Mendime
Romeo Gurakuqi: Denoj aktin e paligjshem antikushtetues te Drejtorise se Policise Shkoder
E hene, 14.12.2020, 07:14 PM
Romeo Gurakuqi:
Ne
cilesine e perfaqesuesit te zgjedhur te Qarkut Shkoder denoj aktin e paligjshem
antikushtetues, me sfond politik, te Drejtorise se Policise Shkoder, mbi
procedimin penal te anetareve te shoqerise civile, aktivisteve te PD Shkoder dhe te qytetareve
te thjeshte, per pjesmarrje ne nje procesion nderimi te viktimave te dhunes
policore, diten e shtune, me date, 12 dhjetor 2020.
Ky
procedim i Policise lokale, institucion
ligjzbatues formalisht i pavarur nga qeveria, ka ndodhur menjehere pas
insinuatava dhe akuzave te pafaktuara te dy drejtuesve te larte socialiste,
Taulant Balla dhe Ilir Beqja.
Edhe
pse ekzistojne prova filmike mbi aktet e dhunshme, edhe pse e dijne, se asnje
akt dhune nuk eshte i pranueshem per qytetaret e Shkodres, per drejtuesit e
pushtetit lokal dhe anetaret e PD dega Shkoder, Policia e Shtetit, e komanduar
nga Niko Brahimaj dhe rrjeti i miqve te tij personale, oficere kalimtare ne
Shkoder, e adresojne padrejtesisht gishtin mbi qytetaret e lire, te mirenjohur
per kontributin 30 -vjecar ne promovimin e lirive, te drejtave politike e
shoqnore ne anet tona.
Njelloj
si kohen e Capajev Tacit 30 vjet me
pare, Drejtimi i Policise lokale eshte vendosur
sot ne duar militantesh partiake, te lene te lire nga Ministria e Brendshme per me e kthye Shkodren,
Malesine, Puken ne hapesira te ilegalitetit masiv dhe tranzitit te se keqes.
Mosveprimi i tyre i kahershem i ka lene qytetetaret dhe biznesin e Shkodres te
pambrojtur perballe dhunes se nendheshme te forcave me te cilat elemente te
pushtetit bashkepunojne cdo dite.
Prej
muajsh policia e Shkodres nuk kontrollon dot as zonen pedonale te qendres
historike, e shnderruar ne nje parking gjigand makinash dhe zone hekurishtesh
qe mbajne te bllokuar levizjen e lire te qytetareve.
Eshte
fakt i mirenjohur,se Marshimi i Protestes eshte organizuar nga titullare
rrjetesh sociale dhe e drejta e protestes eshte e mbrojtur me kushtetute. Protesta ndodhi edhe ne kryeqendren e
krahines me te varfer dhe me te diskriminuar te Shqiperise nga regjimi i Edi
Rames, si nje kushtrim ndaj padrejtesise se gjithanshme, qe e ka burimin nga
Selia Roze, e rindertuar me fonde qe nuk jane te deklaruara per publikun.
Dhuna
nuk ka lidhje me protestuesit paqesore te organizuar nga rrjetet sociale, as me
aktivistet, qe ne kete dite pushimi iu bashkuan thirrjes se shoqerise civile ne
mbrojtje te jetes, lirive dhe per te denuar aktin e vrasjes policore te te riut Klodian Rasha ne Tirane. Cdo verifikim i
kujdesshem i pamjeve filmike e verteton sa me siper.
I
bej thirrje Policise se Shtetit qe te ndalin sajimin e raporteve te sherbimit
te hartuara me urdher politik dhe pa prova ligjore; te nderpresin procedimet
penale te piketuara e te seleksionuara per arsye paragjykimesh politike.ndaj
qytetareve dhe aktivisteve. Urdhnimet e funksionareve politike te PS nuk mund
te perbejne arsye per fillimin e veprimeve procedurale ndaj qytetareve.
Po
ashtu, ne cilesine e perfaqesuesit te zgjedhur, perkrah Prokurorine Shkoder per
nje hetim te paanshem, per zbatimin e ligjit ne menyre te barabarte, perfshire
vleresimin e bazes ligjore faktike te nisjes se procedimeve ndaj qytetareve nga
ana e Policise, mosveprimet sistematike
dhe tejkalimet ndeshkimore me sfond politik te urdhnuem nga funksionare
partiake te mazhorances.
Duke
qene se Policia Shtetit eshte pale ne ngjarjen e ndodhur (prane Selise se Re
dhuruar nga Qeveria ndaj PS Shkoder) per
shkak te mosveprimit te tejzgjatur ne kohe ne parandalimin veprave penale, eshte thelbesore nje hetim i
gjithanshem nga ana e Prokurorise si institucion i pavarur nga qeveria, qe
vlereson edhe tejkalimin e veprimeve procedurale ndaj shtetasve nga ky
institucion.
Jemi
per respektimin e barabarte te ligjit per te gjithe.
https://www.facebook.com/romeo.gurakuqi