Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Rrallë gjen sekt fetar si bektashizmi shqiptar
E diele, 25.10.2020, 05:16 PM
Rrallë gjen sekt fetar, i vlerësuar aqë tepër nga të huajt, si bektashizmi shqiptar
Vazhdimi
i dymbëdhjetë i artikullit ,,15 veçorit
e kombit tonë,, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.
Nga
Reshat Nexhipi
Sqarim
Rast që të paraqitem me këtë tekst është 120 vjetori ndarjes nga jeta të Naim Frashërit, i cili,
përveç si patriot dhe poet i pa zavendësueshëm, ka lojtur rolin kryesor edhe
për afirmimin e bektashizmit shqiptar dhe një ndër bektashinjtë më të shquar në
botën shqiptare. Përndryshe, shënimet e këtij teksti, janë të nxjera nga një fejtoni im voluminoz, i publikuar në
,,Flakën...,, e 7 janarit, 1995, pra, para një çerek shekulli, me titull ,,Bektashizmi dhe roli historik në lëvizjen kombëtare,,
si dhe në disa portale, por nga këndvështrime të tjera, për dallim nga ky i
sotmi.
Evidentimi i shënimeve,
sipas rendit alfabetik, përveç tekstit në fillim
Mitat
Frashëri, për gjenezën e
këtij sekti mysliman: ,,Është
i vjetër 2300 vjet para se të fitojë fizionominë e re, nga ana e Haxhi Bektashit në shekullin 13,,
fillon sqarimin ky patriot i shquar, djalë i Abdyl Frashërit, kryetar i
Kongresit të Alfabetit dhe më pas edhe i Ballit kombëtar. Përndryshe, gjenezën
e sektit në fjalë, e shpjegon në mënyrë figurative, duke e krahasuar
doktrinën bektashiane me një pemë, e
shkulur 2000 vite para Krishtit, por që ka qendruar e gjallë ,,duke u shartuar
nga një vend në vend tjetër, gjer në ditës e sotme, ose gjer në shekullin XIII,
kur bektashizmi merr fizionminë e vet, gjegjësisht themelohet përfundimisht nga
ana e Haxhi Bektashit,,.
Shënime të
rralla për bektashizmin, sipas
rendit alfabetik
të autorëve, ose të
vendeve,
lidhur me këtë sekt.
Ahmetaj
Dede, Ahmet Myftar, nga Brataj i Vlorës, kryegjysh Botëror i Bektashinjve, përkthyes i mjaft librave
nga arabishtja dhe turqishtja për bektashizmin.
Ahmetaj...Rreth 10 vite ishte internuar dhe vazhdimisht i
përndjekur nga regjimi komunist gjer sa vdiq më 1980. I dekoruar me
medaljen ,,Pishtar i Demokracisë,, (Fjalori enc.shq., Tiranë, 2008, f 27.)
Ahmet
Zogu, bekim nga një baba bektashi!. Thuhet se, në një rast, familjen e tij, kishte vizitur një baba bektashi,
i cili, i kënaqur nga mikëpritja e përzemërt, kishte urruar mbarësi dhe sukses
në atë familje, gjë që, sipas disave, edhe u realizua, sepse, Zogu u bë mbret.!
(shenja është e imja, kuptohet pse?)
Ahmet
Zogu...Këtë urratë, nuk e harroi!, prandaj, jo rastësisht, Melçanin
e Shqipërisë, më 1930 e bëri qendër të bektashizmit, kurse dy
motrat e tij Ruhijen dhe Nafijen, i varrosi në parkun e mrekullueshëm të Teqesë
bek tashiane në Kajro,
Ahmet
Zogu...të cilave, më vonë, iu
ngriti edhe një mauzole. Përndryshe që ai ishte bektashi, veç të tjerëve, ka
shkruar edhe shkencëtari Nathaly Clayer, (“Faktit”, 18 gusht, 2001).
Ali Pashë
Tepelena, myhyp bektashi. Këtë e shkruan studijuesi i
posacituar, Nathaly Cleyer, kurse disa të tjerë thonë që në fillim, Aliu, ishte synit, pastaj u bë shihit-bektashi,
kurse më vonë, paralajmëronte se
Ali
Pashë...do bëhet krishter dhe do ta
ndrojë emrin në Aleksandër,sepse e ndjente veten për pasardhës të Lekës së
Madh. Thuhet gjithashtu se mbi pllakën e varrit të tij, ka patur një tyxh
bektashian. Thuhet se kishte prejardhje
nga një familje dervishësh.
Ali Pashë
Tepelena, kishte përkrahje të madhe
nga bektashinjtë kundër armikut të përbashkët- sulltanit. Mitat Frashëri
shkruan: “Shqipëria e Ali Pashës dhe Bektashizma, duke patur një armik të
përbashkët, bënë një aleancë të përjetshme midis tyre,,.
Ali Pashë
Tepelena...Nuk ishte gjë e rastit që
kokën e tij të prerë e kishte vendosur në
vend të përshtatshëm një bektashi i Stambollit, duke shkruar edhe tekst
me fjalë të zgjedhura për biografinë e tij.
Ali Pashë
Tepelena, ishte zot edhe i Prespës
të kësaj ane, kështu që atyre që e
përkrahën në luftën e tij, si shpërblim, u fali çifligje, duke i shëndruar në
bejlerë. Fjala është për familjet bektashiane
të Prespës, të cilat lojtën rol
të madh në ngjalljen dhe forcimin e vetëdijes kombëtare tek shqiptarët jobektashin,
Ali Pashë
Tepelena... një pjesë e mirë e të
cilëve ishin duke u turqizuar. Lidhur me kontributin e bektashinjëve të Prespës në emancipimin e popullatës tjetër, një luftëtar
i kësaj ane i quajtur Sllavejko Arsov, 100 e ca vjet më parë, në kujtimet e tij, ka
shkruar:
Ali Pashë
Tepelena...,,Familjet bektashiane të Prepës
janë tepër të emnacipuara, komunikimi me to është fare i lirë, sepse gratë nuk
fshihen nga burrat e huaj dhe nuk mbajnë ferexhe si gratë e tjera muslimane,,
etj.
Baba
Alushi. Ky, Abdyl Frashërit, kalin
e vet, ia kishte dhuruar, për të shkuarnë Prizren, thuhet në literaturën
historike dhe shtohet se ,,Po të mos ishte ky baba bektashi, nuk do të
realizohej dot ideali i Abdyl Frashërit
për Lidhjen e Prizrenit,,
Baba
Alushi... Populli i ka thurur
këngën,,Kush do Shqipërinë, kush, i miri Baba Alush, nuk vdiq, po shkon e
rron, dhe së largu na vështron. Na vështron
e na thërret, punoni për Mëmëdhet, cili është bektashi, punon për
Shqipëri,,.
Baba
Emini, Teqesë së Tetovës, Ja ktheu
pronat e uzurpuara dhe nga të hollat e dhuruara, e furnizoi me 15 dyqane në
Tetovë, dhe me 1
han në Shkup (Sulli Hanin).
Baba
Fetahu. Ky patriot i shquar nga ana
e Skraparit, pak ditë pas Lidhjes së
Prizrenit, kishte marrë në portën e Teqesë së Backës gurin e
gdhëndur me shqiponjën dy krenare, duke e mbajtur në dorë dhe duke i thënë
popullsisë se ,,ky zog një ditë do të jetë flamuri i Shqipërisë’’.
Baba
Meleqi (Shemberdhenji). Ai, veç
tjerash, përmendet edhe si pjesëmarrës në Kongresin e Alfabetit në Manastir.
Një kohë ka vepruar edhe në Teqenë e njohur të Kajros, në Egjipt, ku paska
skalitur një shqiponjë në gur, gjë që flet mjaft për patriotiumion e tij, të
cilin ai e ka shprehur edhe përmes disa
vjershave,
Baba
Meleqi... të cilat, për të mos e
ngarkuar faqen pa nevojë, nuk i prezantoj në strofa. Kështu, për gjuhën shqipe,
ka shkruar: Këtë gjuhë të bekuar, kush
ja dha Shqipërisë, është lule e bekuar, e krijuar prej Perëndisë. Ndërsa për
Shqipërinë ka thënë:
Baba
Meleqi...Tinzarët po më ndjekin, unë
s kursej vetvenë, sikur në zjarr të më pjekin,
se harroj dot Mëmëdhenë. Vdekja për Mëmëdhenë, trimit s ja trëmb dot
synë, prindët tanë atje ku qenë, është tërë vendi ynë. Në fund, vetes i thotë:
Baba
Meleqi...Mos u tremb moj zemra ime,
vetëm lutju Perëndisë, po qendro e bëhu trime, gjallë do t i vesh Shqipërisë.
Mesazhi i tij, që, deridiku, vlen edhe për sot, ishte: Mos rini kështu të fjetur, po të marrim
lirinë, se kjo punë s’ka të vdekur, të ndriçojmë Shqipërinë.
Baba
Rexhepi. Kolos i bektashizmit dhe
apostull i shqiptarizmit. Për t’i shpëtuar ndjekjeve komunaliste, si nacionalist ose ballist, ishte
i detyruar të largohet nga vendlindja e tij, Gjirokastra dhe nga atdheu, duke u
vendosur në vende të ndryshme e si emigrant në Siri, Egjipt dhe në fund më 1952
Detroit të SHBA, ku, më 1954, themeloi teqenë bektashiane.
Baba Rexhepi…Për këtë fitoi
dekoratën e posaçme e dhënë nga
ana e Guvernatorit të shtetit Miçigan të SHBA, kurse presidenti Sali Berisha
e dekoroi me Urdhërin e Flamurit. Vdiq
në 10 gusht 1995, pra pas 43 vjet në shërbim të fesë dhe kombit të vet.
Baba Seid
Dedeja dhe Ferik Çaushi. Ky i dyti kishte urdhër të të digjte Teqenë e Haxhi Bektashit, prandaj
kërkoi të dilte babai përjashta që t’i vinte zjarrin. Babaj, nuk e kundërshtoi
fare, duke i thënë:
Baba Seid…Ti ke urdhër nga sulltani dhe duhet ta zbatosh,
kurse unë kam urdhër nga Zoti, që ta ruaj këtë tempull të tij. Ferik Çaushi,
kur dëgjoi këto fjalë kaqë të qëlluara, nuk pati guxim të kryejë detyrën e
sulltanit, por, sa për të arësyetuar veten, dogji një objekt tjetër aty pranë,
pa shkakëtuar ndonjë dëm të madh.
Babaj i
Krujës dhe fshatarët e prapambetur. Përpara rreth 100 vjet kishte blerë në Triestë
një makinë bujqësore aqë moderne sa që fshatarët e rrethinës u trëmbën
dhe e shkatëruan, duke menduar se është vepër e
shejtanit. Kjo flet se sa të përparuar ishin bektashinjtë dhe sa të
tjerët,thuhet në literaturën bektashiane.
Bektashizmi.
Dallimet midis bektashinjëve dhe sunitëve. Në lidhje me këtë, në javoren Arena, nr.19. 2010,
veç tjerash, thuhet se bektashinjtë kanë kryegjyshatën me seli në Tiranë, kurse
sunitët nuk kanë qendër të tillë. Teqeja bektashiane qendron e hapur 24 orë,
kurse xhamija jo, sepse babaj jeton në
teqe, kurse ai i synitëve në shtëpi private pranë familjes...
Bektashizmi...Gradat te
klerikët bektashian janë: Kryegjysh ose Dede, Baba, dervish etj, kurse te sunitët Ul-ema, Myfti, Imam, Hoxhë, Hafiz,
Myezin.Uniforma te kleriku bektashian e
bardhë, kurse te ai synit e zezë.
Bektashizmi…Kësula te 4 kleriku bektashian e bardhë me cohë
jeshile, kurse te syniti-Çallmë e kuqërremtë, e mbështjellur me cohë të bardhë.
Gjatë faljes bektashianët nuk ia kthejnë shpinën besimtarëve,kurse synitët rinë
prapa hoxhës.
Bektashizmi...Bektashianët i drejtohen të 4 anëve, sepse
besojnë që Zoti është kudo,kurse syniet vetëm drejt lindjes-Qabesë.Dhe dallimi
i fundit: bektashianët finasnsohen dhe mirëmbahen…
Bektashizmi…nga prona
e Teqesë, si dhe Baballarët dhe dervishët punojnë gjatë ditës, kurse synitët nga pagesa e anëtarësisë të cakuar nga BFIM për besimtarët e Maqedonisë (Arena,19, 2010-Evuis Halili)
Bektashizmi,
Petku fetar. Në revistën ose fletushkën
,,Zëri I Bektashizmës,, Detroit, viti i
dytë , nr. 1, thuhet: Petku bektashian
është simboll kujtimi, i mbetur
qysh prej kohrave të profetit Adam dhe u
respektua edhe nga profeti Muhamed, të cilit
i ishte komunikuar nga ana e engjëllit
xhebrail natën e Miraxhit.
Profeti Muhamed këtë dhuratë hyjnore ia veshi dhe ia la amanet të madhit Ali,
përmes një ceremonie të posaçme.
Bektashizmi,
Petku fetar…Prej të madhit Ali, e trashëguan Imam Hasani, Iman Hyseni dhe të gjithë imamët e tjerë, dorë pas dore, deri sa erdhi tek
Piri ynë Haxhi Bektashi i shenjtë,,.
Përndryshe, Petku në fjalë, sipas të njëjtës literaturë,
Bektashizmi,
Petku fetar…përbëhet prej Taxhit, që
përmban 4 pjesë të ngjitura që simbolizojnë hyrjet (dyert), pastaj vjen
Hirkaja- mbulesa e trupit prej qafës deri te nyja e këmbës, Qemeri, brezi i leshtë
që lidhet në mes dhe që vinte nga
Hazret Aliu, i cili ua kishte lidhur 17
besnikëve të tij: Imam Hasanit, Imam Hysenit e të tjerëve.
Bektashizmi.
Agjerimi, Matemi te bektashianët.
Hirësia e Tij, Baba Tahir Emini, ka
shkruar: ”Ju përciell urata dhe bekime të gjithë besimtarëve bektashianë dhe të
tjerëve që e respektojnë këtë agjerim, duke u dëshiruar bashkim të plotë me
sakrificën më të madhe në botë që është flijimi i Imam Hysenit, nipit të
Profetit të madh Muhamedit dhe
Bektashizmi...72 dëshmorëve të Qerbelasë që ranë në fushën e
nderit për të mbrojtur drejtësinë, dinjitetin, moralin dhe besimin ndaj të
vetmit Zot të madh, Familjen e shenjtë Profetike dhe rrugën e 12 imamëve të
vërtetë që ishin jes Profetike.
