E hene, 17.05.2021, 02:01 AM (GMT+1)

Mendime

Abas Fejzullahi: Lakmia!

E enjte, 11.02.2021, 07:58 PM


LAKMIA E TERRPIA  PËR TU BA  ME ÇDO KUSHT  KRYEPAR E KURVENDAR NË KUVENDIN  E KOSOVËS…

Shkruar nga Abas Fejzullahi

Disa të dhëna për veçorit dhe përbërjen e  Kuvendit të Kosovës:

Kuvendin e Kosovës e përbëjnë kurvendarët që janë përfaqsuesit e përzgjedhur të partive politike që u përkasin e thirren edhe si përfaqësues të popullit… për fatin e keq të  vet popullit..!

Kosova sipas Kushtetutës që ka dalur nga Pakoja e Martti Ahtisaari dhe është miratuar në  Kuvendin e Kosovës me votat e kurvendarëve është Shtet shumë (Multi) etnik, ku vendorët janë mbi 95% shqiptarë dhe pakicat tjera që janë të emërtuara secila sipas dëshirës së tyre si: Rom. Ashkali, Egjiptian, Boshnjak, Goran, Turq dhe Serb… përbëjnë 5%  përqindëshin tjetër !

S’kam të dhëna e njohuri se në Ballkan apo në Europ me këtë përbërje të popullësisë ka ndonjë shtet që është emërtuar si Shtet shumë(Multi) etnik..!?

Nga të gjitha pakicat e sipërpërmendura më të përgdhelurit (privilegjuarit) janë Serbët që përbëjnë më së shumti 2% deri në 3% të popullatës dhe janë ardhacak, pushtues e kolonizator qysh nga pushtimet e Serbisë në trojet shqiptare në hapësirat e Dardanisë, të cilët edhe kanë marrur pjesë në kryerjen e krimeve dhe zbatuar gjenocide të shumëllojshme ndaj shqitarëve vendor në kohë dhe hapësirë në vazhdimsi!

Pakica serbe në Kosovë është e përfaqësuar me kurvendar në Kuvendin e Kosovës, sikur të ishin 20 % apo 30 % sepse kanë vende të rezervuara dhe përfaqësuesit i përzgjedh dhe i cakton Serbia përmes Listës serbe, të cilët në vazhdimsi këshillohen e udhëzohen nga krypari i Serbisë në Beograd,  ndërsa paguhen nga taksapaguesit e Kosovës dhe Kosovën se njohin si shtet e quajn Kosovë e Metohi ashtu siç e quan Serbia dhe siç e ka të emërtuar në Kushteuten e saj,  si pjesë përbërse të Serbisë..!

S’më ka ra me lexuar a ndëgjuar që ka ndonjë shtet në botë, që paguan kurvendar në Kuvendin e saj të cilët se njohin atë Shtet si Shtet të vetin dhe punojn për shtetin tjetër  siç ka ndodhur e po ndodh  në Kosovë, me lejen dhe miratimin e kurvendarëve në Kuvendin e Kosovës dhe të politikuajve nëpër pozitat më të larta shtetërore..!?

Për derisa të mos ndërrohet Kushtetuta, të jetësohet e drejta e Referendumit dhe  ndryshimi i Ligjit zgjedhor dhe Ligjeve tjera që luftojn krimin e organizuar politik dhe ekonomik, Kosova, s‘ do të ketë qëndrueshmëri asnjëherë dhe s‘ do ta jetëson Shtetin e së Drejtës ku Drejtësia të veproj për të gjithë qytetarët e saj mënyrë të barabartë

Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë dhe pasojat nga sjelljet dhe veprimet e të zgjedhurve..!

Më 14 Shkurtor 2021 në Kosovën hallemadhe është shpallur dita e Votimit për të përzgjedhurit e partive politike për të zënë vend si kurvendar, në Kuvendin e Kosovës sipas votave që do numrohen këtë ditë.

Me shpresë se:

Do të bëhet numërimi i votave me sinqeritet e dashuri pa mashtrime e dredhi, për seclën parti e secilin garuas, pas fushatës zgjedhore që kanë zhvilluar me maska e pa maska në kohë pandemie, sepse, virusi i lakmisë për pozitë e pushtet që e kanë për shpirti shumica e politikuajve në Kosovën hallemadhe, Virusin C-19 dhe pandemin e zhduken pa bërë vaksinimin e popullatës, pasi që u duhen më shumë votat  për të ardhur në pushtet, se sa jeta dhe shëndeti i qytetarëve..!

Premtimet e shumëlloshme të partive politike:

Për secilin të sëmur me virusin C-19 që do të voton,  premtohen shpërblime prej 500 deri 1000 Euro,  s’është befasi se këtë shumë e shumëfishojnë  për të votuar sa më shumë të smurë..!

Të vdekurit :

S‘ është për t‘ u befasuar se tash teknologjia ka përparuar aq shumë sa që mund të marrin lidhje edhe me të vdekurit  për të votuar…!

Premtimet për të vdekurit munden me qenë të shumëllojshme, varësisht nga hulumtimet që i bëjnë nëpër librat e amzës së të vdekurëve, nëse janë këshilluar edhe kryebesimtarët premtimet kryesore do të jenë shumë tërheqëse për të vdekurit si në vijim:

Ata që gjinden në Ferr për keqbërje do t’i shpërblejn me Parajsen plot me lule dhe femra të bukura hyjrie siç i quajn gjatë ligjërimit disa nga ligjëruesit, para atyre që ju besojn ligjeratave të tyre në këtë botë..!

Ata që janë në Parajsë, do ju premtojnë Ringjalljen (Reinkarnacion), apo Rimëkëmbjen e tyre, gjithësecili do të shpërblehet me ate që dëshiron. Sidomos me tituj, poste dhe pozita të ndryshme dhe rritje pagash apo edhe si: çlirimtarë, veteran kryepar, kurvendar e kryekurvendar emërime nëpër ministri të ndryshme si brënda dhe jashtë vendit bile do marrin Mirënjohje e Lavdrata ata që janë dashamirë të bujqësisë do ju ndahen secilit  falas  200 - 500 hektar tokë, të tjerët sipas dëshirës që kanë do të shpallen edhe heronjë e legjenda të luftës  me gradimet më të larta  si Gjenerala nga dy e tre apo më shumë prej një familje, ndoshta  dikush do ta ket fatin ta merr edhe graden Marshall..!

Sepse:

Dita e votimit dhe numërimi i votave bëhet më 14 Shkurt 2021 në Ditën e Shën Valentinit një shenjëtori që ka jetuar në shekullin e tret në Rom, që simbolizon në forma të ndryshme dashurin e sinqert, ku, në shmë vende të ndryshme të botës Festohet si Festa e të dashuruarëve…!

Partitë shqiptare në Kosovë, kanë dëshmuar në këto 12 vitet e fundit në veçanti, si në Kuvend dhe në fushta zgjedhore të shpeshta, se, janë dalluar për ndarje dhe përçarje të shëmtuara mes veti e aq më keq edhe tek votuesit e masa, tue sulmuar me dhe pa arsye njëra tjetrën në mënyrë të ndërsjelltë, me fjalë të rënda fyese deri tek kërcënimet e sulmet fizike, tue u shërbyer edhe me shpifje nga më të ulëta e në këtë korë të shëmtuar kanë hequr vallen emisionet pothuajse të përditshme nëpër  RTV e shumta me të ashtuquajturit analista si dhe shtypi e rrjetet shoqërore, që kanë mbajtur anën nga ata që janë kontrolluar dhe paguar bukur mirë…!

Prandaj:

Përmbajtja e tregimit në vijim, do të ja përcakton vendin secilës parti dhe secilit që ka garua për të marrë votat për ulëse në Kuvendin e Kosovës, se çfarë pastertie ka dhe kanë pasur në këto 12 vite të qeverisjesë sipas posteve dhe pozitave që kanë pasur në Kosovë dhe le të veprojnë nëse kanë guximin njerëzor e qytetar sipas kësaj Anekdote në vijim secili le të shkon vet aty ku e ka vendin.

SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI

Kish pas ndek sadriazemi, e mbreti dojke m`e gjetë ni sadriazem t`meçem me ja zënë venin. I thirri 12 Ylematë  ma t`dijshmit n`krejt yl-qen e vet  e po don me i pëvet se kush a`ma i meçem e ma i zoti.

Jau caktoi ni ditë se kur me ardhë. Po vijnë ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue dhe u dha urdhën hyzmeqarëve që rrishin te dera me marrë ni sahan me pak t`flliqt, me mlue, e ylematë me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hin mrena, me shplue ata t`flliqt e me u than: „ Urdhni i mretit asht me e kerkue pak“.

Ylematë ja nisen me ren e po vinë. Kur hishin n`derë, e kërkojshin ka pak t`flliqt me gisht, me çue n`ven urdhnin e mbretit, edhe hypshin nalt n`oden e tij. Mrena hinë nimdhet ylema. Kur erdhi i dymdheti, po i thotë hyzmeqari:- Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t`flliqt para se me u ngjitë n`odë t` tij.

Ky s`deshti kurqysh e bërtiti:

- Qysh kujton mbreti që unë e ha t`flliqtit?

Për kësi urdhnash s`e njoh për mret!

–Po edhe ata nimdhetë ylematë tjerë e kanë kerkue ka pak para se me hi te mreti - i thanë hyzmeqarët.

- Sa për t`flliqt boll kam n`shpi teme, e s`kisha ardhë këtu te mbreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirrë mbreti për naj punë t`meçme e t`madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s`po merr dhe e lajmroi mbretin. Mbreti dha urdhën me e lidhë e me e shti n`burg.

Atyne nimdhetë ylemave qi i kish n`od u dha  ka `i cigare e u tha: „Veç kam qef me ju pa e me ju ngjoftë“. Edhe dikur i percuell. Kur duelën nimdhetë ylematë, mbreti dha urdhën me i lidhë e me i mshel n`burg. Atëherë çoi e thirri at t`dymdhetin. Po i thotë me fjalë t`shtira: A ti je ai qi s`e çove n`ven urdhnin tem, a ? A e din çka t`gjan? Ky ylemaja i tha:

- Për qasi urdhni t`gabueshëm nuk t`njof për mbret. Unë kam mendue se na ke thirrë për naj punë t`meçme e t`madhe, se për me hanger t`flliqt, me pas dashtë, kisha hangër tu shpija e s`kishna ardhë këtu te ti hiq.

Mbreti e pa qi ish guximtar dhe i drejtë, e ndërroi ftyrën e ja nisi e po kesh. U çue e muer ngrykë dhe i tha:

- Ti do t`bahesh SADRIAZEM se kam ymyt se veç ti mundesh me e majt t`paqtë, tuj ba punë t`mira  e me drejtsi, pa u flliq, ashtu si nuk u flliqe për me e çue  n`vend urdhnin tem qi s`ish me vend. Këtë e bani SADRIAZEM e nimdhetë ylematë tjerë i kalbi haps.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora