| E marte, 19.01.2021, 08:14 PM |
TË
DALIM NGA VENDNUMËRIMI!
Nga
Anton Berisha
Pothuajse,
po bëhen gjashtë vite, që Kosova ka mbetur në vendnumërim.
Këto
zgjedhje, vetëm pak më shumë se një vit para atyre të kaluara, do të duhej t’i
jepnin fund ballafaqimeve të brendshme
politike, që nuk ishin gjë tjetër përveçse riciklime të politikave populliste-
mesianike duke mos bërë asgjë, e më qëllim të mbledhjes së votave, e duke i ikur përballjes reale në sfidat që e
presin shtetin e Kosovës.
Sjellja
e papërgjegjshme e disa politikanëve, për përshkrimin e këtyre zgjedhjeve si
kinse përcaktuese për fatin e shtetit të Kosovës janë manipulim ekstrem dhe
papërgjësi totale. Ai fat, ësht? zgjedhur njëherë e përgjithmonë, me përkrahjen
e plotë të partnerëve tonë SHBA- të dhe shtete perendimore europiane.
Detyra
e institucioneve të reja që dalin nga këto zgjedhje: presidenti, qeveria dhe
kuvendi, është të vë n? lëvizje proceset e ngelura dhe të përballet me sfidat e
brendshme.
Funksionimi
i Kuvendit dhe qeverisë që n? këto vite gati sa u vetparalizua, lëvizja në
procesin integrues europian, vazhdimi i dialogut me Serbinë më qellim të
arritjes së një Marrëveshjeje me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-se, sfida me
Gjykatën Speciale si dhe sfida me pandeminë e Covid-it, janë temat që i presin
institucionet e reja.
Ato
nuk zgjidhen as me rikthim të retorikës folklorike patriotike, as me gjuhën
mesianike e as me rikthim t? modelit ideologjik shtetëror: një njeri një parti.
Zgjidhja
është në gjetjen e nje konsesusi politik, për trajtimin e këtyre temave një nga
një, duke qartësuar pozicionin politik dhe përmes strukturave qeveritare të
punohet me prefesionalizëm e ndershmëri shtetërore.
Edhe
shtetet e rajonit janë duke ecur përpara, vetëm ne kemi mbetur në politikën e
përrallave dhe t? mos bërit asgjë, siç thotë një fjalë e popullit: ‘tue hangër
veten”.
Me
politikën e sehireve edhe mund të mblidhen vota, por jo të udhëhiqet shteti.
Është
kohë e fundit të këndellemi.