Mendime
Adil Fetahu: Si funksionoi konvikti ‘’ Çamëria’’ në Sarandë
E shtune, 06.03.2021, 07:35 PM
Në vigjilje të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
SI FUNKSIONOI KONVIKTI “ÇAMËRIA”,
NË SARANDË
Nga Adil
Fetahu
Arsimi para pavarësisë së
Shqipërisë
Rruga nëpër të cilën ka kalua shkolla shqipe
ka qene e vështirë, e mundimshme dhe me plot rreziqe e sakrifica, sikur ka qenë
edhe tërë historia e popullit shqiptar. Vetëm dashuria, guximi, vendosmëria dhe
mençuria e patriotëve dhe veprimtarëve të spikatur ka mund ta përballojë atë
rrugëtim të vështirë e ta vejë shkollën dhearsimin në rrugëtë mbarë të
përparimit.
Në kohën e pushtimeve nga të huajtë, mësimi i
gjuhës, kulturës, shkencës, artit dhe letërsisë në gjuhën shqipe ka qenë i
ndaluar dhe i ndëshkuar rreptësisht.Gjatë kohës së pushtimit otoman, që popujt
i kishte ndarë në “milete” sipas përkatësisë fetare, lejohej hapja e shkollave
fetare: shkolla publike e private në gjuhën turke ose arabe për popullsinë e
besimit mysliman; në gjuhën greke dhe sllave për popullsinë e besimit të
krishterë ortodoks; dhe në gjuhën italiane e gjermane për popullsinë e besimit
katolik. Kështu, një kohë në trojet shqiptare kishte më se 2500 shkolla të hueja, publike e
private, por asnjë në gjuhën shqipe! Mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi,
nga mësues patriotë shqiptarë (hoxhallarë ose priftërinjë) të cilët punonin si mësues në ato shkolla të hueja. Këtë mund
ta bënin ata mësues të cilët punonin në shkollat e hapura nga pushteti turk dhe
në ato të hapura nga kisha katolike dhe ajo protestane, por jo ata që punonin
në shkollat e kishës greke dhe asaj sllave, sepse këto e urrenin dhe mallkonin
gjuhën shqipe. Pavarësisht nga karakteri fetar, edhe atoshkolla të hueja kanë luajtur rol të rëndësishëm në arsimimin e popullit dhe sadopak në përhapjen e gjuhës
shqipe.
Mësonjëtorja e parë që u lejua nga pushteti otoman
që të punojë haptas, ishte Mësonjëtorja shqipe e Korçës, pasiqë falë
angazhimit dhe autoritetit të vëllezërve
Abdyl dhe Sami Frashëri, dhe rilindjasve tjerë, këta kishin nxjerrë lejen nga
Sulltani, për një shkollë private në gjuhën shqipe, për djemë. Ajo shkollë u
hap më 7 mars 1887, datë kjo që në Shqipëri kremtohet si festë shetëtërore “Dita
e Mësuesit”.
Arsimi pas pavarësisë së Shqipërisë
Në kohën e shpalljes së pavarësisë (1912), më
se 85% e popullsisë së vendit ishin analfabetë; në zonat e thella malore kjo
kategori e popullsisë shkonte deri 95%. Ishte kjo nje tabllo e zymtë e vendit nga pikëpamja arsimore. Pavarësia e Shqipërisë
ishte shpresë që edhe shkolla shqipe të fitojë pavarësinë dhe të nisë
zhvillimin e saj kombëtar.Qeveria e përkohëshme e Ismail Qemalit, ndërmori masa
që shkollat e deriatëhershme turke të shndërrohen në shkolla shqipe, ndërsa në
shkollat tjera të hueja: greke,italiane, austrohungareze, të mësohej edhe gjuha
shqipe, si gjuhë e dytë! Por, për këto
hapa të Qeverisë mungonin kuadrot për mësues në gjuhën shqipe.
