Mendime
Florim Zeqa: Humbja e Podujevës alarm i kuq për LDK-në!
E marte, 01.12.2020, 06:19 PM
Humbja e Podujevës alarm i kuq për LDK-në!
Shkruan:
Florim Zeqa
Bazuar
në politikën provinciale të zhvilluar viteve të fundit në Kosovë, për aq sa
është i rëndësishëm Skenderaj për PDK-në, Deçani për AAK-në apo Malisheva për
NISMA-n, do duhej të ishte e rëndësishme edhe Podujeva (vendi nga vjen Isa
Mustafa) për LDK-në, njërin nga pak bastione të pathyera deri më 29 Nëntor
2020.
Por
problemi është, që liderit aktual të LDK-së nuk i intereson fryma rugoviane në
këtë subjekt, e aq më pak interesi shtetërorë, pasi ai nuk udhëheq politikë
shtetërore dhe provinciale, por më pak se kaq, politikë klanore.
Po
të mos ishte kështu nuk do ta çonte Podujevën pa pikë nevoje në zgjedhje në
kohë pandemie me emërimin e z. Agim Veliu në postin e Ministrisë së Punëve të
Brendshme, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëmë prej qindramijëra eurosh
dhe rrezikim të shëndetit (jetës) së qytetarëve.
Po
të mos ndodhte kështu, do të mbrohej buxheti i shtetit dhe njëkohësisht
bastioni i LDK-së në Podujevë.
Logjika
e klanorëve të LDK-së për ngritje në poste të pa analizuar benefitet dhe
pasojat, bëri që LDK-ja të peshojë më lehtë në Podujevë, më lehtë seqë është
pritur edhe nga pesimistët më të mëdhenjë.
Me
logjikën klanore të drejtimit të partisë, LDK-ja, nga një parti që i fitonte të
gjitha zgjedhjet (parlamentare dhe lokale) është kthyer në humbëse serike të
zgjedhjeve.
Nga
ardhja e liderit aktual, Isa Mustafa në krye të saj, LDK-ja nga parti prijëse e
proceseve politike është kthyer në parti ndjekëse të zhvillimeve politike në
vend.
Me
Isa Mustafën në krye, LDK-ja, nga një parti shtetformuese dhe shtetndërtuese
është kthyer në parti shtetrrënuese dhe shkatërruese e vlerave demokratike në
subjektin simbol të proceseve demokratike në mbarë hapësirat shqiptare dhe ato
ballkanike.
Humbja
e Podujevës duhet të jetë shqetësim dhe alarm i kuq për të gjitha forcat
progresive në këtë subjekt politik, për mobilizimin e të gjitha kapaciteteve
intelektuale brenda dhe jashtë (në Diasporë), për të parandaluar humbjen fatale
në zgjedhjet e radhës (parlamentare dhe lokale).
Isa
Mustafa pa asnjë fitore si liderë i LDK-së, sikur të kishte vetëm pak
ndërgjegje politike dhe dinjitet njerëzorë, pas humbjes së Podujevës, ditën e
nesërme do duhet të tërhiqej nga drejtimi i partisë së bashku me klanorët e
tij, për t'iu lëshuar rrugë atyre që e duan me shpirtë LDK-në, themeltarëve dhe
gjeneratave të reja, aktivistëve dhe veprimtarëve besnik të filozofisë politike
rugoviane në Kosovë dhe Diasporë, për t'ia kthyer primatin e partisë politike
në vend dhe rikthimin e namit të dikurshëm si lëvizje intelektuale në mbrojte
të interesit shtetërorë dhe kombëtar.
Nëse
nuk zgjohet shpejtë elektorati rugovian i LDK-së, për largimin e mënjëhershëm
të klanorëve nga drejtimi i partisë, mund ta harrojnë Podujevën, çka mund të
përjetojnë ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato lokale vitin e
ardhshëm.
Në
fund të këtij shkrimi, duke i uruar simpatizantet e LVV-së dhe Shpejtim
Bulliqin për zgjedhjen kryetar i ri i Podujevës, ua rikujtojë, se këtë fitore e
kanë dhuratë nga Isa Mustafa dhe Agim Veliu, përkatësisht nga elektorati i
zhgënjyer rugovian e jo nga forca reale që posedojnë.
Lehtë
është për të fituar, por e vështirë për ta mbajtur atë që e fiton!