Mendime
Anton Berisha: LDK të kthehet në gjenezë
E hene, 30.11.2020, 07:00 PM
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS TË KTHEHET NË GJENEZË
Nga
Anton Berisha
Rezultatet
në Podujevë ishin treguesi me i mirë që logjika e përjashtimit dhe injorimit të
anëtarit të vet, një praktikë e vendosur tash e sa vite në LDK, mund të
shkaktoj humbjen e një komune tradicionale nga vetë ai anëtar, sic e dëshmoi
z.Bulliqi në ditën e djeshme.
Është
koha e fundit që LDK t’i marrë parasysh mësimët në 15 vjetët e fundit, që kur
hoqi dorë nga logjika e inkluzivitetit (gjithëpërfshirjes) në atë të
ekskluzivitetit (përjashtimit), që e shndërroi
nga partia që fitonte të gjitha zgjedhjet në parti që humbi të gjitha
zgjedhjet, nga parti prirese në parti ndjekëse e të varur nga të tjerët.
Është
kohë përcaktuese që LDK, përvec mobilizimit të potencialit të brendshëm
intelektual, të mobilizoj edhe intelektualet e jashtëm me bindje të djathtë,
ish kontribues dhe të tjerë, që veten nuk e shohin në partitë tjera, pasi ato dëshmuan se nuk mund
të dalin jashtë kornizave të së majtës ideologjike.
Është
kohë vendimtare që LDK, t’i prijë
procesit të përmbylljes së shtetësisë, si një forcë që bëri kthesën historike
të shkëputjes nga Serbia dhe ideologjia komuniste për t’iu bashkangjitur botës
perendimore; pra që LDK-ja të kthehet në gjenezën e vet, si një lëvizje
intelektuale, që heqë dorë nga qasjet redukuese të natyrës rajonale, grupore e
të përsonalizuara dhe i kthehet politikës së pikënisjes së saj, si një
organizim demokratik , që ideal ka interesin kombëtar e shtetëror.
LDK
ka përgjegjësinë politike e historike, që duke u reformuar e organizuar me
shtrirje të gjerë e të thellë t’i jetësojë këto qëllime të larta për shtetin e
Kosovës.