Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës - Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin e këtij akti madhor
E marte, 16.02.2021, 10:25 PM
Rast: 17 Shkurti - shpallja e Pavarësisë së Kosovës
Cilët të huaj, kanë
kontribuar për realizimin e këtij akti
madhor (I)
Nga
Reshat Nexhipi
Sqarim
i shkurtë
Lidhur me këtë çështje, kam shkruar disa herë në të
kaluarën, në shtypin e përditshëm, nëpër portale të ndryshme, etj., gjë të
cilën e kanë bërë edhe autorë të tjerë, prandaj vendosa që të apostrofoj më të
rëndësishmit ,,telegrafisht,, dhe sipas rendit alfabetik.
Disa ngjarje të cilat, në mënyrë direkte ose
indirekte, kanë trasuar rrugën drejt pavarësisë së Kosovës
Shekulli XII. J. Radoniç, historian i shquar serb, pranon: ,,Kur në fund të shek. XII,
serbët depërtuan në Dardani (pra në Kosovë -R.N.) Aty gjetën banorë shqiptarë
dhe vllehë. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f.42)
1389. Për Betejën e Kosovës, e
cila zgjati vetëm 10 orë, shkencëtarët
francezë, Filip Majzer dhe Betrandon de la Brokier, shkruajnë se është zhvilluar në Albani.
1389 Thuhet se Gjyshi i
Skënderbeut, propozonte që që
ushtria osmane të sulmohet natën, por knez Llazari, nuk pranoi, prandaj dhe, keq e pësoi.
1877. Kosova, bëhet vilajet, me qendër, në fillim: Prishtinë,
pastaj Prizren, përsëri në Prishtinë dhe në fund, nga viti 1884 gjer në v.1912, në
Shkup.
1878-Lidhja e Prizrenit,
aktualizohet autonomia e Kosovës, gjegjësisht bashkimi i trojeve shqiptare.
1912. Forcat shqiptare të
Kosovës çlirojnë Shkupin, por për shkaqe të ndryshme, ai dhe Kosova zaptohen
nga serbët.
1945.
Në Kosovë, me forcë, vendoset administrimi Ushtarak
i Pushtetit, si dhe vendoset bashkimi
me Serbinë.
1963,
Kosova shëndrohet në province autonome, barazohet me
Vojvodinën.
1968.
Demonstratat masive
në të cilat kërkohej Kosova të bëhet republikë.
1969-themelohet Universiteti. Përdorimi zyrtar ,,Shiptari,,
zavendësohet me Albanci etj.
1981.
Demonstratat, të cilat ishin edhe më masovike se ato të
vitit 1968.
1989. Formohet Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK, parti i parë politike
shqiptare, me në krye Dr.Ibrahim
Rugovën.
1990. Deklarata Kushtetuese, u vu guri themelues i Kosovës së
lirë.
1994
dhe 1997.Vitin e parë krijohet UÇK-ja,
vitin e dytë bëhet dalja e parë e saj publike, thuhet në një tekst të
internetit.
2008, 17 fror, shpallet
pavarësiae Kosovës,
por vetëm një pjesë e teritorit që quhej Vilajet,
pra, pa Preshevën, Bujanovcin, Medvegjën, Kumanovën, Tetovën, Gostivarin,
Dibrën etj. të cilat, siç thamë, kryeqendër kishin Shkupin, gjer në
v.1912.
Evidentimi i personaliteteve më të njohur që
përkrahën pavarësinë e Kosovës, sipas
rendit alfabetik.
Angela
Merker. Kancerlare e Gjermanisë ,,Gruaja
më e fuqishme në botë,,.me kohë ka thënë: “Kosova do të fitojë pavarësinë”.
Antonio Milloshevski. Ministër i Jashtëm i
Maqedonisë, në Amerikë: ,,Maqedonia preferon Kosovën e pavarur se sa staus-kuanë,,
(Iliria, 13- 16 korrik, Njujork 2007)
Bernard
Kushner: “Kosova është një rast i veçantë që nuk mund të
shfrytëzohet si precedent”-tha ky ministër i Jashtëm i Francës, duke mos u
pajtuar me qëndrimin e kolegut rus-theksohet në gazetën “Iliria, të
Amerikës,1-4 qershor, 2007.
Biljana
Sërblanoviç. Në gazetën “Iliria” të Amerikës, 8-11 maj, 2007,
theksohen fjalët e kësaj shkrimtare se “Kosova
duhet të jetë e pavarur”.
Bill Klinton. Kryetar i SHBA, në
mars të v. 1999, urdhëroi akcionin
ushtarak, me të cilin forcat serbe ishin përzënë nga Kosova.
Bob
Doll. Senator
amerikan i cili ka përkrahur tepër çështjen e Kosovës, të cilën, e ka vizituar në gusht të vitit
1990, në krye të një delegacioni kongresistësh e senatorësh amerikanë dhe më 8
tetor 2004.
Bob Stewart. Ky kolonel, ishkomandant i forcave britanike në
kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë, në një rast, ka thënë: “Adem Jashari,
me strategjinë e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me
gojë hapur. Ky moment mua personalisht më ka shtyrë që të bëj presionin për
t’u bërë diçka shpejt”.
Bojan Kostrezh. Kryetar i Kuvendit të
Vojvodinës: “Çështja e Kosovës do të zgjidhet me ose pa përfaqësuesit e
Serbisë” dhe se ,,Voisllav Koshtunica, lideri i PartisëDemokratike,
me qëndrimet e tij rreth Kosovës, është i njëjtë me Sllobodan Millosheviçin,
thuhet në “Faktin” e 06. 02. 2007.
Brus Xhekson. Kryetar i projektit për
demokraci në tranzicion: “Kosova e pavarur deri në fund të vitit-këtë askush
nuk e vë në dyshim,,-thuhet në “Faktin” e 28 korrikut, 2006.
Busek. Koordinator i paktit të
stabilitetit për Evropën Juglindorere: “Shqiptarët të Kosovës do të fitojnë
pavarësinë,,.
Cameron, ambasador i Amerikës në
Beograd: ,,Serbia të heqë dorë nga Kosova,,.
Çedomir Jovanoviq, politikan i njohur i Beogradit: ,,Pavarësia
e Kosovës është akti i kryer. (“Fakti”, 24 tetor, 2005)
Daniell Fried, drejtor ekzekutiv i
Institutit Amerikn të Paqës: “Kosova paraqet një rast unik në botë dhe
se zgjidhja për statusin e saj nuk do të jetë precedencë e cila do të mund të
aplikohej edhe në rajonet e tjera të botës,,.
Daniel Miler, ekspert ndërkombëtar:
,,Me ligjet ndërkimbëtare njihet e
drejta e Kosovës për shpallje të
pavarësisë,,.
Daniell Server: Kosova duhet të jetë e
pavarur dhe se “Në Kosovë kanë ndodhur disa raste të dhunës kundër serbëve,
por sipas tij, shifrat janë fryrë në mënyrë vullgare nga lobi antipavarësisë,
për ta paraqitur gjendjen alarmante.
David Govan. Ambasador i Britanisë
në Beograd, i cili i akuzoi ekipin negociator të Beogradit që nuk ka treguar
vullnet bindës për zgjidhjen e problemit të Kosovës, etj. (“Fakti”, 6 shtator
2006).
David Miliband. Shef i Diplomacisë
Britanike: “Pavarësia e Kosovës të shpallet më 4 shkurt”. (“Fakti”, 22.
01. 2008).
Dejan Anastijeviq. Publicist, i cili, sipas
një shkrimi të ,,Faktit”, të 4 gushtit, 2005, ka thënë: “Serbia duhet ta pranojë
pavarësinë e Kosovës”.
Denko Maleski. Si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkup, ka
deklaruar: “Realitetet e reja e bëjnë Kosovën shtet sovran” (Fakti, 12
nëntor, 2005)
Dimtrij Rupel. Ministër i Jashtëm
Slloven: “Ndarja e Kosovës nuk do të ishte zgjidhje (,,Fakti”, 31
korrik, 2007).
Donald
Anderson, kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme të
Parlamentit Britanik: “Pavarësia është zgjidhja e vetme afatgjate për
Kosovën”.
Doris
Pak, eurodeputete: “Pavarësia e Kosovës, qoftë edhe e
kushtëzuar do të ndihmojë gjithë rajonin”. Në “Faktin” e 24 tetorit, 2006,
qëndrojnë fjalët e saj: “Jam e tmerruar me gjuhën e deputetëve serbë për
Kosovën”.
Dragan Nikoliq: ,,Serbia duhet ta njohë
Kosovën e pavarur,, (Koha, 26. 2. 2008)
Dushan Janiq, koordinator i Forumit
për marrëdhënie etnike: “Rusia nuk do përdorë veton për aprovimin e
rezolutës për Kosovën”.
Edgar dr. Rafael, prof. Universiteti: Pavarësia e Kosovës duhet të
respektohet edhe nga EULEK-si.
(Fakti,11.12. 2008)
Ekmeleddin
Ihsanoglu, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve
islamike: ,,Shumica e shteteve islamike do ta njohin Kosovën. Shete të
tilla janë 57,,. (Fakti, 17. 4. 2020)
Emilio Vijano. Profesor i njohur i Universitetit të
Vashingtonit, i cili në një rast ka thënë: “Pavarësia e Kosovës është e
pamohueshme”. (“Fakti”, 5 tetor, 2006).
Filip Goldberg. Shef i Zyrës amerikane
në Prishtinë, i cili, gjatë muajit të
bekuar të Ramazanit, më 2005, ka shtruar iftar në vilën “Gërmia” të
kryeqytetit të Kosovës. (“Fakti”, 2 nëndor 2005)
Frank Karluçi. Ish-sekretar amerikan i
Mbrojtjes: “E vetmja zgjidhje afatgjate për Kosovën është pavarësia”. (“Fakti”,
03. 2005).
Frank Valter Shtajnmajer, shef i diplomacisë
Gjermane: “Ndarje të Kosovës nuk do të ketë,, (Fakti”, 22. 02. 2007).
Frenk Uizner. Ambasador amerikan “Nëse
s’ka marrëveshje, atëhere Kosova duhet të bëhet e pavarur”.(“Iliria”,
19-21, 2007)
Frenk Uizner:’’Historia tregoi se fajtor
për gjendjen momentale në Kosovë është vetëm Beogradi dhe represionet
serbe të viteve 90 të shekullit të
kaluar’’-’’Vreme’’,15 02, 2008.
Garet Evans. Kryetar i Grupit
Ndërkombëtar të Krizave: “Kosova nuk
mund të kthehet në pushtetin e Beogradit”. (“Fakti, 22. 02. 2005).
George Victor Voinovich,
senator
amerikan, me origjinë serbe, ka thënë se
,,çështja e Kosovës ka marrë fund,, (Beqir Sina)
Gert Arens, diplomat gjerman, i cili, sipas dr.Bexhet Asanit, me rastin gjimnazit privat “Hajdar Dushi” të Ladorishtit,
kishte viziutuar Strugën dhe, veç tjerash kishte favorizuar edhe Pavarësinë e
Kosovës.
Giussepe De Siati. Botues i Ismail
Kadaresë, kundërshtar i Serbisë dhe përkrahës i Pavarësisë së Kosovës-konstaton Ismail Kadarea në një
libër të vet.
Gondoleza Rajs. Sekretare amerikane e
shtetit: Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë (Fakti, 24.
dhjetor, 2007)
Henri Hajden. Kongresmen amerikan i cili në vitin 2004 paraqiti Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së të
deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës (“Fakti”, 14. 02. 2007).
James Appathurai, zëdhënës i NATO-s: “Trupat
serbe nuk do lejohen të kthehen në Kosovë”.
James Dobbins. Ish emisar i SHBA-ve për
Bllkanin: “Veç pavarësisë, çdo
zgjidhje tjetër është e papranueshme për SHBA-të”. (“Fakti”, 5 korrik,
2005) dhe se “Nëse dështon rezoluta në KS, SHBA-të do ta njohin Kosovën”.
