Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: 50 vlerësime për veçoritë ose specifikat e kombit tonë
E shtune, 28.11.2020, 08:55 PM
Rekapitullim
50 vlerësime, të dala nga teksti serial i
përfunduar, që kanë të bëjnë, direkt ose indirekt, me veçoritë ose
specifikat e kombit tonë
Nga
Reshat Nexhipi
1. Nuk ka komb, të cilin, të huajt, e konsiderojnë
për më të vjetër në botë, sii yni. Shkencëtari italian Gjusepe Catapango,
fjala vjen, shkruan: Atlantinda, sa dy kontinente të sotëm, e zhdukur para 12.000 vitesh ,,ishte tokë
e stërgjy shërve të shqiptarëve,,.
2. Poashtu, ska gjuhë në botë e cila vlerësohet aqë tepër, si
e jona. Akademiku francez, Maurico Druon, konstaton: Fjala e parë
pellazge e para 12.000 viteve, mund të deshifrohet vetëm përmes gjuhës shqipe.
3. Gjuha shqipe është e vetmja në botë, përmes
të cilës, janë krijuar disa emra të 12 perëndive dhe të herojve të Trojës
(Zevs=zë, Afrodita= afron dita, Akili=qiell etj)-dëshmi që perënditë ,,greke,,
dhe Lufta e Trojës, janë vepra të racës tonë.
4. Nuk ka popull, nga gjuha e të cilit, të jenë krijuar
emrat e shteteve të huaja, si e jona: Algjeria=gjiri i artë, Argjentina=argjend,
Besarabia=besë,Hungaria=hunjë,Malta=mjaltëSerbia=sherbetor,=Kroacia=krye,Maqedonia=emadhe
etj.
5. Nuk ka
gjuhë, me të cilën
janë krijuar emrat e disa kryeqyteteve,
si e jona. Athina=e thëna, Bukureshti=i bukur është, Lisboni=bën
lisa, Moska=mushkë, Parisi=ipari, Roma= rrumbullak,
Shkupi=shqip, etj.
6. Ska popull, nga gjiri i të cilit, të kenë dalë
disa ,,baballarë,, të kombeve të tjerë, si i yni: Garibaldi i
Italisë, Vashingtoni i Sh.B.A-ve, Napoleoni i Francës dhe Qemal
Ataturku i Turqisë.
7. Rrallë gjen
popull, me femra të shquara, si
të racës tonë: Afërdita-perëndeshë, Kleopatra dhe Teuta-mbretëresha, e para ,,Mis i botës,,
kurse ,,kapak,, i tëra femrave të globit, në këtë dhe në ,,botën,,
tjetër, pa diskutim, është dhe mbetet,
kush tjetër, pos Gonxhe Bojaxhiut.
8. Nuk ka komb në
botë që t’i ketë dhënë Amerikës 1
nobelist, 2 artistë të Holivudit, po aqë kosmonautë, 1 kryetar
të CIAS, 1 të Shout botror: ,,Kush do bëhet milioner,, etj..
9. Rrallë ka rast,
nga gjiri i një populli të kenë dalë njerëz që kanë çliruar popuj të huaj, si
shqiptarët: Algjerinë, Amerikën, Egjiptin, Italinë, Tunizin
dhe Turqinë. Edhe Greqia, pa shqiptarët, kurrë nuk do çlirohej dot,
sidomos pa Ali pashë Tepelenën, për të cilin thuhet se pa të, edhe sikur të
fillonte kryengrigritja, do shuhej që në djep.
10. Ska, ose rrallë
ka shtet të ketë fituar nga njerës të gjakut tjetër vepra kryesore, si Greqia
dhe Turqia, nga shqiptarët. Greqia: Pavarësinë e kishës nga ajo e
Stambollit, dhe bashkimin e 7
ishujve, Turqia : Gjysmë Hënën dhe Himnin kombëtar, mos flasim
për qindra objekte të famshme, të ngritura nga arkitektë tanë.
11. Nuk ka popull më
trim, më i guximshëm dhe më patriot, se i yni. Themistokli Gërmenji,
fjala vjen, para pushkatimit, kërkoi të
vështjellë trupin me flamurin e Skenderbeut,
Vasil Laçi, kërkoi krër, për të rregulluar flokët,
kurse, një moshatar shqiptar, para
litarit, ka thënë : Kjo, për mua, nuk është gjë, në krahasim me mysafirin që e përcolli pa drekë, sepse nuk
kisha çfarë t’i jap për të ngrënë.
12. Rrallë ndodh që
një profesor, para studentëve, Kafkat
sllave, t’i përbuzë, duke i treguar me majën e këmbës, kurse të shqiptarëve, t’i përkëdhelë, siç
vepronte shkencëtari sllav Virhov.
13. Nuk ka mbret në
moshën 90-vjeçare të ketë luftuar hipur në kalë, siç ishte rasti me mbretin
ynë Bardhyl (Yll i Bardhë) themelues i
Manastirit të vjetër.
14. Rrallë gjen
shembull që, populli me status të
pakicës, të ketë nxjerrë dy nobelistë, kurse populli shumicë asnjë (duke
përfshirë edhe shtetin amë) siç është rasti me
shqiptarët e Maqedonisë.
15. Shqiptarët janë të vetmit në botë që kanë shpëtuar nga vdekja 20.000
ushtarë italianë, dhe mijra
hebrejë, përfshirë edhe Ajnshtajnin.
16. Ska, burrë
shteti, të ketë mbrojtur një kontinent
të tërë-Europën dhe Italinë, si
dhe emrin Maqedoni, siç është rasti me Skenderbenë.
17. Nuk ka popull me tolerancë fetare, siç është rasti me
bashkëatdhetarët tanë të asaj ane të kufirit artificial. Lidhur me këtë, ka të
bëjë edhe dy shënimet në vijim:
18. Ska njeri
në botë që gjatë shpalljes për mbret, të ketë mbajtur në dorë, Kuranin
dhe Biblinë, siç ishte rasti me Ahmet Zogun.
19. Nuk ka njeri në
botë, t’i takojë një feje dhe të
adhurojë aqë tepër fenë tjetër, si Gjergj Fishta, i cili, edhepse
katolik, gjatë festave myslimane, renditte
llamba dritëse nga një objekt katolik gjer de xhamia, edhepse distanca nuk
ishte aq e vogël.
20. Ska ndodhur që, një njeri, për të ruajtur sekretin, e një
shteti, pra, dhe fjalën e dhënë-besën, të
mbytë vaporë, bashkë me të edhe veten, siç ishte rasti me Gjinin.
21. Rallë, për të mos
thënë, ska njeri që të ketë flijuar veten dhe familjen, për të mbrojtur
dinjitetin kombëtar, siç është rasti me Adem Jasharin.
22. Nuk mund të gjeç popull, nga gjiri i të cilit, të kenë dalë trima, si te yni, siç janë: Millosh Kopili,
Mic Sokoli, Oso Kuka, Patrona Halili, që largoi sulltanë nga
froni, Haki Taha, Shote Galica, Tahir Meha, Mustafa Limanhoxha,
nga ana e Kërçovës, i cili ka vrarë ,,kasapin“ më të madh të shqiptarëve
Mihailin e Brodit, etj. Për Skenderbenë
dhe Adem Jasharin, mos flasim.
23. Ska rast që të digjen shtëpitë e një komuniteti,
pa asnjë faj të pronarëve, të tyre, siç ndodhi me shtëpitë e shqiptarëve të Manastirit,
më 2001, duke përfshirë edhe të autorit të këtij teksti.
24. Rrallë gjen
femër, pjesëmarrëse në mbledhje të rëndësishme, si Parashqeva Qiriaze,
në Konferencën e Paqes në Paris, 1919, e vetme femër në të dhe ku fliste në
disa gjuhë të botës, me çka habiti të pranishmit.
25.
Rrallë gjen femër në botë që në moshën 15
vjeçare të ketë përkthyer në gjermanisht “Iliadën” e Homerit,
si Elena Gjika e jonë.
26.
Ska artist i cili rolin e një drame ta
ketë interpretuar 1.200 herë, si Aleksandër
Mojsiu.
27. Rrallë ka popull, me fjalë të urta popullore, si i yni. Në Korçë, fjala vjen,
thuhet: Po të lavi, të levi dhe
bishtin ta krevi, hap sytë se të gënjevi.Shkodra: Me pas bisht,
ta presin, nëse se ke, ta ngjeshin.
Kosova: Arnauti,
arnaut, në vend të bukës ble barut. Fanoli, ka thënë:Nuk
është me rëndësi çfarë mban në kokë, por çke në të.
28. Rrallë ka burrë shteti që të vendosë aqë rregull dhe qetsi, si Ali pashë Tepelena, në
kohën e të cilit ,,Shqera dhe ujku, mund të qendronin afër njëri tjetrit,,
thuhet në biografinë e tij.
29. Ska ndodhur që
një njeri analfabet, të jetë bërë mbret, siç është rasti
me Justinin ilir, nga Shkupi.
30. Rrallë ka burrë shteti, i cili është vlerësuar
aqë tepër nga të huajt, si heroi ynë kombëtar. J.Falmajer, fjala vjen,
konstaton: “Skënderbeu është një
nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”.
31. Nuk ka popull,
me njerës, nga emri i të cilëve janë krijuar emrat e shteteve, si i yni. Italia
mban emrin e Italit, Franca, të Frankos, Britania, të
Britit, kurse Europa,
mban emër personal të një femre ilire, të katër emra personale të
stërgjyshëve tanë.
32. Nuk ka popull, të jetë i pranishëm në ndonjë vend të huaj
si shqiptarët në Gjenevë,
ku, ,,çdo i treti flet shqip,,thuhet si
anekdotë.
33. Ska popull më proamerikan
se shqiptarët, konstatojnë, veç të tjerëve, gazeta prestigjioze ,,The Nev York
Times, si dhe deputeti amerikan Eliot
Engel. Vizita e Bushit në Shqipëri, në kohën e Sali
Berishës, e dëshmoi fare qartë proamerikanizmin.
34. Rrallë gjen komb
me mesazhe kombëtare, patriotike, si i
yni. Ja, vetëm disa prej tyre :
Gjerasim Qiriazi: “Përçarësve të kombit u takon litari”,
Gjergj Qiriazi: Ta ruajmë besën se atë se ka popull tjetër në botë.
Parashqeva Qiriazi: “Nuk duhet të dhimbet shpirti dhe koka, kur është në
pyetje kombi dhe fytyra”.
Baba Meleqi: Vdekja për Mëmëdhenë, trimit nuk ia tremb dot synë, stërgjyshërit tanë atje ku qenë, është tërë vendi ynë.
Shkodra, thënie popullore: Kush ka vdek për atdhe, nuk ka vdek, por ka
le.
Shqiptari vetëm njëherë
duhet të bjerë në gjunjë: Kur puth Flamurë e Skenderbeut.
35. Nuk ka rast
që për një të huaj, të mbahet zi më
tepër se në vendin e tij, siç ndodhi me Stalinin, për të cilin në
Shqipëri, me urdhërin e diktatorit, u mbajtën 11 ditë zi, më tepër se në
Rusi!!.
36. Nuk ka ndodhur
kurrë që, 4-5 veta, të luftojnë gjatë
tërë natës me një ushtri dhe polici të
armatosur gjer në dhëmbë, siç ishte rasti me kaçakët e fshatit Ostrec të
Manastirit, dhe forcave serbe, në vendin
,,Kazak çeshma,, të qytetit, më 1924.
37. Rrallë, shumë
rrallë, ka rast që adoleshentë të kenë treguar guxim dhe trimëri të
madhe, siç ndodhi me 15 vjeçarin zogist, Abaz Kupi, i cili vrau
turkofilin që deshte Flamurin e Skenderbeut të zavendësonte me të turkut, kurse
Sulltana Qafa, nga ana e Kërçovës, afërisht i të njëjtës moshë, luftoi
si heroinë kundër xhandarëve serbë.
38. Kur jemi te
Flamuri, duhet mos harrojmë Ahmet Zherkën, gjakovar, i cili, në mes të Njujorkut,
vrau Rusin, kur e pa që po griste Flamurin kuq e zi,
të heroit tonë kombëtar.
39. Nuk ka artist, të ketë krijuar mozaik, i punuar me gozhda dhe me 300.000 brusha, siç është
ai i Saimir Stratit, kushtuar Leonardo
da Vinçit,, prandaj dhe emri i tij tashmë është në Librin e Gjinishit,,.
40. Rrallë ndodh që
një konsull të zësh për pallto dhe ta nxjerish përjashta, siç bëri Nikolla
Naço me atë grek, i cili kishte thënë se ortodoksët janë grekë, ose, Kalosh
Zajazi, i cili i hyri zyrtarit të
lartë në zyrë dhe e vrau, sepse ishte tallur me sharvallet e S’ëmës.
41. Nuk ka ndodhur që
konsuli të shpëtojë një fëmijë hebre duke e fshehur në karocën zyrtare të tij, siç ishte rasti me
konsulin shqiptar në Manastir.
42. Nuk ka rast që
avokati të pranojë të mbrojë një njeri të rrezikshëm për pushtetin, siç ishte
shqiptari De Moro Xhaferi, i cili, i vetëdishëm për pasojat, nuk hezitoi
dot kërkesën e Gjorgji Dimitrovit, për ta mbrojtur në gjyqin hitlerian.
43. Rrallë gjen
deklarata, ose vlerësime të larta nga të
huaj për një popull si i yni. Ja, vetëm disa prej tyre, sipas alfabetit:
Ami Bue:,,Shqiptarët
janë raca më e bukur në botë,,.
Bajroni: Shqiptarët Janë raca njerëzore
më e bukur që ekziston, mënyra e ecjes teatrale dhe krenare e tyre vjen edhe nga bruca ose guna që e
mbajnë në një krah. Dy djemtë e Ali
Pashë Tepelenës, “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri gjer më sot.
Eriksoni, misionar i dalluar: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm
(gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, japin jetën për fjalën e dhënë...janë intelegjentë, fisnikë,
mikëpritës të pa shoq,,.
Montier, komandantfrancez: “Shqiptarët janë popull i
mrekullueshëm....më vjen keq që nuk jam shqiptar”.
Pukëveli, konsull i
Francës: Gratë toske, për nga
bukuiria, mund të krahasohen me
perëndeshat të lashtësisë.
Timotheos: “Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.
Vacllav Haveri: ,,Unë, gjithashtu, e ndjej veten shqiptar,,
Vilsoni, kryetari i
Amerikës, në Konferencën e Paqes, 1919, në Paris: ,,Unë do kem vetëm një votë dhe atë do ta
përdor në emër të Sahqipërisë,,.
44. Nuk kam
lexuar që, një popull,
të ketë derdhur aqë tepër gjak në vend të huaj, si i yni. Vetëm në betejën e Çalldiranit,
1514, kundër iranijanëve muhamdenë shiitë, fjala vjen, janë vrarë mëse
20.000 shqiptarë, në Al Safra të Arabisë, gjatë një beteje të v.1811, ishin vrarë 5.000 shqiptarë, duke mbrojtur Arabinë dhe popujt
e saj nga sulmet e të huajve, Çanakale,1915, në mbrojtje të Turqisë, numri i të vrarëve është
alarmant etj.
45. Nuk ka shtet me gjuhë të pa pranuar sa duhet, të
jetë kundër zyrtarizimit të një gjuhe më të vjetër në botë dhe e pranuar nga
tërë vendet e globit, siç është gjuha
shqipe në Maqedoni!!
46. Nuk ka rast që,
një njeri, të ketë më tepër besim
te i huaji, sesa te
bashkëatdhetarët e vet, siç është rasti
me Dame Gruevin e vitit 1903 dhe Stiv Naumovin e viteve të LNÇ-së, të cilët dokumentet sekrete, të partive të tyre, ua
tregonin vetëm shqiptarëve. Lidhur me këtë, kemi fjalën popullore: Shqiptari veten e jep,
shokun se jep. Shqiptari, kryen e pren, besën se then.
47. Nuk ka vend në botë,
që në çdo qytet të tij, një rrugë të mbajë emër të një popullit
tjetër, siç është rasti me Dalmacinë, ku çdo qytet mban emrin ,,Rruga
ilire,, kuptohet në gjuhën kroate, kurse disa fshatra, quhen katund,
një fushë e quhet Kosovë, nëpër
të cilën kalon lumi Kosovnica.
48. Nuk besoj të ketë
njeri që të operojë syrin, pa narkozë, si Sali Butka, nga frika se mos,
në gjumë e sipër, zbulon çetën e tij, kurse kur mori lajmin për vrasjen e të
birit-Ganiut, për të mos e demoralizuar çetën, në vend që të qante, këndoi një këngë
të mallëngjyeshme, me çka habiti të pranishmit, prandaj dhe emri i tij ka
mbetur i pa vdekshëm në histori, i njohur edhe si ,,Legjendë e Kolonjës dhe
Shqipërisë së Jugut,,
49. Rrallë ka rast
që një akademik i shquar, për interesa
personale, të mbajë sekret kombësinë e
vet, siç është rasti me ak. Mateja
Matevskin, në Maqedoni, i cili, tani, në moshë të thyer, si kreu tëra
qëllimet, nxorri në shesh origjinën shqiptare. Tregova këtë fakt, për të thënë, se në kohën e
komunizmit, siç thuhet në një tekst të internetit, citoj ,,Që të bëhej
shqiptari akademik, duhej të heqë dorë nga kombësia, ose të bëhet vegël
e pushtetit: udbash,, përfundon citati, gjë, që, sipas meje, nuk duhet
generalizuar
(Rasti kërkon të
dal nga modestia dhe të them se, sikur
unë, të vepronja në atë mënyrë, nuk do isha me status ,,Tepëricë
teknologjike,, 20 vjet me rradhë, nga ana e Universitetit të Manastirit,
edhepse me dy tituj shkencor, por do
isha rekror, jo se isha më i miri, por, kuptohet pse. Nuk pendohem, edhepse tre
deka jetoj me penzion prej 2-300 euro në muaj, por me
fëtyrë të pastër si rrallë kush).
50. Për të hyrë
përsëri në temë, po përfundoj
me konstatimin tejet interesant të
studijuesit anglez Man: ,,Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (Biri i Nuhit, ose
Nuhut,,!!!. (Shenjat janë të mijat, kuprohet pse).
Edhe ca shënime të tjera, të cilat, në mënyrë direkte ose indirekte, kanë
të bëjnë me veçantitë ose karakteristikat e kombit tonë.
(Sipas rendit
alfabetik)
Albanica e Berovës, Maqedoni, për nga bukuria, gjegjësisht figuracioni gjeografik,
njihet si ,,Parajs i vërtetë,, por, për shkak të emrit, ka mbetur e pa
reklamuar!!
Ana Bolena. Babaj i kësaj shqiptare,për të shpëtuar jetën e familjes nga osmanët,
shkon në Angli, duke punuar si diplomat
te mbreti Henrih VIII, kurse e bija, Ana, shërbente në pallatin
mbretëror.
Ana Bolena... Mbreti kishte shumë kandidate, por këtë shqiptare, e çmoi më tepër,
përveç bukurisë së rrallë, edhe për
moralin e fortë, gjë të cilin e kishte
kuptuar kur, lidhur me propozimin e tij që e dashuron, ishte përgjigjur ,,Gruja jote po, dashnore
jo,,.(Zenepe Dibra, Fjalori enciklopedik..73)
Angjelina Komnena, motër e
Donikës, bashkëshortes së Skenderbeut, ishte shpallur për shenjtore.
Apoloni ,,Mis i botës,, Emri i tij ka
të bëjë me fjalët shqipe a-po-loni për shkak se, veç tjerash, luante tepër gjatë
këngës dhe gjatë gjuajtjes me shigjeta,
shkruajnë Xhorxh F. Wiliams, Mathieu Aref dhe Dimitar Kamarda.
Apoloni, Aristei dhe Asklepi, djemt e tij. I pari, për të
parën herë i ka mësuar njerëzit si të
kujdesen për bletët, kurse për
të dytin Dhimitër Pilika, në librin
“Pellazgët...”, f.274, shkruan se i “shërronte njerëzit, madje edhe duke i
“ringjallur,,.
Arabia dhe 4 vëllezërit shqiptarë. Këta janë: Urunxhiu, Haerudini, Isaku
dhe Iljazi, të shek. 16, të cilët kanë shpëtuar mjaft arabë të dëbuar
nga brigjet spanjole në brigjet e Algjerisë dhe Tunizisë. Një kohë, kanë qeverisur me Algjerinë.
Arabia. Ahmet Arnauti, i shekullit 17, ndërtues i një kompleks urbanistik objektesh për nevojat
e haxhilerëve në Arabi. Disa nga këto objekte egzistojnë edhe sot-thuhet në
një shkrim të internetit.
Arabia. Ajshe Arnauti. Poeteshë e shquar në botën arabe, e arsimuar
edhe në Paris, kurse disa nga poezitë e saja të përkthyerra në anglisht
janë prezentuar në Antologjinë e botuar në Njujork të Amerikës..
Arabia. Ibrahim Kavalla. Ky, djalë i
Mehmet Ali Pashës, i kishte vënë vetes
për detyrë të formonte një shtet të përbashkët kombëtar arab, që
do të thotë ngiste rrugën e profetit Muhamed-thuhet në literaturën historike.
Arabia Saudite, Geraldina e Zogut dhe princi Fajzal. Ishin miq të ngushtë, thuhet në një tekst të internetit
dhe shtohet se kjo miqësi ishte edhe një ndër shkaqet që ambasadori i këtij shteti në Holandë, mbrojti pavarësinë
e Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Për këtë, shkak
kaqenë ndoshta edhe shënimi në vijim?
Arabia Saudite. Mustafa Pasha, me origjinë
shqiptare, nga qyteti Arafat, deri te Meka, ka shpënë ujin, vepër kjo shumë e madhe
për atë kohë-thuhet në një tekst të internetit, sepse, mungesa e
ujit, kishte shkakëtuar smunddje dhe vdekje masovike në atë region.
Arbania e Vogël, e krijuar në vitet
1923-1924, si Zonë e lirë në
krahinën e Drenicës, Kosovë, jashtë kontrollit të qeverisë serbe, e
cila, e friksuar nga përshkallimi i
kryengritjes së filluar, u pajtua përkohësish me situatën e krijuar.
Arianët, ,,stërgjyshë,, të shqiptarëve!.
Sipas Aristidh
Kolës, fjala arian ka të bëjë me
fjalën shqipe arë, tokë e punueshme, kurse në publikimin Enkridion Genikis (Genveis), i botuar në v. 1849 në Athinë, thuhet se shqiptarët janë pasardhës të racës
ariane. (artikull te ,,Fakti,, 23. 4.
2007)
Atanas Anesti, ortodoks shqiptar nga Manastiri, ka qenë profesor i shkrimtarit të njohur
maqedonas-Kuzman Shapkarevit dhe bashkëshortes të tij, vajzë e Dimitar
Milladinovit nga Struga.
Azem Luzha. Këtë person nga Drenica, e kishin
likuiduar njerëzit e OZN-ës, për shkak se kishte shkuar në Beograd në kuadër të
një delegacioni të shqiptarëve të Kosovës, për të diskutuar me Titon rreth
fatit të Kosovës.
Azem Luzha... Jo vetëm ai por edhe gjysma e atyre delegatëve (nëntë prej tyre) që kishin
marrë pjesë në takimin me Titon, ishin likuiduar në mënyrë fare sekrete nga
njerëzit e OZN-ës.
Badeni. Në ilixhat e këtij vendi, disa muaj me rradhë, gjatë viteve 1875-1876,
jetoi Naim Frashëri.
Bexhet Pacolli. Në revistën mujore “Albanica”, nr.62, f.17, qëndron
shkrimi me titull “Shqiptari që po ndërton një kryeqytet” dhe se jo
vetëm se ka hedhur themelet e kryeqytetit të ri të Kazakistanit, por edhe për
faktin se ende pas 10 vjetësh, po ndërton me sukses objekte arkitektonike
unikale, të cilat për nga madhështia, stili e bukuria janë të vetmet në të
gjithë Azinë Qëndrore”.
Borjarët e të Krushevës, janë themeluesët
e parë të fabrikës së armëve në Maqedoni, si edhe të topeve legjendare
prej qershie, megjithatë, origjinën e
tyre shqiptare, asnjë nuk e npërmend, gjëqë vlen edhe për kreatorin e betejës
legjendare të atij qyteti, edhe pse pa këto vepra Republika e Krushevës,
me kohë do ishte haruar, kurse emri i Kryengritjes së Ilindenit,
do ishte zbehur. Kalimthi të them se për këtë që sapo theksova, përveç
autorit të këtij teksti dhe doktor Ilmi Veliut, pothuajse asnjë
historian tepër, nuk shkruan!
Braisfoldi, 1903, Manastir. Ky shkencëtar anglez, pas shuarrjes së Kryengritjes të v.
1903, kishte erdhur në Manastir për
të ndarë ndihma popullatës. Në lidhje me këtë ai njofton se konsujt e të tjerë, për kryerjen e kësaj
detyre kishin rekomanduar pothuajse vetëm shqiptarë, sepse vetëm tek ta kishin
besim të plotë-shkruan Mita Frashëri.
Bukureshti, Ateneu Rumun. Për ngritjen e këtij objekti, ndër më të bukurit në
Bukuresht ka kontribuar multimilioneri
shqiptar Vangjel Zhapa, gjë që vlen edhe për fillimin e Lojrave olimpike, të
mbetura shekuj me rradhë në heshtje, objektit madhështor para Athinës etj.
.
Bukuresht, Piaça Amzi. Në këtë ndërtesë, më 1892 ishte vendosur shkolla Normale
shqipe, rumune, ku kanë mësuar Dervish Hima, Shahin Kolonja, Mihal
Grameno, Asdreni etj. Meritat më të mëdha për këtë shkollë ka patur Nikolla
Naço.
Bukureshti, Sfeti Vineri. Në këto varre të Shën Premtes të qytetit në fjalë, më
1913, qe varrosur apostuli i shqiptarizmit Nikolla Naço, kurse më 1974 edhe
Asdreni-shkruan Baki Ymeri.
Bullgaria, Eskiarnautllari. Ky fshat, pranë Varnës, me emër të rrënjës shqipe, në
fillim të shek.XIX, ishte banuar vetëm me shqiptarë, gjë që vlen edhe për disa fshatra të tjera, si Kuprishtica,
Mandrica, Peshteri
etj.
Bullgaria, Zagora. Emri i parë i Arbanasit të sotëm në Bullgari. Quhet
kështu, për shkak se, sipas disa
shënimeve, banorët e tij ishin me preardhje nga lokacioni Zagora, afër
Gjirokastrës. Më 1519, në Fermanin e sulltanit, ky fshat turqisht u quajt
Arnautku, përkatësisht sllavisht, Sello Arbanasi.
Bumova balliste. Qerim Lita, në një shkrim të “Faktit” më 8 shkurt 2006,
veç tjerash, citon mendimin e përfaqësuesëve të
regjimit komunist se ky fshat
kufitar i Maqedonisë me Shqipërinë, me 35 shtëpi, që shtrihet pranë Drinit, gjatë
okupacionit ka qënë në anën e ballistëve dhe se atje ka patur
një major ballist dhe disa nënoficerë.
Ciceroni. Dhimitër Pilika, shkruan se ky orator
i shquar, kishte preardhje nga
një fis ilir, kurse dr.Aleksandar Stipçeviq
thotë se Ciceroni ka jetuar në Durrës. Shprehja e tij e njohur, ishte: Historia është mësuesja e jetës.
Debresh i Krushevës, 1948, ka patur
1146 shqiptarë, pas pesë vitesh vetëm
5!!!.Raste të tillëa, ose të ngjajshme ka plot në Maqedoni.
Dervish Iljazi. Ky, në vendin e
quajtur Kulmak të Tomorrit, themeloi
Teqenë bektashiane, për të cilën kënga popullore, thotë:’’Korriku
njëzet e tetë, mbi Tomorr një flakë ndriti,Dervish Iljaz i vërtetë, në Kulmak
teqenë ngriti’’
Dervish Iljazi... Foltoren e ngriti më 1916
dhe vit për vit, duke
filluar më 20 të gushtit, nga çdo anë e
Shqipërisë filloi një peligranazh i popullsisë shqiptare, të vijnë e të
shikojnë Altarin e shenjtë të Abaz Aliut në Çukën e Tomorrit, një orë e gjysmë
afër Teqesë në fjalë, ku është varrosur edhe themeluesi i saj. Shkolla e
f.Verzhezhë e Skraparit mban emrin ,,Shkolla Dervish Iljazi’’.
Dibra, Angjel Oboçki, ka shkatëruar shtëpinë ku është mbajtur Kongresi i
vitit 1909, Xhamia e Re, e vetmja në Ballkan me arkitekturën e saj,
pastaj kullën e Mojsiut, varret italiane, etj..
Dibranët në Turqi. Mitat Frashëri,
shkruan:,,Pjesa më e madhe e furxhinjve
(prodhues dhe shitës bukësh) në Stamboll dhe në qytetet e tjera të Turqisë,
janë shqiptarë nga Dibra.. Dyqanet e vogla
ku shiten limonada, akullore,verë e ëmbël si dhe ëmbëlsira me qumësht (oriz me qumësht, me mish të
bardhë pule, etj), shitësat ambulantë të pijes së fermentuar që quhet bozë,
akullorja, gështenjat, sheqerkat, salepi, janë me otigjinë nga Dibra dhe Prizreni,,.
Dibranët në Vllahi. Mitat Frashëri, njofton: ,,Ata të Dibrës janë shpërndarë në
të gjithë fshatrat dhe qytetet e Vllahisë për të ushtruar tregtinë e vogël. Në dyqanet e tyre ata shesin artikuj ushqimorë, kinkalerina, e
madje edhe pëlhura pambuku e leshi. Një deputet rumun më thoshte kohët e fundit se këta shqiptarë luajnë në Vllahi të njëjtën rol që luajnë çifutët në Moldavi, duke akaparuar
gjithë tregtinë e vogël, mes tjerash edhe atë të gjësë së gjallë e të lëkurave
e leshit,,.
Dimitër Basta, i pari që futi bandë muzikore në ushtrinë e Austrisë-shkruan Mitat Frashëri.
Dubrovnik, 1945, helmimi. Kasam Kasami shkruan: ,,Për të humbur gjurmët, menjëherë pas lëshimit
të gazit helmues, objektit ku ishin vendosur shqiptarët e helmuar, iu vu
zjarri, gjoja se kjo ndodhi rastësisht... të rrezikuarit në vend që të rrinin
shtrirë, të ecnin barkas me ndonjë leckë në hundë, u ngritën në këmbë, demoluan
derën, dritaret dhe çatinë...
Dubrovnik...Tymi duke u ngritur lartë i la të vdekur në çati, dritare e të kamarosur në
derë... çetnikët me yll partizanësh të Shkupit e të Dubrovnikut, si
“specialistë” për helmimin e shqiptarëve, do të shihen edhe në Goricë të
Triestës, ku prej helmeve do të gjejnë vdekjen rreth 4000 shqiptarë të
tjerë..,,.
Goce Dellçevi, i cili, aktualisht, është mollë sherri midis Maqedonisë së Veriut dhe
Bullgarisë, sipas një shkrimit të Sterio Spases, qe pajtuar me Themistokli
Gërmenjin, pronarin e hotelit ,,Liria,, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit,
Goce Dellçevi... për të pranuar vendimet e Lidhjes së Prizrenit, pra, për
bashkimin e trojeve etnike shqiptare, kurse Themistokliu, kishte dhënë fjalën
që shqiptarët do ndihmojnë kryengritësit, sidomos me armë, gjë që edhe ndodhi,
por, ajo që premtoi Goce Dellçevi, nuk u realizua, ndoshta edhe për shkak të
vrasjes të tij, pas këtij takimi!!!.
Gjergj Basta (Basha). Ishte kryetar i gjithë ushtrisë të imperatorit
Rudolf II i Austrisë nga v. 1599 e gjer
në v. 1605.
Heraklea e Manastirit. Edhepse lokaliteti historik me këtë emër, është më
atraktiv për turistët e huaj, të cilët, e pasurojnë dhe afirmojnë emrin e
qytetit, nuk përmendet fare Bardhyli, si themelues, duke e zavendësuar me
Filipin e Dytë!! Apelet e mia, për
ngritjen e
përmendores të tij në Manastir, përfunduan në veshët e shurdhmemecëve, ashtu
siç ndodhi edhe lidhur me iniciativën
ime për Mitat Frashërin dhe Gjergj Fishtën, para objektit të
Kongresit të Alfabetit.
Hoxhollët e Dibrës. Gjatë vitit 1770,
me këtë qytet filloi të sundojë familja turko-shqiptare e lartpërmendur,e cila
prej sulltanit mori fermanin si sundimtare e Rekës dhe Dibrës së Epërme këshu
që prej atëherë e gjer në v.1913, dy Dibrat paraqiten në një territor të
përbashkët.
Ismail Pasha. M-r Ruzhdi Lata, shkruan se
personi në fjalë, babaj i Fuad Dibrës, mbuloi një pjesë të
konsiderueshme të shpenzimeve që kishte
Kongresi i Parë i Alfabetit të Manastirit, si dhe siguroi lokalin e
përshtatshëm për mbajtjen e kongresit.
Ismail Pasha...Thuhet gjithashtu se Ismail Pasha, për themelimin e klubit ,,Bashkimi,, në Stamboll, pat dhënë kontribut
vullnetar prej 1.000 lirash ari (flori)
dhe qe anëtar i rregullt i atij klubi.
Karl Gega, arkitekt që
fitoi famë me tunelin e mrekullueshëm që lidh Austrinë me disa shtete të tjerë.
Konstantini i Madh. Edhepse, ky perandor me famë botrore, ka shpëtuar nga
zhdukja një fe të tërë, e përhapur
në tërë botën, origjinën e tij ilire,
asnjë nuk e përmend, edhepse filozofia e kësaj feje, si çdo fe tjetër, duhet të
jetë objektive.
Marta, shqiptare, nënë
e Car Dushanit, e varrosur në Shkup, ku nuk i dihet varri. Sikur të ishte
sllave, kushedi se çfarë përmendore do t’i
kishin ngritur në qendrën e Shkupit,pranë të birit.
Nijazibe Resnja. Sarajet e tij në Resnjë. edhepse janë unikate në
botë, emri i pronarit, për shkak se është shqiptar, nuk qendron fare para
objektit, kurse apelet e mia, kanë përfunduar në veshët e shurdhmemecëve
shqipfolës.
Stamboll. Në
këtë qytet, ka më tepër shqiptarë se në Tiranë.
Stambolli, me dy emra me elemente iliro-shqiptare: Bizant=buzë dhe Konstantinopol, emri i
Konstantinit të Madh, me origjinë
ilire.
Vashingtoni. Biografi i tij, ka premtuar se do shkruajë libër me titull ,,Nipi i
Kosovës, ka çliruar Amerikën nga Anglia,,
Velezi i Maqedonisë.
Në fillim quhej Bylazora, nga
shqipja-bylezik, formë byleziku, ashtu siç është edhe sot e kësaj dite.
Vollteri, ka thënë “Sikur Skënderbeu ta mbronte Stambollin, turqit kurrë nuk
do mundnin të hynin në të”.
Xhejm Berisha i Kosovës, pilot, me avion privat, ka shetitur tërë botën.
Zoica Malkova, shqiptare nga Krusheva, është autore e mjaft tregimeve të Kuzman
Shapkarevit të lartpërmendur, i cili i dëgjonte prej saj.
Rezime e shkurtë
Origjina, gjuha,
besa, mikëpritja, guximi trimëria-solidariteti dhe sakrifica për të huajt,
etj., janë veçanti ose karakteristika, që e dallojnë kombin tonë nga popujt e
tjerë.
Ps. Kam gati një libër
voluminoz në dorëshkrim me titull ,,Fragmente të nxjerra nga shkrimet e mia
të publikuara 6 dekada me rradhë, nga
vitet si student, gjer më sot, në moshën 80 e ca vjeçare,,.Për ta botuar si
libër, nuk kam mundësi, prandaj, jam në dilemë, a të veproj si me serialin e gjertanishëm, ose, ta lë me kaq,
sepse, kam fituar përshtypjen, që, njerëzve
nuk u intereson historia dhe çështjet
kombëtare, gjë, të cilën, veç tjerave, e dëshmon edhe fakti që, artikulli kushtuar Anton Çetës, i cili
shpëtoi vdekjen e qindra e më tepër shqiptarëve, fitoi vetëm 4 vota ,,like,, si
dhe mbajtja e manifestimit të 112
vjetorit, atje ku nuk i takon, që do të thotë se Manastiri dhe manastirasit, të cilëve ua
dogjën shtëpitë dhe të cilët kanë
sakrifikuar për mbajtjen gjallë
të objektit të Kongresit, janë lënë në mëshirën e Zotit, ose më saktë, në duartë
e gligorovistëve, të cilët
vendosin ku dhe si do mbahet manifestimi, kush do marrë pjesë në të, etj. Ka
një fjalë banale, por me plot kuptim ,,Kush pordhi, kush mori groshin,,.U lumtë qeveritarëve
tanë për tolerancën e veprimeve të
tilla! anikombëtare,,!!!
Sidoqoftë,
falenderoj udhëheqësinë e këtij portali, për
publikimin dhe respektin e shkrimeve
të mija, duke i vendosur ato në
vende përkatëse, kështu që, mund
të vijë, siç thotë kënga ,,devri,, t’iu
hynë në punë brezave që vinë, ku ta dish? U falenderohem edhe autorëve të
komenteve rreth shkrimeve të mia publicistike, kushtuar lexuesëve të rëndomtë,
prandaj dhe me stil të përshtatshëm për ta, si dhe, u falenderohem atyre, të
cilët më kanë përgëzuar përmes telefonatave etj.
Përndryshe,
dërgova dy fotot, sepse kanë lidhje me
pasusin e fundit, lidhur me manastirasit dhe me nr.23.Shtëpia e jonë e diegur ka lidhje, sepse aty, u krijua Dega
e partisë të parë shqiptare, e
Manastirit, në praninë e kryetarit Nevzat Halilit dhe anëtarëve të
kryesisë. Autori i këtij teksti, u caktua kryetar i degës, prandaj dhe veç
tjerash,,fitoi,, 500 faqe dosje
komuniste dhe statusin ,,Tepëricës
teknologjike,, që zgjati 20 vite, deri në pensionimin të parakohshëm.
Përdhëndetje dhe urime
Ditën e Pavarësisë.