Mendime
Albana Jeminaj: Cili është koncepti juridik lidhur me punën në shtëpi apo “Telepuna”
E merkure, 09.12.2020, 08:50 PM
Për herë të parë në vendin tonë parashikohet një kontratë e re pune e cila ështe risi e marrë nga kodet e tjera të punës të Bashkimit Evropian
Cili
është koncepti juridik lidhur me punën në shtëpi apo “Telepuna”
Nga
Avokate Albana Jeminaj
Pandemia
ka ndryshuar shuë dhe konceptin Koncepti juridik lidhur me punën në shtëpi dhe
“Telepuna” : Për herë të parë në vëndin tonë ky koncept ka gjetur zbatim me
ndryshimet q? ka ndryshuar Kodi i Punës me ligjin nr 136/2015 date
5.12.2015.Pikerisht ky koncepet parashikohet shprehimisht në nenin 15 të kodit
të Punës aktual. Në pikën 1 të nenit 15 ligjëvensi ka parshikuar :Se me
kontratën e punës në shtëpi punëmarrsi kryen punën e tij në shtëpi, ose me
ndonjë vend tjetër të përcaktuar në marrëveshje me punëdhensin, sipas kushteve
te rena dakort ne kontraten e punes .Në referim te ketij paragrafi ose pikes 1
te Nenit 15 ligjvensi për herë të parë i ka dhënë të drejtë palëve që të lidhin
marrëveshje midis tyre. Me qëllim që punëmarrësi me pëlqimin e punëdhënësit të
kryejë një detyrë të caktuar, ralizohet
kundrejt një pagese të caktuar në shtëpi ose në ndonjë vend tjetër me qeëllim
që punëmarrësi të ofrojë punën e tij sipas detyrave të ngarkuara nga punëdhënsi
i tij dhe ky i fundit mbart detyrimin për ta paguar për punën që i ka ofruar
punëmarrësit .1) Në pikën 2 të Nenit 15 të Kodit të Punës Ligjevensi ka
parshikuar shprehimisht se: Me kontratën e telepunës punëmarrësi kryen punën e
tij në shtëpi ose në ndonjë vend tjetër të përcaktuar në marrëveshje me punëdhënsin
duke përdorur teknologjinë e informcionit brenda kohës së punës përcaktuar nga
punëmarsi, sipas kushteve te rëna dakort midis tyre në kontratën e punës. Në
referim të pikës 2, Neni 15 i Kodit të punës për herë të parë në vendin tonë
parashikohet një kontratë e re pune e cila ështe risi e marre nga kodet e tjera
të punës të Bashkimit Evropian kur në thelb edhe kjo është një kontratë pune me
pëlqimin e dy palëve: Punëmarrësi,
punedhenes por me ndryshimin esencial në kontrat të tjera të punës. Të
lidhur midis personave (fizik ose juridik) për shkak se veprimtaria e
punëmarrësit duhet të ushtrohet nga banesa e tij ose me ndonjë vend tjetër. Kur
palët parshikojnë kontratën e tyre të punës. Por me të vetmin ndryshim duke
përdorur teknologjinë e Informacionit (çmojë se në kohen e apandemisë që po
jetojme se kontrata e telepunës ka zbatim më të dendur pasi shumë aktivitete,
biznese private, shitje online, lidhen konkretisht me kontraten e telepunes
.Natyrisht perpara viteve 2015 në Shqipëri kanë qenë vakum ligjore, ndërsa sot
me ndryshimet e reja mbas vitit 2015 është lehtësi në raportin e punëdhënësit
dhe punëmarrësit . Referuar pikës 4 Nenit 15 të Kodit të Punës ligjëdhënsi ka
parashikuar se kushtet e punës për punonjësit që punojnë në shtëpi ose ne
telepunë nuk mund të jenë më pak të favorshëm në krahsim me punëmarrësit e
tjerë të cilët kryejnë punë të njëjtë ose të krahasueshme. Për këto arsye
punëmarrësi duhet të marrë masa a)Për të lehtësuar telepunën duke vënë në
dispozicion instaluar e mirëmbajtur paisjet e nevojshme kompjuterike për
kryerjen e saj.Përveç rasteve punëmarrësi që kryen telepunën përdor paisje
personale b) Për të parandaluar izolimin e punëmarrsit duke i krijuar kushte
për tu takuar me punëmarrsit e tjerë .Ose në referim të dispozites së sipërcituar
ligjëvensi e ka ngarkuar me këto detyrime punëdhënësin.1) Puna e punëmarrsit që
ka lidhur një kontratë telepune me punëdhënsëin nuk mund të jetë më pak e
favorshme se e njëjta punë e kryer në rrethana të tjera jashtë shtëpisë
.Legjislatori e ka ngarkuar me një detyrim punëdhënësin pasi ky i fundit duhet
të blejë dhe të instalojë në banesën e punëmarrësit kompjutrat dhe aparatet e
tjere per ti mundesuar punëmarrsit nga banesa e tij .Por ka dhe raste te tjera
kur punëmarrsi mer persiper dhe pëlqimin për të punuar nga banesa e tij me
pajisjet e tij .Në referim të pikës 5 neni 15 i kodit të punës. Legjislatori ka
parshikuar: Nuk do të konsiderohet se punëmarrësi kryen punë në shtëpi ose
telepunë nëse ai punon në ndonjë vend tjetër në një vend pune kur ai ka rënë
dakort në marrëveshje me punëdhënësin në rrethana të veccanta me pëlqimin e tij
ose sipas një marrëveshje me të kryen një tjetër lloj pune parshikuar në
kontratë. Për sa më sipër Legjislatori i ka dhënë rëndësi të veccantë
punëdhënësit dhe punëmarrsit. Kur ky i fundit nuk mund të kryejë ccdo lloje
pune dhe kur mund të dëshirojë ai dhe në të gjitha rastet kërkohet pëlqimi i
punëdhënsit. Ajo që vlen të theksohet është se një dizpozitë e re ka gjetur dhe
vazhdon të gjej zbatim në kushtet e Pandemisë pasi në shumë raste ul koston dhe
shpenzimet e bizensit. Kjo, sepse
biznesi në këto raste fiton vetëm kohë por dhe në kohë reale krijon shërbim.
Kjo dispozitë i shërben biznesit jo vetëm në rritjen e vendit të punës por ulë
ndjeshëm shpenzimet e tyre por natyrshëm rrit dhe fitimet e tyre .