Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, si familja Frashëri
E merkure, 05.08.2020, 09:56 PM
Rrallë ka familje në botë, me tre vëllezër, kush më patriot dhe më i emancipuar se tjetri, si familja Frashëri
(Vazhdimi i pestë, artikullit ,,15 veçoritë e
popullit shqiptar, publikuar në këtë portal, më 05.06.2020)
Nga Reshat
Nexhipi
Evidenti i emrave, sipas rendit alfabetik
Abdyl Frashëri. ,,Ky idelog i Lidhjes të Prizrenit dhe njohës i 7 gjuhëve, shkriu 7 barrë me
flori për çështjen shqiptare,, thuhet në një tekst të internetit, gjë që
pjesërisht, theksohet edhe në këngën në vijim,
që këndohet, afërsisht kështu, në Prespë.
Abdyl Frashëri: Shiti pasurinë, e bëri flori, i hipi
pamporit, shkoi në Gjermani. I vajti Bizmarkut,
brenda në seli. Ay, se ç’e pyeti: djalë nga je Ti?. Jam nga vendi i Skenderbeut, Evropën, nga Turqia, që ka
shpëtuar, sulmet osmane, në drejtim tësaj, duke i penguar.
Abdyl Frashëri.... Erdha, të kërkoj liri, për mëmëm Shqipëri. Trojet etnike, mos na i trazoni dhe coptoni, të
huajëve, t’ua dhuroni. Kështu, Abdyli, i tha, Bizmarku, me
inat, e pa, përgjigje,
nuk i dha.
Abdyl Frashëri, ka thënë: ,,Qëllimi i Kuvendit të Lidhjes Shqiptare është që t’ua
presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar
që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë
lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë,,.
Abdyl Frashëri, ka thënë edhe këtë: ,,Shqiptarët kanë një
vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar që mos lëshojnë asnjë
pëllëmbë tokë por të vdesin për të po të jetë nevoja...,,.
Abdyl Frashëri, pengoi hakmarrjen në Dibër. Pasi i bënë atentat në
turkomanët e këtij qyteti, një grup patriotësh, tentuan të hakmerren, mirëpo,
këtë e pengoi vetë Abdyli, i cili nuk desh të jetë shkakëtar për grindjet
qytetare midis vetë shqiptarëve të kësaj ane. Ai, përfitoi rastin dhe para dibranëve foli aqë bukur rreth bashkimit të
tyre sa që,
Abdyl Frashëri...Ala pa mbauar fjalën e fundit, të gjithë hodhën në
tokë armët dhe premtuan që mesazhi i këti patrioti të pa zavendësueshëm, do
vejë në vend.
Abdyl Frashëri, me pranga në Manastir. Një konsull, kur e pa në atë gjendje, buzëqeshi me ironi
dhe i tha me cinizëm: Ç’farë bëre me
idetë e tua? Abdyli, u përgjigj ’’Si mund t i thuash bujkut çfarë bëre, kur
mbjell farën në arë? Sot fara nuk duket, por do mbijë..do ta korrin brezat e ardhshëm’’gjë që edhe ndodhi, sepse, pikërisht
aty, lindi Alfabeti, i kryesuar nga i biri i tij-Mitat Frashëri.
Abdyl Frashëri. Në burgun e kalasë të
Prizrenit u dergj tre vjet, kurse dy
vjet të tjera, me familjen e tij, qe i internuar, në dy vende të Anadollit. Kushtet tepër të
vështira, në të dy rastet, ia rrënuan
tepër shëndetin, kështu që, nuk shkoi shumë kohë, ndroi jetën,theksohet
në literaturën historike dhe shtohet:
Abdyl Frashëri...’’Mjekra i ishte thinjur,
por sytë i kishte si në rini…balli i lartë dhe i gjerë, i jepnin atij një hije
madhështore, kurse sytë e tij të mëdhenj, kishin shkëlqimin e yjeve dhe forcën
e çelikut...
Abdyl Frashëri ,,Vdiq në moshën 53 vjeçare,
më 23 tetor 1892. U varros në Merdvin Qoj, lagje aziatike e Stambollit, ku qendroi 86
vite, gjer më 1978, kur, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, eshtrat
iu sollën dhe u vendosën në parkun më të bukur të Tiranës, ku gjenden edhe dy vëllezërit e tij.,,
Abdyl Frashëri.
Balkëze Frashëri. Ishte bashkëshortja e tij, e cila jetoi edhe një çerek
shekulli, pas vdekjes të tij. Vdiq në Stamboll, në mars të vitit 1916. Me atë
rast, Mihail Grameno, në gazetën “Koha” të Amerikës, shkruante:
Abdyl Frashëri...”Me hidhërim të madh,
mësojmë vdekjen e zonjës së të madhit Abdyl Frashëri. E ndyera, ishte paisur me
të gjitha virtytet dhe karakteret e larta dhe patriotike. Kjo fisnike shqiptare
kishte marë anë në të gjitha lëvizjet kombëtare duke ndjekur burrin e saj të
dashur në syrgjyn dhe kudo.
Mitat Frashëri. I njohur është edhe si Lumo
Skëndo. Është djali i Abdyl
Frshërit, siç thamë, ideologut dhe
shpirtit të Lidhjes së Prizrenit. Më 1908, Mitati, u bë kryetar i Kongresit të
Alfabetit në Manastir, më 1912, Ministër i Punëve Publike në Qeverinë e Ismail
Qemalit, më 1923-1926,
Mitat Frashëri...ambasador i Shqipërisë në Athinë,
etj. Më pas hapi një librari shekullore me 18.000 vëllime në Tiranë, të cilat
hodhën themelet e fondeve të antikuarit dhe të albanologjisë së Bibliotekës
Kombëtare në të njëjtin qytet.
Mitat Frashëri...Më vonë, siç dihet, u bë
kryetar i Ballit Kombëtar, kundërshtari pra më i madh i komunizmit dhe si i
tillë, pas fitores së komunistëve, u aratis jashtë vendit, ku, veç tjerash,
Mitat Frashëri... u bë kryetar i organizatës
antikomuniste ’’Shqipëria e Lirë’’. Faik Konica, në një rast, për të, ka thënë se
është ,,atdhetar dhe njeri nga më të
diturit e brezit të ri,,.Më 3 tetor,
1949, u gjet i vdekur në
një hotel të
Njujorkut.
Mitat Frashëri, për shqiptarët, ka thënë: ,,Nuk ka ndonjë popull modern që
në analet e tij të japë shembuj trimërie tronditëse si ato të
shqiptarëve...Si ushtarë e luftëtarë, shqiptarët kanë një nam të madh... jo vetëm si trupa
më të mirë të Turqisë, por kanë shkëlqyer dhe kanë bërë shërbime të larta edhe
si kondotierë (stratiotes) pranë princve të Perëndimit, në Itali, Francë
etj..,, (Mitat Frashëri, Shqiptarët, Tiranë, 2005, f. 21, 22)...
Mitat Frashëri, citon shkencëtarin e shquar
sllav, Virhov, icili
aqë tepër ka çmuar kombin tonë dhe historinë e lavdishme të tij, sa që para
studentëve, kafkat shqiptare i përkëdhelte dhe sqaronte historinë e tyre,kurse
kafkat e popujve të tjerë i tregonte duke i shtyrë me këmbë.
Mitat Frashëri, te “Fati i
Shqipërisë”, f. 55 dhe 98, shkruan: ,,Kalorësinë e lehtë Evropa, e mësoi prej ush tarëve shqiptarë që kanë
shërbyer në Francë dhe në Itali. Shqiptarët ishin ata të cilët e futën
bujqësinë në Evropë dhe ia bënë atë të njohur fiseve të këtij kon tinenti”.
Naim Frashëri, martesa. Ky ,,bilbil
i gjuhës shqipe,, xhaxha i të sapo përmendurit, dhe vëlla i Abdylit dhe
Samiut, të tre të lindur në fshatin më
të njohur në botën shqiptare, qe martuar në Janinë, me vajzën e një berberi nga
Shkodra dhe të varfër, që quhej Hatixhe.
Naim Frashëri... Patën dy vajza, Nerqezen
dhe Nevrezen. E para i vdiq, kurse tjetra u bë bashkëshorte e Shahin
Kolonjës (familja e të cilit, ishte
në lidhje miqësore me atë të gjyshes të
këtij shkrimi).
Naim Frashëri, në vendlindje. Në moshën 19
vjeçare, shkoi në Janinë, ku u shpërngul familjarisht, por pushimet verore,
i kalonte në Teqenë e Frashërit, e
cila ishte e paisur edhe me një bibliotekë me plot libra që kishin përmbajtje kombëtare dhe
fetare, posaçërisht bektashiane, gjë që i ndihmoi
Naimit...të njohë hollësisht doktrinën e këtij sekti të Haxhi Bektashit, etj. Lidhur me këtë, ka
shkruar: ,,Bektashianët duan
njësoj tërë njerëzit e botës, por më tepër e duanë Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët.,,
ose ,,Besa jonë është një fjalë, dhe ajo fjalë sështë çalë, është fjalë e
Perëndisë, që i duhet njerëzisë. Nuk është fjalë e kotë, bëj mirë, mos bëj
keq-thotë.
Naimi, përmes shkrimeve të tilla, bektashizmin e ngriti në piedestalin më të
lartë të historive fetare dhe ajo që është më thelbësore, dha kontribut të pallogaritshëm në përforcimin
e ndjenjave patriotike tek bashkëatdhetarët e tij. Një nga këto kontribute,
ishte edhe vepra në vijim.
Naim Frashëri, në ,,Qerbela,,: “O vëllezër
shqiptarë, pa qasuni duke qarë, dhe mbani zi këtë ditë, t’u zbresë nga Zoti
dritë...Shqiptari trim me fletë, si ka qenë, le të jetë, të ketë gjithë
urtësinë, e ta dojë Shqipërinë,
Naim Frashëri, të vdesë
për Mëmëdhenë, si Myftari për
Hysenë, të ngjajnë me Ibrahimnë, edhe më
Eba-Myslimnë, të jetë trim i mirë, po të mos jetë egërsirë, të jetë i
qytetëruari ditur e i mësuar, t’ja japë nder Shqipërisë, u bëftë e Perëndisë”.
Naim Frashëri, internacionalist: ,,Gjithë njerëzit që janë,
vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.Sesa
kjo bashkonte njerëzit e konfesioneve dhe etnive të ndryshme, nuk do koment
tjetër, prandaj dhe këtë sekt e përqafuan ose
Naim Frashëri...e dhuronin figura të
shquara nga popuj tëndryshëm të botës. Ky sekt, aqë tepër u zgjerua dhe u afirmua në Shqipëri, sa
që, fitohej përshtypja sikur, nuk është paraqitur në Anadolli, por në Shqipëri.
Naim Frashëri: Shqiptarët janë bijt e pellazgëve, gjuha e
sotme shqipe është pellazgjishtja, Leka i Madh është ,,Mbret më i madh
shqiptar.... ,,.N. F. Vepra, 5, f. 203 dhe 205, Prishtinë, 1986)
Naim Frashëri, për vjetërsinë shqiptare: ,,Jemi
këtu, që kur dielli, s’kishte lerë, pra, autohtonë, kurdoherë,,
Naim Frashëri, për Skenderbenë:,,Ishte burr i gjall e i gjatë, e në shptullt
i gjerë, s ish i ligur e i thatë, po ish si lulja në verë. Fytyrën e kish të
mirë, zënë të ëmbël si mjaltë, zëmrën plot mëshirë.
Naim Frashëri... Lufta posa zij të ndizej, ajy s’duronte aspakë, i hipën kalit e hidhej,
përmbi armikët, si flakë. I holl ishte e pak i gjatë, nuk kish shumë mustaqe,
po ishte i zeshk e i thatë. Naim Frashëri...Skenderbeu mori kordhënë në
duar, e qendroi në mes si burrë, me fëtyrë të shpëruar, ngriti gishtin dhe tha:
kurrë! Kurrë s trembet Shqipëria, nuk vdiq po është gjallë, Turqia, do vetëm
pallë!“
Naim
Frashëri për shqiptarët : ,,Ne kurdoherë, burra të ndjerë, edhe të vlerë
jemi treguar, me grekërinë Persinë dhe me gjith Azinë kemi luftuar... Me Lekën
vamë, mundmë Daranë (Darin-R.N), datën i dhamë, burra u dëftyem (u
treguamë-R.N), të gjith i thyem, përmbys i kthyem... Sa kombe qenë në këmb i
vumë, dhe mbretëruam kudo që shkuam...
Naim
Frashëri…Me Pirron vamë, Romës i ramë, llatinjt i vramë, e i tmeruamë me trimërinë
tonë... Me Skenderbenë, turqve sa qenë, u dhamë dhenë dhe i dëbuam, Evropën
shpëtuam, se ajo s'guxonte turqët të pengonte... Ngjallmë Greqinë, ndihmuam
Italinë... Po, për Shqipërinë pse s'u munduam, për kë luftuam, neve
ç'fituam?...“
Naim Frashëri, për shkollën shqipe në Korçë: O vëllezër shqipëtarë, gëzohi që erdh kjo ditë, kaq e mirë, e kaq e
mbarë, që sjell gjithë mirësitë. Hapu, hapu erësirë, pa jakë tëhu, o dritë, se
rriti koh e mirë, u gdhi nata, u bë ditë.
Naim Frashëri, mesazh që vlen edhe për sot :
,,Shokë, kemi në mest
tënë, shumë armiq e tradhëtorë, po po, mos u qoftë thënë, harruan mëmëdhenë, e
lanë kombin tënë...Miqt armiq i kanë bërë, armikët miq i zunë, fyell nga mendja
u bënë, çështë kjo e madhe punë...,,
Naim Frashëri dhe Josif Bageri. Aqë tepër e deshte Naimin, sa që kur recitonte
vjershat e tij, vishej si bari dhe përmes zileve ose komborave, imitonte
atë që thuhej në vjershë, në lidhje me bagëtinë dhe jetën në fshat në për
gjithësi.
Naim Frashëri dhe Josif Bageri,
në Stamboll.
Pati rast të shihet me të aty nga fundi i
vitit 1899, kur Naimi ishte i sëmurë nga se edhe vdiq më 1900-tën. Në gazetën
,,Shqypeja e Shypenis,, 23.1.1910,
Naim Frashëri... Josif Bageri shkruan se
edhe pse ishte par vdekjes, na fliste përa çështjen kombëtare që ta kemi si
amanet etj. Josifi shkruai edhe një poezi plot me dhimbje me rastin e vdekjes
së Naimit, në tetor të v. 1900.
Naim Frashëri, sipas Çajupit: Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri,
mendjelarti , zemërtrimi, vjershëtori si ai. Vdiq Naimi, po ç ç’’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq
Naimi, po kush mbeti? si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi, po vajtoni,
shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pusoni duke qarë! Vdiq
Naimi, gjithë thonë, qajnë Turq, qajnë kaurë, bilbili i gjuhës tonë, s’do dëgjohet kurrë. Vdiq Naimi që
këndoi trimërinë, Skenderbenë,
diq Naimi që
nderoi Mëmëdhenë.
Sami Fashëri, njihet edhe si Shemsetin, sepse, në
përkthim, do të zhotë, i ndritur sa dielli. Njihet edhe si,,Enciklopedi e gjallë e Turqisë,, dijetari më i madh i tërë
kohrave të këtij vendi... babai i teknologjisë moderne...autor i dramave
dhe librit të parë në gjuhën turke.
Sami Frashëri. ,,Bëri një jetë të vetmuar...Nuk merej me
ahengje... Llamba e tij me vaj nuk shuhet deri afër mëngjesit. Punonte
me penat dhe bojën që i prodhonte vetë, rreth 14-15 orë në ditë kalonte duke
shkruarë...”. Në bibliotekën e tij kishte 10.000 libra të fushave të ndryshme,
enciklopedi etj., të cilat e bënin të gjithanshëm.
Sami Frashëri, sipas Ismail Habib Savuk. Ky shkrimtar dhe gjuhtar turk e ngre aqë lart Sami Frashërin,. sa që
thotë se atë që nuk e bëjnë dot akademitë të përbëra nga 40-50 vetë “ngrihet
dikush si Shemsettin Samiu dhe e bën me sukses” dhe se “Nëse dikush do të
mësojë se ç’është mrekullia, duhet të eksplorojë Samiun dhe veprat e tij”
(Flaka, 3 maj 2002).
Sami Frashëri, përmes veprës ,,Shqipëria, ç’ka qenë, ç’është
e ç’do bëhet,, ndriçon rrugën nga pellazgët e këtej, pra sqaron
origjinën pellazge të kombit tonë, kurse
përmes romanit ,,Besa,, pasqyron këtë virtyt që nuk e posedon komb tjetër në
botë..
Sami Frashëri, për gjuhën shqipe: Është më e
vjetër se greqishtja dhe latinishtja e vjetër, prandaj dhe populli shqiptar
është më i vjetër- thuhet në Faktin e 9 janrit 2009. Përndryshe, Samiu, me duart e
veta, krijoi alfabetin e Stambollit, i cili u shqyrtua
në Kongresin e Parë të Manastirit.
Sami Frashëri:,,Shqiptarët flasin një nga gjuhët më
antike dhe më të bukura
të botës. Gjuhët e ngjajshme me Shqipen janë zhdukur, janë gjuhë të vdekura, ndërsa gjuha jonë jeton
e flitet akoma sot, si në kohën e Pellazgëve,,.
Sami Frashëri:,,Populli shqiptar dikur
ka qenë një popull i madh që shtrihej nga Triestia deri në Sivas,
pra në dy teritore të mëdha në Evropë dhe në Azi,,.
Sami Frashëri:,,Të kërkojmë me të mirë çlirimin dhe
bashkimin e Shqipërisë, por edhe pushkën ta kemi plot...,,
Sami Frashëri:,,Dashuria për atdheun është topi që
shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qendrojë topave më të
fortë.,,
Sami Frashëri:,,Shpëtimi a humbja e Shqipërisë është në
dorë të shqiptarëve,,
Sami Frashëri. Një nga mesazhet e tij, ka qënë: ,,S’bëhet
vreshta me urrata, por me shata e lopata,, dhe ,,Fjala dhëmb më tepër se
thika,,
Sami Frashëri. Kishte katër fëmijë. Emri i njërit prej djemve, Ali
Sami-Jen-i, përmendet edhe sot e kësaj dite si themelues i një klubi sportiv,
kurse një nga stadiumet e Stambollit mban emrin e tij ,,Ali Sami Jen Stati,,.
Sami Frashëri dhe vdekja e së shoqes. Aqë tepër
e deshte sa që një tufë të flokëve të saj e mbante vazhdimisht në
fotografinë e saj dhe e mori në varr.
Sami Frashëri, vdiq
ditën e shtunë, të njëjtën ditë kur kanë vdekur edhe tetë vëllezërit dhe motrat
e tij, thuhet në një tekst të internetit.
Me familjen e Frashrinjëve, posaçërisht me
Naim Frashërin, lidhje të ngushta dhe të sinqerta ka patur familja e Qiriazëve
të Manastirit, e cila është objekt i një dorëshkrimit im, gati për botim.