Mendime
Kastriot Myftaraj: Dublimi i festës kombëtare shqiptare - investimi i madh i Serbisë
E shtune, 28.11.2020, 07:57 PM
Dublimi i festës kombëtare shqiptare - investimi i madh i Serbisë
Nga
Kastriot Myftaraj
Nuk
ka shembull në botë që një shtet të dublojë festën e tij kombëtare me një
tjetër të sajuar artificialisht. Kjo gjë ka ndodhur veç në Shqipëri, ku regjimi
komunist dubloi 28 nëntorin, ditën e Shpalljes së Pavarësisë me 29 nëntorin, të
shpikur si dita e çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj në Luftën e Dytë
Botërore.
Dublimi
i festës kombëtare shqiptare ishte një investim serb, për goditjen e vlerave
themelore kombëtare shqiptare, pasi në kohën kur ndodhi kjo gjë, Shqipëria ku
komunistët porsa kishin ardhr në pushtet, kishte miqësi të madhe me
Jugosllavinë ku kishte ndodhur e njëjta gjë.
Për
dublimin e festës kombëtare në Shqipëri u sajua teoria e shpalljes si ditë e
çlirimit të vendit, të ditës kur gjermanët u larguan nga territori i shtetit
shqiptar të 1913-ës. Asnjë shtet europian i pushtuar gjarë Luftës së Dytë
Botërore nuk ka bërë një gjë të tillë.
Dita
e dublimit të festës kombëtare shqiptare, 29 nëntori, përkoi dhe me ditën e
shpallur si dita e krijimit të Jugosllavisë komuniste.
Dublimi
i ditës së festës kombëtare shqiptare ka qenë një akt i tradhtisë së lartë dhe
ruajtja e 29 nëntorit si festë zyrtare mbetet një akt i tradhtisë së lartë.
28
nëntori në histori është një ditë e dyfishtë e pavarësisë për kombin shqiptar
sepse në 28 nëntor 1443 Skënderbeu shpalli në Krujë pavarësinë e Shqipërisë nga
pushtuesit osmanë. Të njëjtën gjë e bëri Ismail Qemal Vlora me përfaqësuesit e
krejt trojeve shqiptare në Vlorë, 469 vite më vonë.
Investimi
tjetër i madh serb për goditjen e vlerave themelore kombëtare shqiptare ka qenë
përpjekja për dublimin e flamurit kombëtar shqiptar, me një flamur me fushë të
zezë, të ngjashëm me flamujt e Xhihadit islamik, që u soll me dron në stadiumin
e Beogradit në 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Njeriu
që mori përsipër autorësinë e aktit, tradhtari kombëtar Ismail Morinaj, i
vetëquajtur “Ballisti” e shpalli flamurin e zi si “Flamur të Shqipërisë
Etnike”. Domethënë na paska dy flamurë shqiptarë, ai historik që njohim, i
Skënderbeut, dhe që me logjikën e Islamil Morinajt nënkuptohet të jetë veç i
shtetit shqiptar dhe ky i ardhur nga Beogradi që na qenka i krejt hapësirës
kombëtare shqiptare.
Por
flamuri historik shqiptar i Skënderbeut u ngrit në Vlorë, në 1912, në emër të
krejt popullsisë së hapësirës kombëtare shqiptare, nga përfaqësuesit e saj. Në
28 nëntor 1912 nuk kishte nisur Konferenca e Londonit e ambasadorëve të fuqive
të mëdha europiane që përcaktoi kufijtë e shtetit shqiptar.
Serbia
ka investuar edhe në simbolikë përveçse në njerëz në përpjekjet e saj kundër
shtetit dhe kombit shqiptar.
Shqiptarët
u ndanë që në 1913 në Ismailistë (ndjekës të Ismail Qemal Vlorës, kryeatit të
Pavarësisë Kombëtare) dhe në Esatistë, ndjekës të Esat Toptanit, të shiturit te
Serbia.
Me
porosi të Serbisë Esat Toptani, fill pas përfundimit të Konferencës së
Londonit, në 1913, bëri një akt irredentist antishqiptar proserb duke shpallur
krijimin e një shteti të ri në Shqipërinë e Mesme. Në 1920 Esati me mbështetjen
e Beogradit donte ta bënte Shqipërinë vasale të shtetit të ri sllavojugor, por
ishte ndërhyrja shpëtimtare e Presidentit amerikan Wilson që e ndaloi këtë
fatkeqësi kombëtare.
Në
1946 Enver Hoxha i porsakthyer nga Beogradi nënshkroi me Ministrin e Punëve të Jashtme
të Jugosllavisë, Stanoje Simiç Paktin e Tiranës mes dy vendeve që e shndërronte
Shqipërinë në vend vasal të Jugosllavisë. Komunistët shqiptarë, në miqësinë me
Jugosllavinë, ndiqnin vijën esatiste.
Por
ishte ndërhyrja e Presidentit amerikan Truman, i cili i bëri presion Beogradit
që të ndërpriste zbatimin e projekteve të vjetra serbe ndaj Shqipërisë.
Ndërhyrja fillimisht e Presidentit amerikan Eisenhower dhe pastaj e pasardhësit
të tij Kennedy, ndaj udhëheqësit sovjetik Krushchevit solli në largimin e
rusëve nga Shqipëria, në këmbim të pranimit nga amerikanët të ndërtimit të
Murit të Berlinit. Shqipëria, edhe pse komuniste, duhet të mbetej e pavarur.
Serbia
nuk ka hequr dorë nga projekti për vasalizimin e Shqipërisë dhe për këtë
Presidenti serb Vuçiç propozoi idenë e bashkimit të Ballkanit Perëndimor, që
është ide e Serbisë së Madhe e përshtatur me kohën.
Si
vazhdues i vijës esatiste Kryeministri Edi Rama ka vizituar pesë herë Beogradin
dhe i është bashkuar me entusiazëm idesë së Vuçiç për të ashtuquajturin
“Minishengen ballkanik”, që është Jugosllavia e Re, e përshtatur me rrethanat e
sotme.
Publikimi
i nga Sinisha Mihajlloviç i tekstit shumë të përzemërt të sms-së që Edi Rama i
dërgoi në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë ka vlerën e publikimit të një
dokumenti të arkivave sekrete serbe, ku Edi Rama të jetë përkushtuar për të
punuar në sherbim të Serbisë. Tregues për këtë është fakti që Edi Rama e mbajti
të fshehtë këtë veprim të tij, dhe nuk e publikoi kur e bëri në tetor 2019,
ndonëse ka praktikë që gjëra të këtij lloji i publikon në Facebook dhe Twitter.
Arsyeja e mospublikimit kuptohet pa pasur nevojë për shpjegim.
Sipas
traditës esatistë, ata që shkojnë në Beograd si Rama, akuzojnë palën tjetër si
tradhtarë. Unë do të kisha dëshirë të shikoja prova për akuzat e Ramës të
bashkëpunimit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës me Serbinë,, por shoh vec
fjalë ndërsa veprimet proserbe janë të Ramës. Dhe ironikisht, sipas traditës së
propagandës serbe, palës tjetër i kërkohet që të sjellë prova se nuk i ka bërë
ato gjëra për të cilat akuzohet. Pra përmbyset parimi që barra e provës i takon
akuzuesit.
Shqiptarët
ashtu si në 1913 janë të ndarë sot në Ismailistë dhe Esatistë. Ashtu si dikur,
edhe sot, esatistët shkojnë në Serbi.
Ashtu
si atëherë, ismailistët janë antiserbë dhe antiturq, ndërsa esatistët janë
proserbë dhe proturq. Esat Toptani për të shpërbërë shtetin shqiptar në interes
të Serbisë, nxiti rebelimin islamik të vitit 1914, i zhvilluar me thirrjen “Dum
Babën”, që ishte Sulltani osman. Edi Rama e ka shpallur Erdoganin vëlla dhe ka
vizituar Turqinë jo më pak se Serbinë.
29
nëntori, nëse ka një simbolikë, është Dita e Esatistëve.
Serbia
ndaj Shqipërisë ka punuar me Kodin “E”:
Esat,
Enver, Edi, Erion (Veliaj).