Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona
E premte, 09.10.2020, 06:46 PM
Rrallë ka popull, origjinë e të cilit, të jetë në fokus të analistëve të huaj, si e jona
Vazhdimi
i dhjetë i artikullit ,,15 veçoritë e
popullit shqiptar, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.
Nga
Reshat Nexhipi
Sqarim, në vend të hyrjes
Lidhur me
origjinën, disa herë, kam shtruar pyetjen: Kujt duhet besuar, shkencëtarëve të Londrës, Athinës, Vashingtonit, Parisit, apo atyre të akademisë antishqiptare të
Shkupit, ose shqipfolësve tanë, disa prej të cilëve, për interesa
personale, tituj, etj., mohojnë, jo vetëm origjinën pellazge, por, edhe atë
ilire, dhe, ajo që është më e turpshme, ndonjë prej tyre, si serbofil, udbash etj., tentuan të mohojnë
edhe origjinën shqiptare të Skenderbeut, ose duke e degraduar atë etj. (lexo librin e dr. Ilmi Veliut me titull
,,Skenderbeu nuk ishte sllav, Kërçovë, 2006). Por, t’i kthehemi qyteteve që
i përmenda pak më sipër.
Me Londrën, kam
aluduar te etnologëja e shquar-Edit
Durham (disa vepra të saj), me Athinën te Enciklopedia e Madhe Greke
(vëllimi 19, f. 873), me Vashingtonin, te Xhorxh Fred Viliams, ambasador
amerikan.
Me Parisin, kam
aluduar te shkencëtari i shquar Robert
d.Angelu (,,Enigma,,...f. 250) dhe te
akademiku Maurico Druon, i cili pas shumë hulumtimeve, ka erdhur
në përfundim se, fjala e parë, e dalë
nga goja e pellazgut, mund të deshifrohet vetëm përmes gjuhës shqipe (INFO SHQIP,
12. 04. 2017).
Mos harrojmë edhe shkencëtarin Niko Stillo,
i cili, tre dekada me rradhë, është marrë me periudhën parahistorike dhe ka
erdhur në përfundim që shqiptarët
janë më të vjetër se historija (Arben Llalla, Fakti,18 gusht, 2007).
Përndryshe, Enciklopedinë
e Madhe greke, e citojnë dr. Ilmi Veliu, në librin e tij
,,Skenderbeu,, Kërçovë, 2005, f. 32 dhe Rahim Ganiu, te gazeta ,,Lajm,,
26 shtator, 2009. Nëse kjo është e vërtetëtë, atëhere, i vihet kapak dilemës, a
janë shqiptarët me origjinë pellazge, ose jo, sepse, kuptohet, autorët e një
enciklopedie të tillë, janë, të shprehem në mënyrë figurative, ajka e
shkencëtarëve, ose historianëve grekë.
Por, të shomë, se
ç’thonë të tjerët, lidhur me këtë çështje.
Evidentimi i emrave të tyre, sipas
rendit alfabetik
Braisfold, shkencëtar anglez: “Nga rasat që sot jetojnë në
Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë
autoktonë. (Bitolski vesnik, Bitola, 20.
2. 2002)-gazetë e qytetit.
Daniel Farlati: Ilirët, janë bijt e Herkulit, e ky ishte djalë i Zeusit-,,Babai
i zotrave etj. Kjo e fundit qendron në librin Albanika, 58-59, 2006.
Daniel Farlati...Nëse, edhe kjo është e vërtetë, atëhere, zgjidhet edhe
dilema, a janë 12 perënditë ,,greke,, të racës tonë, apo jo?.!! Në kontekst të
kësaj çështje, shkon edhe konkluzioni i shkencëtarit në vijim:
Edvin Jasques: “Ilirët dhe shqiptarët janë trashëgimtarë të denjë të Akilit, të Trojës...,,
(Fakti, 24. 5. 2004-Yllka Beçi) gjë që forcon tezën se herojt e Trojës i
takojnë racës tonë.
Enciklopedia britanike, botimi 11, 1910-1911 vol. XX1 f. 65: Pellazgët janë Shqiptarë me
famë (Shqipria. Com portal shqiptar).
Enciklopedia britanike...Edhe për këtë, do thosha, atë që thashë, pak më sipër,
për Enciklopedinë e Madhe greke. Këtheu sipër.
Eugen Oberhummer, prof. i historisë dhe
gjeografisë në Universitetin e Vjenës: Tërë shkencëtarët e sotëm pajtohen
se shqiptarët janë stërnipër të
ilirëve (24 orë-Agron Fico).
Eugen Oberhummer...Me këtë, u mbyllet goja
albanofobëve serbë dhe maqedonas, të cilët, të vetëdishëm që ilirët ishin autohtonë në Ballkan dhe më
gjerë, duke mos mundur të demantojnë këtë, mashtrojnë veten dhe botën me gjoja
shqiptarët s’kanë lidhje me ilirët,
Eugen Oberhummer...kurse maqedonasit e sotëm,
kinse janë trashëgimtarë të maqedonëve të vjetër, të Aleksandrit të Madh, gjë
që ka bërë tërë bota të jetë kundër këtij shteti dhe të mbajë anën e Greqisë,
sepse s’ka njeri të huaj që të mos i jetë fiksuar në
mendja se Aleksandri është grek, Eugen
Oberhummer...gjë të cilën, për interesa personale, vetë e ka deklaruar,
duke mashtruar tërë botën, ashtu siç kanë vepruar edhe do shkencëtarë ose
politikanë
Eugen Oberhummer...të këtij shteti, të cilët, kanë fshehur origjinën shqiptare
ose vllehe, duke harruar shprehjen popullore se e vërteta, kushedi sa të
plaket, kurrë nuk vdes.Tani rinë si të fëlliqur!
Gjeorgj Von Hahn, albanolog gjerman: Shqiptarët
janë pasardhës të Pellazgëve dhe Ilirëve (Fjalori enciklopedik
shqiptar, Tiranë, 2008, f. 880)
H. Pedersen: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve,
kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 146.
Konsulent i vetëm: autori i këtij teksti)
Historia e popullit shqiptar, 8, Tiranë, 2000, f. 5: Nga Pellazgët kanë dalë
ilirët.
Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f. 102: ,,Zeusi
ishte perëndi ilire.,, (prandaj ne e quajmë zot. Dhe, meqenëse, ai, njihet
si ,,Baba,, ose ,,Mbret,, i perëndive,
me të cilët mburen grekët, këta, i takojnë racës tonë!-R.N)
Jenadhi, shkencëtar i shquar grek: ,,Arbërit, ose albanët, ose shqiptarët, janë përfaqësuesit
më autentikë të Iliridës pellazge,, (Aristidh Kola, Arvanitët.. Tiranë, 2008, f. 15)
K. Amantos: Sllovenët në Maqedoninë e sotme gjetën vetëm
pellazgët, gjegjësisht
shqiptarët (Robert d Angely, Enigma...f. 250)
Louis Benloev, historian: ,,Shqiptarët, kombi më i
vjetër i Kontinntit (Fakti, 4.12. 2009)
M.Markiano: Populli shqiptar është me origjinë
pellazge. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)
Mathia Aref: Pellazgu, konsiderohet për njeri i parë në botë,
gjë, cila qendron edhe në edhe librin e Ibrahim Hoxhës “Rrugës së Alfabetit
shqiptar”, Tiranë, 1986, f. 17). ishte me rrënjë të gjuhës shqipe!!
Maurico Druon: Fjala e parë pellazge është me rrënjë të fjalës shqipe.Shqiptarët janë më
të vjetër në botë (INFO SHQIP, 12. 04. 2017). A avallë ky njeri këtë e ka thënë
për të na i bërë qejfin ne shqiptarëve dhe për
të ulur reputacionin e vet para botës?
Niko Stilo: Shqiptarët janë më të vjetër se çdo popull tjetër, ata janë Pellazgë.
(Arben Llalla në Faktin e 18 gushtit, 2007)
Pashko Vasë Shkodrani: Pellazgët janë të parët e shqiptarëve . (Maqedonia
Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)
Pulianos, antropolog i njohur: Shqiptarët janë
pasardhësit e vetëm të pellazgëve (Dhimitar Pilika)
Sami Frashëri: ,,Pellazgët, kanë folur gjuhën, që
flasim ne sot,, dhe se ,,Gjuha pellazge,
me gjuhën shqipe, dallohen si toskërishtja me gegërishten (Pashtriku,
org. 19.11.2015).
Ps. Si mos i besojmë
këti njeriut i njohur si ,,Enciklopedi e gjallë,, në Perandorinë osmane, i cili i kishte në
dispozicion tëra arkivat e perandorisë në fjalë?.
Stanojeviq dhe
Zhivojan Binçiq: Shqiptarët rrjedhin nga
ilirët kurse këta ng pellazgët (Fakti, 28. 3. 2007-Driton Dikena)
Sulejman Kulçe, historian turk: Nga Pellazgët kanë mbetur
vetëm shqiptarët. (Dr. Skender Rizaj, Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë,
Prishtinë 1991, f. 11, 31, 33, 49)
Shnajder (Shllajner):,,Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershme se
periudha kuaternare...gjuha e tyre e ruajtur në një mënyrë pothuajse të
paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme”.
Thomopulos: “Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të
pellazgëve.
Veçuam
Maurico Druon: Shqiptarët janë më të vjetër në botë (INFO SHQIP, 12. 04. 2017).
Enciklopedia greke, vëllimi 19, f. 873: Pellazgët
ishin paraardhësit e shqiptarëve
të sotëm (Ilmi Veliu, Skenderbeu, Kërçovë, 2005, f. 32 dhe Lajm, 26
shtator, 2009)
Enciklopedia britanike , botimi 11, 1910-1911 vol. XXI f. 65: Pellazgët janë Shqiptarë me
famë (Shqipria. Com portal shqiptar)
Origjina shqiptare, zbulohet edhe përmes emrave të vendeve të vjetra, me
fjalë shqipe, siç janë:
Algjer=gjiri i artë,
Anadolli=ana e dollinjëve,
Arabia=ar, arë, tokë,
Argjentina=argjend,
Asiria=shur,ranë,
Athina=e thëna,
Ballkani=ballë dhe hënë,
Besarabi=besë,
Bizant=buzë (Stambolli)
Britani=bri anash,
Çamëri=çam,
Dalmaci=dele,
Dardani, Dardanelë=dardhë,
Dragor=dragua,
Drin-dryni, çelsi,
Epir=i epërm, i lartë,
Himalaj=mal, maja,
Hungaria=hunjë,
Istra=i shtrirë, i
gjatë,
lumë i madh,
Kavalla= kryebuall, kokë
bualli,
ose i bukur, nga
Bukefali, emri
i kalit të Lekës
së Madh.
Kipër, Qipro=kripë,
Korint=me kor, vjel,
Korzika=gur i Zi,
Kroacia=krye,
Larisa= lartësi,
Lisbon=bën lisa,
Malta=mjaltë,
Maqedoni=e madhe,
Marsej=marr-sjell,
tregëti,
Matka= e madhe,
Moska=mushkë
Panoni=punon,
Parisi=i pari,
Pella=Pela, vend kuajsh,
vendlindja e Lekës
së Madh,
Pellagonia=pellg,
Raguza (Dubrovniku)=rush,
Roma=rrumbillak,
Serbia=sherbetor,
Sicilia, si kali, formë
kali,
Sllavë=skllavë, robër,
Struma, lumë= i shtrirë,
Varda= i bardhë,
Venediku=vendas,
Via Egnacia=i gjatë.
Rrugë e gjatë etj.
Origjina shqiptare
zbulohet edhe përmes Figurave
mitologjike, me fjalë shqipe, prandaj dhe, për ta, kam përgatitur tekst të posaçëm, gati për botim.