Mendime
Rexhep Shahu: Dashuria e nxehtë e Edi Ramës për serbët
E merkure, 25.11.2020, 07:55 PM
DASHURIA E NXEHTË E EDI RAMËS PËR SERBËT
NGA
REXHEP SHAHU
Letra
e dashurisë e Edi Ramës për futbollistin serb Mihajlovic, i njohur sa për
futbollist aq edhe si mik i ngushte i kriminelëve më të njohur serbë, tigrit
Arkan që masakronte shqiptarë e Mlladiçit, qoftë ky edhe yll botëror futbolli,
është lëpirje, nënshtrim, servilosje.
Letra
e Ramës futbollistit serb shok me tre kriminelë të njohur Arkan, Mlladic e
Vuciq, ofruar si gjest zemërmadhësie prej kalorësi, si letër njerzore e një
lideri botëror, ndaj ndokujt që të jep ëmër e mbase prestigj dhe të nxjerr
mirënjohës.
Letra
e Ramës sikur u thotë gjithë serbëve se unë jam i mirë, qytetar, njerzor, pa
shqiptarët e tjerë janë të këqij, të pazemër…
Letra
e Edi Ramës futbollistit serb është normale dhe asgjë askujt nëse Rama nuk do
të ishte kryeministër i gjysmës së shqiptarëve, por letra e Edi Ramës kryeministër
i imi derguar futbollistit serb mik me tre kriminele serbë me damkë që kanë
bërë krime të shëmtuara kundër njeriut është anormale. Pse kjo letër.
Ajo
letër dashurie që Rama i shkruan Mihajlovicit ka ftohtësinë e llogaritarit që
bën bilance.
Me
letrën që Edi Rama i ka shkruar futbollistit të njohur serb, shok e mik me tre
kriminelët më në zë të Serbisë Arkan, Mlladiç e Vuciq, Rama sikur lan një borxh
dhe shpreh mirënjohje.
Mirënjohje
kujt dhe pse?
Futbollisti
Mihajlevic do të ketë menduar, si ka mundësi që mua mikut të Arkanit, që i kam
bërë homazhe publike Arkanit që ka vrarë e masakruar shqiptarë, mikut të
ngushtë të Radko Mlladicit, mikut të presidentit aktual të Serbisë Vuciq i cili
deklaronte se për një serb vrasim njëqind të tjerë në ato kohë kur Rama ia
jepte çelesin e Tiranës këngëtarit Bergoviq… si ka mundësi të më vijë kjo letër
dashurie prej kryeministrit të Shqipërisë. Kështu do të ketë menduar ditë të
tëra futbollisti serb Mihajlovic që pati një sëmundje leucemie si mijëra e
mijëra njerëz dhe që shërimi i tij e gëzoi pa masë Edi Ramën sa ia kërkoi
telefonin tek presidenti Vuciq që ti shkruante letër dashurie.
Edi
Rama me këtë letër kërkon që serbet e njohur ti bëjnë reklamë e ta bëjnë të
njohur Ramën në Serbi, të flitet për Ramën e mirë në Serbi, për Ramën që nuk u
prish punë e nuk u nxjerr telashe serbëve si ata shqiptarët e tjerë të ftohtë e
të ngurtë që i lypin Serbisë kufomat shqiptare që ajo i ka fshehur në 16
varreza masive nëpër Serbi apo i ka mbytë me frigorifere në Danub.
Enveristet
në Kosovë e Shqipëri do ta çmojnë këtë letër si hajmali, si hajmali pajtimi dhe
do ta votojnë me dashuri Edi Ramën si Enverin, dy shqiptarët miq të Beogradit.
Enveristët,
komunistet e socialistët shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë nuk kanë dert fare
pse Partinë Komuniste të Shqipërisë e kanë krijuar serbët Miladin Popoviq e
Dushan Mugosha. Enveristet, socialistët e komunistët shqiptarë e duan partinë
socialiste vazhduese të partisë komuniste të krijuar prej serbëve dhe nuk
mërziten fare për këtë gjë socialistët dhe enveristët shqiptarë në Shqipëri e
Kosovë.
Letra
e Ramës është si letër e një pengu, si falenderim e mirënjohje që nuk e di për
kë e ndaj kujt.
Edi
Rama dihet botërisht se ka ardhë në pushtet mbi kalin e tërbuar të urrejtjes
ndaj Sali Berishës i cili është më i mallkuari prej serbëve ndër politikanët
shqiptarë pasi e ka patur në gjithë sjelljen e jeten politike të tij Kosovën si
yllin polar të politikës shqiptare.
Edi
Rama ka ardhë në pushtet nga një marrëveshje me Ilir Metën, realizuar apo nënshkruar
në një “dasëm” të vogël në Shkodër me 1 prill 2013, ku kryekrushk apo kumbar i
marrëveshjes e bekues i Ramës ishte presidenti serb Tadic.
Pra
pushtetin Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë ua dha një kombinim e një
ndërhyrje në lojë e Serbisë përmes presidentit serb Tadiq që erdhi në Shkodër
me 1 prill 2013 për ta pagëzuar martësen e PS me LSI dhe për ti uruar Edi Ramës
pushtetin.
Ndaj
Edi Rama ka detyrime ndaj serbëve se ata ndihmuan që ai të vijë në pushtet dhe
ky sillet si djalë i përkëdhelur prej serbëve, por sillet në aq lëmë sa i lënë
serbet që ia tërheqin kërpeshin.
Hera
e dytë në historinë e të majtës shqiptare që vjen në pushtet me ndihmën e
serbëve është rasti Edi Rama. Të majtët e socialistët shqiptarë nuk kanë dert
për këtë gjë, duan Ramën në pushtet por pak rëndësi ka se ai në pushtet
shpërfill Kosovën edhe pse bën mbledhje tallava të përbashkëta të dy qeverive.
Herën
e parë ishin kumbarë Miladin Popoviqi e Dushan Mugosha misionarë jugosllavë që
e krijuan Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe vunë Enver Hoxhën në krye, herën
e dytë kumbara ishte presidenti serb Tadic për ta vënë Edi Ramën në krye.
Pse
letër një serbi të njohur mik me tre kriminelë dhe asnjë shqiptari të njohur…
Asnjë shqiptari që i ëshët vrarë krejt familja, asnjë shqiptari që ka humbë
krejt fëmijët, asnjë gruaje shqiptare të përdhunuar që ka tronditë botën me
rrëfimet e saj, asnjë fëmije jetim që ka parë se si ia masakronin prindërit,
asnjë… asnjë shqiptari të sëmurë që nuk shërohet kurrë…
Një
futbollist serb mik i tre kriminelëve është heroi i Edi Ramës. Nuk ka shqiptar
që mund të jetë hero për Edi Ramën, ai është vetë hero…
Shqiptari
i vetëm të cilit i ka shkruar letër (qortimi jo dashurie e mirënjohje) Edi Rama
është Elez Biberaj, një adresë lirie e shprese shumë e rëndësishme e
shqiptarëve.
Në
gjithë jeten politike Edi Rama është sjellë me serbët si xhentelmen, si vëlla
me presidentin Vuçiq, si qengj i butë që pi dy nëna me serbet e si shpërfillësi
më i madh, si nënvlerësuesi më i madh ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve në
tërësi, sikur shqiptarët ia zënë frymën e ia shkaktojnë azmën..
Edi
Rama ka vepruar kundër Kosovës ndoshta pa dashje kur i jepte këngëtarit
Bergoviq çelësin e Tiranës, atij këngëtari që frymëzonte serbët dhe muzika e
tij ishte si kolonë zanore e luftës së serbëve kunder të tjerëve, boshnjakëve e
shqiptarëve.
Edi
Rama ka vepruar, me fjalë e gjeste kundër Kosovës kur doli fuqishëm kundër
ndërtimit të Udhës së Kombit, udhë e cila u bë me kryeneqësi nga Sali Berisha,
me taksat e gjithë shqiptarëve, në një kohë rekord, si udha e pavarësimit real
ekonomik të Kosovës, udhë që u ndërtua me më pak se gjysmën e çmimit për njësi
që ndërton udhët sot Edi Rama me qeverinë e tij, udhë të cilën e vizituan në
Kalimash tek tuneli në malin e Rrunës shtatë kongresmenë amerikanë dhe të cilës
Edi Rama i ka vu taksë 5 euro për çdo kalim veture e 22 euro për çdo kalim
kamioni, duke ndëshkuar veriorët e gjithë shtetasit e Kosovës.
Edi
Rama pastaj më vonë i hypi atit dhe pa pyetë a ka kund shqiptar tjetër të
gjallë a të vdekur, ia msyni Beogradit. Shkoi atje sikur ishte i pari njeri që
po shkelte në planetin Mars. Mburreshin të tijtë se Enveri dhe Rama po bëjnë
histori, po shkojnë në Beograd. Në fakt Enveri dhe Rama e duan kujdesin e
sqetullën e Beogradit.
Rama
si një Donkishot jo naiv por tregtar me lavdinë përsonale e historinë kujtoi se
po bën e po hyn në histori. Tha në Beograd se Kosova është e pavarur, gjë të
cilën e dinin më mirë se ai zyrtarët në Beograd. Atij iu duk se nxori shpatën
dhe ia preu kokën Vuçiqit. Të tijtë rrehen lodrat se Rama ia përdredhi kokën
maces dhe e vrau arushën…
Luajti
futboll politik të pështirë me Beogradin që të fitonte Beogradi sikur Rama të
ishte trainer serb i kombëtares shqiptare të futbollit.
Rama
shkoi në Beograd duke shkelë mbi kufomat e pagjetura të shqiptarëve, synoi të
bëhët vëlla me Vuçiqin pa folë kurrë për kufomat e shqiptarëve, për varret
masive, për krimet serbe. Rama nuk ka patur kurrë fuqi as guxim ta thotë qoftë
një germë për krimet serbe, por ai ka patur synim që të shitet si azgan, si
lider rajonal, të shitet si shqiptar i mirë i Shqipërisë dhe të bëjë një
diferencë sikur nuk janë të mirë shqiptarët e Kosovës sa është i mirë Rama.
Rama
ka shfaqur një inferioritet të llahtarshëm ndaj serbëve gjithmonë, që kur ia ka
dhënë çelësin e Tiranës Bergoviqit. Ai është sjellë si një ushtar.
Edhe
letra që i shkruan mikut të Arkanit, masakruesit të shqiptarëve, është
inferioritet. Futbollisti i kthen përgjigje dhe Rama nuk fle gjumë nga
kënaqësia që ai futbollist i kthen përgjigje dhe ky ka prekë zotin me dorë.
Gjithë
kohën Rama ka një përpjekje të shfaqet djalë trendi për Beogdarin dhe Prishinën
e konsideron fare fshat të humbur
Nëse
Enveri i pati mbushë rrugët e vendit me emra serbësh, edhe të Rankoviqit, Rama
shpreson se ndonjë rruge apo ndonjë sheshi në Beograd t’i venë emrin e Ramës.
Kurbanin,
librin e tij të urrejtjes ia kanë botuar në Beograd.
Unë
e dua pajtimin sa më parë me serbët. Por me dinjitet, pa lëpirje, jo si
nënshtrim.
Shqiptarët
e morën çfarë patën për të marrë, e morën Kosovën, tani është mirë të pajtohemi,
por nuk ka pajtim pa pajtimtare dinjitarë.
Edi
Rama nuk është i dinjitetshëm për këtë gjë.