Mendime
Nue Oroshi: Militantëve të të gjitha partive politike në Kosovë
E enjte, 24.09.2020, 08:12 PM
Militantëve të të gjitha partive politike në Kosovë
Nga
Nue Oroshi
Militantizmi
është një veti apo një shprehi e cila paraqitët tek partiakët të cilët e shohin
në të shumtën e rasteve liderin e tyre partiak si idol.Ata krijojnë një lidhje
të afërt shpirtërore me liderin e tyre sa që edhe kur ka të drejtë edhe kur
gabon në të shumtën e rasteve i gjejnë njëqind e një mijë fakte të paqena për
ta mbrojtur atë, dhe për ta ngarkuar partinë tjetër për ta sulmuar.Në Kosovë
kemi dy lloje militantësh.Militantët verbal apo të pa paguar të cilët janë të
shumtë dhe bëjnë zhurmë të madhe vetëm e vetëm që lideri i tyre të ketë të
drejtë dhe militantët lëvizës të cilët shfrytzojnë interesat e pushtetit për tu
pasuruar.Militantët verbal pavarësisht se si ndërrohen pushtetet, ata në të
shumtën e rasteve nuk përfitojnë gjë prej këtij militantizmi por ju mjafton që
njëherë në katër vjet ta shohin liderin e tyre dhe t´iu jap dorën dhe një
buzëqeshje mashtruese në një fushatë elektorale sa për të marrë votën e
tyre.Kurse militantët përfitues janë të tjerë.Ata janë si ushujza apo
zvarraniku që ju afrohen çdo lloj pushteti që vjen,kryesore është që të
përfitojnë tenderet dhe të jenë mirë me pushtetin.Të këta lloj militantësh nuk
ka rëndësi se kush vjen në pushtet, por kryesore është që ata të mos i prishin
interesat e tyre biznesore.Meqenëse të gjithë këta militant partiak gjinden
kudo nëpër Kosovë si në fshatë si në lagje të qyteteteve dhe në të shumtën e
rasteve edhe përplasën me njëri-tjetrin duke mbrojtur liderët e tyre partiak dhe
duke harruar që kafet e mëngjesit i pijnë se bashku në shitorët e fshatit.Ata
janë lindur dhe rritur se bashku.E nuk është e moralshme që ti ndajnë interesat
partiake.
Për
ata që nuk e dijnë dëshiroj t´iu jap një spjegim se si veprojnë partitë
politike në Kosovë.Lideret politik të Kosovës ata ngacmohen me njëri-tjetrin
vëtem në Parlament të Kosovës nëpër debate televizive,konferenca shtypi, apo në
ndonjë kremte që gjuajnë me fjalë me njëri-tjetrin.Por kur të bjen muzgu i
mbremjës dhe fillon të errësohet nata,ata skajeve të restorantëve të Prishtinës
apo ndonjë qyteti tjetër bashkohen,hanë dhe pinë pije të shtrenjeta e meze të
mira dhe ndajnë tenderet në shenjë ngadhënjimi.Të tillët i ke në të gjitha
partitë politike të Kosovës.Ndërsa ju militantët partiak gjuheni në mbremje me
fjalë me bashkëfshatarin e juaj që mund të ketë qëlluar që të ka ndihmuar gjatë
tërë ditës kur e ke pasur nevojën që të është shkaktuar ndonjë defekt në
makinat e punës bujqësore apo ka shpejtuar që të ndihmon në kohëra të vranëta kur
mblidhen livadhet e kur shpejtohet që mos ti zënë shiu dhe ti prishë të
tërat.Kështu që do të ishte e mirë që me bashkëfshatarët nëpër fshatra apo me
bashkëqytetaret nëpër lagje të qytetete të shkoni mirë në mes vete pavarësisht
dallimeve politike.
Këtu
dëshiroj të potencoj një rast.Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren në
vitin 2009 –2010 sepse u mbajten tri
runde të zgjedhjeve për kryetar komune, zgjedhje të rregullta plus dy
balotazhe, në një fushatë zgjedhore ku ishim ndarë në dy grupime të mëdha
politike në qytetin e Prizrenit në një anë ishin partitë shqiptare me
kandidatin e tyre kurse në anën tjetër ishte PDK me partitë e minoriteteve me kandidatin e
tyre.Zgjedhjet shkuan në balotazhë dhe
kandidati i partive shqiptare për 200 vota doli me i votuari.Në atë rast pati
një tronditje të Qeverisë qendrore që në këtë kohë po i kalonin vitet e mjaltit
në qeverisje qëndrore PDK dhe LDK. Ne nga Prizreni që atëherë koalicionin tonë
e quanim Koalicioni i Lidhjes së Prizrenit ku i patëm shkaktu një termet
qeverisjes qendrore sepse PDK e humbi Jeruzalemin e saj siç e quanin ata vet
dhe për disa orë ishte prishur koalicioni.Është e njohur deklarata e zanzibarit
që këtë sihariq e kishte dhënë Hajredin Kuqi për prishjen e koalicionit
qendror.Meqenëse të dyja partitë kishin lakmuar për të ruajtur pushtetin ishin
ulur sërish në tavolinë Hashim Thaqi dhe Fatmir Sejdiu.
Njëri
ishte kryeministër e tjetri president.Ata ranë dakort edhe me përkrahjen dhe
miratimin e Eqrem Kryeziut atëherë nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së
LDK-së në Prizren, që ti falin edhe për një mandat qeverisjeje Prizrenin
PDK-së.Meqenëse ligjerisht nuk kishte mundësi sepse kandidati i koalicionit për
Lidhjen e Prizrenit kishte fituar 200 vota më shumë, ata kërkuan që të mbahet
balotazhi i dytë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e politikës.Kështu ai
balotazh ishte tash vetëm një farsë sepse çdo gjë ishte kryer në tavolinë.
Ky
ishte vetëm një shembull se si vepron politika jonë në Kosovë.Shembuj të tillë
kemi mjaftë ku bëhen pazare politike dhë
vështirsitë me të mëdha të partive tona politike për të krijuar një qeveri nuk
është programi qeverisës e as orientimi ideologjik i partive
politike.Vështirsitë më të mëdha janë tek ndarja e pushtetit që nënkupton edhe
ndarjen e buxhetit të Kosovës.Prandaj në fund kam një këshillë miqësore për të
gjithë ju militant të partive politike në Kosovë.Mos përplaseni në mes vete për
liderët e tuaj partiak.Por shikoni nëpër fshat apo lagje të qytetetve se çka
keni mangësi dhe bëhuni bashkë e kushtëzoni liderët partiak pavarsisht se të
cilave partive politike janë se pa u bërë rregullimi i infrastrukturës në fshat
apo lagje të qyteteve,pa u krijuar kushtet për punësimin e të rinjeve dhe të
rejave, nuk do t´iu votojmë.
Militantizmi
i tepruar edhe kur liderët e juaj politik e kanë gabim qonë në krijimin e
kultit të liderit që nuk ekziston në botën demokratike perëndimore kurse në
komunizëm quhet diktator.Kohërat e diktaturave dhe diktatorëve kanë përfunduar
në trojet shqiptare prandaj kritikoni liderët tuaj politik kur e kanë gabim dhe
mbroni ata kur kanë të drejtë.