Bektashizmi...Komuniteti Bektashian si gjithmonë i udhëzon
të gjithë besimtarët dhe klerikët që brenda ditëve të Matemit të jenë më afër
të gjithë atyre që e sakrifikuan jetën e vet për idealin e lartë moral dhe
fisnik për rrugëne vërtetë të besimit, duke respektuar normat dhe parimet që
lidhen me këtë agjerim.
Bllaca e Pollogut-Teqeja. Emri i këtij fshati njihet edhe sipas Teqesë së atjeshme
të cilën disa herë e kishte vizituar edhe Abdyl Frashëri. “Babaj i kësaj
teqeje-shkruan Eugen Shehu, në veprën madhore të tij “Maqedonia shqiptare”, f.
39 “duke njohur bëmat e Frashërinjëve, por edhe misionin atdhetar të Teqesë së
Frashërit, mundi të bindë mjaft bektashinj të zotë të atyre anëve, që të ulin
armët ndaj njëri-tjetrit e t’i mbanin gati kur t’u hynte hasmi në vatra”.
Brodi,
Tyrbja dhe Teqeja bektashiane. Në literturën historike thuhet se
,,Në Brod është ndërtuar një
Tyrbe ku shkojnë të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë ndihmë për të shëruar
ndonjë nga smundjet e shumta shpirtërore…
Brodi…Kjo Tyrbe është ngritur mbi varrin e të shenjtit
Hidër Baba, i cili në misionin e tij të
shenjtë, ka arritur që të ngrejë Teqenë në Brod, qytezë në jug të
Kërçovës...,,.
Budapesti.
Në këtë kryeqytet të Hungarisë,
Sari Salltëku, ngriti Teqenë e parë bektashiane në Ballkan,
theksohet në literaturën e këtij sekti mysliman.
Dervish
Hima, emri. Ky patriot i Ohrit këtë emër
e mban për shkak se vishej si dervish dhe si i tillë strehohej
nëpër teqetë e bektshianëve të cilët i
adhuronte pa masë. Frymëzimin e
vet patriotik e ka fituar pikërisht nëpër ato Teqe, nga baballarët e tyre, por
më tepër nga Naim Frashëri, si dhe në
Teqenë e Tetovës.
Durbalia e
Greqisë, Teqeja bektashiane. Shahin Kolonja, dhëndri i Naim Frashërit,
shkruan se në atë teqe ,,100 shqiptarë shkonin, 200
vinin, 20-30 deshë, therreshin në ditë. Atje mund të gjenje çdo ditë
plot njerës të varfër e të papunë që, hanin, pinin falas…,,
Durbalia. Kënga, thotë: ,,Të keqen, o Durbali, me
dervishët që nxjerr ti, i dërgon në Shqipëri, bën shqiptarët bektashi të
punojnë për kombtari,,.
Figura më
të shquara bektashiane janë: Skenderbeu, Ali pashë
Tepelena, Ismail Qemali, Ahme t Zogu etj. Mos flasim për Frashërinjtë
dhe Butkallinjtë, siç ishte Sali Butka ,,legjendë e Kolonjës etj.
Frashër,
Teqeja bektashine.. Këtë e ka themeluar Tahir Skenderasi, i
njohur edhe si Tahir Babai ose Tahir Dedeja, në v.1815. Këtë punë e ka bërë
pasi ka shkuar në haxhillëk dhe Frashër...në vende të ndryshme ku
përfitoi doktrinën bektashiane, të cilën
pastaj e përhapi edhe në Shqipëri, përmes Teqesë në fjalë, e cila u shëndrua në
çerdhe kombëtare, duke falenderuar sisdomos Naim Frashërit.
Frashër,
Teqeja...Parimet e veta fetare,
Tahiri, i përhapi në luftë me islmizmin synit, i cili nuk njihte barazinë midis
shqiptarëve të feve të ndryshme, nuk e trajtonte Shqipërinë si Atdhe të tyre të veçantë dhe nuk lejonte
shkrimin e gjuhës së tyre amtare.Vdiq në v.1834 ose 1835 dhe u varros në një
tyrbe pranë Teqesë së tij, thuhet në një tekst të internetit.
“Harabati”
Teqe e Tetovës, pasuria. Eugen Shehu, shkruan se kjo Teqe
bektashiane, dispononte me 1000 hektarë tokë të punuar, por e konfiskuar dhe e banuar me
malazezë. Lëxo poshtë te T-ja, Teqeja e Tetovës.
Haxhi Ali
Haki Babaj. Thuhet se me dorën e vet kishte
veshur ose bekuar 40 dervishë, kishte kurorëzur 12 baballarë, kurse
me vete kishte 2.000 dervishë aktivë.,,Teqenë e tij e kishte shëndruar në
çerdhe për përhapjen e librit shqip,,-theksohet në literaturën bektashiane në të cilën shtohet se qindra njerës ishin
bërë myhypë të tij etj.
Haxhi
Bektashi, themeluesi i bektashizmit. Rridhte nga një derë e lartë fisnike. I jati ishte guvernator i një
territori të madh dhe kur ndërroi jetën
e luti të birin që ta zavendësonte, por ai nuk pranoi, sepse,
Haxhi
Bektashi…ishte shtënë pas fesë të
cilën e përvehtësoi aqë tepër sa që më
1282 themeloi Teqenë e parë bektashiane, dhe sipas të cilit fitoi emrin ky tarikt ose konfesin fetar mysliman. Nëna
e tij quhej Hateme dhe
rridhte nga një familje e shquar të Nishabori.
Haxhi Bektashi dhe Orhan sulltani. Një herë kur duhej të ndahen, sulltani
në fjalë i kishte thënë që i vjen shumë keq që ndahet prej tij, kurse Haxhi
Bektashi i kishte dhënë këtë përgjigje:,, Shpirtërisht me mua po të jesh, edhe
larg të jesh, me mua do jesh, nëse
shpirtërisht me mua nuk je, edhe
pranë meje të jesh, larg meje do jesh,,
Kajro,
Teqeja bektashijane. E themeluar nga Baba Kajguzeri,
në shekullin XIV, në një vend të mrekullueshëm, tepër atraktiv për vizitorët e
tërë botës. Për afirmimin e saj, kontribuan tepër edhe
Kajro...anëtarët e Dinastisë Mbretërore të Mehmet Ali
Pashajt, me origjinë shqiptare, siç ishte Princi Fadil Pashai, i cili
ishte bërë edhe myhyp, Princeza Perlante, e cila Baba Hajdarit, i
kishte lidhur edhe rrogë mujore.
Kajro...Princi
Qemaludini, Baba Lutfinë e merrte me
vete nëpër Evropë si dhe varrin e vet e kishte bërë Tyrbe në këtë Teqe,
gjegjësisht në kopshtin e mrekullueshëm të saj që e kishte ndërtuar me
shpenzimet e veta.
Kajro...E shoqja e tij, Nimeti, si Princezë, pas
vdekjes së të shoqit, me amanetin e tij, çdo muaj dërgonte në Teqe 16 lira
egjiptiane, dy deshë për çdo Bajram dhe të gjitha shpenzimet e ashrit.
Kajro,
Teqeja-çerdhe kombëtare. Sepse në të, kanë vepruar mjaftë baballarë shqiptarë të paisur me ndjenja
të zjarrta kombëtare, si Baba Hajdari, Baba Lutfiu dhe Baba Siriu, i cili nga e keqja që
Naseri mbylli Teqenë, u sëmurë dhe vdiq.
Kajro,
Teqeja... Përndryshe, Siri
Babaj, kubenë e tyrbesë së imam Hysenit e bëri me me 12 terqe, në vend të 4, sa
kishte më parë që mbanin bektashintë në kokë.
Katerina e Greqisë. Teqe bektashiane. Midis Selanikut dhe Kavallës, në
drejtim të Turqisë. Sot ka mbetur vetëm një objekt si gjurmë e rëndësishme e
asaj kohe.
Kruja.
Teqeja e parë në trojet shqiptare. Është ngritur në
malin e këtij qyteti, me emër Teqeja e Sari Sarisalltikut-thuhet
në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të v. 2009, f. 2684.
Margaret
Hasluck. Kjo etnologe angleze, më 1930, ishte
ngjitur në majë të malit impozant të Shqipërisë jugore-Tomorri, në lartësi prej
2416 m, dhe kishte konstatuar se ,,betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se
betimi mbi Ungjill ose Kur’an…
Margaret
Hasluck...Bektashinjtë që kanë
përvetësuar të paktën një shekull e ca më parë kultin e Tomorrit, e organizojnë
pelegrinazhin në majë të tij po më 15 gusht të çdo viti...Ata i besojnë
gojëdhënës se Haxhi Babai, duke parë pelegrinë që ngjiteshin në Tomorr çdo mes
gushti për t’iu falur një hyjnie pagane, shkoi në Qerbela, mori një dorë dhe
nga varri i vërtetë i Margaret Hasluck... Abas Aliut, e hodhi në majë të
Tomorrit dhe e konsakroi atë si varrin e dytë të shenjtorit...Kështu kulti i
Tomorrit u shëndrrua në kultin e malit ku ka selinë perëndia e lashtë e
shqiptarëve. “Shqiptarët e Moçëm-shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri,
-besoninë Hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë”.
Melçan i
Korçës. Ahmet Zogu, më 1930,
siçthamë, e bën qendër të bektashizmit.
Moikom
Zeqo: ’’Bektshianët kanë qenë
atdhetarë nga më të shkëlqyerit në të gjitha kohët...,, (M.Z.Bektashizmi
dhe shqiptarizmi, Tetovë, 2002).
Muharrem
Babaj, i ka caktuar eme Teqesë
bektashiane ,,Hidër Babaj,, në Brod të Kërçovës. Ishte nga Giirokastra,
kurse në Teqenë e Durbalisë ka punuar 22 vjet, 1845-1867, gjer sa vdiq.
Naim
Frashëri: Bektashianët duan njësoj
tërë njerëzit e botës, por më tepër e duanë Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët.,,Besa
jonë është një fjalë, dhe ajo fjalë sështë çalë, është fjalë e Perëndisë,që i
duhet njerëzisë. Nuk është fjalë e kotë, bëj mirë, mos bëj keq-thotë.
Naim
Frashëri...Bektashianët duanë çdo
popull si shpirtin e vet, por më tepër duanë Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët-shkruan
Naimi dhe këtë e arësyeton në këtë mënyrë: Gjithë njerëzit që janë, vëllezër
janë të tërë, një mëmë, një at kanë, nga një baltë janë bërë.
Naim
Frashëri, “Qerbelaja,, Në literaturën historike thuhet: “Kryeideja e “Qerbelasë”, si një legjendë
islamike bektashiane, është ajo e ndeshjes së të mirës me të keqen, triumfi i
të parës mbi të dytën...kjo vepër, në esencë, paraqet luftën e drejtë njerëzore
për të mbrojtur di-njitetin, besimin, atdheun, Kombin në veçanti, lirinë,
drejtësinë, të vërtetën, etj.
Naim
Frashëri, në veprën ,,Qerbelaja,,:“O vëllezër shqipëtarë, pa qasuni duke qarë, dhe
mbani zi këtë ditë, t’u zbresë nga Zoti dritë. Pa kujtoni Qerbelanë, gjithë
zotrinjtë tanë, Zoti i Madh për Qerbelanë, për Hysenë e për Hasanë, për ata të
dymbëdhjetë, që hoqnë aq keq në jetë, për gjithë ato mundime, për gashërimenë
time,
Naim
Frashëri në veprën ,,Qerbelaja,,... Shqipërinë mos e lërë, të prishet e të bjerë, po
të jetë gjallë për jetë, gjithë ç’i duhet ta ketë, të rronjë e të mbretëronjë,
të jetë lule e zonjë, fali të vetëm uratë, që të jetë-jetë gjatë.
Nakoleci i
Prespës, Teqeja bektashiane. Njëqind e ca vite më parë, aty ka ardhur një dervish nga Shqipëria, ku
edhe ka ndruar jetën. Në një rast, lumi i fshatit, ka zhdukur çdo gjë përpara,
përveç varrit të dervishit në fjalë. Prandaj, prej ati momenti, ky
varr njihet si i shenjtë.
Nakoleci i
Prespës ...Para disa vitesh, një
kurbetçi i këti fshati, me ndihmën financiale të kurbetçinjëve të Prespës si
dhe me ndihmën gratis profesionale të
arkitektit shqiptar nga Manastiri (djali i autorit të këti shkrimi)
varrë në fjalë e shëndruan në objekt
madhështor, i cili, pas atij të Nijazibeut në Resnjë, është më atraktiv
jo vetëm në Prespë por edhe më gjerë.
Papë Pali II, sipas Baba Mondit, ka thënë: ,,Po të mos ishin bektashinjtë, nuk
do kishte Shqipëri,,! (shenja është e imja)
Qerbelaja
dhe kujtimi i saj nga bektashinjtë. Beteja në Qerbela, afër Bagdadit, aty nga fundi shekullit VII,
është nga ngjarjet më tronditëse në historinë islame. Aty u ballafaquan të dy
palët e kundërta që deshin të zënë fronin e kalifit, të qëndronin në krye të
shtetit.
Qerbelaja...Ithtarët e Mavies dhe Jezitit që kishin uzurpuar
pushtetin, aty, vranë nipin e Muhamedit-Imam Hysenë, djalin e Hazret Aliut,
edhe atë në mënyrë më barbare, duke e lënë me buzë të thatë dhe pa ujë në pikë
të vapës të gushtit-thuhet në literaturën bektashiane dhe shtohet
Qerbelaja...se Imam Hyseni ka luftuar heroikisht gjer në
pikën e fundit të gjakut dhe se në Qerbela kishin renë edhe 72 dëshmorë të
tjerë”burra nga fetarët më të pastër”,si dhe ishin masakruar foshnja, gra dhe
fëmijë.
Qerbelaja...Thuhet gjithashtu se Mavia, i sëmurrë për
pushtet,bëri çmos që të zhdukë familjen e Hazret Aliut dhe të vendosë në krye
djalin e vet Jezitin. Për t’ia mbrirë qëlimit,Mavia çpiku lajmin se kalifatin
Osman që ishte në krye të shtetit e ka vrarë Aliu me njerëzit e tij, gjë që i
shërbeu si pretekst të caktojë një njeri i cili vrau Aliun duke shërbyer brënda
në xhami.
