Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Migjeni dhe Arshi Pipa
E shtune, 30.01.2021, 08:51 PM
Migjeni dhe Arshi Pipa
Shkruan
Fahri Xharra
Arshi Pipa (1920
- 1997) është një poet i njohur. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e
vendlindjes, Arshi Pipa studioi për filozofi në Universitetin e Firences
(Itali).
Prej vitit
1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të
vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e
demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e
shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me
poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit.
Pasi del nga
burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj
periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet
më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij
të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në:
1) poezi, 2)
estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare.
Në poezi janë
vëllimet shqip: "Lundërtarë", "Libri i Burgut",
"Rusha" dhe "Meridiana", me përjashtim të vëllimit të parë,
të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga
lexuesi shqiptar.
Përsa u përket
studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me
letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare,
"Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare",
"Humanistët italoshqiptarë", "Bisedë përmbi Kadarenë",
"Fenomeni Kadare" etj.
Arshi Pipa
i kishte disa pargjykime të gabuara të shkruara për Migjenin të cilat sjellin
dezinformim tek shqiptari : “Pipa i qaset Migjenit nga disa pikëvështrime
derisa arrin në konkludimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet
i madh i letërsisë shqipe”. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo
sipas përkatësisë nacionale.
"Pipa
nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi
po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezija shoqnore ka qenë e njoftun
kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në
Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe
konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsín
shqipe ka qenë nji mësues katundi".
Sa gabim nga Arshi Pipa!
Ky përfundim i
Arshi Pipes është më problematiku, “sepse poetin aq të dashur për lexuesit
shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos
prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe
kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e
pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk
e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në
poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu
shqip.
“Po ashtu,
mesianizmi i shfaqur në poezinë e Migjenit, sipas Pipës, është i huaj për
psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Konkluza është e
qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai
është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.
Edhe interesimi
tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si ortodoks i Shkodrës “ ,
Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë
sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe
socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon
Niçe.
Largimin nga
tradita “ Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar
shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e
madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij
e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si
përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk është tamam shqip.
Kështu, del që
Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht,
rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e
zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.”
Per spjegim te drejtë “I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këtë mbiemër
gjenerik, se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe, nga
fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti
patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te
19-te.
Kemi plot
familje të shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi,
Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera.
Nikolla
Dibrani qe murator nga
mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse
në Shkoder. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme, ne Mal
te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi, me Stake
Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine,
shqipen per gjuhe amtare.
Nikolla
Dibrani, kur humbi jetën në Mal te Zi, aty nga moti 1876, la
pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel.( http://www.zemrashqiptare.net/news/id_40465/Fahri-Xharra:-Migjeni,-shqiptari-ortodoks-i-Maqedonis%C3%AB!.html
)
Kurse Fritz
Radovani e thotë: Kjo mungesë për të vërtetën
e Migjenit vjen nga mos njohja dhe studimi i At Gjergj
Fishtes, i cili e ka thane mbi 73 vjete perpara kush
asht Milloshi i Gjergjit....