Mendime
Berat Buzhala: Me cka e kujtoj Rugoven ne kete 76 vjetor te tij te lindjes?
E merkure, 02.12.2020, 06:55 PM
Me cka e kujtoj Rugoven ne kete 76 vjetor te tij te lindjes?
Nga
Berat Buzhala
Nese
duhet me e permbledhe vec me nje fjali figuren e Ibrahim Rugoves, atehere duhna
me thane qe ai ka qene personi me i dashur i nanave tona. Nanat, duke e pa se
cka po ndodhte ne Kroaci dhe Bosnje, nuk e donin luften. Rugova ishte muzika me
e mire per to. Me gjase nanat e dinin se cfare trimash kemi qene ????.
Ne
vitet e deshprimit te madh dhe erresires se pafund, ate te viteve te 90'ta, kur
i gjithe rajoni po i votonte dhe i zgjedhte politikanet me te eger qe i kishte
ne gjirin e popullit, Kosova zgjedhi dicka tjeter. Eshte mjaft ironike kjo. Nje
popull jo gjithaq i edukuar, qe universitetin e pare e kishte hapur ne vitet e
70'ta, po percaktohej per nje intelektual dhe shkrimtar qe kerkonte paqe, kurse
popujt qe i kishin hapur universitetet para qindrave vitesh po percaktoheshin
per lufte dhe per politikan qe e promovonin ate.
Ndoshta
per here te pare ne historine tone te gjate dhe te dhimbshme e kishim bere
dallimin per te mire. Gazetaret e huaj e kishin pike te dobet. Cdo shkrim per
Rugoven, dikund brenda tij, fliste per look'un e Rugoves. E quanin intelektual
francez, e quanin Woody Allen, e nenvizonin shallin, cigaren dhe whiskey'in e
tij, tregonin per profesorin e tij Roland Barthes. Cdo gje per te ishte
intelektuale.
Ne
planin organizativ Rugova ka qene skandaloz. Ka qene i rrethuar shume shpesh me
njerez te dyshimte, te padijshem, sharllatan. Mjafton qe t'i hedhim nje sy
kabineteve te tij qeveritare. Nuk dallojne per nga permbajtjja me asnje prej
qeverive te deritashme. Mirepo ai ishte ndryshe. Duket qe nuk e hutonin gjerat
ditore. Ne koken dhe mendjen e tij shume pak gjera ishin te rendesishme. Me e
rendesishmja nga te gjitha ishte shpetimi i popullit te tij. Per te ka qene e
rendesishme pavaresia, por me e rendesishme ishin çlirimi dhe liria.
Mu,
sot e kesaj dite, me fascinon vizioni i tij per nje Kosove pro perendimore.
Rugova e kishte hipnotizuar krejt shoqerine. Ne dy tri vitet e para te sundimit
te tij, sundim ky pa ushtri, pa polici dhe pa qeveri, Rugova i kishte
percaktuar rregullat e lojes, shumica prej te cilave vlejne edhe sot e kesaj
dite. Nje popullesi qe ishte e perbere prej nje shumice derrmuese myslimane e
shihte me simpati kur lideri i tyre, prane vetes e mbante foton me udheheqesin
e Kishes Katolike, Papa Gjon Palin e Dyte.
"Rugova
e din kete pune". "Ka thane Rugova". "A e keni ni prom
Rugoven".
Qendrimet
e tij nuk viheshin ne pikepyetje. Atij populli ia kishte besuar ne diskrecion
fatin e vet. Edhe ne kulmin e luftes, ate e paten votuar 90 perqind e popullit.
Edhe kur e konsideronin politikisht te vdekur, edhe kur e konsideronin qe i
takonte te kaluares, edhe kur e quanin me lloj lloj epitetesh, prane tij
qendronin qytetaret. Atij i qendrun prane deri ne diten e varrimit, atehere kur
ishte minus 20 grade celsius.
E
kam nje pershtypje qe ate dite me se shumti kane qare nanat. Ato deshironin qe
te vazhdonim ta kishim ne balle te shoqerise nje politikan dhe nje njeri qe nuk
e promovon dhunen dhe urrejtjen, por kompromisin dhe paqen.
Ka
mundesi qe mekati i tij i vetem eshte trashegimia. Jo thjesht trashegimia
brenda subjektit te tij politik, por trashegimia ne cdo kuptim te fjales. Ka
mundesi qe ai ishte nje aksident. Nje ngjarje qe shfaqet rralle. E pamerituar.
Me cka e kujtoj Rugoven ne kete 76 vjetor te tij te lindjes? Nese duhet me e permbledhe vec me nje fjali figuren e...
Posted by Berat Buzhala on Wednesday, December 2, 2020