(“Fakti”, 26 janar, 2007)
James Pettifer. Në“Faktin” e 24 tetorit,
2005, thuhet: “Profesor James Pettifer, ekspert britanik thotë se tani pavarësia
pa kushte për Kosovën është një nga alternativat për të ardhmen e saj, dhe
se
James Pettifer...komuniteti
ndërkombëtar ka parasysh për Kosovën një marrëveshje të tipit të gjenevës, apo
Dejtonit. Ndërsa, në“Faktin”e 9 gushtit 2006, Shkëlzen Gashi shkruan se
Pettiferështë autor i veprës“Libri i kaltër për Shqipërinë dhe Kosovën”,
në të cilin përshkruan masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve.
Janes Dërnovshek. President i
Sllovenisë, i cili në një rast ka
thënë: “Pavarësia e Kosovës do të arrihet gradualisht”. (“Fakti”, 13 tetor,
2005)
Janosh Bugajski. Drejtor i Qendrës
strategjike në Vashington, i cili, është
deklaruar për pavarësinë e Kosovës, por me mbikqyrje të kushtëzuar, dhe se,
sipas tij, ,,Për kufirin midis
Maqedonisë dhe Kosovës, vendosin Prishtina dhe Shkupi, duke mos e përmendur
Beogradin.
Janosh Bugajski. Në një rast tjetër, ka
thënë: “Unë gjithashtu besoj se
Serbia nuk ka nevojë për Kosovën, përderisa modernizohet dhe shkon drejt
Bashkimit Evropian”.
Janosh Bugajski. Gjithashtu, ka deklaruar “Popullata e Kosovës është një prej më
pro perëndimorëve dhe pro amerikanëve në botë... shqiptarët kanë dërguar
vullnetarë për të luftuar (me SHBA) në Afganistan dhe në Irak,prandaj të thuhet
se ata janë (islamistë) fondamentalistë, është thjesht përhapje e
dezinformatave”.
Jap de Hop Shefer, sekretar i përgjithshëm i
NATO-s: “Ndarja e Kosovës hap “Kutinë e Pandorës”, pra, është kundër
ndarjes Veriore, gjegjësisht Mitrovicës nga Kosova.
Jeane P.Vermant. Mitolog më i madh i
Francës,
i cili, sipas Ismail Kadaresë, ka
përkrahur Pavarësinë e Kosovës.
Jellko Kacin. Raportues i Parlamentit evropian: „Serbia e ka
humbur Kosovën me kohë“. („Fakti“, 22. 01. 2008)
Jens
Reuter, ekspert gjerman për Ballkani, shkruan se Amerika është e vendosur për pavarësinë e Kosovës”.
Jerko
Kat, deputet slloven: ,,Kosova do bëhet e pavarur,,.
Jim
Murphy. Ministër britanik për Evropën: ,,Britania mbështet
pavarësinë e Kosovës,, (Fakti, 7. 12. 2007)
Joakim Ryker. Kryeadministrator i
Kosovës, i cili, duke folur për situatën në veri të Mitrovicës, ka përsëritur
parimin e Grupit të Kontaktit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. (“Fakti”,17
gusht, 2006).
John Mccane. Kandidar republikan për president i Amerikës, ka porositur:
Pavarësi për Kosovën (Fakti,11. 2. 2008).
Jorgos Papandreu. Lider i partisë më të madhe opozitare në Greqi,
PASOKU: „Kosova duhet të jetë e pavarur nga Serbia“.
Josef
Biden, senator dhe shef i Komitetit të Senatit amerikan për politikë të jashtme
vite me rradhë është angazhuar publikisht
për pa varësinë e Kosovës-thuhet në Lajmin e 26 gushtit 2008 dhe
shtohet se Bideni është mik i dëshmuar i
Kosovës dhe i Shqipërisë, pra i popullit shqiptar.
Josef
Lagendijk. Deputet i të Gjelbërve holandez, në Parlamentin Evropian, ka thënë se është e paimagjinueshme që Kosova të këthehet nën ndikimin e Beogradit. .(“Fakti”,1 shkurt, 2007)
Jovan Teokareviq. Në “Faktin” e 17. 05. 2005,
thuhet se ky drejtor i Qendrës së Beogradit për Integrimet Evropiane,ka
deklaruar Kosova e pavarur nëse bëhet Mali i Zi shtet i pavarur”.
Jozeph Biden. Kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në
senatin e Shteteve të Bashkuara: “Koha ka ardhur që Kosova të fitojë
pavarësinë” (“Faktit” të 4 janarit, 2007).
Kalmirei. President i Zvicrës, përkrah
pavarësinë e Kosovës.
Kameran Munter. Ambasador
amerikan në Beograd: ,,Kosova është
shtet i pavarur,, ( Koha, 2 qershor, 2008)
Karla del Ponte, prokurore e
Tribunalit të Hagës, kontribuoi tepër për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, duke
i futur në burgun e Hagut Sllobodan Millosheviqin dhe shokët e tij.
Klarku,
Komandant i NATO-s: “Jam shumë i
nderuar që gjatë jetës sime m’u dha rasti t’i ndihmoj popullit të Kosovës. Shpresoj se Kosova një ditë do të jetë e pavarur”.
Klaus Reinhardt. Ky ish komandant i
KFOR-it, sipas “Faktit”, të 14 nëntorit, 2006, ka thënë se pavarësia e Kosovës
pritet vitin e ardhshëm.
Koh, përfaqësues i Departamentit të SH.B.A-ve i cili në Gjyqin Ndërkombëtar
të Drejtësisë në Hagë, dhjtor, 2009, mbrojti
fuqishëm pavarësinë e Kosovës (Lajmi, 9 dhjetor, 2009.
Kondolisa Rajs. Sekretare e Amerikës, e
mbështet pavarësinë e Kosovës, pavarësisht kundërshtimit rus-thuhet në një
shkrim të “Faktit”, 25 prill, 2007.
Konstantin
Karamalis. Në lajmet e
TVSH-së 21, më 17. 01. 2007, ka folur në favor të Pavarësisë së Kosovës.
Krasimir
Karakaçanov, deputet bullgar, ka thënë se ,,Sa
më shpejtë Kosova bëhet e pavarur, aq më mirë do të jetë për stabilitetin e
Ballkanit,,.
Krasimir
Karakaçanov...Pavarësia e Kosovës do ta mbulojë shovinizmin serb dhe tendencat e tij hegemoniste në Ballkan...populli
i Kosovës do të vendosë a do të bashkohet me Shqipërinë ose jo,,.
Kris
Paten. Ish komesioner evropian, i cili, në një rast në gazetën
“Fajnenshëll Tajms”, shprehet pro pavarësisë së Kosovës”-thuhet në shkrimin e
“Faktit” të 24 shkurtit, 2005.
Leonid Batkin, publicist, dhe historian
i kulturës ruse, i cili, sipas Ismail Kadaresë, e ka përkrahur aksionin
luftarak të NATO-s kundër Serbisë.
Lindsey Grahm. Senator i Karolinës së Jugut, i cili në
bashkëpunim me kongresistin Hyde angazhohet rreth çështjes së Pavarsisë së
Kosovës. (Fakti, 27 nëntor, 2003).
Majkll Polt. Ambasador amerikan në
Beograd: “Serbia patjetër do ta njohë Kosovën e pavarur”.(“Fakti”, 30. 03.
2007)
Majkll Vud. Ekpert ndërkombëtar i
cili mbrojti pavarësinë e Kosovës në Gjyqin Ndërkombëtar. (Fakti, 3 dhjetor, 2009)
Mark
Shnajder. Nënpresident i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, është kundër ndryshimit të
planit të Ahtisarit për Kosovën, thuhet në gazetën “Iliria” të Amerikës, të
13-16 korrik, 2007
Martin
Ahtisari. Në
“Faktin” e 6 shtator 2006, thuhet se ky njeri, i dërguar i posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, në mënyrë indirekte kritikoi jo vetëm
zyrtarët serb por edhe popullin serb që nuk kritikon politkën e Millosheviçit.
Martin
Shlezinger, analist amerikan: “Serbia e di se
pavarësia e Kosovës është e paevitueshme”.
Martin Vulaj. Avokat amerikan, kryetar
i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, i cili u angazhua për projektin e
Kushtetutës së re të Kosovës, me të cilën Kosova përkufizohet si shtet i
pavarur dhe sovran
Masimo D’Alema. Ministër i Jashtëm i Italisë: “Pavarësia e Kosovës, zgjidhja më e
arsyeshme”.
Në një takim që pati me Voisllav Koshtunicën, hodhi poshtë propozimin e Serbisë për vazhdimin e
bisedimeve lidhur me statusin e Kosovës.
(Fakti, 20 XII, 2007).
Rast: 17 Shkurti - shpallja e Pavarësisë së Kosovës
Cilët të huaj, kanë kontribuar për realizimin
e këtij akti madhor(II)
Merlin Ollbrajt. Përfaqësuese e denjë e
SHBA, e vetmja shpresë e pastër për shqiptarët, e cila i dënoi me
ashpërsinë e mundëshme veprimet e terrorizmit shtetëror mbi shqiptarët e
pafajshëm të pa mbrojtur (fëmijë, gra, pleq e invalidë) nga shteti policor
serb, drejtuar nga xhelati Millosheviq.
Merlin Ollbrajt...bashkë me Ministrin e
Jashtëm të Anglisë, R. Kuk, u shpreh se është për një zgjidhje të
pranueshme nga vetë shqiptarët e Kosovës.
Methius, ish zv.shef i UNMIK-ut: “Kosova
do të bëhet e pavarur”. (“Fakti”, 06. 03. 2006)
Miljenko
Dereta, drejtor ekzekutiv organizatës joqeveritare ,,Iniciativa civile,, ka deklaruar: Serbia ta njohë menjëherë pavarësinë e Kosovës,, (19 gusht 2009).
Millan
Roçen, Ministër malazez i
Punëve të Jashtme: Njohja e Kosovës, punë e kryer. (Koha,
25 dhjetor 2009).
Millo
Gjukanoviç. Për këtë kryeministër të Malit të Zi, në “Faktin” e 26
majit, 2006, Pëllumb Xhufi, veç tjerash shkruan se ,,Në
verën e vitit 1998, gjatë ofenzivës verore të ushtrisë
serbe në Kosovë...
Millo
Gjykanoviqi... pranoi strehimin në Mal të Zi, të më shumë se 40.000 refugjatëve Kosovarë, shifër që u rrit dukshëm
një vit më vonë, gjatë operacionit të spastrimit etnik të forcave serbe në
Kosovë...”
Morton Abramovitz. Ish emisar i SHBA-ve për
Ballkanin,i cili, ka thënë: “Grupi
i Kontaktit e di se Kosova është e pavarur”, dhe se “lidershipi kosovar të
mos pranojë më pak se pavarësi’’(“Faktin” 11 nëntorit, 2006)
Natasha Kandiq. Kjo drejtoreshë e Fondit
për drejtën humanitare me seli në Beograd, në një intervistë, ka thënë: “Kosova
do të jetë e pavarur”. (“Fakti”,1 dhjetor,2005)
Natasha Mishiç, ish-funkcionare e njohur
serbe: Kosova është e pavarur që në v.1999.
Nicholas
White, drejtor për Evropën e Grupit Ndërkombëtar të Krizave: “Rezoluta e
OKB-së le vendpër
njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Nikolla Bërns, nënsekretar amerikan i
shtetit, ka thënë se Kosova do të duhej
të ishte e pavarur në vitin 2007. Edgar Rafael, prof. Universiteti ka shtuar
,,Nikolla Bërns ka qenë njëri prej avokatëve më të mëdhenj të Kosovës,,. (Fakti, 11. 12.
2008).
Nikolas
Sarkozu, president francez “Pavarësia e Kosovës e
paevitueshme”.
Nikolla Sajt: Serbia qysh nëvitin 1999
e ka humbur Kosovën.
Noel Malcolm. Ky historian, profesor
në Universitetin e Oksfordit, për“Radio Evropën e Lirë”, ka deklaruar: “Kosova
është territor i humbur për Serbinë”. Ai, një kohë, ka qendruar në krye të
Shoqatës Anglo-Shqiptare e kriuar në v.1912. Është autor i librit “Kosova-një
histori e shkurtër”,etj. (Shënime dhe ecijake, autor: Tahir Z. Berisha)
Norbert Darabosh, ministër austriak i
Mbrojtjes: “Coptimi i Kosovës gabim fatal,, (“Fakti”, 24 gusht, 2007).
O. Brajen,
Ish i dërguar amerikan për Ballkanin: “Pavarësia është
e vetmja zgjedhje për Kosovën”.
Obama,
ka thënë: ,,Statusi
i Kosovës është punë e kryer,, (gazeta ,,Shqip,, 9. 2. 2009).
Oto
Fon Habzburg, austrian i dalluar,
i cili u deklarua për pavarësinë e Kosovës.
Petar King. Kongresit republikan
amerikan,i cili përkrah pavarësinë e Kosovës. (“Iliria”, 29-31 maj 2007)
Pol Vilijams. Profesor i drejtësisë të
Universitetit në Vashington, i cili ishte angazhuar në përpunimin e 50
faqeve të një projekti për Kushtetutë të re të Kosovës, me të cilën Kosova
përkufizohet si shtet i pavarur dhe sovran-thuhet në “Faktin” e 15 shkurtit
2005. Ky, i dha ndihmë të madhe PDSH-së në përgatitjen e platformës për negociatat
shqiptaro-maqedonase pas luftës të v. 2001.
Qenan
Hasip, deputet i Partisë Demokratike Turke: Kosova do të jetë e
pavarur.
(“Fakti”, 27 tetor 2006)
Rajner
Shtiner, deputet liberal gjerman i Bundestagut, lidhur me çështjen
e Kosovës, ka thënë: “Ne nuk mund të
presim derisa të na dalë mjekra kur e dimë shumë mirë që as pas 120 vjetësh
nuk do të gjejnë një zgjedhje të përbashkët”.
Riçard Blystone, korespodent i rrjetit
televiziv amerikan CNN, i cili pati
guxim që t’i shtronte pyetjen ambasadorit Christopher Hill pse ishte hequr
nga teksti i marrëveshjes në Rambuje kërkesa e UÇK-së për referendumin pas
tre vjetësh. (“Fakti”, 28 shkurt 2006, autor: Gjekë Gjonlekaj nga Njujorku,
botues dhe ish gazetar i “Zërit të Amerikës”)
Riçard Hollbruk. Ish ambasador amerikan
në OKB. Mesazhi i tij dhënë Serbisë ishte ky: “Keni dy shanse: 1.Ta harroni
Kosovën e të integroheni në Unionin Evropian dhe 2.Të provoni ta ktheni Kosovën
dhe ta humbni edhe atë edhe Unionin Evropian”.
Robert
Doll, senator amerikan vizitoi Kosovën
dhe e urroi pavarësinë e saj.
Robert
Hajden: Gjer në shkurt të v. 2007, Kosova
bëhet e pavarur.
Robin
Cook, diplomat britanik,mik i Shqipërisë, bëri tepër për
ndërprerjen e luftës në Kosovë dhe për thirjen e Konferencës së Rambujesë,
bombardimin e Beogradit nga ana e NATO-s, etj.
Rohani,
diplomat austriak: “Veriu i Kosovës nuk duhet të
fitojë autonomi”, duke alududuar në pavarësinëdhe integritetin e Kosovës.
Rozmari Di Karlo. Zavendës ndihmës
sekretare amerikane e shtetit për Evropën Jugore: “Pavarësia e Kosovës është
e pashmangshme”. (Fakti”, 30 qershor, 2007)
Rypreht Polenc. Kryetar i Komisionit
parlamentar gjerman për politikën e jashtme: “Një zgjidhje e mundëshme është
që Serbia të mos e administrojë më Kosovën”. (“Fakti”, 27 prill, 2007).
Sabine Freizer. Drejtoreshë e programeve
të Grupit Ndërkombëtar të Krizave ishte për pavarësinë e Kosovës (Fakti, 25. 4.
2009)
Salman
Ruzhdie: “Kosova duhet të jetë e lirë... Shqiptarët e saj kanë vuajtur
tmerre, të cilat janë të pafalshme”. (Iliria, 22- 25 qershor, 2007)
Sandra Mishell.Veprimtare e misionit
verifikues të OSBE-së në v.1999, të Kosovës dhe përfaqësuese për të drejtat e
njeriut të kësaj organizate, kishte dëshmuar në procesin kundër Sllobodan
Millosheviqit, me dëshmi që kishte marrë edhe nga shqiptarët, duke i
vizituar shtëpitë e tyre, në Maqedoni dhe në Shqipëri. (“Fakti”,13 korrik, 2006)
Schussel,
funksioner i lartë i Austrisë: Kosovës nuk duhet t’i mohohet e drejta për
pavarësi.
Sonja
Biserko, serbe e njohur e Beogradit: ,,Pavarësia e Kosovës
është akt i kryer,,.
Shimon Peres. Zv. Kryeministër i
Izraelit: “Mbështesim Pavarësinë e Kosovës”. (“Fakti”, 09. 02. 2007)
Sllavisha Petkoviq. Në “Faktin”e 21 janarit,
2006, Arben Veselaj, shkruan se personi në fjalë “është politikani i parë
serb i pasluftës që ka pranuar të jetë pjesë e një institucioni qëndror kosovar
çfarë është qeveria e Kosovës...
Sllavisha Petkoviq...ishte kundërshtuar nga
përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, nga kleri serb dhe nga vetë
Beogradi zyrtar, kur ftesës së ish-kryeministrit Haradinaj i ishte përgjigjur
pozitivisht”.
Sllobodan
Çashule. Ish deputet i VMRO-së Popullore: “Maqedonisë i duhet
pavarësia e Kosovës”. (“Fakti”, 28. 02. 2006).
Sonja Biserko. Kjo serbe e njohur e
Beogradit, ka pranuar se pavarësia e Kosovës është akt i kryer. (“Fakti”,
24 tetor, 2005).
Soren Petersen, ish kryeadministrator
i OKB-së: “Rezultati përfundimtar, pavarësia e Kosovës”.
(“Fakti” 20 shtator, 2006).
Steven Schook. Zëvëndës shefi i
UNMIK-ut,nga SHBA: “Për ndarjen e
Kosovës, flasin vetëm të papërgjegjshmit”.
Stipe
Mesiq. President i Kroacisë: “Statusi i Kosovës duhet të
zgjidhet në kuadër të institucioneve të saj”, (“Fakti”, 13 dhjetor, 2005)
,,Serbia kreu spastrim në Kosovë për të strehuar atje serbët e Kroacisë,, (Fakti, 4. 1. 2010)
Stiven
Uordsvor. Ambasador britanik në Beograd: “Serbia patjetër do
ta njohë Kosovën e pavarur”. (“Fakti”, 30.03.2007)
Stojan
Dërçeliq, zv. redaktor i “Blicit”, i cili në një shkrim të
“Faktit”, të 21 shtatorit 2006, me titull “Vetoja ruse nuk do të thotë “njet”
(jo-R.N.)”, duke aluduar në pavarësinë e Kosovës.
Susan
Sontag. Është me origjinë hebraike, e lindur në Njujork më 1933.
Me rastin e vdekjes të saj (28 dhjetor, 2004) poeti ynë i njohur Ali Podrimja
në “Faktin” e 12 janarit, 2005, u paraqit me artikullin me titull “Në vend të
përkujtimit-lamtumirë Susan Sontag”, ku,
Susan
Sontag.. Ajo nga populli shqiptar ishte tepër e kënaqur edhe për
shkak se kishte dëgjuar nga prindërit që ky popull kishte marrë në mbrojtje
hebrenjtë dhe se, siç shkruan Ali Podrmija “është rast i rrallë që
Susan
Sontag.. asnjë hebre nuk ua kishin dorëzur Gestapos, kishin
sakrifikuar çdo gjë që kishin patur,-thekson ky poet, kuptohet për Shqiptarët
dhe vazhdon se “pra, nuk kishte si në Serbi, ku ishin zhdukur afro 65 mijë
hebrenj”.
Susan
Sontag... veç tjerash njofton për qendrimin e saj të drejtë ndaj
çështjes shqiptare, sidomos të Kosovës, për të cilën shpesh herë thoshte dhe
shkruante se ajo i takon Shqipërisë dhe ishte kundër politikës serbe, duke e
miratuar madje edhe intervenimin e SHBA-ve dhe NATO-s në Kosovë.
Suzan
Vasum Rajner. Si
përfaqëqësuese e Gjermanisë, ka mbrojtur pavarësinë e Kosovës në Gjyqin
Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hag në dhjetor, 2009. (24
orë, 3 dhjetor, 2009)
Shaun
Byrnes. Ish diplomat i SHBA-ve: “Mendoj se Komiteti
dërkombëtar qartë e kanë të njohur faktin se Pavarësia e Kosovës nuk ka
alternativë”
Shimon
Peres. Zv. Kryeministër i Izraelit: „Mbështesim Pavarësinë e
Kosovës“. („Fakti“, 09. 02. 2007)
Shirley Cloyes Dio Guardi. Bashkëshorte e Diogardit, këshilltare e
posaçme e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështje të Ballkanit. Në një
rast kishte kërkuar që ,,Beogradi të ndalë abuzizimet në Luginën e
Preshevlës,, (Koha, 5. 2. 2009)
Ted
Karpenter, nënkryetar i institutit KATO (CATO)
në Uashington: “Një ditë Kosova do të marrë pavarësinë”. (“Iliria”, 29 qershor
– 2 korrik, 2007) dhe se SHBA-të dhe BE-ja janë përcaktuar për pavarësinë e
Kosovës.
Tim
Judah (Xhuda), analist britanik, i cili, sipas
“Faktit” të 26 shtatorit, 2006, ka thënë se “Ahtisari në nëntor propozon
pavarësinë e kushtëzuar” ë Kosovës dhe
se “Rusët nuk mund të ndalojnë pavarësinë e Kosovës”. (“Iliria”, 4-7
maj, 2007)
Tim
Kenedi, bashkëkrijues i organizatës Grupi i Politikës
Strategjike ë Washington, i cili ka thënë se Kosova e pavarur nuk do të
ishte një presedan politik dhe se “populli i Kosovës e
Tim
Kenedi...ka të drejtën ligjore për vetëvendosje dhe Kombet e
Bashkuara duhet t’ja njohin këtë të drejtë në përputhje me parimet që tashmë
janë mbarështruar nga Grupi i Kontaktit dhe palët e tjera pjesëmarrëse”-thotë Kenedi. (“Fa-kti” , 24.03.2000)
Titus Majoresko, kryeministër rumun i
cili zyrtarisht e njohu dhe e konfirmoi Pavarësinë e Shqipërisë, kështu që
ministri rumun Burghele qe i pari diplomat i huaj i ak-redituar në Durrës të
Shqipërisë.
Toma Lantosh, kongresmen amerikan i
cili në vitin 2004 paraqiti përpara Kongresit Amerikan Rezolutën e 28 që
i kërkonte SHBA-së. Në një rast, ka thënë: “E vetmja derë e Serbisë për të
hyrë në Bashkimin evropian ë-shtë pavarësia e Kosovës”.
Tomisllav Mesiq, kroat i njohur, pjesëmarrës në Kongresin e Parë Botëror të
Lidhjes Kosovare në SHBA. (“Fakti”, 27 korrik, 2007, dr. Riza Sadiku)
Toni
Bler. Publicisti i njohur Qani Mehmedi, në një shkrim të
gazetës “Iliria” të Amerikës, 22-24 maj, 2007, thekson: “Burrat si Toni Bler,
jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por ata ndryshuan
dhe raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve.
Toni
Bler, i mbështetur nga mbretëresha Elizabeta, dha
mendimin që krahas bombardimeve të Serbisë, nga ana e NATO-s, të fillonte lufta
edhe në teren,,. Bleri,
është pajtuar edhe me inicijativën e Shoqatës Shqiptare për ngritjen e bustit
të Skënderbeut në Londër.
Torbjorn
Sollstrom, udhëheqës i grupit për statusin e Kosovës,i cili, në një
rast ka shkruar se me Kosovën duhet të udhëheqin institucionet e saj.
(“Shpic”, 4-5.11.2006)
Uiljam
Montgomeri, ish ambasador i SHBA-ve në Zagreb dhe në Beograd: “Kosova
do të jetë e pavarur” dhe se “Asnjë qeveri serbe s’mund ta pengojë
pavarësinë e Kosovës”.“Fakti” 22 nëntorit, 2006.
Uilliam Valker. Ish ambasador i OSBE-së
në Kosovë, mik i madh i shqiptarëve. Ishte përfaqësuesi i parë ndërkombëtar që
e definoi si gjenocid luftën e forcave të Millosheviqit në Kosovë. Ishte i pari
që pa nga afër masakrën e Reçakut, që ndodhi në fillim të vitit 1999, ku u
vranë dhjetra civilë shqiptarë.
Uilliam Valker...Sot është bashkëpuntor
aktiv në Këshillin Shqiptaro-amerikan që vepron në SHBA dhe bën përpjekje
maksimale për pavarsinë e Kosovës. Uilliam
Valker...veç të tjerave, mori pjesë edhe në një mbrëmje kushtuar Ditës së
Flamurit në Njujork, më 28 nëntor 2002. Për shkak se shkoi me vonesë, kishte
thënë: “Të shkosh te shqiptarët, kurrë s’është vonë,”etj.
Vasil
Tupurkovski: “Pavarësia e Kosovës, jo vetëm e pashmangshme, por
edhe e logjikshme”. (“Fakti”, 21. 01. 2006)
Vashington, 23 qershor,
1998. Këtu,
u mblodh stafi më i madh i hebrenjëve të Amerikës, udhëheqës të shquar e
autoritatif hebraik të asosacioneve, fondacioneve,
shoqatave, etj.,të botës, me ndikim të madh, cilët, veç tjerash, i bënë edhe një appel
ultimativ kryetarit të SHBA-ve-Bil Klintonit, që,
Vashington...menjëherë të ndërrmerte
masa konkrete për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori serb. Ky apel, bëri bujë të madhe në botën
liridashëse dhe ndihmoi SHBA-të t’i qaseshin më me vendosmëri çlirimit të
Kosovës nga pushtimi i egër serb.
Vashington...Kështu, me këtë rast, hebrenjtë
e shpaguan një borxh historik ndaj shqiptarëve. Hebrenjtë, miqësinë e tyre ndaj
shqiptarëve të Kosovës e të viseve tjera e vazhdojnë edhe sot.
Velimir Cvejiq: “Kosova do ta fitojë
pavarësinë”. (“Fakti”, 23 prill, 2005).
Viliam Kohen. Ish sekretar i
Mbrojtjes, u deklarua për pavarësinë e Kosovës. (“Fakti”, 24. 02. 2007)
Viljam
Montgomeri, ambasador në
Zagreb dhe në Beograd, ka thënë: “Asnjë qeveri serbe s’mund ta pengojë
pavarësinë e Kosovës”. (“Fakti”, 26 gusht 2006)
Vollfgang
Petriç, ambasador austriak në Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe
ish i dërguar i Bashkimit Evropian për Kosovën, 2007: Për tani, Kosova do
fitojë pavarësi të kufizuar nën administrimin e BE-së”
Vollgan Shtucer
(Shuzef), funkcionar
i lartë i Austrisë, është deklaruar për pavarësinë e Kosovës.
Xhejms Dobins. Drejtor i Qendrës së
studimeve ndërkombëtare: “Statusi përfundimtar i Kosovës do të jetë
pavarësia”.(“Fakti”, 22. 02. 2005).
Xhejms Lajon. Drejtor i zyrës së
GNK-së në Beograd: “Pavarësia e Kosovës është e kryer”. (“Fakti”, 22
prill, 2005)
Xhejms Obrin. Ish diplomat amerikan i
ngarkuar për Ballkanin: “Pavarësia e Kosovës, zgjidhja e vetme e logjikshme”.
(“Fakti”, 4 gusht, 2006)
Xhejms
Perdju, diplomat i shquar amerikan, i cili erdhi në Maqedoni në
cilësinë e lehtësuesit lidhur me negociatat shqiptaro-maqedonase, pas luftës së
v.2001. Ai, pranoi kërkesën e palës shqiptare (PDSH-së), për përdorimin e
gjuhës shqipe në institucionet maqedonase, etj.
Xhejms Petifer. Historian i dalluar: “Pavarësia
e Kosovës nuk dëmton askënd”. (“Fakti”, 14. 03. 2007)
Xhim Moran. Ky ligjvënës demokrat, në
një rast ka thënë se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe se Serbia ka humbur
çdo të drejtë për ta qeverisur Kosovën.
Xhon
Halsman, diplomat: “Edhe nëse pavarësia është “punë e
kryer,,mbetet shumë për t’u negociuar”. (“Fakti”, 9 janar, 2006)
Xhon
Menzis, sh shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë: “Kosova e
meriton pavarësinë”. (“Fakti”, 13. 01. 2006). Në tekst është vendosur
fotografia ku shihet Mekejni me lobin
shqiptar.
Xhon
Moris. Këshilltar i posaçëm i presidentit të Grupit Ndërkombëtar
të Krizave, deklarohet për Pavarësinë e Kosovës.
Zoran
Kusovac, analisti
njohur: Është mirë t’i jepet fund procesit të ndarjes së Ish Jugosllavisë deri
në fund dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova të lindin tri shtete të pavarura.
Këto komente u bënë në një konferencë në Beograd me temë “Reformat demokratike
dhe kontrolli i sistemit mbrojtës”.
Zoran
Zhivkoviq, ish kryeministër serb:,, Pavarësia e Kosovës është punë e
kryer,,.
Veçova
Dana
Rohrabaçer, anëtar i dhomës së përfaqësuesve të Kongresit Amerikan:
“Serbët e Kosovës të pranojnë vendimin e shumicës ose të shkojnë në Serbi,,.
(“Faktit” të 26 shtatorit, 2005)
Erhard Busek. Koordinator i paktit të
stabilitetit për Evropën Jug-lindore: “Shqiptarët të Kosovës do të fitojnë
pavarësinë...Beogradi jeton në botën e mitologjisë”.
Havier Sollana.Si sekretar i
pergjithshëm i forcave të NATOS, më 24 mars në ora 20, të vitit 1999, urdhër për bombardimin e Beogradit.
Ivan
Shijakoviq, shkruan:
“Me këtë zvarritje, manipulime...
pushteti zyrtar serb, do të jetë i fundit që do të marrë vesh se Kosova edhe formalisht e ka
fituar pavarësinë. (“Fakti”
e 28 qershorit 2005)
Michael Keister. Ekspert i njohur
ekonomist me famë botërore,i cili në një rast ka thënë: “E vetmja zgjidhje e
problemit shqiptar është bashkimi i tyre kombëtar, apo “riintegrimi shqiptar”. (“Fakti”,01.04.2004)
Patrick
Moore. Analist i shquar: “Nëse radikalët serbë synojnë të
bëjnë trazira, le të provojnë, dhe do të shohin se si do të kalojnë”.
