Mendime
Gani Qarri: Çfarë po ndodhë në Kosovë?
E shtune, 06.03.2021, 03:53 PM
Çfarë
po ndodhë në Kosovë?
Nga
Gani Qarri
Në
aksionin e sotëm të Inspektoratit të
Policor të Kosovës, qysh në orët e hershme të mëngjesit u arrestuan hiq më pak
se tetë zyrtar të policisë dhe krejt këta vetëm në stacionin jugor në
Prishtinë.
Madje,
të gjithë këta të ashtuquajtur zyrtar policor, të dyshuar për vepra shumë të
rënda penale, si; keqpërdorimi i pozitës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të
detyrës, ushtrimi i ndikimit, e madje edhe
posedim, shitblerje dhe shpërndarja të substancave narkotike.
A
ndodhë në ndonjë vend tjetër në botë, të grumbullohen vetëm në një stacion
policorë,pa dijen e personave dhe organeve më të larta shtetërore, kaq shumë
polic të inkriminuar, si në Kosovë?!
Në
Kosovë, vetëm para pak më tepër se një viti kanë filluar serish edhe vrasjet
enigmatike, si dhe vdekjet e dyshimta, të cilat vazhdojnë.
Përderisa
me 27 shkurt të vitit të kaluar, u gjet i vdekur në veturën e tij, ish ushtari
i UÇK-së, Qerim Kelmendi dhe sot e atëherë nuk dihet asgjë për autorët dhe
shkaqet e vrasjes së tij, me 15 janar të këtij viti vdiq në rrethana të pa
sqaruara edhe ish polici Fadil Syleviq, për të cilin, njëjtë si për
Kelmendin,përflitej se ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale.
Madje,
pak orë pas arrestimit të ish eprorit të UÇK-së, nga fshati Matiçan Salih
Mustafa dhe dërgimit të tij në objektet e Gjykatës Speciale ku aktualisht po
gjykohet, qe publikuar një fotografi e Mustafës me ish-hetuesin policor, Fadil
Syleviqin, i cili çuditërisht, vetëm pak muaj më vonë do të vdiste “ për shkaqe
shëndetësore” mu pranë fshatit të lindjes së z. Mustafa.
Në
anën tjetër, lidhjet e krimit të organizuar,duket të jenë jo vetëm të
shumëfishta, por edhe aktive në shumë kahje.
Në
fillim të muajit shkurt, kishte filluar procesi gjyqësor në Prishtinë, për
vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa në fund, po të muajt shkurt, në mënyrë
krejtësisht misterioze Prokuroria Speciale e Kosovës, pa pritë e pa kujtuar,
tërhoqi fletarrestin ndaj të dyshuarit kryesor për përgatitjen e vrasjes së
Ivanoviqit dhe njërit nga kriminelët më të mëdhenj serb të bandave në veriun e
Kosovës, Milan Radoiçiqi.
Fakti
se Radoiçiqi bashkë me kryekriminelin Zvonko Veselinoviq, jo vetëm që janë
udhëheqësit kryesor të grupit kriminal në veri të Kosovës, por edhe të
dyshuarit kryesor të përgatitjes dhe organizimit të vrasjes së Oliver
Ivanoviqit, Prokurorisë së ashtuquajtur “Speciale” të Kosovës, shihet
publikisht se as që i intereson fare.
Po
ashtu, po kjo “Prokurori”, qysh në fillim të procesit gjyqësor tërhoqi edhe
flet arrestin për të dyshuarin Radoiçiq, gjë që nuk ndodhë askund tjetër në
botë, përveç Kosovës.
Ndërsa
me 3 mars të këtij viti, në vazhdën e ndodhive misterioze, u shpërnda lajmi se
në rrethana të ngjashme me ato të vdekjes së ish policit Fadil Syleviqi, vdiq
edhe prokurori i Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi.
Prokurori
Krasniqi, ishte duke hetuar tri, nga rastet më të bujshme në Kosovë, si ai i
2.1 milionëshit të vjedhur nga Thesari i shtetit, pothuajse në fund të
qeverisjes kundër-kushtetuese të Avdullah Hotit, pastaj hetonte rastin e
tentimit të thyerjes së Kasafortës së Presidentit dhe atë të Listës së
veteranëve, shkak për të cilin prokurori Elez Blakaj, qysh në gusht të vitit
2018, u detyrua të arratisej në SHBA dhe kërkonte strehim për vete dhe familjen
e tij, në këtë vend mik të Kosovës.
Për
tu bërë gjendja edhe më konfuze, njëjtë si për Suleviqin edhe për prokurorin e
Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi u tha se vdiq nën dyshimet e goditjes nga
infarkti.
Të
gjitha këto zhvillime të habitshme, që ndodhën si me porosi, njëra pas
tjetrës,vetëm brenda një viti, shkaktojnë jo vetëm precedent të padëgjuar, por
krijojnë edhe dyshime të bazuara dhe mbjellin frikë e pasiguri të pafund në
opinion
Për
aq më tepër,në Kosovë edhe për vdekjet në rrethana të ngjashme apo të njejta,
bëhen kualifikime të ndryshme, p.sh. vdekja e Fadil Syleviqit, u cilësua si
vdekje “e dyshimtë”, dhe nga prokuroria themelore në Prishtinë, u njoftua se
kanë nisur hetimet për sqarimin e vdekjes së tij, ndërsa lidhur me vdekjen e
prokurorit Krasniqi nuk flet askush.
E
heshtja e habitshme e organeve zyrtare të prokurorisë dhe gjyqësisë së kapur të
Kosovës për vdekjen e anëtarit dhe kolegut të tyre të punës dhe profesionit
prokurorit Enver Krasniqit e bën edhe më misterioze dhe shumë të dyshimtë
vdekjen e tij.
Enver
Krasniqi ishte personi kyq që kishte më së shumti njohuri mbi rastet që ishte
duke hetuar, apo ndoshta ishte edhe afër zbulimit të ndonjërit prej tyre, ndaj
dhe duhej të eliminohej në qetësi, pa zhurmë të madhe dhe pa jehonë publik,
duke u kujdesur maksimalisht nga profesionistët e akteve makabre, që jo vetëm
vendi i shuarjes të jetë hiq më pak se tërësisht "sportiv", dhe sa më
larg objekteve të mbyllura-zyrtare të punës por edhe vdekjes së tij, ti jepet
pamje krejt "jo-shqetësuese" dhe me përmbaresa tërësisht "natyrore".
Madje
për vet faktin se prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastet speciale të
krimit të organizuar si aferën e vjedhjes famoze të 2.1 milion eurove të
zhvatura "për sefa" dhe pa therë në këmbë, nga Arkivi i shtetit,
listën e veteranëve dhe vjedhjen e kasafortës, vdekja e tij e papritur, bëhet
edhe më e dyshimtë, për të gjitha institucionet dhe qytetarët e vendit, ndaj
dhe urgjentisht, rasti i tij, duhet hetuar deri në detaje.
Për
aq më tepër, për vdekjen e papritur të prokurorit Enver Krasniqi, pikësëpari
duhet të hetohet ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili është shumë i lidhur
me SHIK-un dhe ish partitë e PAN-it, si dhe kryeministri në detyrë nga kjo
parti, i qeverisë antikushtetuese Avdullah Hoti.
Të
dy këta, veçanërisht për rastin e vjedhjes së 2.1 milion eurove nga Arkivi i
shtetit, gjatë kohës së qeverisjes nga LDK, mund të kenë rënë në konflikt të
hapur me prokurorin e Prokurorisë Speciale Enver Krasniqi, dhe siç mund të jenë
të infiltruar në aferën e vjedhjes së 2.1 milion eurove, hetimet duhet të dëshmojnë
se Mustafa dhe Hoti, nuk janë të involvuar edhe në parapërgatitjen e shuarjes
së prokurorit, aferë e mistershme, që duket të ketë detyruar të jepte dorëheqje
të parakohshme nga pozita e ministres së financave edhe vet Hikmete Bajramin.
Dhe
si rrjedhojë e të gjitha këtyre "çudive", kur lexon çdo ditë e më
tepër, se edhe sa shumë polic, zyrtar adminstrativ e institucional, gjyqtar e
prokuror të dyshuar dhe të inkriminuar, shpallen të dyshimtë dhe arrestohen
pareshtur, sidomos tani, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosvë, çdo ngjarje
dhe vdekje e pasqaruar ligjërisht bëhet edhe më shqetësuese, nëse nga
profesionistët e vendit dhe ata ndërkombëtar nuk sqarohen saktësisht dhe sa e
si duhet, deri në fund.