Mendime
Kastriot Myftaraj: Një pyetje për ambasadoren amerikane Juri Kim
E diele, 29.11.2020, 01:35 PM
Një pyetje për ambasadoren amerikane Juri Kim, në 29 nëntor
Nga
Kastriot Myftaraj
Në
cilën ditë të vitit uron për çlirimin e vendit në Luftën e Dytë Botërore
ambasadori amerikan në Francë? Në asnjë ditë, sepse Franca nuk ka një ditë të
tillë si festë zyrtare. Dhe Franca ishte ndër fuqitë e mëdha që u shpall
fituese në këtë luftë si anëtare e Koalicionit Antifashist.
Kur
e bën këtë urim ambasadori amerikan në Poloni? Në asnjë ditë, sepse Polonia,
anëtar zyrtar I Koalicionit Antifashist, për shkak të së cilës nisi Lufta e
Dytë Botërore nuk ka një ditë çlirimi, si festë zyrtare.
Kur
e bën këtë gjë ambasadori amerikan në Greqi? Në asnjë ditë, sepse Greqia për
shkak të së cilës nisi Lufta e Dytë Botërore nuk ka një ditë çlirimi, si festë
zyrtare.
Kur
e bëjnë këtë gjë ambasadorët amerikanë në Belgjikë, Holandë, Luksemburg,
Norvegji, Danimarkë, të gjitha këto vende të pushtuara nga Gjermania naziste në
Luftën e dytë Botërore. Në asnjë ditë, sepse këto vende, anëtare zyrtare të
Koalicionit Antifashist, nuk kanë një ditë çlirimi, si festë zyrtare.
Në
cilën ditë të vitit e uron festën e çlirimit ambasadori amerikan në Republikën
Çeke vend i pushtuar nga Gjermania naziste pas Marrëveshjes së Munihut, kur
ishte pjesë e Çekosllovakisë? Në asnjë ditë të vitit sepse Republika Çeke nuk
ka një ditë të tillë, si festë zyrtare.
Jugosllavia
ishte një anëtare e rëndësishme e Koalicionit Antifashist. Në cilën ditë të
vitit e uronte ambasadori amerikan në Jugosllavi festën e çlirimit? Se
supozohet që Jugosllavia të ketë pasur ditë çlirimi si federatë dhe republika
të veçanta. Pra, në cilën ditë të vitit e urojnë festën e çlirimit ambasadorët
amerikanë në Beograd, në Shkup, në Podgoricë, në Sarajevë, në Lubjanë? Sepse
shtetet e reja të krijuara nga shpërbërja e Jugosllavisë supozohej të kishin si
ditë çlirimi atë të largimit të ushtarit të fundit gjerman nga territori i
tyre. Por Jugosllavia komuniste nuk ka pasur ditë çlirimi, si festë zyrtare, as
si federatë, as si republika të veçanta.
Italia
në 1943, pas përmbysjes së Musolinit dhe kapitullimit iu bashkua zyrtarisht
fuqive aleate antifashiste. Në cilën ditë të vitit e uron ambasadori amerikan
në Itali festën e çlirimit? Në asnjë ditë të vitit sepse Italia nuk ka një të
tillë, si festë zyrtare. 25 1945, festa zyrtare, prilli është dita e fillimit
të kryengritjes së përgjithshme, ndërsa trupat gjermane në Itali iu dorëzuan
aleatëve perëndimorë në fillim të majit 1945.
Rumania,
pas përmbysjes së diktaturës së Antoneskut në gusht 1944, iu bashkua
ushtarakisht bllokut antifashist. 300 mijë ushtarë rumunë u vranë duke luftuar
kundër Gjermanisë Naziste deri në maj 1945. Në cilën ditë të vitit e uron
ambasadori amerikan në Bukuresht festën e çlirimit? Në asnjë ditë të vitit sepse
Rumania nuk ka një të tillë, si festë zyrtare.
Bullgaria,
pas përmbysjes së regjimit pronazist në shtator 1944 iu bashkua ushtarakisht
bllokut antifashist. 20 mijë ushtarë bullgarë u vranë duke luftuar kundër
Gjermanisë naziste. Shkupi, Prishtina, Mitrovica u çliruan nga Ushtria
Bullgare. Në cilën ditë të vitit e uron ambasadori amerikan në Sofje festën e
çlirimit? Në asnjë ditë të vitit sepse Bullgaria nuk ka një të tillë, si festë
zyrtare.
Bashkimi
Sovjetik ishte vendi që mbajti peshën kryesore në luftën kundër Gjermanisë
Naziste. Në cilën ditë të vitit e uronte ambasadori amerikan në Moskë festën e
clirimit kur ekzistonte Bashkimi Sovjetik. Në asnjë ditë sepse Bashkimi
Sovjetik nuk kishte një ditë të tillë, si festë zyrtare, as si shtet federal, as
për republikat e veçanta ku shkeli këmba e ushtarëve pushtues në Luftën e Dytë
Botërore. Pra, as Rusia, as Bjellorusia, as Ukraina, as Moldova, as Lituania,
as Estonia, as Latvia nuk kanë ditë çlirimi, si festë zyrtare.
Vetëm
një vend në Europë ka ditë çlirimi si festë zyrtare në Luftën e Dytë Botërore,
dhe ky vend është Shqipëria, vendi i vetëm europian i pushtuar që nuk u pranua
zyrtarisht si anëtar i Koalicionit Antifashist.
Ambasadorja
amerikane në Tiranë është e vetmja ndër ambasadorët amerikanë në Europë që uron
ditën e çlirimit në Luftën e Dytë Botërore, në vendin ku gjendet me detyrë.
Duhet pena e satirikut të famshëm amerikan Mark Twain për ta përshkruar më mirë
këtë ndodhi.
Lereni
të qetë poetin tonë rilindas Naim Frashërin zonja ambasadore, mos e përzieni me
bëmat e komunistëve serbofilë shqiptarë, traditën e të cilëve e vazhdojnë sot
të ashtuquajturit socialistë.