Mendime
Zenel Çeliku: Bluzat e bardha janë heronj
E shtune, 27.02.2021, 08:00 PM
Bluzat e bardha janë
heronj
Nga
Zenel Çeliku
Shumë
kush kanë akuzuar mjekët dhe infermierët, se janë të korruptuar duke I quajtur
padrejtësisht “mafia me bluza të bardha. Apsolutisht në asnjë rrethanë nuk
mundet të ngatërrohen mjeket me kardiokirurgun Prifti I cili është akuzuar për
korrupsion pasiv, por akoma pa prova, në asnjë mënyrë nuk mundet të bëhen pis
moralisht infermierët, sepse njëra prej tyre vodhi në portofolin e një viktime,
e aq më shumë, edhe sanitaret nuk mundet të përfaqësohen me një sanitare e cila
mashtronte duke marrë para nga të afërmit e pacietëve me Covit 19 të shtruar në
spital. Ky nuk është model dhe qëndrim I drejtë sepse shumica e stafit mjekësor
janë të pastër moralisht dhe shërbejnë me vetmohim gjithnjë në profesionin e
tyre human. Ky qëndrim I padrejtë duke përfshirë të gjithë stafin mjeksor si të
korruptuar, ofendon pa masë bluzat e bardha të cilët po sakrifikojnë jetët e
tyre në shërbim të qytetarëve, afendojnë familjet dhe të afërmit e tyre, duke I
“dënuar” në opinion si e keqja e kësaj shoqërie. Kjo është aspolutisht e pa
drejtë dhe duhet të distacohen të gjithë ata dritshkurtër që akuzojnë pa fakte
bluzat e bardha. Duhet të mendojmë se këta mjek dhe infermier, por edhe
sanitarët, kur dalin nga shtëptë e tyre, nuk dihet se si kthehen. Ata mundet të
marrin Covitin 19 në çdo momen atje ku punojnë, dhe më pas edhe familjet e tyre
rrezikohen me jetë. Pra, vërtetë bulzat e bardha janë heronj të kësaj situate
të frikshme për jetët e njerëzimit. Në këtë kontekst, ështe shumë e vërtetë se
ka mjek dhe infermierë shumë të ndershëm që sot në një situatë dramatike nga
virusi vdekjeprurës, shërbejnë me shumë përkushtim, me preokupim maksimal, ka
mjek shumë të interesuar për shëndetin e qytetarëve që janë të prekur nga ky
virus dhe shumë njerëzor në komunikim-e kështu me të drejtë stafin mjeksor do
t’I quajmë HERONJ të kësaj situate dramatike. Veçanërisht mjekët e familjes pa
patur parasyshë orarin, janë shumë të ngarkuar në kontakte përiodike më
pacietët e tyre, e njëra prej tyre është Dr. Evis Toptani në Ambulancën Nr 3 në
Tiranë. Dr. Evisi, sipas shumë banorëve të kësaj ambulance, është kthyer në një
figurë qëndrore si mjeke e cila I ndodhet shumë pranë pacientëve të prekur me
virusin vdekjeprurës, humane, shumë njerëzore dhe e gatshme në çdo situatë për
të qënë sa më pranë banorëve të saj. Për të qëndruar shumë objektiv dhe I
vërtëtë, duhet të kesh problem me Covitin në familje që të kuptosh se kush
është Dr. Evis Toptani. Nga një përvoj personale dhe familjare kamë patur
mundësi që të ndjej dhe të kuptoj nga afër impenjimin e kësaj mjekeje. Ajo që
nga mëngjesi e deri në orët e vona nuk heziton spaktw kontaktoi me pacientët e
saj, por përkundrazi Ajo interesihet maksimalisht për banorët që janë prekur me
këtë virus. Eshtë emocionale dhe shumë optimiste kur Dr. E. Toptani të merr në
telefon disa herë në ditë duke u interesuar me përgjegjshmëri për gjëndjen e
pacientëve, është shumë domethënëse dhe e shikon vehten të mbrojtur nga
përkujdesi i Dr. Evis që të qëndron shumë afër dhe në kontakte periodike, dhe
ky interesim është deri në kurimin e plotë të pacientit.
Duke
qëndruar në shqetësimet e kësaj situate alarmante për jetët e njerëzimit, duhet
që të gjithë mjeket të jenë me këtë përkushtim dhe impenjim në shërbim të
qytetarëve. Eshtë humane që të gjithë mjëkët të ndjekin këtë mënyrë komunikimi
më pacientët e prekur nga Coviti 19. I lutem bluzave të bardha që të ndjekin
modelin e Dr. Evisit, që të jenë sa më të njerëzishëm dhe të përgjegjshëm për
komunikimin dhe ndjekjen e shëndetit të njërëzve nga virusi vdjekjeprurës I
këtij shekulli.
Zenel
Çeliku
TIR-FAX
Neës Agency 22 Shkurt 2021