Mendime
Florim Zeqa: Një fillim i ri në dekadën e tretë të lirisë!
E merkure, 30.09.2020, 07:52 PM
Një fillim i ri në dekadën e tretë të lirisë!
Shkruan
Florim Zeqa
Politikanët
garojnë për pushtet duke u thirrur në parime dhe premtime megalomane, me kauza
të rrejshme dhe akuza të ndërsjella, ndërsa bëhen bashkë pas zgjedhjeve duke
shkelur parimet dhe tradhtuar elektoratet partiake. Ngjashëm edhe kur largohen
nga pushteti shajnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin sikur mos të kishin qenë bashkë
asnjëherë!
Partitë
politike dhe politikanët tanë kur janë në pushtet pajtohen lehtë me gjithçka që
ju ofron Serbia dhe Brukseli, ndërsa në momentin kur e humbin pushtetin bëhen
atdhetar të "fortë" duke mos pranuar asgjë!
Këta
politikan të papërgjegjshëm dhe këto parti të dështuara politike pa dallim
pushtet dhe opozitë, jo vetëm që nuk e kanë problem cenimin e integritetit
shtetëror, nuk e kanë problem as tkurrjen territoriale dhe sovranitetin e
shtetit, pasi synim e kanë mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit për pasurim
dhe përfitime personale, për punësim të familjarëve dhe klientelave partiake.
Politikanët
e pas luftës në Kosovë, nuk e kanë as idenë minimale si të punohet për shtet pa
marrë asgjë prej tij dhe as t'iu shërbejnë ndershëm qytetarëve pa haraç dhe
mit-marrje, thuajse shteti është pronë private e tyre e jo shtëpi e përbashkët
e të gjithë qytetarëve.
Sikurse
gënjeshtra dhe mashtrimi që janë bërë standard i përbashkët i kësaj klase
politike, edhe hajnia është bërë zanati numër 1 i tyre. Ai që vjedh pak një herë,
në momentin që i ipet mundësia vjedhë edhe më shumë dhe më mirë sesa herën e
parë.
Po
të mos ishte kështu, nuk do të bëhej kaq e ashpër lufta për pushtet në mes
partive politike dhe politikanëve në përgjithësi. Madje lufta e parë dhe e
pakompromis për pushtet bëhet brenda llojit (partisë), se cili do të renditet i
pari në listat për deputet apo këshilltarë komunal, e të mos flasim për postet
më larta partiake apo shtetërore, ku konkurenca bëhet më e ashpër dhe jo
lojale.
Kapja
e tmerrshme e sistemit të drejtësisë nga politika, ka bërë që politikanët, sa
më shumë të vjedhin aq më komod ndjehen në luksin e pushtetit. Në vend që
politikanët hajdut t'ia kenë frikën drejtësisë, përkatësisht prokurorëve dhe
gjykatësve, këta të fundit ndjehen të frikësuar nga kërcënimet e kusarëve
politik!
Sikur
të ishte ndryshe, që dy dekada rresht, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk
do të ishin kryefjala dhe kallxuesi i politik-bërjes kosovare!
Krimi
i organizuar dhe korrupsioni kanë shtrirje vertikale dhe horizontale në të
gjitha partitë politike varësisht prej madhësisë dhe kapaciteteve zhvatëse të
politikanëve dhe pjesëmarrjes në pushtetin qendror dhe lokal.
Ndryshimi
nuk do të vjen asnjëherë me parti politike dhe politikan që e vëjnë interesin
partiak dhe personal para interesit të shtetit dhe qytetarëve. Shteti nuk bëhet
me politikanë që inatin e vëjnë para respektit ndaj meritave dhe sukseseve të
tjetrit, që gjelozinë dhe urrejtjen e vëjnë para dashurisë vëllazërore.
Shteti
nuk mund të bëhet me egoist dhe karrierist të pangopshëm për pushtet, nuk bëhet
as me lakmitar të parasë dhe pasurisë shtetërore që rropën e ç'rropën gjithçka
mundën për dy dekada rresht nga pasuria shoqërore dhe shtetërore e Kosovës.
Për
ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe kusarëve politik, në dekadën
e tretë të lirisë, Kosovës i duhet një fillim i ri, me njerëz të rinjë dhe ide
të reja për ta ndryshuar mentalitetin aktual qeverisës, gjegjësisht të marrjes
gjithçka nga shteti në atë të dhënjes gjithçka për shtetin, për t'u shkëputur një
herë e mirë nga të gjitha dukuritë negative.
Në
përfundim të këtij shkrimi, lexuesve të këtyre rreshtave po ua shpalosi
dëshirën time jetësore e cila nuk ndërlidhet me karrierë politike, por që t'iu
tregoj politikanëve lakmitar sesi punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij dhe
t'iu dëshmoj sesi u shërbehet qytetarëve ndershmërisht pa dallime partiake,
ideologjike apo fetare.
Dyzet
vite i kalova duke i shërbyer atdheut tim dhe bashkatdhetarëve pa marrë asgjë,
duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e përbashkët.
Kjo
ma shton ndjenjen e krenarisë dhe pasurisë shpirtërore njëkohësisht.
Zoti
e bekoftë atdheun tim, Republikën e Kosovës!
Zoti
i bekoftë bashkombasit e mi, në vendlindje dhe Diasporë!