Toma Lantosh, kongresmen amerikan i
cili, ka thënë: “E vetmja derë e Serbisë për të hyrë në Bashkimin evropian
është pavarësia e Kosovës”.
Toni
Bler. Publicisti i njohur Qani Mehmedi, në një shkrim të
gazetës “Iliria” të Amerikës, 22-24 maj, 2007, thekson: “Burrat si Toni Bler,
jo vetëm që u dëshmuan miq të jashtëzakonshëm të Kosovës, por ata ndryshuan dhe
raportin e forcave ndërkombëtare në favor të shqiptarëve.
Uiliam
Valker, ish ambasador i OSBE-së në Kosovë, përfaqësues i parë
ndërkombëtar që e definoi si gjenocid luftën e forcave të Millosheviqit në Kosovë,
i pari që pa nga afër masakrën e Reçakut, që ndodhi në fillim të vitit 1999, ku
u vranë dhjetra civilë shqiptarë.
Viliam
Valker. Ai, veç të tjerave, mori pjesë edhe në një mbrëmje
kushtuar Ditës së Flamurit në Njujork, më 28 nëntor 2002. Për shkak se shkoi me
vonesë, kishte thënë: “Të shkosh te shqiptarët, kurrë s’është vonë”, etj.
Apostrofova
Helmud Harf. Ky ushtarak i lartëgjerman, pati një takim me oficer-in serb i cili kërkoi tre orë afat për tërheqje, por Harfi
iu përgjegj me kërcënim:“nuk duhet të
humbim kohë. Keni 30 min. afat. Duhet të dorëzoni armatimin dhe ushtarët që
keni në pikën e vrojtimit.
Helmud Harf...Kanë kaluar 2 min. keni
edhe 28 tjera. Nëse në këtë hark kohor nuk zbatoni urdhërin do të keni pasoja”.
Kështu i është përgji gjur ushtaraku gjerman oficerit serb
Helmud Harf...i cili nuk kishte rrugë
tjetër përveçse të zbatonte urdhërin dhe të largohej me gjithë mbeturinat e tij
ushtarake. Sakaq, uragani i njerëzve nga dogana e Morinit vërshon si llavë
vullkani,,
Në vend të
përfundimit
Disa nga pasojat në
Kosovë, të pësuara nga pushtuesët e Beogradit
Në një tekst të internetit, lidhur me këtë çështje, veç tjerash, thuhet
se në shënjestër të forcave serbe ishin vënë sidomos kullat, të cilat shrbenin
për mbrojtje dhe sulme, si dhe shtëpitë tipike shqiptare të banimit, me qëllim
që të zhdukej çdo gjurmë shqiptare dhe të serbizohej Kosova.
Për
t’ia mbrirë
këtij qëllimi, më shumë se 600
xhami, u shkatërruan, fondet e tyre kanë humbur përgjithmonë. Arkivi Qendror i
Bashkësisë Islame është djegur nga trupat serbe që po tërhiqeshin. Flakët kanë
bërë shkrumb e hi dokumente të rëndësishme fetare dhe historike, të cilat ishin
mbledhur që nga shekulli i 17-të.
Prej bibliotekave publike u shkatërruan gjithsejt 62 prej
158 sish. Nuk janë llogaritur djegjet e bibliotekave private të shumë
shkrimtarëve kosovarë. Humbja më e
madhe ka të bëjë me arkivat historike. Pothuaj nga të gjitha Komunat e Kosovës
serbët kanë marrë me vete ose kanë djegur librat amzë.
Edhe muzetë nuk i kanë shpëtuar gjenocidit kulturor serb.
Shumë eksponate janë grabitur nga serbët dhe po mbahen në Beograd. Në Prizren
sistematikisht është shkatërruar edhe Muzeu i Lidhjes së Prizrenit, i cili
ishte simbol i lëvizjes kombëtare shqiptare, etj.
Dy fjalë për perspektivën e Kosovës
Fuqitë
e Mëdha, posaçërishte Evropa, e krijuar nga stërgjyshët tanë, për çka dëshmon
edhe emi i saj personal ilir, të pushojë së
përkëdheluri Serbinë, e
udhëhequr nga trashëgimtari i kasapit më të madh ndaj shqiptarëve, t’i korigjojë
gabimet që i ka bërë në Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e
Londrës (1913), të Versajit (1918), etj. dhe mos lejojë ndarjen e Kosovës
dhe bashkimin e saj me mëmën Shqipëri, të ndara nga regjimi komunist
i Titos dhe Stalinit. SHBA-ja, si
superfuqi, mos harrojë amanetin e Vashingtonit, nipin e Kosovës, ose Abraham Lincolnin të madh, i cili,
siç duket, edhe ai me gjak shqiptari,
dhe, që, për sigurimin e të drejtave të njeriut, flijoi edhe jetën e vet. Të
kujtohen edhe fjalët e kryetarit tjetër amerikan, Villsonit, i cili, më 1919, në cilësi Kryetar
i Amerikës, ka thënë: “Unë do kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes dhe atë
zë do ta përdor në emër të Shqipërisë”. Evropa dhe Amerika, gjithashtu, duhet mos
harojnë se, sipas disa llogarive,
vetëm në Turqi jetojnë, 4-5 milionë
shqiptarë, pra më tepër se në Shqipëri!, për të mos thënë 12 milionë me
origjinë shqiptare. Kështu, që, po të mblidhej numri i gjithëmbarshëm i
shqiptarëve, atëherë do ta kalonte shifrën 15 milionë, theksojnë disa
ekspertë të kësaj fushe.,, Këtë pasus, po e përfundoj me fjalët e një dijetarit
të madh, emri i të cilit më ka dalë nga mendja,, Është turp i madh për Evropën,
që ka lënë në një gjendje të tillë pasardhësit e themeluesëve të saj,,dhe
se,, Fatkeqësi e madhe është që një
popull me një histori të lavdishme, të ketë erdhur në këtë gjendje të
mjerueshme,,.