E enjte, 06.05.2021, 04:45 AM (GMT+1)

Mendime

Nebil Çika: Krimet e komunistëve dhe “rastësia” Neritan Ceka?

E hene, 05.10.2020, 09:25 PM


Krimet e komunistëve dhe “rastësia” Neritan Ceka?

Nga  Nebil Çika*

Sa herë shqiptarët ndërmarrin ndonjë nismë antikomuniste shfaqet gjithnjë Neritan Ceka i cili e pengon atë të jetë kjo një rastësi? Kështu ndodhi në vitin 1991 kur  shqiptarët ju drejtuan bllokut komunist për të përmbysur diktatorët e gjallë, doli ai me megafon e i drejtoi nga busti i diktatorit të vdekur duke shmangur shansin më të madh të shkëputjes nga komunizmi të popullit e vendit tonë.

Javën qe shkoi pas presionit te madh te brendshëm e te jashtëm  nisen gërmimet pre gjetjen e eshtrave te  burgosurve politike antikomunistë te zhdukur ne burgun komunist të shfarosjes në Burrel . Pas lajmërimit të bujshëm se qeveria dhe kryeministrit  po plotësonin këtë kërkese të përsëritur legjitime të familjeve të të zhdukurve nga komunizmi gërmimet u pezulluan pre “arsye teknike” . Si 30 vjet me parë  doli sërish në skenë Neritan Ceka i cili u ripërdor nga komunistët për të ndaluar një akt tjetër të rrezikshëm për ta  ne aspektin politik edhe juridik.

Politikisht kryeministri Rama dhe partia e tij nuk pasur kur interes te tregojnë provat e krimeve te tyre siç janë gjetja e te zhdukurve nga komunizmi ne Shqipëri. Ne muajin korrik te këtij viti ne seancën e fundit parlamentare te sesionit te kaluar kryeministri  Rama deklaroi nga kuvendi se paraardhësit e tij gjenetik , politik e juridikë , komunistet ishin  ne anën e drejte te historisë dhe se ia ndjehej krenar që ishte pjese e tyre, te njëjtën gjë deklaroi edhe spiuni i sigurimit të shtetit dhe mistri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste, kreu aktuali i Kuvendit të  Shqipërisë, Gramoz Ruçi javën e kaluar.  Është qartësisht e dukshme qe nga kjo qeveri qe  mburret me krimet e komunisteve te pritet gjetja e trupave te viktimave të këtyre krimeve. Çdo trup i gjetur është një prove  juridike krime dhe ne baze te procedurës penale prokurori qe asiston ne zhvarrimin e tyre duhet te nisi një çështje penale  duke  nisur kështu edhe procese hetimore e gjyqësore pre dënimin e autorëve te këtyre krimeve ne  Shqipëri te cilët janë ose pjese ose paraardhës  gjenetike te kupolës se pushtetit përfshi edhe te atin dhe te afërm te tjerë te kryeministrit Rama.

Politikisht Rama ndjehet gjithashtu i kërcënuar nga gjetja e trupave të te zhdukurve pasi  edhe shqiptari me naiv edhe me militanti i tij  përballë provave te krimit do ta ketë te vështirë te besoje mashtrimin e tij publik qe: “ komunistet ishin ne anën e duhur te historisë”  dhe do te kuptonin se sa kriminale është krenaria e tij si pasardhës i tyre.

Personalisht kam besuar se me Burrelin do te behej diçka për shkak te presionit te shtetit italian dhe BE-se pasi ne këtë burg ka vdekur nga torturat edhe një shtetas italian por me sa duket Rama  edhe atyre ua gjeti mashtrimin. I ndërpreu gërmimetpër arsye teknike  dhe për këtë i erdhi serish ne ndihme “eksperti” i vjetër Neritan Ceka. Nuk e dinte Tax- Forca qe duhej arkeolog para se te niste gërmimet , po IMCP që ka përvojë ndërkombëtare dhjetëra vjeçare në gjetjen e te zhdukurve ?!  Përfundimisht arsyeja “teknike” është vetëm justifikimi për te ndërprerë gërmimet pasi  arsyeja e vërtet janë  zhdukja e provave të krimeve të komunisteve dhe kjo nuk mund te pritet sa kohe ata janë ne pushtet dhe “neritanët” e Sigurimit të Shtetit  gjithnjë në shërbim të tyre.  Gjetja e te zdukurve eshte ceshtje e drejtesise , pikerisht asaj qe komunistet i tremben si "djalli nga temjani" qe nga viti 1991 deri sot .

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora