Mendime
Sadik Bejko: "Real Story" e turpshme
E marte, 22.09.2020, 08:45 PM
"Real Story" e
turpshme
Nga
Sadik Bejko
Ndoqa
mbrëmë "real story" një emision televiziv të drejtuar nga Sokol
Balla. Të ftuar ishin Fatos Lubonja, shkrimtarja Diana Çuli, analisti A.
Gjekmarkaj dhe Alda Bardhuli. Nga matanë Atlantikut ndërhynte Demaliaj.
M'u
dhimbs gazetaria shqiptare aq e mjerë...m'u dhimbs kjo gjëja, çorba, apo
tallavaja televizive që u serviret shqiptarëve.
Për
të mos thënë paçavurja televizive.
Ka
dhjetëvjeçarë që gazetat, tv-të marrin në qendër Lubonjën, tani edhe një a dy
mendje të tjera të çakërdisura për të mbajtur një emision për Kadarenë.
Kur
them dy mendja të çakërdisura, do të shkonte më mirë dy mendje të turbulluara
nga helmi, mendje jo të kthjellëta për të gjykuar me logjikë normale ndaj
Kadaresë. Kur je në situatë të tillë, situatë
kur njerëz me mendje të errësuar nga armiqësia gjykojnë për objektin e
bisedës, për shkrimtarin Ismail Kadare, është mirë të mos harxhosh kohën tënde
me ndohtësi të tilla. Problemi është se helme, ligësi, mashtrime e
manipulime do të vërshojnë nga ekrani
dhe do të ndotin audiencën.
Kjo
është e turpshme. Është e palejueshme. Nuk mund të lejohet që shkrimtarin
shqiptar më të njohur në vend dhe në botë ta përbaltin si mashtrues dhe si
manipulues dy figura të dyshimta të gazetarisë.
Pse
të dyshimta? Se ata nuk e kanë për gjë të vjellin vrer kundër çdo vlere
kombëtare.
Ata
janë figura me integritet intelektual të cënuar, nuk mund të shprehin mendime
kompetente çdo ditë e për çdo gjë, dhe, veçanërisht, ata nuk kanë tagër, aftësi
profesionale, të flasin për një
shkrimtar. Në rastin konkret ata mund të
shfaqen si figura pa arsyetim të kthjellët, sepse njihen botërisht si urrejtës
të shpallur të Kadaresë.
Një
argument fare i thjeshtë mund ta rrëzojë gjithë atë ngrehinë mendërisht
çalamane të Lubonjës. Ai thotë se vepra e Kadaresë i ka shërbyer më vazhdimësi
propagandës së Hoxhës. Ai ngulmon se
Kadareja ka mashtruar dhe ka manipuluar publikun shqiptar.
Shumë
e thjeshtë. Po e zëmë, siç thotë Lubonja, se shqiptarët Kadareja i paska
mashtruar, manipuluar. Vetëm se ai është botuar më 50 gjuhë botërore. Tërë
botën e paska manipuluar?
Ai
ka fituar çmimet kombëtare e ndërkombëtare anë e mbanë Evropës. Tërë kombet e
Evropës i ka mashtruar Kadareja?
Libri
i tij "Kamarja e tradhtarit", botuar para 40 vjetësh në Shqipëri,
tani para dy vjetësh u shpall ndër 10 romanet më të mira në ShBA.
Si
i botuar në të pesë kontinentet, Kadareja gjithë planetin e paska verbuar e
trullosur me manipulime? Gjithë planeti botoka dhe pëlqeka veprat që i kanë
shërbyer propagandës së E. Hoxhës (siç)?
Tani
më thoni, a janë në vete shqiptarët që lejojnë të tilla turpe, sjellje kaq të
pacipa në TV-të e tyre?