E marte, 18.05.2021, 11:19 AM (GMT+1)

Mendime

Anton Berisha: Të dalim nga vendnumërimi!

E marte, 19.01.2021, 08:14 PM


TË DALIM NGA VENDNUMËRIMI!

Nga Anton Berisha

Pothuajse, po bëhen gjashtë vite, që Kosova ka mbetur në vendnumërim.

Këto zgjedhje, vetëm pak më shumë se një vit para atyre të kaluara, do të duhej t’i jepnin fund  ballafaqimeve të brendshme politike, që nuk ishin gjë tjetër përveçse riciklime të politikave populliste- mesianike duke mos bërë asgjë, e më qëllim të mbledhjes së votave, e  duke i ikur përballjes reale në sfidat që e presin shtetin e Kosovës.

Sjellja e papërgjegjshme e disa politikanëve, për përshkrimin e këtyre zgjedhjeve si kinse përcaktuese për fatin e shtetit të Kosovës janë manipulim ekstrem dhe papërgjësi totale. Ai fat, ështē zgjedhur njëherë e përgjithmonë, me përkrahjen e plotë të partnerëve tonë SHBA- të dhe shtete perendimore europiane.

Detyra e institucioneve të reja që dalin nga këto zgjedhje: presidenti, qeveria dhe kuvendi, është të vë nē lëvizje proceset e ngelura dhe të përballet me sfidat e brendshme.

Funksionimi i Kuvendit dhe qeverisë që nē këto vite gati sa u vetparalizua, lëvizja në procesin integrues europian, vazhdimi i dialogut me Serbinë më qellim të arritjes së një Marrëveshjeje me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-se, sfida me Gjykatën Speciale si dhe sfida me pandeminë e Covid-it, janë temat që i presin institucionet e reja.

Ato nuk zgjidhen as me rikthim të retorikës folklorike patriotike, as me gjuhën mesianike e as me rikthim tē modelit ideologjik shtetëror: një njeri një parti.

Zgjidhja është në gjetjen e nje konsesusi politik, për trajtimin e këtyre temave një nga një, duke qartësuar pozicionin politik dhe përmes strukturave qeveritare të punohet me prefesionalizëm e ndershmëri shtetërore.

Edhe shtetet e rajonit janë duke ecur përpara, vetëm ne kemi mbetur në politikën e përrallave dhe tē mos bërit asgjë, siç thotë një fjalë e popullit: ‘tue hangër veten”.

Me politikën e sehireve edhe mund të mblidhen vota, por jo të udhëhiqet shteti.

Është kohë e fundit të këndellemi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora