E shtune, 15.05.2021, 06:48 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Lista e tmerrit

E diele, 17.01.2021, 05:31 PM


LISTAT E TMERRIT

Nga Xhemal Ahmeti

Listën më problematike e paska LVV: sekserê korporatash tê huaja e vendore të tokave, ujit, antisemitë, wahabistê, albanofobë, mbështetës të terrorizmit, 10 të penalizuar me aktgjykime, me vektor fallangash që i konkurrojnë shtetit me KQZ - në e vetë paralele, ilegale, duke mashtruar njerëz perëndimit (thyerje brutale ligjesh): një konglomerat figurash të dëshmuar si elementë antishtet, antiligj dhe vartës ideologjish të errta. Pason PDK me lista tmerri, jo kaq thellë, por njejtë. Ndër këta ka edhe emra, prezencên e tê cilëve mund ta shoh si dështim moral e njerëzor duke lejuar të futen në lista tê tilla. E sipas sondazheve këta do t'i fitojnë zgjedhjet. Nëse po, atëherë ai vend ka probleme të rënda dhe nuk e shpëton kush më. Vetëm tek një shoqëri e traumatizuar rëndê e nën narkozë janë lista të këtilla të mundshme. Tmerr.

________

ANTIMONISTE

Ne që kemi jetuar në diktatura dhe kemi qenë viktima të të gjitha izmave të mundshëm duhet të jemi korrekt dhe kur shohim rishfaqje të tendencave tê atilla (parakomuniste, populiste, fashiste e monizma tjerë) së pari këtë duhet t'ua themi vetë politikanëve qê eksperimentojnë me zjarre të tilla e pastaj edhe tjerëve sa më zëshëm. Demokratura nuk dallon nga Dikatura vetëm për shkak të formacionit ndryshe të shkronjave: këtë mund ta shihni në plotë vende të kësaj bote. E shqiptarët besoj se këtyre ideologjive ua kanê dhënë haraçin mê shumë se tjerët e rajonit.

_________

JO KËNGËS, POR PUNËS THUAJA RINI

Kur isha i ri shihja ëndrra se si i dëboja gjithë sllavët për një ditë në karpate. Kur isha i ri krejt katundarët më dukeshin si miza saherë e mbaroja së lexuari një libër [qoftë edhe «Djaloshi me dekoratë»]. Rini! floska «thuaja këngës rini, bota është e jotja», nuk ka kuptimin e apelit për t'ia dhënë Njëshit pushtetin mbi botën, por për ta zbuluar atë, botën, jetën. Gjë që implikon se duhet t'a mësyni jetës për të mbledhur përvojë, për tu bërë të pjekur që kur tu vijë radha të merrni timonin e shoqërisë mos dilni subjekte siç i keni këta që i idhujoni apo i urreni. Madje po të isha me këto mend dhe me moshën tuaj as që do merrja përgjegjësi në instalimin e sistemeve, çekani i të cilave u ka bërë kështu të çorinetuar, viktima dhe gjah fallangash pushtetotpate. Mos e bëni gabimin e gjeneratave paraprake se do të përfundoni edhe ju në gropën e këtij depresioni masiv në të cilin gjendet shoqëria. Nëse votoni, atëherë bëjeni jo duke u nis nga euforia e këngëve dhe origjive të partive me primatët mesianik, por uluni dhe përpiqeni t'i barazpeshoni faktet; kush çka tha, çka bëri dhe aq lehtë do të mund të dalloni demagogët nga ata që vërtetë përpiqen. Gjendjen tuaj mund ta ndryshoni vetë, duke mos ec si ne dikur pas Titos, Enverit, Stalinit e dreqit, por duke bërë paraprakisht veten.

_________

ANTONI DHE IBRAHIMI NË KATEDRALE

Rugova i denjë për sakramente Antoni jo? Duhet ta sqarojnë këtë pak më qartë primatët e Kishës se ...për çka e kanë, respektivisht çka donë të thotë "padenjësi sakramentale"!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora