Mendime
Hilmi Saraçi: Angazhimi politik i Mimoza Kusarit- Lila
E hene, 28.09.2020, 10:02 AM
Angazhimi politik i Mimoza Kusarit- Lila
Nga
Hilmi Saraçi
Kohë
më parë pata bërë fjalë për Vjosa Osmanin , njëra nder femrat e dalluara në
veprimtarin politike, aktualisht
kryetare e Parlamentt të Kosovës. Në këtë rast fola edhe për udhëkryqin e saj
në LDK. Ndërsa për veprimtarin politike te Mimoza Kusarit –Lila e cila
gjithashtu si Vjosa Osmani dallohet në fushën e politikës, por me një angazhim
politik tjetërfare- ndërrim i partive . Ajo
është mjaft e prirur për të ndërruar partitë- subjektet politike,
për interesa personale, pa ndonjë arsye,
duke e zbeh autoritetin e saj si veprimtare politike e dalluar. Ajo është mjaft
e zoja, ka dituri për të mësuar të tjerët- për të kritikuar dhe për të mos u
pajtuar me të tjerët për shumë qendrime të tyre qofshin ato edhe të arsyeshme. Ajo në këtë drejtim ka përvojë të duhur për të ndërruar partitë dhe
për të përfituar,duke kritikuar vend e
pavend si Albin Kurti me përkrahësit e tij. Ajo ka pasur mjaft angazhime
politike në jetën e pëditëshme -në disa subjekte politike gjatë veprimtarisë se
saj, por duke u dalluar për ndërrim të partive: herë në njerën parti herë në të tjetren siq i ka
shkuar për shtati...
Punoi
si zëdhënse në Qeverinë e Kosovës duke
tregua vullnet për punën që ushtronte. Më vonë filloi të angazhohet në subjekte
politike me përkushtim- me një retorikë të vecantë. Në LDK dikur ishte mjaft e pranishme ideologjikisht dhe e
zëshme në përkrahjen dhe afirmimin e LDK-s, duke qenë aktive me kritika ndaj
subjekteve të tjera politike, sidomos ndaj pozitës me qellim që kështu të
ndihmojë dhe të fitojë poena dhe besimin të
partia që i takonte , mirëpo koha po kalon shpejt dhe raportet po
ndryshojnë në partitë politike- edhe
Mimoza Kusari –Lila filloj të ndryshojë, Tani vec kishte ndrruar partinë
, kishte kaluar në AKR. Shpejt kishte fituar besim dhe mbështetje të fortë për ta propozuar edhe kandidate
për kryetare të Gjakovës. Gjatë zgjedhjeve ajo e fitoi mandatin për kryetare të
Gjakovës fal angazhimit të Behgjet Pacollit. Gjatë punës si kryetare në fillim
tregoi rezultate të dalluara. Por dalë ngadal filloi të zbehet veprimtaria e
saj si kryetare me disa dobësi dhe leshime që ishin të pranishme.Prandaj në
zgjedhjet e ardhshme nuk arriti ta mposhtë Ardian Gjinin i cili si po duket po
tregon punë dhe suksese më të mira. Tani Mimoza Kusari, pasi ishte humbëse në
këto zgjedhje fillon të ndrrojë partinë- largohet nga AKR-ja dhe angazhohet në
parti tjeter, Por edhe këtu më partinë e
re nuk
ndihet e knaqur, prandaj një ditë
i bashkohet VV të Albin Kurtit. Këtu sikur e ka gjetue vetën.Prandaj
me angazhimin politik ,harmonizon
qendrimet me idet e Albin Kurtit si Vjosa Osmani. Tani ajo sikur nuk ka kuptuar
se VV është e prirur vetem të kritikojë vend e pavend- nuk është një subjekt që
din për të formuar qeverin dhe për ta ndërtuar shtetin bashkohor. Prandaj për
të fituar poena hynë në stafin e Albin Kurtit.
Tani ajo (Mimoza Kusari lila) sikur e ka gjetë vendin e preferuar që ka hapsirë
për të kritikuar, për të acaruar gjendjen dhe për të mbjellë inate dhe pasiguri me partitë të tjera ,në
vecanti ndaj LDK-s është mjaft e ashpër dhe shpeshhere nuk din t’i ndalë edhe fyrjet, sidomos ndaj
kryeministrit, Avdullah Hotit dhe Qeverisë që udhëheq ai. VV e quan Qeveri
koti. Ajo (Mimoza) si Albin Kurti me shokët e tij kritikon dhe gjuan “gur ”
sidomos në drejtim të LDK-s sepse LDK-ja e rrëxoj nga qeveria VV, sepse nuk
ishte e aftë për të udhëhequr me koalicionin. Kjo (Mimoza) tani mendon më larg,
duke përkujtuar zgjedhjet ardhshme që mendon se nuk do të kalojë kohë e gjatë
dhe Qeveria Hoti një ditë do të rrexohet e VV në këto zgjedhje do të dalë
fituese, kështu ajo llogaritë se pas fitimit të zgjedhjeve VV -do të zgjidhet deputete përseri me ndonjë pozitë të lartë. Por ajo (Mimoza)
është në rrugë të gabuar se VV nuk do të fitojë zgjedhjet as nuk ka mundësi që
të rrexohet Qeveria Hoti me mocion siq
mendojnë të tjerët, sepse partitë parlamentare dhe antarsia e kanë parë se Albin Kurti di vetëm të
protestojë nëpër rrugë- të kritikojë dhe të acarojë mardhënjet ndërnjerëzore,
ndërpartijake dhe ndërkombëtare- nuk ka ide të mirë dhe angazhim seriozë për
formimin e qeverisë. Ai sikur nuk e përkrah angazhimin e SHBA-ve në dialogun me
Serbinë, përkundrazi kritikon marrëveshjen e Vashintonit. Partitë të tjera nuk
deshirojnë të hyjnë në koalicion më VV, sepse VV ka vënë “vija të kuqe” .Kjo u
treguar mjaft qartë në koalicionin që pati me LDK-n… Pata menduar se Mimoza Kusari Lila është pro
zhvillimeve të mira në Parlament, pro zgjidhjeve të problemeve me Serbinë, pro
marëdhënjeve me SHBA, por tani u pa mirë ideja e saj, sidomos kur kritikon
dhe kundërshton qënderimet e SHBA-ve. E
kritikoi marrveshjen me SHBA-n e në vecanti ekipin negociator në krye me
Avdullah Hotin ,duke u shprehur se ishte “e tmeruar për marveshje në Shtëpinë e Bardhë – në
Vashinton, ku ishte i pranishëm edhe Tramp. Ajo tani sikur është bërë një “Kallauz” që hap dhe mbyllë dyert me angazhimin e saj politik , me kritika të
paarsyeshme , sidomos ndaj LDK-s edhe pse
ishte dikur si përkrahëse e saj (LDK). Qeveria Hoti është duke u angazhuar
me përkushtimdhe dita me ditë është duke treguar suksese. Kjo u pa sidomos me
qendrimin e tij në takimin me Trampin, prandaj Avdullah Hoti mirë i ka thënë se
ajo (Mimoza) do të “tmerohet një ditë nga sukseset e kësaj qeverie, prandaj
angazhimi i saj politik nuk duhet të ndërtohet
me ndërrime të partive sepse një ditë Mimoza Kusari –Lila nuk ka me pas
sukses nga ky angazhim politik…