Mendime
Xhemal Ahmeti: Ngritja dhe rënia e Zijadin Selës
E diele, 20.09.2020, 01:04 PM
NGRITJA DHE RËNIA E ZIJADIN SELËS
Nga
Xhemal Ahmeti
Për
tri gjëra masat mbështetën Zijadin Selën: 1. Për shkak të folmes së tij ndryshe
nga shumica e politikanëve - në shqipe të bukur 2. Për shkak të këmbëngulësisë
në mbrojtjen e të drejtave shqiptare në Maqedoni dhe 3. Për shkak se nuk kishte
biografi të korruptuar (për nga aspekti material).
Ishte
pika e dytë ajo që i dha atij popullaritet të jashtëzakonshëm në mbarë
kulturosferën shqiptare. Prandaj kampanjat difamuese të religjiopatëve, të
cilat e postonin me birrë në tavolinë duke e "demaskuar" si të pafé
jo që nuk e dëmtonin por edhe e përforconin. Ndodhi tragjedia e rrahjes brenda
parlamentit. Ngjarje, e cila tronditi gjithë shqiptarët. Përveç koalicionarëve
të tij të sotëm, të cilëve u ishte siguruar dalja në kohë nga objekti para se
të plas sherri, dhe të cilët gjatë ndodhisë zgërdhiheshin të tubuar pas
parlamentit maqedonas. Nga ky moment ndryshon gjithçka. Sela do të kthehet nga
shtrati i spitalit ndryshe. Fillimisht lidhi aleancë me "Besën". Me
këta nuk pati sukses ngase u çanë në dy pjesë. Për të mbijetuar këta iu
bashkuan LSDM - së me qëllimin që të kapin pushtetin së paku me elektoratin
ish-jugosllavëve brenda kësaj partie. Ia dolën. Mbeti pjesa tjetër e ish
"Besës" që të gjej metodën. "Alternativa" me ndihmën e ASH
- së ia doli të marrë Kumanovën dhe Shkupin. Kështu krahu, i cili jo se
spekulohet të jetë filiale e shtetit turk, respektivisht AKP-së së Erdoganit në
Maqedoni, por edhe vetë me krenari e dëshmon me vepër këtë çdo ditë, u etablua
si përfaqësuese legale e elektoratit shqipfolës në Maqedoni. Në demokraci edhe
kjo është e mundshme. Mllefi i qytetarëve që nuk mendojnë si këta as që qëndron
në këtë pikë. Revolta ndaj këtyre ka të bëjë me aktivitetin e tyre dy-dekadash,
i cili ka tjetërsuar, deformuar identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Ata
sillen si turq/osmanë e jo si shqiptarë më. Edhe në perëndim ia kanë nisur të
deklarohen si "arnautë osmanë". ky "identitet i ri"
ishte/është jashtëzakonisht profitabël për shumicën tjetër, atë të quajtur
maqedonase, e për të cil?n Bullgaria sapo publikoi memorandumin nëpërmjet, të
cilit kërkon si kusht që Maqedonia Veriore të pranojë se "para 2 gushtit
1944 nuk ka pasur popull e gjuhë maqedonase dhe se këto u krijuan me urdhër të
Beogradit". Nëse këto nuk ishin, po kush ishte atëherë populli shtetformues?
"arnautët osmanë" të ardhur nga Anadolli e që mund të rikthehen si në
vitet e 30, 50, 60-ta sërish atje? Nëse sllavët i solli Tito dhe Dimitrovi me
bekimin e Stalinit edhe këta tjerët i solli më herët perandoria osmane. Toka pa
tapi autoktoniteti u takon sot atyre që e kanë në dorë dhe mirupafshim. Këtë
gjendje, çtapizimin e shqiptarëve mbi tokat e Maqedhonisë, në frymën e
kontratave ende qëndruese turko-jugosllave (pa ish) e mundësuan paraprakisht
(ideologjikisht, nëpërmjet xhamive dhe shkollave) këto agjentura sot të
formuara si dy parti. Ndërkaq e mundësuan politikisht: LSDM dhe ASH.
Se
ata që as dinë të shkruajnë e as të lexojnë (masat mbështetëse të këtij
trinomi) në asnjë gjuhë të kësaj bote nuk e kuptuan këtë strategji turko-sllave
nuk habitet kush. Po Zijadin Sela? Pse nuk e kapi ky këtë përdhunim të së
drejtës së një identiteti kulturor për të qenë? Nga kush u korruptua? Njëra
palë thotë se fajet i ka politikani i kombësisë turke (ashtu flet në shtëpi dhe
ashtu është i regjistruar), kryetari i komunës së Gostivarit Taravari. Shok
shkollimi e ka. Tjerët thonë se financimi që ia siguronin satelitet e AKP-së në
Maqedoni e bënë këtë. Të dyja qëndrojnë. Dje tregoi Arta Toçi, shefja e forumit
të gruas se ka braktisur partinë. Është ajo profesoresha, e bija e shkrimtarit
të mirënjohur dhe të ndjerë Murat Isaku e cila u sulmua [ngase u keqlexua, e si
ndryshe?] rëndë nga religjiopatët pse shkruajti për rolin e gruas shqiptare në
Maqedoni. Këtë nuk e mbrojti ASH siç e mbronim ne Selën kur e difamonin për "birrën"
dhe "shkavellërinë". Ikja e Arta Toçit manifeston shuarjen
përfundimtare të elementit rezistues shqiptar brenda kësaj partie. Ajo, partia,
lirisht mund të festojë rreshtimin si filialë e AKP-së, respektivisht agjenturë
për shkatërrimin e mëtejmë të kulturës shqiptare atje. Do t'ia dalin? Jo.
Problemi,
nuk është se pse u rreshtua Sela më këto parti, të cilat nuk i ndalon dot në
sistemet pluraliste, problemi është tek mashtrimi në kurriz të tjetrit: u ngrit
në emër të shqiptarëvee vepron sot në interes të atyre që u rrezikojnë
ekzistencën shqiptarëve si kulturë, qenie e identitet. E gabime/dëme të llojit
nuk i le historia të paregjistruara. Keqardhje.