Mendime
Nue Oroshi: Përgjegjësitë e historianit
E marte, 06.10.2020, 07:16 PM
Përgjegjësitë e
historianit
Nga
Nue Oroshi
Historiani
ka përgjegjësinë kryesore se si duhet
shkruar historia.Ai duhet ta shkruajë historinë sipas ndodhjës së ngjarjeve
historike e jo sipas deshirave të politikës aktuale.Historiani shqiptar duhet
që ta don vendin dhe popullin shqiptar.Ai duhet bërë çmos që ti zbulojë
dokumentët historike që nga koha e lashtësisë duke vazhduar me mesjetën
shqiptare, kohën e re si dhe kohën me të re në mënyrë që ta shkruajë të plotë
historinë shqiptare.Historiani shqiptar duhet të jetë edhe atdhetar ai nuk
guxon asesi që interesin e tij personal ta vendosë përpara interesit
kombëtar.Historiani shqiptar ka përgjegjësi të dyfishtë se jemi gjenerata e
parë që e kemi mundësinë ta shkruajmë historinë tonë shqiptare ashtu siç ka
ndodhur e jo ashtu siç e deshiron dikush të ketë ndodhur.Historiani duhet të
jetë edhe një mjek i përsosour kur ta shkruan historinë.Ai duhet ti mbledhë eshtrat
dhe plagët e kombit shqiptar,ai duhet
mos të flej në gjumë kur shfleton dokumentët dhe kronikat historike që kanë të
bëjnë me vrasjen dhe masakrimin e popullitë iliro-arberoro-shqiptar gjatë
historisë së dhimbshme por krenare të kombit tonë shqiptar.
Historiani
duhet të mishërohet me portretët historike të periudhave të ndryshme kohore.Ai
duhet analizuar dhe matur me peshën e gurit dhe me akullin e ftoftë të mendjës
ngjarjën historike.Historiani asesi nuk guxon të shitët dhe as te blihet të
askush.Shpesh kemi pasur raste që historianët tanë edhe pa dëshirën e tyre kanë
shkruar gjëra që me pas kishin pasur deshirë ti hanë dhe gëlltisin dhe që këto
gjëra mos të shpërndahen dhe të lexohën kurrë në opinionin shqiptar.
Por
historiani duhet ta di se fjalën e thënë mund ta marrë era,por fjala e shkruar
dhe e botuar mbetët për jetë.Edhe historianët janë qënie njerëzore që mund të
bëjnë gabimet e tyre.Qoftë këto gabime me vetëdije apo edhe pa vetëdije.Për ato
gabime ata duhet të kërkojnë falje. Pra,historiani duhet të jetë para së
gjithash edhe atdhetar i mirë.Për faktin se ai gjatë gjithë kohës lexon
,shkruan dhe gjurmon për rezistencën heroike të herojve shqiptar gjatë shumë
shekujve të historisë.Përgjegjësia e historianit për fjalën e shkruar dhe të
botuar është dy herë më e madhe se përgjegjësitë tjera.Sepse një mjek me një
gabim mund ta mbysë një apo dy persona.Një ekonomist apo matematicient, mund ta
varfërojnë fondin me ndonjë gabim në llogaritje apo për mosaftësi profesionale.Historiani
nëse gabon mundet që ta fallsifikoj një shekull të tërë.Me një fjalë një
populli që i vritët historia është i vrarë i tëri.Ne shqiptarëve shumë shpesh
na u ka vra historia.Për faktin se me shumë kemi kaluar të pushtuar se sa të
lirë.Historiani i mirëfilltë duhet te jetë si një bletë puntore e cila lule në
lule e thithë nektarin dhe me pasë me punën e saj të zellshme krijon rrjetin e
saj ku vjen edhe mjalti që është prodhim i mbarë për shëndetin e njeriut.
Edhe
historiani shqiptar, duhet të kujdeset për shëndetin e kombit shqiptar.Sa e sa
herë mendoj për 47.000 shqiptarët e mbetur që na i vrau komunzmi pansllavistë
gjatë dhe pas luftës botërore.Sa e sa herë më bijnë ndërmend fjalët e atdhetarit Gjon Dedë Stanisha i cili gjatë
pushkatimit prapa mureve të burgut të Prishtinës brohoriste me zë të lartë:
Rrnoftë Çamëria!Rrnoftë Shqipëria!, e kur deshti të brohoriste për të tretën
herë Rrnoftë Kosova! gjelatët komunistë i prenë fjalën në fyt me bresheri
automatiku.Shpesh mendoj se ku gjinden varret e Marie Shllakut,Bernard
Llupit,Kolë Parubit,Gjergj Martinit,Halim Spahis,Tahir Dedes,Kajtaz Ramadanit,
Rexhep Kabashit dhe shumë e shumë të tjerëve.Në mendje shpesh me rrinë vrasjet
e Kapidan Mark Gjon Markut,Llesh Gjon Markut,Ndue Përlleshit dhe shumë e shumë
atdhetarëve shqiptar.Asesi nuk më hiqen
nga mendja masakrat serbe,malazeze dhe maqedonase, në trojet shqiptare prej
vitit 1912 e deri në vitin 1999 që do të jetë edhe tema bosht në sesionin e
ardhshëm shkencor që do ta organizon Shoqata "Trojet e
Arbrit".Historiani shqiptar duhet të sakrifikohet për të vërtetën
historike dhe jo të priviligjohet duke mbyllur sytë për të mos thënë të
vërtetën.Historia jonë shqiptare ka një problem të madh.Një pjesë e
historianëve ende nuk dijnë të ndajnë
periodizimin e historisë.
Një
gjë duhet ditur,Kosova është okupuar nga Serbia në vitin 1912 dhe është çliruar
në vitin 1999, nga forcat e Natos dhe qëndresa shqiptare.Se si punuan akterët
politikë mbrenda kësaj periudhe kohore
të pushtimit, ka vend të studiohet.Meqenëse ka vite që jam në krye të
një projekti kombëtar për ndriçimin e historisë shqiptare lirisht mundë të them
që falë angazhimit të 300 historianëve dhe studiuesve shqiptar anë e kënd
trojeve shqiptare dhe diasporës se madhe atdhetare ja kemi arritur qëllimit që
ta shkruajmë historinë shqiptare të pastër si loti,ashtu siç ka ndodhur edhe
pse jemi luftuar në shumë anë për të mos dalë e vërteta historike në shesh.
Përgjegjësia
e historianit është përgjegjësi historike.Se të gjitha këto vepra enciklopedike
të shkruara do ti mbesin dëshmi breznisë në të ardhmën.Në bazë të këtyre
veprave që kemi shkruar sot, nesër apo pas 100 apo 200 viteve do t´iu shërbejnë
si brumë gjeneratave të ardhme që ti kenë si burime historike të dorës së
parë.Historiani duhet ta dijë një gjë-ai nuk duhet të ndikohet nga rrethanat
kohore dhe politike që e rrethojnë atë
por duhet ti shikoj dokumentët historike që duhet ti merr si lëndë të parë apo
si brum për ta shkruar historinë.Të gabosh është njerëzore por ta përserisësh
gabimin e njëjtë pa u skuqur dhe pa kërkuar falje është djallëzore.Prandaj
përgjegjësia e historianit është si pesha e gurit që duhet mbajtur gjatë ecjes
por përkundër barrës dhe peshës së rendë ai nuk duhet asnjëherë ta humbë
drejtëpeshimin,ku humbja e këti drejtëpeshimi vetëm për një moment të shkurtër,
mund të hedhë në humnerë.