Qerbelaja...O.Kolaj, në lidhje me këtë krim shkruan se Aliu ”e ndjeu therrjen, por vazhdoi të
falet me buzëqeshje, pa urejtje dhe i qetë, pas pak momenteve, në çastin që
përputhej me lindjen e tij, duke ndruar jetë ditën e premte”. Mavia më pas
helmoi edhe Imam Hasanin, djalin e Hz. Aliut.
Qerbelaja... Në literaturën bektashiane thuhet se ”Mavia
kishte devijuar fare nga filozofia fetare e Muhamedit dhe bënte jetë luksoze,
jetë “mbreti”, ndërsa i biri itij Jeziti paska qënë edhe më kriminel se
i jati. Ky, në realitet, masakroi Imam Hysenin dhe niprat e tjerë të Muhamedit,
Qerbelaja...kokët e të cilëve, të prera, i ka vendosur nëpër
qytete të ndëryshme për t’ua futur frikën në palcë kundërshtarëve të vet. Ai i
paska vënë zjarrë edhe Qabesë së shenjtë.Thuhet gjithashtu se ka qënë pijanec i
madh dhe çdo natë ka shkuar në kafene duke mbajtur pas një majmun me veshje
grandioze.
Qerbelaja... Në shenjë respekti dhe kujtimi për të tëra këto
krime të bëra ndaj familjes së Hazret Aliut, bektashinjtë mbajnë Matemin, që do
të thotë mbajnë zi, duke mos vënë as një pikë ujë në gojë 10 ditë me rradhë,
por duke e zavëndësuar atë me lëngje të ndryshme, si dhe nuk bëjnë martesa dhe
ceremoni të tjera gazmore.
Qerbelaja...Në literaturën bektashiane thuhet se ”Matemi i
përkushtohet Imam Hysenit,nipit të Profetit Muhamed” dhe se ”ky është një
agjërim përkushtimi i veçantë i bektashinjve,alevinjve dhe tarikateve të
tjera”. Qerbelaja...Më pas shtohet se kjo bëhet për hir të luftës së
dëshmorve që u martirizuan në atë luftë për të ruajtur pastërtinë dhe
paprekshmërinë e traditës të familjes profetike si udhërrëfim i vërtetë islam.
Qerbelaja...Në të njëjtën literaturë theksohet se ”Lufta e Qerbelasë, na la mesazh të
përjetshëm për të parë dhe dalluar të vërtetën nga gënjeshtra, dashurinë nga
urrejtja, drejtësinë nga padrejtësia e të tjera principe fetare e njerëzore
udhëzimeve profetike dhe mëkëmbësve të tyre për të ruajtur paqen, tolerancën
dhe dashurinë njerëzore”,etj.
Qerbelaja...Bektashinjtë, përmes festës së Matemit,
respektojnë edhe porosinë e Naim Frashërit i cili në veprën e tij ”Qerbelaja”,
shkruan:”O vëllezër shqiptarë, pa qasuni duke qarë, mbani zi këtë ditë,t’u
zbresë nga Zoti dritë. Kujtoni Qerbelanë, gjithë Zotrinjtë tanë, Hysenë e Hasnë
ata të dymbëdhjetë, që hoqnë aqë keq në jetë”.
Roberto Morako de la Roka, shkruan: Shqipëria mund të ecte përpara vetëm nëse tërë
muslimanët përqafonin bektashizmin. (R.M. de la Roka, Kombësia dhe
feja,Tiranë, 1994).
Sari Salltëku. Në literaturën bektashiane thuhet se ky
dervish i shekullit XIV, në Shqipëri ka
erdhur nga Korfuzi, për të përhapur aty
bektashizmin dhe se ,, u mahnit tepër me zgjuarësinë dhe fillozofinë e bashkëbiseduesit të tij, prandaj dhe me
dëshirë të madhe qe pajtuar
me propiozimim e tij që të vinte në Ballkan, për të përhapur tarikatin
në fjalë.
Sari Salltëku. Kështu, gjatë shekullit XIII, Sari Salltëku
vizitoi mjaft vende të gadishullit në fjalë, kuptohet edhe në Maqedoni, siç,
ishin Shkupi, Ohri etj.Në manastirin e
,,Shën Naumit,, karshi Pogradecit, fjala vjen, edhe sot e kësaj dite haset emri
Sari Salltëk, i njohur në histori edhe si Spiridon i shenjtë.
Skenderbeu, bektashizmin e kishte përqafuar qysh si peng në
oborrin e sulltanit dhe i cili, siç dihet, një numër të madh të betejave të
tij, i zhvilloi edhe në Maqedoni, posaçërisht në ato vende të njohura si troje iliro-shqiptare.
Skenderbeu...Për këtë, veç tjerash, dëshmon edhe fakti që
pas vdekjes të tij, në disa fshatra të rrethit të Strugës ishin paraqitur
dervishë bektashinj, të cilët, kuptohet, përhapnin tarikatin në fjalë.
