Mendime
Gjokë Dabaj: Procesi antishqiptar i Hagës
E merkure, 25.11.2020, 08:00 PM
PËRKUJDESJA
GJITHSHQIPTARE
Institucion kulturor gjithkombëtar
D E K L A R A
T Ë
LIDHUR ME
PROCESIN ANTISHQIPTAR TË
HAGËS
“Përkujdesja Gjithshqiptare” e shikon Procesin e Hagës si vazhdim i veprimtarivet
antishqiptare të qarqevet të ndryshëm regresistë të Evropës ndër shekuj. Themi regresistë,
duke nënkuptuar që forcat progresiste s’i kanë munguar Evropës asnjëherë, por
ato, në shumë raste, kanë qenë të pafuqishme për t’i dhënë tonin politikës së
krejt kontinentit.
Po japim një
pasqyrë fare të shkurtër të kësaj fobie të pashpjegueshme dhe krejt të
paarsyeshme të forcavet regressive të Evropës, kundër arbro-shqiptarëvet,
njërit prej kombevet themelvënës në kulturën e këtyre hapësirave.
Në kohën kur në
Evropë popujt po kërkonin për ta thënë meshën në gjuhë të veta, etnisë iliro-arbërore nuk iu dha asnjë dritë
jeshile, as nga Papati i Romës, as nga Patriarkati i Konstantinopolit, për ta
thënë edhe ata meshën në gjuhën e tyre. Kroatët, me miratimin e Papatit, e
fituan të drejtën për të përdorur gllagolicën dhe gjuhën kroate në liturgji.
Kroatët që jetonin në tokën ilire! Sërbëvet, vendosur gjithashtu në trojet
iliro-arbërorë, pothuaj në të njëjtën kohë, iu dha e drejta, edhe nga Papati,
për të celebruar meshën në gjuhën e vet, sado që Kisha Sërbe i përkiste dhe do
t’i përkiste ritit lindor. Cirilin dhe Metodin, misionarët e përhapjes së
krishtërimit ndër sllavët, i priti dhe u dha bekimin e vet edhe papa i
atëhershëm i Romës. Më vonë, kur Sava Nemanjiqi e zyrtarizoi autoqefalinë e
Kishës Pravosllave Sërbe, themeluar në trojet iliro-arbërorë, papët e Romës e
përkrahën atë kishë sërbe, ndonëse ajo i keqtrajtonte arbërit katolikë deri në
persekutime nga më mizorët.
Papati u ka dhënë
kurorë mbretërore dinastëvet sërbë të Nemanjiqëvet, ndërsa për arbërit (me
përjashtim të papës Piu II dhe, më se dy shekuj më vonë, papës me prejardhje
arbërore Klementi XI Albani), është treguar tepër “i kursyer“ për të mos thënë
pothuaj vazhdimisht mohues dhe refuzues.
Në kohën e Gjerrgj
Kastriot-Skënderbeut, lufta e arbërvet të asaj kohe është përkrahur nga një
pjesë e Evropës, kryesisht nga mbretëria e Napolit. Por, për shembull, Venediku
nuk ka vepruar gjithmonë ashtu. Në një rast, madje, Senati i Venedikut ka
premtuar dhjetë mijë dukatë floriri shpërblim për njeriun që do ta vriste
Gjergj Kastriot-Skënderbeun. Pak më vonë, mbrojtësi i madh i Evropës, Gjergj
Kastriot-Skënderbeu, vdiq në Lezhë dhe ne as sot nuk e dimë saktësisht si i
erdhi ajo vdekje.
E pra, në ata
shekuj nuk kemi qenë një “komb mysliman”. Ishim të gjithë të krishterë.
Në të gjithë
shekujt pauses Peredimi ka gjetur sebep për të na quajtur “komb mysliman”.
Ndodhte kjo në kohën kur, edhe Venediku, edhe Anglia, edhe Franca, kishin
marrëdhënie mjaft të mira me Perandorinë Osmane myslimane.
Në vitet 1843-1844
në Shqipërinë Veriore, filluar nga Shkupi e Vranja deri në Shkodër, ndodhi një
kryengriteje e madhe e shqiptarëvet. Dhjetëra mijë kryengritës nën udhëheqjen e
prijësit popullor nga Tetova, Dervish Cara, luftuan për t’u çliruar nga zgjedha
osmane. Por Evropa i dërgoi këtu konsujt e vet, shoqëruar nga pashallarë
osmanë, thjeshtë për të shuar kurreshtjen! Asaj Evrope të asaj kohe, i mjaftoi
të merrte vesh si u shua ajo kryengritje dhe sa kryengritës po
syrgjynoseshin drejt Stambollit lidhur
duar e këmbë.
Në vitet e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit Evropa Perendimore nuk e pa të arsyeshme as t’i dëgjojë
të dërguarit tanë, le më t’i ndihmojë shqiptarët për ta realizuar çlirimin nga
zgjedha osmane!
Po ajo Evropë, në
një kohë kur kombin shqiptar nuk pranonte as ta njihte si komb, kombevet të
tjerë, grekëvet, sërbëvet dhe malazezëvet, u jepte të gjithë përkrahjen për të
krijuar shtetet e vet! Shtetin grek dhe shtetet sllavë, madje të zgjëruar krejt
abuzivisht, fund e krye abuzivisht, mbi tokat e shqiptarëvet!
Në vitin 1913
Evropa, e penguar nga pjesa e keqe e saj, mezi e njohu si shtet shqiptar vetëm
një të tretën e Shqipërisë! Madje, në vitin 1915, edhe këtë copë të vogël
Shqipërie, pjesa antievropiane e Evropës, pothuaj e asgjësoi me një traktat të
fshehtë!
Në qershor 1924 në
shtetin shqiptar, në atë copë shtet që mezi kish arritur të mbahet gjallë në
vorbullën e Luftës së Parë Botërore, u vendos një qeveri mirëfilli demokratike,
e krijuar prej një personaliteti të shquar të kulturës më progresiste
evropiane, siç ishte Fan Noli. Por diplomacia evropiane, pjesa handikape e saj,
nuk u tregua aspak e gatshme ta njohë e ta përkrahë atë qeveri!
Përkundrazi, kur
Ahmet Zogu e rrëzoi qeverinë e Fan Nolit, me ndihmën e pakursyer dhe qartazi
lakmitare të Beogradit, Evropa e njohu Ahmet Zogun, edhe si kryeministër, edhe
si mbret, deri në ditën kur po ajo Evropë e përmbysi dhe e përzuri nga vendi i
vet mbretin e shqiptarëvet!
Dy shtetet
fashisto-nazistë të kësaj Evrope, e përkrahën në njëfarë mënyre bashkimin e
kombit shqiptar. Por ç’ndodhi mbasi përfundoi Lufta e Dytë Botërore?! Mbasi
përfundoi Lufta e Dytë Botërore, Evropa antifashiste, e cila kombevet të tjerë
ua kish njohur të drejtën për t’u rimëkëmbur, kombin shqiptar e la përsëri të
copëtuar! Evropa antifashiste u tregua më antishqiptare ndaj Shqipërisë, sesa
antiitaliane apo antigjermane ndaj Italisë e Gjermanisë!
Këtë herë, kjo
Evropë gjeti komunizmin si “shkak” për të mos i afruar shqiptarët ndaj vetes. Për
të mos i afruar shqiptarët “komunistë”, se shqiptarët “komunistë” ishin delja e
zezë, në një kohë kur, për shembull, edhe udhëheqja jugosllave ishte komuniste
dhe Evropa i njihte si pjesë të shtetit jugosllav edhe tokat që mbretëria e
rrëzuar jugosllave i kish pasë pushtuar, si Vojvodinën, Kosovën dhe shumë vise
të tjerë jojugosllavë! Austrinë e lejoi Evropa të shkëputej nga Gjermania,
kurse Kosovën dhe viset e tjerë shqiptarë nuk i lejoi të shkëputeshin nga
Jugosllavia!
Në
gjysmëshekullin, kur vetëm në një të tretën e Shqipërisë sundonte Enver Hoxha
me dorë të hekurt, Evropa nuk bëri asgjë për pjesët e tjera të Shqipërisë që
vetë ua kish falur Greqisë dhe Jugosllavisë! Po të donte Evropa, me shqiptarët
që kishin mbetur jashtë kufijvet të Republikës Popullore të Shqipërisë, ajo
mund të krijonte dy republika shqiptare: Një në shtetin jugosllav dhe një në
shtetin grek! Pse nuk veproi ashtu, por mbeti duke dërguar diversantë, për të
djegur mullarët e fshatravet, në RPSH e më vonë në RPSSH?!
Në mos jo dhe aq në
shtetin grek, në shtetin e Jugosllavisë Socialiste, lëvizje kombëtare shqiptare
ka pasur në të gjithë dhjetëvjeçarët pas Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1999
SHBA-ja ndërhyri për të ndalur genocidin dhe zbrazjen e pjesës verilindore të
Shqipërisë, që ndryshe quhet edhe Kosovë. Them SHBA-ja, sepse Evropa, (përveç
Britanisë së udhëhequr në ata vite nga Toni Bleri dhe Gjermanisë), ishte
thjeshtë bishti i asaj ndërhyrjeje!
Mjafton të
përmendim qëndrimin francez në Mitrovicën Veriore. Ç’mund të thuhet për forcat
franceze në këtë rast?! A mund të themi se ato forca franceze ishin dashamirëse
të shqiptarëvet? A nuk e dinin francezët që sërbët, në Mitrovicën Veriore dhe
në vise të tjerë të asaj pjese të Shqipërisë, janë popullsi e ardhur?!
A nuk e dimë ne si
i hidhnin bombat në det avionët evropianë të NATO-s që niseshin nga Avianoja
për të bobarduar objektet usharakë të Sërbisë?! I hidhnin bombat në det, për ta
lejuar Sërbinë që të bënte masakra mbi gratë dhe fëmijët shqiptarë!
Por edhe më
përpara, a nuk e dimë ne si i bombarduan avionët e Aleatëvet, kryesisht ata
britanikë, Ulqinin, Podgoricën, Gjakovën apo Pejën?! Në vend që të godisnin
objektet ushtarakë të forcavet naziste gjermane, ata bombardonin lagjet e
shqiptarëvet!
Tani po na duhet
të dëgjojmë e të shohim sesi po arrestohen dhe si po gjykohen në një qytet të
Evropës udhëheqësit e një ushtrie çlirimtare shqiptare!
Nuk është aspak e
vështirë të kuptohet që kjo politikë e Evropës së sotme, është në vazhdën e
politikës shumëshekullore antiarbërore dhe antishqiptare. Por është e vështirë
të shpjegohet, është vërtet tepër e vështirë të shpjegohet: Pse ka vepruar dhe
po vepron kështu kjo Evropë kundër njërit prej kombevet të vet më të lashtë?!
Le të mos harrojmë
ç’thamë më sipër në këtë deklaratë tonën tejet koncize! Evropa ua ka mohuar
shqiptarinë dy të tretavet së Shqipërisë në vitin 1913 e në vazhdim, përmbi 100
vjet! Evropa ua ka mohuar shqiptarëvet, të lënë jashtë kufijvet të shtetit
shqiptar, stemën me shqiponjën dykrerëshe! Papritrur, ajo stemë u shfaq në
supet dhe në kapelën e shqiptarëvet të UÇK-së! Evropa, në sedrën e saj të
sëmurë, nuk mund ta duronte një stemë të tillë, dhe ky është shkaku kryesor,
pse janë çuar në Hagë udhëheqësit e UÇK-së! Është një ligësi skizofrenike, si e
një femre të sëmurë! Sëmundje e shprehur deri në histeri! Aq sa kjo Evropë mezi
e gjeti një Ahtisar, debil dhe i paaftë për të qenë kthjellët, me anën e të
cilit iu imponua Republikës së Kosovës një flamur i verdhë, pa stemën e
shqiponjës dykrerëshe! Çfarë është ai “flamur” me një hartë të verdhë në mes?!
Është mohim i shqiptarësisë së atyre shqiptarëve, të cilët kjo Evropë,
poshtërsisht i ka lënë jashtë kufijvet të shtetit të vet qysh në vitin 1913!
Udhëheqësit e
UÇK-së nuk janë çuar në Hagë për asnjë arsye tjetër, përveç arsyes së paarsye,
se në kasketën e vet kanë guxuar të vënë simbolin e shqiptarisë. Në qoftë se
UÇK-ja nuk do të kishte përdorur atë stemë, gjyq special kundër UÇK-së nuk do
të kishte! A ka gjyq special kundër boshnjakëvet, që gjithashtu janë
myslimanë?! Në Bosnjë kanë shkuar e kanë luftuar kundër sërbëvet, me
gjysmëhënën në sup dhe me Kuranin në çantë, muxhahedinë që nga Arabia! Kush ka
vrarë më shumë sërbë, të paarmatosur por spiunë të të armatosurvet, boshnjakët
me simbolin islamik të hënës, apo shqiptarët, me simbolin e shqiponjës
dykrerëshe të të krishterit evropëmbrojtësit Gjergj Kastrioti?!
Gjykata e Hagës,
për të fshehur me hipokrizi këtë shkak të vërtetë, po mundohet të
grumbullojë dhjetëra mijë gjoja “fakte” të “krimevet” që i paskan kryer këta
çlirimtarë! Asnjë krim s’kanë bërë këta shqiptarë, përveçse e kanë korrigjuar
Traktatin e Londrës të vitit 1913! Evropa e sotme nuk dëshiron që ai traktat të
korrigjohet, prandaj dhe po kurdis alibira pa fund ndaj këtyre korrigjuesve,
çlirimtarë të kombit të vet!
Pse nuk i çoi
Evropa në Hagë, me radhë, njërin pas tjetrit, udhëheqësit e shtetit sërb edhe
të gjithë oficerët dhe komandantët e quajtur paramilitarë që kanë kryer aq
shumë krime mbi kombin shqiptar?! Ç’është kjo sëmundje?! Ç’është kjo skizofreni
kundërarbërore e kundërshqiptare, që s’po e lë Evropën të shikojë qartë kush
është armiku dhe rrezikuesi i vërtetë i jetës së saj?! I krejt jetës!!
Ç’të keqe do t’i
sillnim Evropës ne shqiptarët, nëse do të kishim shtetin tonë të plotë?! Ç’të
keqe do t’u sillnim, fundja, edhe fqinjëvet tanë sllavë dhe grekë, nëse do të
kishim një shtet tonin të plotë?! Përse udhëheqësit e sotëm të Sërbisë të mos
marrin shembullin e zotit Pendarovski dhe të zotit Zaev në qëndrimin e tyre
ndaj shqiptarëvet dhe ndaj gjuhës shqipe?!
Përfundimisht, ne
shqiptarët kërkojmë që, pjesa e mirëlltë demokratike, pjesa jo e sëmurë e
Evropës së sotme, ta kuptojë se, mbi kurrizin e kësaj Evrope, që e duam shumë,
po luhen lojëra të rrezikshme, jo vetëm në dëm të shqiptarëvet, por në kurriz
të të gjithë kombevet të këtij kontinenti! Pjesa vërtet demokratike e kombevet
të Evropës duhet ta kuptojë, sa s‘është tepër vonë, se shkelja mbi aspiratat
shekullore të kombit shqiptar, është vetëm fillimi i shkeljevet, me strategji
të ndotura, i secilit prej kombevet të këtij kontinenti, filluar prej
Portugalisë e deri në Finlandë, Rusi e Ukrainë! Ne shqiptarët nuk duam që
kontineti ynë të provojë një shkatërrim të tillë që po i përgatitet si pa u
luptuar!
Ne shqiptarët
shpresojmë shumë te Shtetet e Bashkuar të Amerikës, të cilët, në çaste decisivë për
ne, kanë ditur dhe ia kanë dalë të na mbrojnë. Duke mbrojtur ne, SHBA-ja mbron
krejt Evropën! Duke mbrojtur Evropën, SHBA-ja
mbron vetëveten!
Lirojini nga çdo
akuzë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Në qoftë për të nxjerrë në
gjyq ndonjërin prej tyre, dimë vetë ne ta kryejmë atë punë! U thoni shtetevet
që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, le ta njohin sa më parë dhe le të
dërgojnë atje ambasadorët e vet! I thoni OKB-së, me anë rezolutash përkatëse,
të tregohet vërtet organizatë kombesh dhe ta pranojë Republikën e Kosovës si
anëtare të sajën, sa më parë!
Organizata e
shtetevet, që quhet Bashkim Evropian, duhet, pa zvarritje prej kërmilli, t’i
pranojë sa më parë në bashkësinë e vet, edhe Republikën e Shqipërisë, edhe
Republikën e Kosovës, edhe Republikën e Maqedonisë Veriore, edhe Republikën e
Sërbisë, edhe republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës! Përndryshe, ky bashkim
shtetesh do të mbetet së shpejti edhe pa Itali, pa Spanjë e pa Francë, që do të
thotë, po nuk ndërmori masa energjike, kjo bashkësi shtetesh, bashkësi
gjithsesi çalamane, do të shpërbëhet pa kaluar shumë vite!
Ne shqiptarët
shpresojmë të mos ndodhë kështu, por kjo varet tërësisht prej forcavet të
kthjellta e largpamëse të kësaj Evrpe! Prej forcavet të kthjellta! Jo prej
njerëzish të vegjël e mendjemykur, por njerëzish të mëdhenj e të ndritur!
Për kryesinë e përkohshme të
Përkujdesjes Gjithshqiptare
Kryetari
Gjokë Dabaj
Nëntor 2020