqorre e një politike mashtruese, çfar fitoni dhe çfar të mirash familjare ju sjellin mashtrimet e radhës? Ky paradoks I ka ndjekur shqiptarët në 30 vite demokraci, ku ne shpresonim dhe luteshim që Shqipëria të bëhej si e gjithë Europa. Për fat të keq ka ndodhur e kundërta, ndaj për vendin tim më vjen të qaj e të ulëras, si është hallakatur ky vënd i vuajtur nga një regjim diktatorial afro 50 vjeçarë, dhe si është mashtruar nga politika 30 vjeçare e pushtetarëve bandit në demokraci.

Në ditët e fundit në Kosovë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, ku Presidenti Thaçi dhe tre figura të tjera të larta të politikës dhë të UÇK, tashmë janë nën arrest nga Gjykata e Hagës. Ky moment ka gjeneruar akuza dhe kundër akuza në nivelet më të larta të politikës shqiptare në mënyrë ordinere, duke mos u shqetësuar aspak për vëllezërit kosovarë fati I të cilëve nuk dihet se si mund të shkoi. Mos vallë politikanët tanë kanë frikë se ndoshta era e Gjykatës së Hagës do të fryej deri në Shqipëri e do të sjell edhe ndëshkime për ata politikanë dhe pushtetarë të larte për grabitjet që kanë bërë ??? Dikush thotë se politikanët tane bëjnë zhurme me qëllimin për të larguar vëmëndjen e SPAK-ut nga hajdutëria 30 vjeçare që janë bërë në Shqipëri. Në këtë moment shumë delikat për Kosovën, në këto rrethana kur figurat më të larta të Kosovës janë nën arrest në Hagë, këtu tek politika shqiptare banalisht bëhet hajgare (thonë kosovarët)-ku fashati digjet e ku… krihet. Këta politikanë të çuditshëm, me fatkeqësinë e Kosovës luajnë ping-pong me njëri tjetrin, hedhin akuza të rënda ndaj kundështarit, vëtëm e vetëm për kredo politikwë. Politika shqiptare bën sikur i qajnë hallet figurave më të larta të Kosovës që tashmë janë në hallin më të madh, ku edhe imazhi i UÇK vihet në dyshime të çuditshme nga shpifjet e atyre që fshihen pas Gjykatës së Hagwës. Pyes vehten, kur do të mbaroi kjo hipokrizi e cila shtrihet nga Shqipëria deri në Kosovë? Përse politika shqiptare nuk është unike për një ngjarje madhore që ka ndodhur në Kosovë? Përse politika shqiptare nuk punon për shqiptarët, por janë totalisht të dhënë pas luftës për pushtet? Këta politikanë janë të papërgjegjshëm sepse interesin e tyre e shikojnë primar dhe më të rëndësishëm se presporiteti dhe e ardhmja e Shqipërisë. Kjo dhe të tjera bëma të politikës dhe të pushtetarëve shqiptarë, realisht “për vëndin tim më vjen të qaj e të ulëras”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora