Faleminderit
Sinan Gashi: Dy zonja të nderuara të skenës artistike shqiptare të Kosovës
E shtune, 26.12.2020, 07:59 PM
DY ZONJA TË NDERUARA TË SKENËS ARTISTIKE SHQIPTARE TË KOSOVËS
Nga
Sinan GASHI
Kur
përmbyllen kapitujt e veprimtarisë ose të jetës, del realisht vlera dhe
antivlera në sipërfaqe, madje edhe trajtohen realisht veprat që tashmë u kanë
ikur subjektivizmeve vlerësuese, të cilat mund të jenë konstatime në një
periudhë kohore tjetër. Për dy artistet e merituara, tashti fjala zë vend dhe
është i qëndrueshëm konstatimi se vërtet ishin vlera të çmuara, ngase njëra,
Katerina Josipi, aktore dhe tjetra, Nexhmije Pagarusha – soliste, që më nuk
janë në mesin tonë.
Si
një rezyme që i bëhet një vepre shkencore, e cila ka në vete shumëçka të
vlerave të pamohueshme, e aftësive që ende nuk janë parë, ashtu si formë e
rezymesë është vlerësimi që mund t’i bëhet tërë krijimtarisë disavjeçare një
aktoreje ose një këngëtareje, të cilat ishin të përkushtuara në profesion,
përjetuan shqetësime tej mase dhe, njëkohësisht, begatuan me vlera të
padiskutueshme artin skenik, përkatësisht atë muzikor të Kosovës dhe më gjerë.
Katerina
Josipi, një aktore e rrallë dhe ndër të parat që u prezentua dhe vuri
gurthemelin e teatrit shqiptar në Kosovë, dhe e dyta, Nexhmije Pagarusha, një
soliste me një vokal të jashtëzakonshëm, e cila dëshmoi se si duhet të jetë
artisti i vërtetë, me këngët xhevahire të muzikës shqiptare, janë dy
personalitete që vështirë do të zëvendësohen më në atë nivel. Ato mbeten
flakadanë e artit që synon përjetësinë.
1.
Katarina Josipi për 20 vjet aktroi në skenën e Teatrit të Kosovës
Në
kohën kur femra ishte e rrallë në angazhimet shoqërore, e aq më pak në atë të
artit skenik, që sapo kishte shprehur ambiciet të bëjë hapat e parë, u paraqit
një vajzë e bukur nga fiziku dhe madhështore nga fuqia interpretative, zymjania
Katerina Josipi, që po ishte gjallë do t’i festonim 80-vjetorin e lindjes së
saj.
Rruga
e saj jetësore dhe fati specifik që e përcolli, ishte në të vërtetë një lloj
drame, që në shpirtin e ndjeshëm të artistes nuk kishte kaluar pa lënë gjurmë.
U
lind më 19 nëntor 1923 në Zym të Hasit. Ngase i ati nisi rrugën e kurbetit, ajo
familjarisht rininë e kaloi në Nish, ku kreu shkollimin fillor dhe disa klasë
të një shkolle të mesme për rrobaqepëse. Pastaj, i ati, i zanatit të
bukëpjekësit, u vendos në Ferizaj, në të cilin qytet ajo shprehu talentin e
parë prej aktoreje.
Me
t’u hapur Teatri i Kosovës, më 1949, ajo veç u përcaktua përjetësisht për profesionin,
me të cilin dëshmoi vlera artistike dhe njëkohësisht la emër personal të një
aktoreje që mbahet në kujtesë vazhdimisht. Gjatë tërë asaj kohe në skenën e
teatrit ajo realizoi më se 60 role të cilat ishin edhe mjaft të ndërlikuara,
duke u paraqitur edhe në radio, në televizion dhe film.
Jetën
e mbylli në pranverën e vitit 1969.
Për
t’i konkretizuar mendimet e parathëna, do përmendur disa nga rolet e arritura
të saj ose edhe disa nga çmimet vlerësuese të cilat i janë ndarë. Ajo
interpretoi në “Personi i dyshimtë”, në “Zhelanët”, “Martesa”, “Deputeti i
popullit”, në ”Sikur t’isha djalë”, “Kryet e hudhrës”, “Hanka” e mjaft role të
tjera. Ajo që e cilësonte është mundësia e interpretative e personazheve që nuk
ishin të shumtat aso kohe të botës shqiptare. I ngjallte para shikuesit në
teatër të gjalla ato femra të huaja, me mentalitete dhe botë psikologjike krejt
tjetërfare. Kjo dëshmon , veç talentit , edhe përkushtimin e përhershëm të saj,
që t’i studjojë dhe madje gjatë të meditojë lidhur me pamjen, qëllimin,
lëvizjen dhe kulturën e atyre vetjeve të botës së huaj. Pra, edhe kur ishte si
Rutare, si Angjë, si Fjollkë, si Dila e tjerë, ajo ishte ndryshe në gjithçka
shprehëse, ngase ashtu ishte edhe kërkesa e tekstit dhe e regjisorit. Njëzimi
aktor-rol ishte tepër ngjizur te ajo. Se
vërtet kishte dhunti dhe përkushtim, dëshmojnë edhe tri shpërblimet e
rëndësishme që jepeshin aso kohe për rolet teatrale.
Mosha
46-vjeçare, kur mbylli jetën, është fare e re dhe tepër e re për një artiste e
cila veç e kishte arritur pjekurinë interpretative, që la një zbrazëti të madhe
për kohën. Mu për këtë Teatri Kombëtar i Kosovës shpall konkursin për dramë
origjinale në nderim të emrit të saj.
2.
Nexhmije Pagarusha, legjendë e këngës shqiptare
Për
meritat e jashtëzakonshme interpretuese të këngës shqipe, ajo mori epitete të
shumta, ndër të cilat shquhet “Bilbili i Kosovës”. Këto nuk ishin të imponuara,
por ishin dëshmi e një dhuntie e aktiviteti të rrallë të një këngëtareje.
Nexhmije
Pagarusha u lind më 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës. I ati Veseli,
mësues e atdhetar i shquar, ishte edhe prijës në emancipimin e femrës
shqiptare, detyrë kjo parësore për fillet e jetës sonë arsimore. Kështu kjo
këngëtare e madhe e së ardhmes punoi një kohë edhe në arsim, për t’iu përcaktuar
më pastaj përjetësisht vetëm këndimit. Një vlerë solli bashkëpunimi i saj në
sferën e muzikës, me kompozitorin e madh Rexho Mulliqin.
Opusi
i veprave të saj është tejet i madh dhe po ashtu interpretimet e saj arrijnë
kulminacionin, madje edhe në të gjitha zhanret muzikore. Ajo edhe në këngën
popullore, edhe në atë të kultivuarën, por edhe në ariet operistike, mbeti e
paarritshme. Do t’i radhisim disa nga krijimet e vlerave të larta muzikore të
saj, si këngët “Çou, more, Rexho”, “Lulëzoi fusha…”, “Baresha”, “Një lule” e të
tjera. Do theksuar edhe interpretimin në origjinal të këngës hebraike “Hava
Nagilla”, që i pati mahnitur dëgjuesit në Izrael.
Ariet
operistike ishin po ashtu të një niveli të lartë, si ato të operave të
Bethovenit, Puçinit, Verdit e kompozitorëve të tjerë. Vokali i saj i
përballonte të gjitha këto zhanre dhe mbeteshin shëmbëllesë e mënyrës
interpretative. Ajo prezentoi këngën shqipe në koncertet e mbajtura anekënd
botës, nga Austria në gjithë Evropën e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sesa
ishte cilësore kënga e saj dhe interpretimi i rrallë, do cituar vlerësimet
profesionale dhe artsitike që i bënë shumë kompozitorë, këngëtarë, shkrimtarë e
të tjerë. Po e zëmë Zhylijet Greko shprehet: “Nexhmijen nuk do të mund ta
krahasoj me asnjë këngëtare, sepse mendoj se do ta fyeja”. Këngëtare e
talentuar, me një diapazon të gjerë emocional dhe me mjeshtëri të lartë
interpretimi, e cilëson kompozitori Çesk Zadeja. Marie Kraja, artiste e shquar,
te Nexhmija sheh shpirtin e madh që bën muzikë të madhe. Po këso vlerësimesh,
në superlativ, kanë dhënë edhe kompozitori e këngëtari Avni Mula, si edhe
këngëtarja e operës Inva Mula.
Nexhmije
Pagarusha ka dëshmuar dhuntinë e aktrimit edhe në film. Ajo interpretoi në
filmin artistik “Dasma e përgjakur maqedonase”, pastaj në dramat televizive “E
kafshoja terrin”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Lepuri me pesë këmbë”,
“Fluturimi i Micakut” e të tjerë.
Nexhmije
Pagarusha, e quajtur me të drejtë
bilbili i këngës shqipe, përfundoi jetën në Prishtinë, më 2020.
Së
fundi qëndron konstatimi se Nexhmije Pagarusha i la një thesar artit shqiptar,
i cili ia krijoi pavdekshmërinë.