Mendime
Anisa Ilia: Intervistë me pedagogen Helena Halilaj
E marte, 01.12.2020, 07:10 PM
Flet pedagogia Helena Halilaj: Politika ka nevojë për njerëz të rinj me mëndje të re, jo të rinj me mëndje të vjetër
Gruaja
e bën politikën më shumë sociale si vetë natyra e saj
Intervistoi:
Anisa Ilia
Si e mbushni ditën në
këto kohë të vështira?
Koha
në të cilën po jetojmë duket sikur ka permysur çdo gjë, pavarsisht se ne kemi
treguar që jemi shoqëri që harrojmë shpejt. Mendoj se kjo situata është nje
reflektim mbi disa marrëdhënie dhe njerëz që nuk kishim vemendje sa duhet. Ka
një afrimitet mes njerëzve, në komunikim virtual dhe më shumë interesim ndaj
tyre. Koha është një enë e madhe që po u la bosh kërcet shumë, bën zhurmë. Këto
ditë janë mbushur me impenjime pune, mundësi për të lexuar dhe shkruar ngapak.
Lind nevoja në çdo moment që njeriu të dale nga gjendja e cila e mbyt, duhet
kërkuar gjithnje një gjë e re mbi të cilën ulemi e udhëtojmë, e reja është një
varkë që të mbyt ose çon diku, po në breg nuk të le asnjeherë.
A e zbut dashuria
dhimbjen në kohë të tilla?
Dashuria
mund çdo kohë dhe dhimbje, nëse nuk shëron plotësisht jep forcë dhe kurajo për
të vazhduar. Dashuria është tufa e luleve që ruan pranvera për gjithë stinët e
tjera të jetës.
A ka një formulë humane
që duhet zbatuar për të buzëqeshur më shumë?
Ka
gjithmonë, komunikimi i gjeneron të gjitha marrëdhëniet njerezore. Besoj shumë
tek energjia që zoteron fjala kur është kultivuar mirë, me kujdes dhe me
dashuri. I besoj shumë gjuhës së zemrës, është gjuha që e flasin të gjithë
njerëzit në kohë të ndryshme, gjuhë globale pa te cilën nuk mund të jemi ketu
ku sot jemi.
Politika në jetën tuaj
çfarë ndikimi luan?
Politika
luan rol në jetën e gjithësecilit nga ne. Politikat e mëdha bëjnë ndryshimet
sociale, ekonomike dhe më gjërë, që janë për popullin, të mira ose jo qofshin
ato. Politika drejton pushtetin, dhe sigurisht edhe fatet e një populli. Unë
mendoj qe politika ka nevojë për njerëz të rinj me mëndje të re, jo të rinj me
mëndje të vjetër. Politika është mundësi për të bërë ndryshime, është një kalë
i madh ku mundesh me ra më shpejt lendinës përtej po mundesh edhe me u sjellë
vërdallë. Politika në vëndin tonë ështe një hallkë e vështire në zingjirin e
vlerave të plota.
A mendon se gruaja e
përmison politikën?
Gruaja
e bën politikën më shumë sociale si vetë natyra e saj. Gratë nuk duhet të jenë
në politikë për zbutje, po ato kanë vëndin e tyre, janë gjysma e shoqërisë.
Përfaqësimi i tyre nuk lidhet me të drejtat e tyre por me rendësinë e zërit të
tyre në nje kor burrash, kengë të cilën vazhdojmë kaq shumë vite ta dëgjojme.
Flisni shpesh për
marrëdhëniet në çift dhe familje, po ekonomia në rënie do sjellë më shumë
divorce?
Divorcet
janë shtuar shumë vitet e fundit. Njerezit kanë kuptuar që martesa nuk është
varësi por dëshirë për të jetuar bashkë, për të bërë një pjesë të mirë te udhës
së jetës bashkë. Divorcet janë ulur këmbekryq në familjet shqiptare, kjo
situatë është pak alarmante të themi për arsye se nuk vijmë nga njo shoqëri që
e pranon lehtë divorcin. Ne më mirë vuajmë se të ndahemi, ne për hir te
femijeve, virgjërisë se humbur me burrin apo dhe opinionit fisnor durojmë një
bashkëshort të dhunshëm, jobesnik apo dhe me vese të tjera, ose durojmë nje
grua e cila nuk e trajton martesën me impjenjim në çdo drejtim po e merr si një
mundësi të sajën të sigurtë, dhe burra që nuk investohen sa duhet në martesën e
tyre, nuk kërkojnë ura te reja bashkëpunimi me bashkëshortet për ta riformatuar
marëdhënien e tyre. Ekonomia sigurisht që krijon konflikte, mungesa e saj,
pamundësitë prodhojnë gjithmonë debate në familje dhe shoqëri. Luan një rol dhe
ekonomia në prishjen e ekuilibrave mes një çifti, nje familjeje. Ekonomia hap
rrugë të reja, pastaj varet nga çifti se ku të çojnë ato rrugë dhe cili është
destinacioni i gjithësecilit, apo i përbashkët.
Si mund ti bindim të
rinjtë që të rrinë në atdhe?
Ata
duhet të jenë të vetëbindur se vendi u përket atyre, e ardhmja është e tyre.
Askush nuk ti servir të mirat dhe mundësitë duke ndejtur dhe duke pritur,
gjithmonë duhen kërkuar dhe marrë ato. Nuk jemi në kohëra që mund të
përzgjedhim, jemi në kohë ndërtimi dhe krijimi të mundësive të shumta. Duhet ne
vetë ti japim hapsira të reja vetes, të jemi shembuj të suksesit, shembuj që
shumë shpesh mungojnë në shoqërinë tonë.
A ka një ditë ku thua
nuk bëhet ky vend?
Them
shumë shpesh si Fishta, ne shqiptarët nuk bëhemi. Se vendi është i bërë me
shumë kujdes nga natyra.