Mendime
Reshat Nexhipi: Femra shqiptare, të cilat, kanë afirmuar kombin tonë brenda dhe jashtë atdheut
E hene, 08.03.2021, 10:00 PM
Rast: 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave
Femra shqiptare, të
cilat, kanë afirmuar kombin tonë brenda dhe jashtë atdheut
Nga
Reshat Nexhipi
Dy fjalë për datën
Kjo festë, u vendos, më 1910-tën, në Kopenhagen, gjatë
një mbledhjes së 100 grave socialiste, nga 17 vende të Evropës
dhe SHBA-ve, me pjesëmarrjen e tri
parlamentareve të para femra, nga Finlanda,
nën drejtimin e Klara Cetkinit.
Sqarim
Ky artikull, është pjesë e një fejtonit im voluminoz, me
titull ,,Gruaja iliro-shqiptare nëpër
shekuj, i publikuar në Revistën
pprestigjioze ,,Bota sot,, Frankfurt, mars-prill-maj,1997, kuptohet, me disa shtesa të vogla, pas
këtij viti. Në atë fejton, i cili, siç shihet, zgjati disa muaj,
elaborohet biografia e çdo femre, në detaje, kurse, për hir të kontinuitetit
historik, ishin të përfshira edhe figurat mitologjike të
racës tonë siç është Afërdita
(afron dita-agim), vajzë e ktyezotit-Zevsit (zë, zëri, Zoti), ose
Kleopatra, mbretëreshë e Egjiptit, me origjinë ilire, Olimbia, nëna e Lekës së Madh, e dalë nga dera e mbretit tonë të
shquar-Pirros, etj. Nuk mbeta pa përmendur
dy mbretëreshat Elizabeta të
Anglisë, me gjak shqiptari ose Ajshe
Arnautin të Arabisë, poete me famë botrore, etj. Kësaj rradhe, përqendrohem
vetëm në disa nga ato të fejtonit, kuptohet edhe në ca të tjera të mëvonshme.
Evidentimi
i shënimeve, sipas rendit alfabetik
Adelina
Marku, një nga opinionistet më intelegjente dhe më patriotike në
Maqedoni dhe më gjerë.
Adile
dhe Abibe Zogu. Princesa, motrat e Ahmet Zogut, të
cilat, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, 1939, bashkë me mbretin, erdhën
në Shkup, ku uvendosën një natë te hoteli ,,Bristol,, afër stacionit
hekurudhor.
Adile
dhe Abibe Zogu. Pastaj shkuan në Gostivar, ku kishin dorëzuar 30.000 frënga
shqiptare-rroga mujore për të aratisurit nga ushtria dhe ishin vendosur në
një logor të këtij qyteti, ku kishte më tepër se 5.000 shpirt.
Dr.
Alma Lama ,,Një
nga 50 gratë Lidere të ardhshme të botës,, theksohet në një tekst të këti portali.
Anna
Oksa. Emri original i kësaj femre, është Ilirjana Hoxha, e cila, për t’i shpëtuar regjimit komunist të Enver Hoxhës, me të
notuar, ka kaluar në Itali, ku, me zërin e saj të mrekullueshëm, të filluar
që në moshën 15 vjeçare, u bë e famshme, e njohur si ”Mbretëreshë e muzikës italiane,,.
Arduba,
Gratë e Ardubës. Në këtë vend ndodhi një betejë e
përgjaksme në të cilën ilirët pësuan
disfatë. Me burrat, bashkërisht, kanë luftuar dhe gratë e tyre,
Arduba...të cilat, për të mos rënë në duart e armikut, me fëmijët e vet, një pjesë
e tyre u hodhë në zjarr, kurse
disa në lumin e egër që kishin pranë, thuhet në Historinë
e popullit shqiptar, 8 , Tiranë, 2000, f. 19.
Bajroni për femrën
shqiptare: ,,Ato janë nga më të
bukurat që kam parë në jetë. Mënyra eecjes të tyre, është teatrale...Ato, vetëm një
njeriut ia falin trupin dhe zemrën,,.
Besa
Kastrati. Ngriti Flamurin kuq e zi kundër pushtuesëve
serbë në Kosovë dhe si e tillë mbeti simbole e trimërisë
në historinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe më gjerë.
Brikena
Muharremi, poete, avokate nga Kosova, në vitin 2006 e zgjedhur sekretare
e shoqatës Anglo-shqiptare, e
krijuar më 1912, me iniciativën e Edit Durhamit.
Briseida
Mema, gazetare e shquar e agjensisë Franceze të Lajmeve, fituese e titullit ,,Kalorës,,
caktuar dhe dorëzuar nga presidenti Zhak Shirak, për merita të veçanta në fushën e gazetarisë,
thuhet në një tekst të internetit.
Donika
Kastrioti. Bashkëshorte
e Skënderbeut dhe krahu i djathtë e tij.
Ishte vajza e dytë nga 10 motra sa ishin gjithsejt. Motër kishte
edhe Angjelina Komnenën, e cila u shpall për shenjtore nga ana e
kishës. Pra, dy shqiptare me gjith
Gonxhe Bojaxhiun.
Dhorka
Kovaçi, e vetëdishme për rrezikun, nuk hezitoi të shpëtojë disa
familje hebreje nga ndjekjet naziste.
Elena
Gjika. Kjo shqiptare e Rumanisë, më e
emancipuar në Evropë, e njohur edhe si “Zhan d’Arka Shqiptare, qysh në
moshën 15 vjeçare ka përkthyer në gjermanisht “Iljadën” e Homerit.
Elena
Gjikën, Gariballdi i Italisë, e quante “Motra heroine”, “Ylli i
ndritshëm në qiellin e Rumanisë”,
etj. Ajo
ishte anëtare e disa akademive të
univrsiteteve prestigjoze të botës.
Elena Lukrecia Peshkopia, e shekullit.17,
doktore e parë e filozofisë në botë, njofton Edi Shukriu.
Elena
Qirici, korçare. Shqiptarja e parë e kinemasë në Holivud.
Në v. 1965
martohet me Gerard Ford, djalin e presidentit të mëvonshëm të Amerikës. Se sa
një martesë e tillë, forconte miqësinë amerikano-shqiptare dhe afirmonte kombin
tone, nuk ka nevojë për sqarim.
Elvira
Dones. Dursake, e dënuarme burg nga ana e diktaturës, në vitet 1988-2004
jetoi në Zvicër, ku punoi gazetare në
televizion, autore e disa dokumentareve etj. Pas v.2004, shkoi në Sh.B.A, ku vazhdoi me afirmimin e çështjes kombëtare,
etj.
Fanoli, për femrat
shqiptare: Edhe gratë e Shqipërisë, tëra me
foshnjat në sisë, sicila ishte mbretëreshë, e bukur si pëllumbe shë. Si burrat
edhe gratë, ishin trime, me shpatë.
Fanoli...Vajzave mes-hollë, u kuq faqja si mollë, dorën si argjendi, se hiqte, nga
avëlmendi. Çdo gjë, që duhej në jetë, i bënte, të tëra vetë. Ajo, filli vetë, shkonte, njeri se shikonte, ose, t ’a trazonte. Në flori ngarkuar të
shkonje, asgjë, nuk pësonje,,.
Fatmire
Feka. Në “Faktin” e 13. 02. 2007, qëndron mbititulli “Kosovarja
e nominuar për çmimin Nobel të Paqes”, titulli ,,Fatmire Feka, humanistja e
re e botës” kurse në javoren
Arena, 19, 2010, qendron
shkrimi me mbititull ,,Shqiptarja
që po mahnit botën,, dhe se u zgjodh si një nga ,,1000 Gratë e
Paqes në mbarë globin, etj.
Fekrie
Selimi. Gazetari i njohur,
Safet Hyseni, në “Faktin”e 1 prillit, 2006, prezenton shkrimin me mbititull
“Fekrie Selimi, shkencëtare me famë ndërkombëtare”, duke theksuar se kjo femër
titullin m-r i biologjisë fiton në moshën 21 vjeçare,
Fekrie
Selimi...kurse titullin doktor i biologjisë e fiton në moshën 25
vjeçare. Përndryshe, bursën për doktoraturë ia kish ndarë Universiteti i Parisit.
Femra
të pushkës, ose trimëresha, sipas alfabetit: Arieta Shabani nga Kumanova, Ibe Palikuqa,
dibrane, Nora e Hotit, Nora e Kelmendit, Sulltana Qafa, Shote Galica, Tringë Smilja e
Grudës, Xhevë Lladrovci, etj.
Femrat
shqiptare, pjesëmarrëse në UÇK: Rajmonda Maleçka,
nga Tirana, e cila kishte prerë flokët për t’u dukur si djalë dhe kishte
marrë pjesë në UÇK-thuhet në një tekst të internetit në të cilin përmendet edhe
Femrat...Teuta Kamberi-Llalla, profesoreshë e gjuhës
shqipe në gjimnazin e Tetovës, si dhe Shefqete Gosalci, nga Prishtina.
Ferizai,
1912. Sipas gazetës “Reichsport”
gratë e këtij qyteti, bashkë me burrat, kishin treguar trimëri të madhe kundër ushtrisë serbe, dhe se lufta kishte zgjatur 24 orë pa ndërprerë.
Ferizai,
1912...Njëra nga ato, mbasi ia kishin vrarë burrin, ia kishte
rrëmbyer pushkën një oficerit serb dhe kishte vrarë 5 ushtarë të tij. Në
Ferizaj, atëhere u vranë 1.200 shqiptarë.
Flora Brovina. U dënua me 12 vjet burg, por qendroi vetëm disa
muaj. Në histori ka hyrë si „Peng më i shtrenjtë i Sërbisë nga Kosova“.
Flora
Muharremi, nga Gostivari, si pjesëamarrëse në
demonstratat e v. 1968, qe dënuar me 3
vjet burg të rëndë (Arena, nr. 36- Qerim Lita).
Florentinë
Boci. Baki Ymeri,nga Bukureshti, ngre lart
patriotizmen e kësaj shqiptare nga Rumunia.
Fransoa
Pukëveli. Konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës, gratë toske, për nga bukuria, i krahasonte
me perëndeshat të lashtësisë
(Aristidh Kola: Arvanitët..f. 245).
Dibra,
1937. Një grup femrash
të këtij qyteti, i kishin dërguar protest bashkëshortes së Aleksandar
Karagjorgjeviçit-Maries, duke kërkuar prej saj të merrte masa të nevojshme në
lishje me emancipimin e gruas shqiptare
etj.
Ganimete
Tërbeshi, nga Gjakova,e varur në litar bashkë me 9 të tjerë, më 30 gusht,1944.
Kënga për të thotë: T’dy
anmiku na ka vra. Nuk i vranë me top,
po na i varën në konop”.
Gëzime
Starova. ,,Rrallë ka femër me biografi të pastër në profesionin e
saj, si kjo bashkëshorte e akademikut të shquar,, thuhet në një tekst të
internetit, ku shtohet, citoj:
Gëzime
Starova...,,Biografia e saj, do të ishte briliante, sikur kjo
zonjë, kaqë e çmuar, mos bënte gafin e
fundit, i cili, me të drejtë, u quajt
nepotizëm i paparë gjer më sot,, mbaron citati. (fjala popullote thotë
,,Po shkove pas brumbulliu, dihet se ku përfundon,,).
Gonxhe
Bojaxhiu, edhepse s’ka
bërë ndonjë gjë të veçantë për kombin
e vet, me veprimet e saj humanitare, të pa krahasueshme, si ,,Nënë e tërë
botës,, emrin e kombit tonë, pa
dyshim, e ka ngritur në piedestalin më
të lartë të historisë botrore.
Gjustina
Shkupi. Pjesëmarrëse në Luftën e Spanjës, 1936-1939, kundër
fashizmit, si infermiere.
Igbale
Prishtina, bashkëshortja e Hasan Prishtinës. Në një rast,
derisa i shoqi, duke parë se nuk do të mbetet i gjallë, filloi të shkruajë
testamentin, me të cilin tërë pasurinë që kishte në Shkup dhe në vende të
tjera, ia linte shkollës shqipe, e shoqja,
Igbale
Prishtina...me revole dhe bombë në duar, u
doli përpara atyre që deshin të arestojnë të shoqin, duke iu kërcënuar: “Largohuni, se këtu do lini
kokën tuaj, se kjo shtëpi, nuk ka njerëz që dorëzohen dhe i largoi,,-thuhet në një tekst të
internetit.
Janica
Martinaj, e
njohur si Zhan d, Ark shqiptare, e cila tregoi trimëri të madhe në betejën e Vraninës, 1911. Ajo, në realitet, zuri vendin e babait
të saj të vrarë dhe udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqëve, thuhet në
literaturën historike dhe shtohet se
Janica
Martinaj, përmes asaj beteje, e udhëhequr prej saj, afirmoi tepër
emrin e kombit tonë, kështu që, veç tjerash,
gjë që dëshmohet përveç të tjerave edhe përmes gazetës prestigjioze Nju
Jork Tajms, e cila shkruan për trimërinë
e saj si dhe për veçoritë e kombit tonë.
Kajro,
Mirvete Sula, konsulate e Mbretërisë
Shqiptare në Egjipt, e cila ndihmoi tepër emigrantët politikë të
vendit të saj, kryesisht ballistët, duke i paisur me viza etj.
Kanunit
i Lek Dukagjinit. Vajzat që nuk martoheshin, ishin të
deturuara të visheshin si burra dhe të luftonin me ta kundër ar mikut.
Kaqusha
Jashari. Ka qënë kryetare e kryesisë së Lidhjes Komuniste të
Kosovës, kurse më vonë, kryetare e Partisë Socijaldemokrate të Kosovës.
Kosova,
femra të tjera të njohura, sipas rendit
kronologjik: Alifete Jahjaga,
ish kryetare e Kosovës së
pavarur, Edita Tahiri, Flora Çitaku, Justina Pula, Nekibe
Kelmendi-ministresha të shquara,Vjosa Osmani, kryetare e Kosovës etj.
Kosova.
Emrin e Kosovës, kuptohet dhe të shqiptarëve
nëpërgjithësi, e kanë afirmuar edhe Sihana Badivuku, vioniliste dhe Nexhmie
Pagarushën e njohur si ,,Legjendë
dhe Bilbili i Kosovës,,.
Kosova.
Mos flasim për shqiptaret e kësaj ane që kanë bërë zë
Jashtë vendit, siç është fjala vjen Remzie Sherifi, për të cilën, në një shkrim të v. 2017, qendron titulli ,,Një shqiptare në mesin e 10 femrave në
Skoci,,. Disa, kanë hyrë edhe në litën e Holovudit
Kroaci,
4 vajza shqiptare në frontin kroat. Fjala është për luftën e fundit me Serbinë, kundër së cilës, në anën e Kroacisë luftuan edhe 4 shqiptare, dy nga
të cilat ishin nga Maqedonia, një nga Kosova dhe tjetra ng Presheva.
Kroaci,
4 vajza... Njëra
nga të Maqedonisë quhej Remzije, me origjinë nga fshati Sellarcë e Tetovës. (Arena, nr. 7, 2010-nga
Arben Zeqiri)
Kujtime
Kica, gazetarja më e aftë dhe
më patriotike ee Radio Shkupit,
disa dekadave më parë.
Laura Mersini. Në “Faktin” e 14 tetorit, 2006, theksohet se është e vetmja shqiptare kozmologe
me titull dr. dhe me një profesion të
tillë dhe se që nga janari i 2004-ës, është pedagoge në Universitetin e
North Carolina në SHBA.
Lejla Rasih Dino. Diplomate e
sprovuar nga Çamëria, e cila, në emër të
grave shqiptare u ishte drejtuar autoriteteve botërore për çështjen e trojeve
shqiptare të mbetura jashtë kufive të vitit 1913.
Lejla Rasih Dino , ishte femra e parë që komunikoi me Kryetarin e Koferencës
së Paqes në Paris, pastaj me Vilsonin, lidhur me çështjen tonë kombëtare.
Në Gjenevë të Zvicrës krijoi ,,Komunitetin e Gruas Shqiptare,,
në v.1919, etj.
Lenisa Vangjel. Në një shkrim me titull
”Studentja shqipëtare Lenisa Vangjel nderohet me “Top Honor” në Nju Jork,
veç tjerash thuhet se
Lenisa Vangjel, në Universitetin Amerikan të
Sofjes, Bullgari, ishte renditur në listën e studentëve të shkëlqyer”Deans
List”, ndërsa gjatë konkurimit për në Universitetin në fjalë zuri vëndin e
parë, duke fituar bursë studimi nga USAID.
Lirie
Berisha, bashkëshortja e
Sali Berishës. Gjatë vitit 2009, në Vashington,
ishte shpallur për ,,Grua e Vitit,, që
është çmim ndërkombëtar
Lirie
Gegën, për shkak të patriotizmit të saj dhe kundërshtare e
diktaturës, regjimi komunist, edhepse ishte shtatzane, e dogji me benzin për së gjalli-thuhet në një
tekst të internetit.
M. Huacunthe
Hecquard, shkencëtari
njohur, i cili, ka theksuar se në asnjë vend të botës, femrat, nuk janë më të
respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme, se shqiptaret dhe
se, disa nëna shqiptare, kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet,
M. Huacunthe
Hecquard...pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës me armikun dhe
se vetë ato i kishin kthyer në fushën e betejës. (Mitat Frashëri, “Fati i
Shqipërisë”, f.106)
Mali
i Vashës. Ky vend të Shqipërisë
veri-perëndimore, ka fituar këtë emër për shkak se prej aty vajzat e reja
shqiptare, për të mos rënë në duart e armikut, zireshin dorë për dore dhe
hidheshin në greminë.
Mamica
Kastrioti, motra e
Skenderbeut, e cila ka lojtur rol të rëndësishëm në ngjarjet e kohës, si
bashkëpunëtore e afërt e tij.
Marie
Qiriazi, e Manastirit. Maria kur u martua kishte
14, kurse i shoqi 19 vjet. Kishin 10 fëmijë: 6 djem dhe 4 vajza. Maria fëmijëve
të saj nuk u lejonte të flisnin në shtëpijë gjuhë tjetër përveç shqipes.
Marie
Qiriazi...Pritte dhe përcillte vetëm patriotë shqiptarë-thuhet në
fejtonin e autorit të këtij libri, kushtuar Qiriazëve.
Marie
Shllaku. Një vjershë për të: Për bashkimin e trojeve
etnike, ka vepruar, Shkodrën e saj ka nderuar, me At Gjergj Fishtën,
ishte miqësuar,
Marie
Shllaku...më vonë me krerët e Ballit Kombëtar, ka bashkëpunuar,
komunizmin për ta penguar. Edhe në
Kosovë, ka vepruar, OZNA jugosllave kudo e kërkonte, çmim të madh ofronte, për
atë që do ta zbulonte.
Marie
Shllaku. Në fund, gjatë një beteje, plagë ka fituar, në spitalin e
Mitrovicës, ishte dërguar, forcat të
mëdha të OZN-ës, e kishin kuptuar, me vrasje e kishin dënuar. Para xhelatëve,
filloi të këndojë ”Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhëtor,
kush është burrë nuk frigohet, po vdes, po vdesi një dëshmor,,.
Marigona. Nga Hoçishti i Korçës, më 1904 u vendos në Vlorë ku me
duart e saj qëndisi flamurin që u ngrit ditën e Shpalljes së Pavarësisë,
më 1912 dhe në shtëpinë e saj u shumëfishuan flamurët e tjerë, që zbukuruan
dritaret e shtëpive dhe qytetin.
Marigona
Isufi. Kandidate për në Parlamentin zvicerian nga Berni. (Zhurnal, 25 tetor, 2011).
Mentor
Çoku,,Valbona Çoku,
e bija e tij. Eugen Shehu, duke
shkruar për Mentor Çokun, thekson se “Vajza e tij, Valbona, ajo që vuajti
rininë e saj nëpër kampet famkeqe të punës në Shqipëri, e përbuzur prej
diktaturës komuniste, tregon me mall se si ditën e fundit të jetës së vet,
Mentori kishte qënë tejet i lumtur.
Mentor
Çoku, Valbona Çoku... Nëpërmjet valëve satelitore, ai pat ndjekur në studion e
vet një protestë të fuqishme që ne shqiptarët në Zvicër patëm organizuar për
lirinë e Kosovës. Kjoprotestë, fjalët e zjarrta dhe hymni shqiptar i
kënduar në Bern, e patën entuziazmuar
Mentorin i cili i kish thënë të bijës, Valbonës, fjalët e mbrame: “Kosova
jonë do të lirohet shpejtë, e ndoshta pas kësaj i vjen rradha Maqedonisë
shqiptare.
Miro
Tërbaçi. Pas vrasjes së tre anëtarëve të familjes së saj nga ana
e sunduesëve osmanë, ajo, hipur në kalë
dhe e armatosur, shkoi në sarajet e mytesarifit, në Vlorë, gjoja se do t’i dorëzonte ndonjë letër dhe e vrau
me katër plumba-thuhet në literaturën historike.
Mirushe
Hoxha, femra e vetme shqiptare, kandidate për kryetar shteti
në Maqedoni.
Musine
Kokalari. Nga ana Gjirokastrës, themeluese e Partisë
Socialdemokrate, 1942, femra e parë që arriti t’i bëjë opozitë regjimit komunist. Ishte dënuar me 20
vjet burg.
Mysine
Kokallari... Një nga gratë më të kulturuara dhe më të ditura të
Shqipërisë. Ka marrë pjesë në Ballin kombëtar. Më 1993, Presidenti i
Shqipërisë, Sali Berisha, i dha pas vdekjes medaljen ,,Martir i Demokracisë,,.
Nermin
Kumanova, kandidate e Belgjikës për antare në Parlmentin evropian-thuhet në
një tekst të internertit të parado vitesh.
Nora
e Kelmendit, heroinë, e njohur edhe si Nora e
Bukur, ose figurë legjendare. Ka treguar trimëri të madhe kundër një
pashai turk të cilin edhe e vrau duke e bërë veten fli për nderin dhe për
çlirimin e vendit. Ajo mbante flokë të shkurta dhe vishej si djalë.
Parashqeva
Qiriazi. Ishte antare e familjes Qiriazi nga Manastiri. Njihte
8 gjuhë. Ishte e vetmja femër në Konferencën e Paqes në Pariz më 1919 dhe si e tillë afirmoi emrin e kombit tonë
anë e mbanë botës.
Podgorica
e Malit të Zi, 1911, gratë. Gjatë kryngritjes të
këti viti, gratë shqiptare, të grumbulluara në këtë qytet, treguar guxim të
madh kundër pushtetit osman.
Podgorica…Ato kërkonin prej mikeshës së
shqiptarëve M.E. Durham që t’i furnizonte me armë e të viheshin përkrah burrave
për shpëtimin e atdheut”-thuhet në “Faktin” e 14 gushtit, 2006, nga autor dr.
Ramiz Abdyli.
Sado
Koshena, luftëtare e shquar prandaj në histori njihet si Heroinë
e Popullit. Me dy djemt e saj, luftoi në anën e Ismail Qemalit, kundër grekëve, pastaj kundër italianëve
etj.-thuhet në një tekst të internetit.
Sanie
Sadiku, e vetmja femër shqiptare në Maqedoni, e caktuar për
kryetare e komunes (Fjala është për Komunen e Osllomeit, të Kërçovës).
Sevastia.
Poliglote dhe patriote. Përveç greqishtes dhe anglishtes,
kuptohet edhe shqipes, ajo njihte edhe 6 gjuhë
të tjera: turqishten, rumanishten, bullgarishten, etj., kurse në
studimet shkencore shërbehej edhe me literaturë në gjuhën latine dhe greqishten
e vjetër. Kontribut të pa llogaritshëm dha në shkollën e vajyave në Korçë.
Specano. Gratë e këtij vendi,
arbëreshe, në një rast, e pritën
Garibaldin dhe nisën para tij vallen kombëtare shqiptare, pastaj kënduan himnin
shqiptar popullor, në të cilin ngriheshin në qiell veprat e Garibaldit, me
origjinë shqiptare, çliruesi i Italisë.
Specano... Edhe shqiptarët e fshatrave të tjera kishin qëndrim të njejtë, gjë që
shihet edhe nga fakti që, pothuajse, në çdo familje qëndronin fotografitë e
Skenderbeut dhe Garibaldit, njëra pranë tjetrës.
Sulltana
Qafa. ,,Në
momentin kur vasha (16) gjashtëmbëdhjetë vjeçare, iu afrua komitëve, ata ishin duke ua lidhur
duart me brualitet dy bashkëfshatarëve të saj, për t’i dërguar në kasaphanen e
afërme…,i nxorri gërshërët nga mënga e këmishës dhe,
Sulltana
Qafa...iu vërsul si vetima më së pari komandirit, nipit të
Mihail Brodit, të cilit me dy-tri të goditura e plagosi për
vdekje.,,-shkruan dr. Veli Veliu
dhe shton se kjo vajzë është shkakëtarja për shpëtimin e mjaft bashkëvendasve të saj,të fshatit Qafë
të Gostivarit, gjatë masakrit të v.1913,të çetnikëve serbë.
Shote
Qerime Galica. Luftëtare e
shquar për çlirimin e Kosovës nga
pushtuesit serb, heroinë e popullit, etj. 12 vjet me rradhë
luftoi heroikisht kundër pushtuesve të vendeve në fjalë, bashkë me të shoqin, Azemin, bile edhe pas vdekjes të tij. Vdiq në
Fushë Krujë, më 1927
Teuta
Arifi, femra e parë shqiptare, zv. kryeministre në
Maqedoni.
Teuta
Ilire. Ishte bashkëshorte e Agronit. Heroizmii saj tronditi
tepër Perandorinë romake, prandaj ajo duhej të angazhonte forca të mëdha për
ta detyruar të lëshojë fronë, në dobi të djalit të Agronit, që e kishte me grua
tjetër.
Tringë
Smilja. Luftëtare e dalluar për lirinë dhe tërësinë territoriale
të atëdheut, e njohur me emrin Tringa e Grudës, Lindur në një familje me
tradita patriotike, bijë e Ismail Martinit, pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e
Hotit e Grudës.
Tringë
Smilja...u shqua në mënyrë të veçantë gjatë Kryengritjes
antiosmane të vitit 1911, ku mori pjesë edhe në luftime në armë në dorë, në
Deçiq etj, krahas grave të tjera.
Tringë
Smilja...E madhe qe ndihma e saj në transportimin dhe mjekimin e
të plagosurve, në furnizimin e vijës së parë të luftimit mer armë, municione
dhe ushqime, si zbuluese etj.
Yllka
Neziri, anëtare e qendrës së djathtë norvegjeze të kryeministrit Erna Solberg, 2015-tën. Sërish ka fituar mandatine
tytë si asambliste në qytetin
Sandefjord.
Valbona
Çoku, vajza e dr. Mentor Çokut nga Ohri, e cila, sipas Eugen
Shehut, ka vuajtur tepër në kampet famkeqe të punës në Shqipëri.
Zejnepe
Qoku, bashkëshortja e Dervish
Himës dhe mbesë e Iliaz Pashë Dibrës, kryetarit të parë të Lidhjes të
Prizrenit.
Zejnepe
Qoku...Njihet si propagandiste e flaktë e përhapjes së shkrimit
shqip në popullsinë e Dibrës, duke shpërndarë veprat e Naim Frashërit etj. Përndryshe, ishte një
ndër inciatoret për hapjen e shkollës shqipenë Ohër etj.
Në vend të përfundimit
Kombin ynë, e afirmojnë edhe mjaft femra të tjera nga
fusha të ndryshme, siç janë (sipas
rendit alfabetik): Eda Zari, producente
dhe kompozitore e famshme, e njohur si “Ambasadore
e kulturës së Shqipërisë”, Ermira Dingu, kampione e Evropës për qitjen me pushkë, Elisa Çaushi, e shquar në botën e modës
në Britani, Eliza
Dushku,
aktore e shquar e Holivudit,
Elsa Lila, këngëtare e shquar me nënshtetësi italiane, Emina Çunmulaj, supermodele,
e shpallur si ,,Ylli i ri i revistës së famshme të fotomodeleve “Elite” dhe
“Vogue” në SHBA, Ermira Dingu, për qitjen me pushkë, më 1980, e shpallur
kampione e Evropës, Ermire Zyrakja, pianiste e shquar në Gjenevë, Ermonela Jaho. soprano
,,Violetë e vërtetë në Marsejë” fituese e çmimit special të kritikës
në konkursin “Giacamo Puçini”, në
Millano, kurse në Irlandë fitoi bursën
“John Small” dhe çmimin ”Këngëtarja më e mirë e Festivalit operestik të Uexsfordit,
etj”. Eva Pepaj, modeliste
e përmendur në Sh.B.A, Fatmire Bajrami (Bajramaj) fituese
e medaljës së bronzit për sport në Lojrat Olimpike në Kinë,2008-ën, Dua Lipa, këngëtare me famë botrore, Eliza Dushku, aktore amerikane me origjinë shqiptaro-daneze,
Fitnete Rexha ,,Artiste e
Merituar, Geta Beqa, bodibuilder, e para në ,,Bikini Vellness,,, në Barcelonë të Spanjës, Halide Piskin, artiste e njohur në
skenën kombëtare të Stambollit, Inva Mula, soprane me famë, Laureta Meci, aktore e shquar në SHBA, Lika
Janko, piktore e famshme në
Bullgari, Lindita Kodra, kampione
evrope, në qitje me pushkë, Lirija Begeja, regjisore e njohur franko-shqiptare, Majlinda
Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë,
Margarita Bashari, violiniste e përhershme në orkestrën kombëtare
greke, Maria Kraja, nga Zara e Dallmacisë,
operiste me famë botërore, Marigona Dragusha, supermodele kosovare dhe femra e tretë më e bukur e
planetit, gusht 2009. (gazeta 24
orë, 7 prill, 2010),
Melkomeni Çobani, më
1947 zuri vendet e para në Ballkaniadën e Bukureshtit, në hedhjen e diskut, Mimoza Ibrahimi, volejboliste me famë botrore, Miorela
Manjani, kampione bote në hedhjen e shtizës, ,,Sportistja
më e mirë e shekullit,, Mirela Tafaj, soprano që ka bërë emër në Kanadë, Miriam Cani, këngëtare e grupit “Preluders”,në Gjermani, Nineta
Verbica, fituese e ,,Medaljës së bronzës,, më 2007 nga Akademia
e Arteve Evropiane dhe ,,Medalje e
artë,, po nga e njëjta Akademi në konkursin Ndërkombëtar në Gebloux, Miorela Manjani, kampione bote në hedhjen e shtizës,
,,Sportistja më e mirë e shekullit,, Paqize Asllani, me origjinë nga Prespa,
për shkak të rezultateve të si studente në Çikago, ishte dërguar në Universitetin e Artit “Dante Aligeri” të
Italisë, Pavlina Llaçi, Baketbolistja
më e mirë e shekullit,, Pina
Thani, ,,Sportistja më e mirë e
shekullit,, më 1999, Rita Ora, këngëtare me famë botërore, Stefi Gjine,
teniste e shquar në Kanada, Suzana Neziri, nga Tetova-,,bukuroshja
në Holivud,,-thuhet në gazetën Lajm,
27. 2. 2008, Tania Doko, këngëtare e njohur në Australi, Tefta
Tashko Koço,soprano e famshme në
Francë, Yllka Istrefi, nga Veleshta e Strugës, të cilën Mr.
Sabaudin Zhuta, e quan ,,një yll me dimensione botërore,, Valentina
Murto, nga Tirana,,Sportistja më e mirë e
shekullit,,në basketboll, etj.
Ps.
Evidentova vetëm ato që kam mundur të gjej në shtypin e
përditshëm, portale ,libra etj.,që dua të them se ka edhe plot femra të tjera, ndoshta më kontribuese për
avancimin e çështjes tonë kombëtare, prej të cilave, kërkoj ndjesë për
këtë si dhe për lëshime të tjera eventuale.