Shemimi
Babaj, vdekja. Ky Baba, një kohë,
ka shërbyer edhe në Teqenë e Qypërlisë, Velezit të sotëm, në Maqedoni, bashkë
me Hatem Hajdar Babanë. Në një bisedë, i pari paska shprehur dëshirën që të
vdiste si Imam Hyseni, kurse i dyti, si Imam Hasani, i helmuar. Dhe, për
çudi, njëri u vra me plumb e tjetri u
helmua.
Shemimi...rrinte në dritare..duke lexuar librin kushtuar
Qerbelasë, aty ku bëhej fjalë për vrasjen e Imam Hysenit. Në atë moment, u
qëllua nga jashtë me dy plumba, që e goditën në
krahnor. Dy pikat e gjakut i ranë në faqen e librit që ishte duke
lexuar.
Shemimi...Ky libër rruhej me kujdes të madh derinë kohët e
vona në Teqenë e Asim Babajt,në Gjirokastër’’-thuhet në historinë bektashiane
dhe shtohe se edhe Hatem Hajdar Babaj, vdiq siç dëshironte, i helmuar nga
armiqt e bektasizmit dhe të dy kanë tyrbet e tyre në Krujë, i pari në Teqenë e
Fushë Krujës kurse i dyti në fshatin Gjorm.
Shqiponja. Bektashianët e kanë shpikur formën e shqiponjës me pëllëmbët
e duarëve nën gjoks, thuhet në INA, 24.
06. 2018, ku është vendosur edhe fotografia origjinale: Një grup
bektashinjës, duke bërë këtë shenjë,
mjaft aktuale kohëve të fundit. Se sa kjo dëshmon patriotizmin e bektashinjëve,
nuk do sqarim tjetër.
Teqeja, e
Tetovës, historia e ndërtimit. Në literaturën historike thuhet: ,,Nismëtari i kësaj Teqeje, quhej Sersem i shek.15, i lindur në Tetovë, një kohë Vezir (kryeministër) i Perandorisë pastaj edhe kryegjysh botëror i bektashianëve
në Anadoll. Malli për vendlindjen e bëri që të lërë në Tetovë këtë
Teqe...të cilën filloi
ta ndërtojë por nuk
arriti ta përfundojë. Para vdekjes la
një amanet ose testament ku thotë: “Të shitet e gjithë pasuria ime dhe
të kompletohet teqeja e filluar,,.
Amanetin e tij e plotëson Mehmet Arabati Baba, prandaj dhe kjo teqe mban emrin
e tij. Ndërtimi zgjati 8 vjet.
Teqeja-çerdhe
kombëtare. Ajo, rol të madh lojti
sidomos në Kryengritjen Dervish Carrës, shtabi i së cilës ishte vendosur pikërisht aty, në Lidhjen e
Prizrenit, në pavarësinë e Shqipërisë, si dhe në luftën heroike të
UÇK-së.
Tomorr,
Teqeja bektashiane, 1916. Kënga thotë: ’’Korriku njëzet e tetë, mbi Tomorr një flakë ndriti, Dervish
Iljazi i vërtetë, në Kulmak teqenë
ngriti,,.Vit për vit, më 20 të gushtit,
njerëzit, aty, grumbullohen, njëri me tjetrin, shoqërrohen, Çukën e Tomorrit,
një orë e gjysmë afër Teqesë, e vizitojnë, varrin e themeluesit dhe altarin e Abaz Aliut,
e shikojnë.
Tomori,
Baba Tomorr, Mali i shenjtë i perëndive. Çajupi, shkruan: O shqipëtarë të gjorë,
ndëgjoni Baba Tomorrë: Kombi Juaj s vete mbarë, se besët u kanë ndarë. Besa e
bashkon njerinë, Ju pse e ndani Perëndinë? Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë
një Perëndi kanë,. Ini një gjak o të
mjerë, se ndë një vend kini lerë. Ini gjithë Shqipëtarë, s ini Grekë as
Tartarë. Mblidhuni të bëni benë, të kujtoni Skenderbenë.
Ps. Një shënim për relaksim. E kam dëgjuar
nga një inteletual, mjaft i njohur i
Shqipërisë, emrin e të cilit, për respekt,
nuk e bëj publik, sepse tregimin e tij e konsiderova si shaka: Në
Parlamentin shqiptar ishte propozuar që
monedha e shtetit të quhet kolonjar
për shkak të kontributit të madh të tyre në çështjen kombëtare,etj.
Të
gjithë, njëzërit, u pajtuan, përveç deputetit bektashi nga Kolonja, për shkak se, sipas tij, fjala
kolonjar do përdorej në pazar kur të theksohet çmimi i një kafshe etj.Psh: Kjo lopë kishton kaqë kolonjarë etj.etj. Prej
ati momenti ka dalë shprehja ,,Në je bektesh, e merr vesh,, pra njeri i
mençëm.!
Filozofia e bektashizmit
shqiptar, sidomos internacionalizmi i Naim Frashërit, ka qenë një ndër
shkaqet më relevante për tolerancën
fetare në Shqipëri, prandaj edhe kësaj veçantie, i kam kushtuar tekst të
posaçëm, gati për botim.