E merkure, 12.05.2021, 04:02 PM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Mund të vijë dhe Biden, mos e nënshkruaj Asociacionin zoti Hoti!

E hene, 05.10.2020, 07:26 PM


Mund të vijë dhe Biden, mos e nënshkruaj Asociacionin zoti Hoti!

Nga Ibrahim Kabili

Ecuria e bisedimeve Kosovë-Serbi është futur një rrugë qorre. Kjo rrugë pa krye, të bën të lëvizësh lart, poshtë, majtas, djathtas, para e mbrapa deri te pragu dhe aty ndalesh pasi trau nuk hapet. Sërish, mërzitesh, dëshpërohesh, përpiqesh përsëri, dhe semafori ka vetëm dritë të kuqe. Kështu soset durimi, kalon semaforin me të kuqe dhe ndëshkohesh me "vdekje". Kjo nuk duhet të ndodhë. Nënshkrimi i Asociacionit siç e kërkon Serbia dhe Vuçiç, është një minë "me sahat", është një "eksploziv shpërthyes", është një "vullkan" aktiv, është një "uragan" me fuqi tmerrësisht shkatërruese për Kosovën dhe shtetin e saj. Mjafton shkëndia nga Beogradi dhe fitili e kapsolla dotonatore janë të gatshme për shpërthim. Beogradi është mjeshtër për të nxitur dhe vënë zjarre shkatërrimtare Ballkanit dhe shqiptarëve!

Kjo në mendimin tim po ndodh me bisedimet shterpë midis Kosovës dhe Serbisë. Ato po bëhen me një nxitim të madh dhe pa asnjë parim e bosht kombëtar. Nuk kuptoj çështë ky nxitim i madh, kujt i shërben ky, ku janë ato vijat e kuqe në bisedime, përse në bisedime nuk ka ekspertë, dhe kjo përsëritet e stërpërsëritet në vazhdimësi. E gjithë kjo ndodh për fajin e politikës dhe politikanëve të pa përgjegjeshëm të Kosovës. Përse kështu? Sepse jemi kaq të dobët në bisedime dhe mashtrohemi sikur të ishim fëmijë adolishentë. Pse besojmë si në përrallat e njëmijë e një netëve? Pse kështu? Çfar është ky "soj" ky "takëm"  politikanësh që si bën përshtypje asgjë? Po si mund të quhet fitore historike marrveshja e 4 gushtit në SHBA, për Kosovën? Mendimi im është se megjithë arritjet, ajo është një humbje, është një dështim,  ndoshta gabim historik, kthim prapa, është një "shans i ri" për konflikte të mëvonshme me Serbinë! Jo sot, po nesër! Aty është Serbia. Po të besoj në të kundërtën, dhe kështu ndodhtë, ajo me këto "marrveshje", brenda një "kohe të shkurtër" do kthehej nga kish ardhur, në stepat e Azisë. Përralla me mbret, amatorizëm politik, papërgjegjshmëri! Si mund të quhet marrëveshja historike kur:

• Hiqet pika 10, ku bëhej fjalë për njohje reciproke.

• Serbia bëhet "pjestar" për Ujmanin.

• Pranohet "Minishengeni i Ballkanik".

• Serbia del për " shtatë palë qefe në Adriatik".

• Ekonomia e Kosovës dhe e Shqipërisë " do të gllabërohet" nga ajo e Serbisë si shtet me ekonomi të fuqishme dhe mallrat serbe do dominojnë Ballkanin.

• Kosova për një vit hoqi dorë nga njohjet dhe pranimi në organizmat ndërkombëtar.

Ku është historikja këtu? Ku? Sbëhet fjalë për arritje historike! E vetmja arritje, është njohja e Kosovës nga Izraeli. Dhe kjo me një çmim shumë të madh, vendosjen e ambasadës në Jeruzalem, e Jeruzalemi është "kryeqyteti" i palestinezëve, jo i Izraelitëve.

Marrveshja është historike vetëm për Serbinë.

•Ajo ja arriti qëllimit të saj, u afrua me SHBA-në.

• Realizoi ëndrrën e saj shekullore për të dalë në Adriatik.

• "Bëhet pjesë" dhe don me i "ndryshuar" dhe emrin Ujmanit.

• "Hapi dhe përligji" orekset e Serbisë për tu futur më vonë në bisedime, ndoshta dhe për Trepçen, Staritergun dhe pjesë të tjera të Kosovës.

• Mori investime marramendëse nga SHBA-të, dhe mbizotëron tregun e shqiptarëve.

• Nuk njohu Pavarësinë e Kosovës.

Kjo e fundit nuk ka për të ndodhur kurrë! E tillë ka qenë dhe është politika serbe. Vuçiç ka qenë shumë i qartë në këtë aspekt nga fillimi deri në fund. Kohët e fundit shtoi:

"Edhe sikur t'ma shtypin kokën me çekiç unë nuk do ta njoh Kosovën". Dhe arsyetimi më i thjeshtë të bën të mendosh dhe konkludosh se kur ai nuk e njohu Kosovën përball Trampit, përball kuj do ta njohi atë? Ky qe dështimi më i madh për delegacionin e Kosovës. Në këtë moment, z.Hoti duhej të tërhiqej. Ai nuk e bëri këtë! Pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata.

Diplomacia është dhe e nëndheshme, e ndoshta SHBA-të e kanë dhënë këtë garanci. Mundet! Unë kam besim te Amerika. Deri atëherë, mund të ketë dhe shumë zhvillime të reja në bisedimet "shterpë" midis Kosovës dhe Serbisë. Problemi "kyç" tani për Serbinë është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Po të pranohet siç pretendon Serbia, shteti i Kosovës merr fund, merr fund funksionimi i tij, dhe suprimohet pavarësia. Kjo do ishte fatale. Ka shumë propabilitet të ndodhë me këtë lloj "kalibri" politikanësh të pa përgjegjshëm. E që kjo të evitohet, kryeministri i Kosovës zoti Hoti duhet kategorikisht ta refuzoi Asociacionin. Ai kësaj radhe duhet të presë, të presë dhe kandidatin demokrat për president, Bidenin.

Ai mund të ketë një qasje "disi" tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi. Kjo nuk do thotë se ne, dhe deri tani, nuk e kemi pasur mbështetjen e mikut më të madh të shqiptarëve SHBA-në dhe të presidentit Tramp. Përkundrazi e kemi pasur gjithnjë. Gjej rastin ti uroj dhe shërim sa më të shpejtë nga covid 19-të Presidentit të SHBA-së, Tramp.

E pavarësisht kësaj, unë shoh një nxitim të madh të palës kosovare, në bisedimet me Serbinë. Pse ky nxitim kaq i madh zoti Hoti? A mos të iku treni për në Europë? Ne duam kohë si shqiptar, që ta kapim këtë tren! Evropa në këto mbi 100 vjet është treguar shumë e padrejtë me ne shqiptarët. Për fat të keq Kosova dhe Shqipëria edhe sot, falë "dashamirësisë" së saj, kufizohen me vetveten. Padrejtësi mizore!

Zoti Hoti, pavarësisht se i falët Malit të Zi 8.2 ha tokë, përsëri nuk j'ua liberalizuan vizat. E falët territorin, votoi Kuvendi për të dhe përsëri Kosova "dele e zezë" në mes të Evropës! Zoti Hoti, ndal kësaj here, prit, mos falni më territor në këmbim të njohjes? Njohja nga Serbia nuk do vijë kurrë, dije këtë, mos beso te "socializmi autopik". Serbia luan në shumë plane, dhe gjithmonë, për fatin tonë të keq, del fitimtare. Mos u nxito zoti Hoti, ruaje gjakftohtësinë që të karakterizon, dhe thuaj jo Asociacionit. Respektoje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Kush do e respektoj këtë Gjykatë, Vuçiçi? Ai nuk e njeh fare këtë. Zbatoni vendimet e gjykatës, një ditë do jepni llogari para saj. Mos e vulosni tradhëtinë me krijimin e Asociacionit, me kopetenca ekzekutive! Dhe po ta pranoni, përsëri Serbia nuk do t'ju njohë!

Kur pritni t'ju "njohë" Serbia zoti Hoti, përball Kinës apo Rusisë? Asgjëkundi. Atje ku ajo dhe "mund" t'ju njihte, ti e shpërdorove, e pranove heqjen e "njohjes" reciproke nga bisedimet. Dhe pas heqjes, "Millosheviçi i ri", ja kaloj paqë, pavarësisht se u bë si pulë e lagur para  presidentit Tramp. Zoti kryeministër i Kosovës, Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset e mundshme. Pranimi i planit "Ahtisari", është kompromisi më i madh për Kosovën. Ajo nuk ka çfar të ofroi më si "kompromis", veç pavarësisë së saj. Mos luaj me Kosovën dhe pavarësinë e sajë. Ajo është e shejtë. Ju, dhe paraardhësit tuaj me marrveshjet e arritura ja keni dhënë me koçension Kosovën, Serbisë. Historia do t'ju ndëshkojë për këto shërbime, ndaj Serbisë. Ndërkohë që "elita politike" kosovare, i bën lëshim pas lëshimi Serbisë, Vulin aktualisht Ministër i Mbrojtjes i Serbisë ironizon... "serbët duhet të bashkohen në një shtet si kundërpërgjigje për "Shqipërinë e Madhe", që po krijonte Rama, replikat në medio vazhdojnë... Më tej, me fyerjet e tij   Vulin vazhdon: "shqiptarët janë popull i ndershëm që kanë dhënë Esat Pashë Toptanin...". Dhe unë shpresoj që ju, të mos ecni nën shembullin e Esatit, si politikanë! Ai është dhe do mbetet "pinjolli" më i keq i fisit Toptani dhe i gjithë shqiptarisë. Serbët tani  duan "esatë" dhe "esadistë" të rinj, për t'ia arritur qëllimeve të tyre ogurzeza, ndaj shqiptarëve! Jeni të lutur, dhe shumë të nderuar, të mos ndiqni Esatin, por Murat dhe Abdi Bej Toptanin dhe patriotët e tjerë që dhanë gjthçka për çështjen e madhe kombëtare.

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 04.10.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora