Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare?
E shtune, 23.01.2021, 08:55 PM
Pse duhet apostrofuar njerëzit e shquar të cilët mohojnë origjinën e tyre ilire ose shqiptare?
Nga
Reshat Nexhipi
Meqenëse numri i
tyre është mjaft i madh dhe, pothuajse, biografia e sicilit, është elaboruar
në detaje, nëpër shkrimet e mija, kësaj rradhe, do të përqendrohem vetëm
në tre prej tyre: Te Leka i Madh, i para rreth 2400 viteve, Pitu
Guli (Guri) i periudhës së Ilindenit, të v.1903 si dhe te një akademiku
i shquar ,,Maqedonas, emrin e të cilit për respekt, nuk e bëj publik, por
që lexuesët, lehtë mund ta zbulojnë.
Emnuesi i
përbashkët i të treve, siç thashë, është mashtrimi, gjegjësish mohimi i
origjinës etnike, prandaj dhe i urej pa masë, sidomos të parin, për shkak se
babaj i tij, Filipi i Dytë, gjatë një beteje, ka vrarë rreth 7000
ushtarë të mbretit ynë-Bardhylit (Ylli i Bardhë) themeluesit të
Manastirit të vjetër, nga gjaku i të cilëve, sipas disa të dhënave, jo fort autentike, është
krijuar Lumi i Zi, që kalon nëpër Pellagoni, të cilën unë e quaj fushë
e stërgjyshëve tanë-Pellazgëve të para rreth 120 shekujve të kaluar, e
shtrirë midis Manastirit dhe Prilepit.
Mirëpo, pa marrë
parasysh këtë krim, origjinën e tij, të Lekës së Madh, pra, e kam apostrofuar
vazhdimisht, për shkak se, përmes tij, nxjerr në sipërfaqe origjinën tonë të
vjetër, me çka, u mbyllet goja, njëherë e përgjithmonë, albanofobëve, të cilët na paraqesin për mysafirë, kurse
veten për zotër të këti vendi, me emër dhe gjuhë, akoma të pa definuara sa duhet. Përndryshe, përveç
argumenteve të tjera, origjina ilire e Lekës, argumentohet edhe përmes nënën së
tij Olimbisë, princezë ilire, e dalë nga dera e mbretit tonë të
famshëm Pirros, kështu që ky me Lekën e Madh, dalin kushërinj.
Të kalojmë tani
te heroi legjendar i Krushevës, babaj i
të cilit, për interesa personale, ka mohuar origjinën shqiptare, duke u u
deklaruar për Vlleh, gjë që ka bërë edhe i biri i tij-Pitu Guri. Sikurse Lekën, ashtu edhe këtë, e kam apostrofuar vazhdimisht, për të
xjerrë në sipërfaqe guximin,
trimërinë dhe heroizmin e kombit tonë, që e veçon nga popujt e tjerë, për
shkak se ishte i vetmi që propozoi
ballafaqimin e armatosur me ushtrinë e madhe
osmane, i vetëdijshëm që nuk do kthehet i gjallë, vetëm e vetëm për
të të mos u harruar emri i Repubhlikës
së Krushevës dhe i Kryengritjes së Ilindenit, kontribut ky, të cilin, për fat të keq, nuk e përmend asnjë
historian maqedonas, madje, çështë më absurdi, as edhe historianët tanë, përveç dr. Ilmi Veliut dhe rapsodit të shquar
nga Gjilani, Demir Krasniqi, i cili, nga vjersha ime kushtuar Krushevës,
ka krijuar tekst të posaçëm muzikor ,,Krusheva
shqiptare,,. (Shkruaj në mobil emrin e të dy autorëve dhe fjalët
Krusheva shqiptare).
Rradhën e ka akademiku
,,Maqedonas,,. Origjinën e tij shqiptare, e kam apostrofuar disa herë në
shtypin e përditshëm, në shqip dhe maqedonisht, për çka kam fituar epitete të ndryshme, kuptohet në
konotacion negativ, kurse ai ka përdorur
heshtjen, duke pritur të realizojë edhe ndonjë beneficion tjetër, pastaj të
pranojë origjinën e vërtetë, gjë që edhe
ndodhi, tani shpet, për të thënë para
botës se, në kohën e komunizmit, shqiptari, mund të bëhej akademik, duke u deklaruar për Maqedonas, ose duke u bërë
vegël e pushtetit, udbash etj. Kuptohet, kjo e fundit, nuk vlen për të gjithë, por për ata që janë dëshmuar si të tillë, spiunë
etj.
Nuk është modeste,
por rasti e kërkon të them se, sikur autori i këtij teksti, të vepronte në atë
mënyrë, nuk do kishte fituar statusin e ,,Tepëricës teknologjike,,
që zgjati 20 vite, deri në pensionimin e
parakohshëm, nga ana e Universitetit të
Manastirit, por do emrohej rektor i këtij institucioni, jo se ishte më i
miri, por, kuptohet pse. Do bënte pra
jetë luksoze, do fitonte shpërblimin e 112-vjetorit të Kongresit të Alfabetit,
por, ama, pasardhësve, do t’iu linte
njollë të zezë, e cila do të vazhdonte brez pas brezi, për të mos
thënë pa fund..