Ministri i parë i arsimit shqiptar, në
Qeverinë e Ismail Qemalit u emërua
personaliteti i njohur nga rilindasit e fundit, Luigj Gurakuqi. Në
fillim të shtatorit 1913, ministri Gurakuqi shpalli thirrje të hapur të gjithë
atyre që mund t’ishin të aftë për të kryer detyrën e mësuesit në gjuhën shqipe,
që t’i lajmërohen ministrisë së arsimit. Si kushte të aftësisë konsideroheshin:
a) njohja e gjuhës shqipe, e mësuar në institucionet arsimore kombëtare,si bie
fjala në Shkollën Normale të Elbasanit apo në atë Bukureshtit dhe të Sofjes,
ose b) ta kenë kryer ndonjë shkollë të mesme ose universitet jashtë vendit dhe
që e njohin gjuhën shqipe.
Nga të gjithë ministrat e arsimit në qeveritë
shqiptare, të ndërruara aq shpesh në periudhën 1912 – 1939, Luigj Gurakuqi ka
qëndruar më së gjati në atë detyrë, dhe një kohë ishte në detyrën e delegatit
të arsimit. Kjo tregon se sa i kushtohej rëndësi arsimit, duke e vu nën
udhëheqjen e personalitetit më të shquar të kësaj fushe. Përndryshe, pas Gurakuqit
e deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste (1939), ministra të
arsimit kanë qenë edhe personalitete tjera të njohura, si: Mihal Turtulli,
Sotir Peci, Kristo Floqi, Hilë Mosi, Haki Tefiku, Kristo Dako, Aleksandër
Xhuvani, Rexhep Mitrovica, Fahri Rashiti, Stavro Vinjau,Kostaq Kota, Xhafer Ypi, Abdurrahman Dibra,Mirash Ivanaj,
Nush Bushati dhe Faik Shatku. Të gjithë ata ministra, kush më shumë e kush më
pak,bënë përpjekje për ndërtimin e sistemit kombëtar të arsimit, duke siguruar
kuadro, duke hapur shkolla, duke bërë
reforma për konsolidimin e programeve mësimore, kualifikimin e mësuesve, duke
siguruar kushte, tekste e mjete mësimore, duke propozuar ligje e miratuar
rregulla mbi administrimin dhe inspektimin, dokumentacion për punën e shkollave
dhe kushte tjera për veprimtari të mbarë. Arsimi fillor u bë i detyrueshëm, me një
kujdes të shtuar për të siguruar vijimin e rregullt të mësimit. Ishte
përcaktuar me ligj që në çdo lokalitet ku mund tëtubohen 30- 40 nxënës, të
hapej shkollë fillore.Shkolla fillore në fshat ishte trevjeçare,ndërsa në qytet
pesëvjeçare.Në vitin 1925, në Shqipëri kishte 425 shkolla fillore të fshatit
dhe qytetëse,me 25157 nxënës e 757
mësues.
Në kohën e udhëheqjes së vendit nga Ahmet
Zogu (1925 – 1939), qoftë si kryetar
qeverie, kryetar i Republikës apo mbret i Mbretërisë së Shqiptarëve, ishte kjo
periudha e konsolidimit të shtetit shqiptar dhe reformave në lëmin e arsimit, me zgjërimin e rrjetit të shkollave
fillore dhe hapjen e disa shkollave të mesme, përgatitjen e kuadrit arsimor dhe
shkollimin e kuadrove në universitetet e jashtme. Vëmendje e posaçme iu kushtua
cilësisë së arsimit.
Pas marrëveshjeve ekonomike e financiare të
lidhura me Italinë, në vitet 1926 dhe 1927, ndikimi i Italisë u shtua në të
gjitha fushat e jetës publike e shoqërore,duke përfshirë edhe politikën arsimore,
me hapjen e shkollave dhe depërtimin e
kulturës italiane. Për ta mbrojtur sistemin arsimor nga ndikimi i huaj, u desh
të ndërmerrën masa e të bëhen reforma.Në fjalimin e parë që Ahmet Zogu mbajti
në parlament pas shpalljës së Mbretërisë (1 shtator1928), mbreti Zog shprehi
vendosmërinë për ngritjen e sistemit arismor kombëtar dhe përfshirjen e femrave
në shkolla.Në vitin 1929 u formua një komision për reformën e arsimit, kryesuar
nga ministri Abdurrahman Dibra. Shkollat fillore që deri atëherë ishin
5-vjeçare, 4-vjeçare dhe 3-vjeçare, u bënë
7-vjeçare dhe 4-vjeçare. U çellën
disa shkolla të mesme, me mesim katërjveçar,ndërsa mbështetje dhe kujdes i
veçantë iu kushtua Shkollës Normale të Elbasanit, e cila përgatiste mësues të
kualifikuar për shkollën shqipe. Nxënësit që kryenin shkollën fillore 7-vjeçare, mund të vazhdonin shkollën e
mesme, kurse ata që kryenin shkollën e mesme mund të vazhdonin studimet në
universitetet e hueja: Itali, Francë, Austri, Zvicër, Gjermani. Çdo vit shkollor, me
shpenzime të shtetit dërgoheshin deri 400 studentë në universitetet jashtë
vendit, për profesione të ndryshme: mjekë, inxhinierë, ushtarakë etj. Cilësia e
arsimit në Shqipëri kishte fituar asi reputacioni, që nxënësit shqiptarë
pranoheshin pa kurrëfar pengesash në universitetet e hueja. Atë nivel të
cilësisë arsimi shqip nuk e ka arritë as sot, pas afro njëqint vjetëve.
Reformën e filluar në vitin1929, e vazhdoi
Hilë Mosi (mars 1930 – dhjetor 1932), dhe Mirash Ivanaj (janar 1933 – tetor
1935). Me “Reformën Ivanaj”(1933) arsimi
u përqëndrua në duar të shtetit, duke përmirësuar përmbajtjën e programit
mësimor dhe cilësinë e mësimit. Me atë reformë, u mbyllën 170 shkolla private
të hueja. Tashmë të huajtë mund të hapnin në Shqipëri vetëm shkolla profesionale
teknike dhe bujqësore, dhe ato nëse i lejonte ministria, ndërsa kontrolloheshin nga inspektori i arsimit.
Reforma kishte një plan ambicioz për
përfshirjen e të gjithë fëmijëve në sistemin arsimor. Dhe, me qenë se ishte e
pamundur çelja e shkollave në tërë
vendin, u krijua një rrjet i dhjetra
shkollave-konvikte, si ato në Kolonjë, Kurvelesh, Vuno, Orosh, Sarandë,etj, në të cilat përfshiheshin fëmijët e zonave të
largëta ku nuk kishte shkolla, fëmijët jetimë dhe ata më të varfër.Shpenzimet e
tyre i përballonte shteti. Me qenë se Konvikti “Çamëri” kishte kuadrin
professional të kualifikuar, kryesisht mësues edhe edukatorë me Normalen e
Elbasanit, edhe funksionimi dhe veprimaria e atij Konvikti ishte e dalluar dhe
shumë e pëlqyer prej banorëve të Sarandës.
Funksionimi i Konviktit ‘ÇAMËRIA”, në Sarandë
Perla e tashme e turizmit shqiptar, Saranda,
deri në vitin 1920 nuk ka qenë as një kasaba, porvetëm një port i vogël,me pak
ndërtesa, kryesisht baraka përpunëtorët e portit,si dhe disa që i kishte
ndërtuar ushtria italiane gjatë Luftës së Parë Botërore. Rrallë kishte ndonjë
shtëpi për të thënë të tregtarëve vendas; qyteza kishte më pak se 30 shtëpi
familjare. Shkolla e parë në Sarandë është hapur në vitin shkollor 1919/1920,
rreth 20 nxënës të moshes prej 7 deri 12 vjeç, në një klasë, në njërën prej
barakave të ndërtuara nga ushtria italiane në vitin 1916-18. Mësuesi i parë
ishte Sejfudin Tatëzati.Dalëngadalë shkolla u bë 7-vjeçare.Në vitin shkollor
1927/28, shkolla kishte 150 nxënës dhe gjashtë mësues.
Konvikti si një shtëpi e fëmijëve të varfër
në Sarandë, është çelur në vitin shkollor 1928/29, me 40 nxënës-konviktorë.
Konviktit iuvu emri simpatik dhe me
kuptim patriotik “CAMËRIA”.Në atë Konvikt për 13 vjet me radhë kanë banuar e
mësuar shumë nxënës (djemë) të viseve të ndryshme të Shqipërisë, dhe shumë prej
tyre ishin nga Çamëria e përtej kufirit, të cilët i dërgonin patriotët çamër,
Musa Demi, Qamil Izeti etj.Kishte aty edhe fëmijë të fshatrave grekofone të
Shqipërisë.Fëmijët e vendosur në Konvikt mësimet i ndiqnin në shkollën e
qytetit, bashkë me nxënësit e tjerë. Çdo vit shkollor rritej numri i
konviktorëve, deri sa në vitin e fundit shkollor arriti në rreth 100, ndërsa
bashkë me ta shkolla e qytetit kishte mbi 350 nxënës, kurse trupa arsimore deri
tetë vetë. Mësuonjësit e shkollës dhe edukatorët e Konviktit ishin kuadro të
kualifikuara, shumica me Shkollën Normale të Elbasanit dhe të tjerë me
përgatitje të larta shkencore e pedagogjike.Prej vitit shkollor 1928/29, kur
është çelur Konvikti “Camëria”, në Shkollën e Sarandës kanë punuar këta
mësuesë: Musa Demi, Qamil Izeti, Hiqmet Roshi,Xhelal Berberi, Safet
Gjata,Muhamet e Xhemile Golemi (bashkëshortë), Xhevdet Kofina, Lame Xhama,
Sh.Islami, Sherif Bushati, SadiPejani, Shan Zadrima, Mesaret Vlora, Asim
Sokoli,Halim Hode. Personeli mësimor ka qenë i përbashkët për shkollën dhe
konviktin.Nga radhët e mësuesve të shkollës, emëroheshin drejtorët dhe
kujdestarët (edukatorët) e Konviktit. Drejtorë të Konviktit kanë qenë: Pashuk
Ndokilia,Hiqmet Roshi, Xhevdet Kofina, Sadi Pejan,ndërsa kujdestarë konvikti:
Xhelal Berberi, Spiro Popa, Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Muhamet Golemi.
Në shkollë dhe në konviktin “Çamëria” bëhej
punë serioze e me përkushtim, kishte rregull dhe disipline, rend e pastërti; vijimi
i nxënësve ishte i rregullt. Për kushtet dhe punën e shkollës kujdesej
Komisioni arsimor. Komisionet arsimore ishin formuar në secilën bashki të
qyteteve. Komisioni arsimor përbëehej nga kryetari i bashkisë (kryetar i
komisionit), sekretari i bashkisë (sekretar i komisionit), ndërsa anëtarë të
komisionit: drejtori i shkollës, kryeplaku dhe dy prindër të nxënësve,
arsimdashës të dalluar.
Nxënësve të Konviktit “Çamëria” u sigurohej
falas nga shteti: fjetja, ushqimi, veshmbathja dhe natyrisht mësimi dhe edukimi
në shkollë bashkë me fëmijët e qytetit dhe në konvikt, në mënyra dhe kushte të
posaçme. Konvikti që zente dy godina, ka pasur kushte dhe standard mjaft të
lartë për kohën,orendi të përshtatshme, shtrojë e mbulojë të mjaftueshme,
veshmbathje dhe ushqim cilësor për konviktorët. Ushqeheshin tre herë në ditë:
mëngjes, drekë e darkë, edhe me ndonjë shtesë të vogël mes këtyre kohëve.
Konvikti pa pasur në pronësi të vetën një
radio dhe një aparat kinematografik, ku shfaqeshin filma mësimorë për
konkretizimin e mësimeve prej disa lëndëve, si psh.mësim natyre, gjeografi,
histori,etj. Kishte instrumente muzikore dhe konviktorët mësonin në to për
raste të shfaqjeve që jepte shkolla në qytet e në rrethinë .Konviktorët kishin
uniforma që dallonin nga nxënësit e tjerë të qytetit. Secili kishte nga tri
lloje kostumash; dy të përditëshme që i ndërronin çdo javë dhe një për raste
festash ose aktivitete të veçanta. Të dieleve lejoheshin të dilnin të lirë në
qytet, pasiqë paraprakisht iu bëhej një kontrollë mbi rregullin e veshjes,,
lustrimit të këpucëve, pstërtisë, krehjes. Me uniformat e dallueshme, kuqezi dhe
kapelat me strehë, me sjelljet edukative, kur dilnin të dielave në qytet, me
përgjegjës të grupeve, dalloheshin dhe shikoheshin me simpati nga qytetarët.
Shkolla e qytetit dhe Konvikti “Çamëria’,në
bashkëpunim me disa intelektualë e talentë të qytetit, nën drejtimin e
mësuesve, zhvillonin aktivitete dhe
ngjallnin jetën kulturore e sportive të qytetit dhe rrethinës. Ato
zhvilloheshin me rastin e festave kombëtare, historike apo fetare.Kanë shfaqur
edhe drama e komedi. Maifestim i veçantë kulturor, artistik dhe sportiv organizohejnë mbarim të vitit shkollor, që
konsiderohej si ngjarje e rëndësishme në qytet dhe përcilleshej me shumë
simpati nga qytetarët e Sarandës. Gjatë tërë vitit shkollor, mësuesit i
evidentonin dhe i përgatitnin nxënësit për aktivitete të ndryshme,sipas
afinitetit të tyre, për shfaqjet dhe manifestimet që organizonin.
Disiplina për konviktorët ishte sikur në
ushtri.Çdo ditë bëhej gjimnastika e mëngjesit dhe kontrolli i pastërtisë para
fillimit të mësimit.Studimi në konvikt ka qenë i obligueshëm nga 4 orë në ditë,
në dy faza. Konviktorët ishin të obliguar të mbanin rregull e pastërti edhe të
oborrit, ku mbillnin lule dhe pemë frutore e të tjera.Në këtë punë ndihmoheshin
edhe nga banorët e qytetit,me farëra e fidane dhe mjete pune.Në oborr kishte
çezma për ujitje por edhe për larjen e duarëve, fytyrës e dhëmbëve çdo mëngjes.
Konvikti ‘Çamëria” kapasur edhe personelin
shërbyes; kuzhinierin dhe ndihmës-kuzhinierin, pastruese, rrobalarëse,harrnuese
të rrobave dhe këpucëtarin.
Konviktorët jetimë, të cilët nuk kishin
familje ku t’i kalonin pushimet verore,ato
bënin në mënyrë të organizuar në viset malore, të shumtën në konviktin e
Kolonjës,tërë kohën të shoqëruar nga mësuesit-kujdestarë. Për sa kohë të pushimit veror qëndronin në Sarandë, shkonin
në plazh, ajo që tash quhet Plazhi i Vjetër, një hapësirë e veçantë e rrethuar
me litarë dhe nën vëzhgimin emësuesve.
Kështu, Konvikti “ÇAMëRIA” bashkë me
shkollën,deri në mbylljen e tij në vitin 1941, u bënë vatër e mësimit,
edukimit, kultures, rendit e disiplinës. Shovinizmin grek e pengonte
funksionimi i këtij Konvikti, në të cilin kishte edhe shumë fëmijë nga Çamëria
nën Greqinë, prandaj në vitin 1932 bëri përpjekje me preteskte të ndryshe te
qeveria shqiptare për ta mbyllë, por
falë qëndrimit patriotik të asaj qeverie, e kryesuar nga Pandeli Evangjeli, në
të cilën minister i arsimit ishte Hilë Mosi, nuk lejuan të mbyllej Konvikti,
por vazhdoi punën deri në vitin 1941.
* * *
Të gjithë mësuesve të shkollës shqipe, të të gjitha niveleve të arsimit,
kudo qëpunojnë, ju uroj:
Gëzuar 7 Marsi – Dita e
Mësuesit!
Me pietet e respekt të veçantë i përkujtojmë dhe falënderojmë të gjithë
mësuesit dhe veprimtarët e tjerë të arsimit shqip, të
cilët kanë ndërruar jetë, por vepra e tyre do të jetojë e do të na e ndriçojë
rrugën përherë!
Adil FETAHU (ish-mësues)