Mendime
Kastriot Myftaraj: Pse Xhamia e Madhe në Tiranë është haram sipas ligjit islamik
E hene, 30.11.2020, 07:02 PM
Pse Xhamia e Madhe (e Namazgjasë) në Tiranë është haram sipas ligjit islamik
Nga
Kastriot Myftaraj
Allah,
Allah! Në historinë e botës ka ndodhur që kishat e krishtera të shndërrohen në
xhami, kur vendi ku gjenden ato është pushtuar nga islamikët. Shembulli më i
spikatur është Kisha e Shën Sofisë në Konstantinopol, sot Stamboll. Por nuk ka
ndodhur ndonjëherë deri më sot që një xhami të ndërtohet nga të krishterët.
Sepse sipas ligjit kuranik, Shariah, xhamia duhet të jetë hallall. Kisha e
pushtuar quhet trofe në Xhihad, prandaj njihet si hallall.
Por
xhamia e ndërtuar nga themelet duhet të jetë hallall në çdo detaj të saj. Për
këtë arsye u kundërshtua nga investitorët islamikë ideja fillestare e Edi Ramës
për projektimin e xhamisë së madhe të Tiranës, e njohur si e Namazgjasë, nga
një studio arkitekturore daneze. Xhamia u projektua nga një studio
arkitekturore turke dhe për ndërtimin e saj u ngarkua shoqëria ndërtimore turke
“Komas AS Tiran Subesi”.
Por
kjo shoqëri turke është vetëm në letër ndërtuese e xhamisë. Sepse xhaminë po e
ndërton, që nga themelet deri te minaret, shoqëria ndërtimore nënkontraktore
shqiptare “Edil-Al”.
Dhe
këtu ka një shkelje të rëndë të ligjit islamik, sepse pronari i shoqërisë
nënkontraktore që po bën të gjithë punën është i krishteri Artan Niko Dulaku.
Për këtë arsye disa besimtarë kanë nisur ta quajnë xhamia kaur dhe janë betuar
se nuk do të shkelin atje.
Por
ka edhe më tepër. Nëse kalon në trotuarin përbri xhamisë, në kohën e drekës,
ndjen se të vjen në hundë era e mishit të derrit të pjekur. Arsyeja është se
shumë nga punëtorët e krishterë të shoqërisë ndërtimore hanë në drekë mish
derri. Kjo është normale sepse një sipërmarrës i krishterë do të ketë shumë
punëtorë të krishterë dhe ata janë mësuar të hanë mish derri. Kjo është e
drejta e tyre. Me sytë e mi kam parë skuterat e grilleve dhe fast food-ve që
dërgojnë atje porositë me bërxolla derri apo hamburgera me mish derri.
Dihet
se ne shqiptarët nuk jemi të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave. Kështu që të
lind dyshimi I arsyeshëm se shumë kocka derri nga bërxollat duhet të kenë
përfunduar, pa qëllim të keq, në themelet e xhamisë. Pakujdesi, Por, sipas
ligjit islamik kjo e bën xhaminë përfundimisht haram. Me shumë mundësi xhamia e
Namazgjasë do të jetë e para xhami në botë që ka në themelet e saj kocka derri,
çka e bën atë dyfish haram.
Arsyeja
që për ndërtimin e xhamisë u përzgjodh një nënkontraktor i krishterë është se
Kryeministri Rama vuri si kusht për të lejuar ndërtimin e xhamisë, që atë ta
ndërtonte shoqëria e mikut të tij Artan Niko Dulaku. Ky Dulaku është një nga
ndërtuesit më të privilegjuar prej Ramës. Arsyeja kuptohet lehtë. Dulaku i
paguan rryshfetin e kërkuar Ramës.
Kështu
që Edi Kristaq Rama, cituesi i Kuranit, adhuruesi i shpallur i Profetit
Muhamed, miku i Erdoganit dhe i emirëve arabë, rapsodi politik i harmonisë
fetare në Shqipëri, po merr pjesën e tij të parave nga investimi për ndërtimin
e Xhamisë së Namazgjasë.
Fillimisht
u parashikua që kostoja e ndërtimit të xhamisë të ishte 32 milionë euro. Tani
kjo shumë ka arritur në mbi 50 milionë euro. Diferenca merret vesh është
vjedhur dhe gjysmën e saj me siguri e ka marrë Rama.
Për
skandalin me xhaminë ka përgjegjësi udhëheqja e Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë që është porositësi zyrtar i ndërtimit të xhamisë dhe ka pranuar
kërkesën e Ramës që xhaminë ta ndërtojë Dulaku. Dhe Dulaku nuk është i vetmi
nënkontraktor i krishterë që punon për ndërtimin e kësaj xhamie. Ka edhe të
tjerë nën-nënkontraktori të marrë nga nënkontraktori zyrtar.