Mendime
Kastriot Myftaraj: Kryeministri Rama shitësi i madh i hapësirës publike laike shqiptare
E marte, 01.12.2020, 08:03 PM
Kryeministri Rama shitësi i madh i hapësirës publike laike shqiptare
Nga
Kastriot Myftaraj
Të
gjitha kryeministrat e Shqipërisë të pas vitit 1990, kanë shitur çfarë kanë
mundur nga prona publike. Edi Rama ua kaloi të gjithëve duke shitur edhe
hapësirën publike laike të Shqipërisë. Hapësira publike është hapësira në
zotërim dhe përdorim të të gjithëve, pra rrugët, sheshet, lulishtet, parqet
publike etj. Kjo hapësirë, përveçse publike është edhe laike, ndryshe sekulare,
që do të thotë se ajo nuk i përket një feje të caktuar. Bashkësitë fetare mund
ta përdorin hapësirën publike me leje në rastin e festave fetare. Por nuk mund
ta kenë atë në përdorim ekskluziv të tyre.
Në
minaret e xhamive janë vendosur megafonë që përhapin pesë herë në ditë ezanin,
thirrjen islamike në arabisht, gjë që përbën dhunim të hapësirës publike laike
në Shqipëri, sepse ritualet duhet të kryhen brenda hapësirës së objektit të
kultit. Deri para disa viteve shumica e xhamive në Shqipëri ishin të ndërtuara
pa leje. Asnjë qeveri nuk kishte guxuar të legalizonte xhamitë e shumta të
ndërtuara gjithandej vendit.
Legalizimin
e xhamive e bëri Kryeministri Rama para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017,
kur kërkonte mandatin e tij të dytë qeverisës. Vetë Kryeministri Rama, gjatë
një vizite në Kukës, në prill 2017 i dha
aktin e legalizimit të pesë xhamive Myftiut të Kukësit, në një ceremoni të
posaçme.
Gjithsej,
me urdhër të Kryeministrit Rama u legalizuan mbi 650 xhami në krejt vendin.
Meqënëse ka shumë xhami me dy, madje dhe tre minare, kjo do të thotë se u
legalizuan edhe mbi njëmijë minare për 28 mijë km², sa është territori i Shqipërisë.
Që do të thotë, më tepër se një minare për 28 km².
Duke
pasur parasysh që një pjesë e madhe e territorit është e pabanuar, me male,
pyje, mesatarja e mbulimit të hapësirës publike me minare është edhe më e vogël
për nga madhësia e sipërfaqes, domethënë mbulimi me minare është më i madh.
Që
nga viti 1991 e deri më sot, arabët dhe turqit kanë paguar tre herë për
ndërtimin e xhamive në Shqipëri. Së pari, kanë paguar koston e ndërtimit të
këtyre objekteve. Së dyti, kanë paguar me ndihmën financiare për shtetin
shqiptar gjatë këtyre viteve. Për çdo një milionë dollar ndihmë që është marrë
nga vendet arabe dhe Turqia, në Shqipëri është ngritur një minare.
Herën
e tretë arabët dhe turqit paguan për legalizimin e xhamive. Kjo pagesë iu dha
Edi Ramës. Sa para ka marrë Edi Rama nga arabët dhe turqit për legalizimin e
xhamive? Edi Rama një gjë të tillë nuk e bënte pa marrë para, si mitë, sic
thuhet në shqipen formale, apo si rryshfet siç thuhet me një fjalë të
trashëguar nga pushtimi osman. Burime të besueshme thonë se mesatarisht janë
paguar 20 mijë dollarë për çdo minare. Edi Rama u bë kështu shitësi i madh i
hapësirës publike laike.
Turqit
dhe arabët nuk janë të kënaqur me kaq xhami dhe minare por duan edhe më tepër.
Dhe Rama është i gatshëm për të shitur edhe më tepër nga hapësira laike publike
e Shqipërisë. Që nga Dubai ku ishte për vizitë, Rama na dha lajmin se kishte
siguruar financim për 2000 apartamente. Ajo që Rama nuk e tha është se premtoi
të ngrihen 200 minare të tjera në këmbim të 2000 apartamenteve. Pra një minare
për dhjetë apartamente.
Kryeministri
Rama shitësi i madh i hapësirës publike laike shqiptare
Të
gjitha kryeministrat e Shqipërisë të pas vitit 1990, kanë shitur çfarë kanë
mundur nga prona publike. Edi Rama ua kaloi të gjithëve duke shitur edhe
hapësirën publike laike të Shqipërisë. Hapësira publike është hapësira në
zotërim dhe përdorim të të gjithëve, pra rrugët, sheshet, lulishtet, parqet
publike etj. Kjo hapësirë, përveçse publike është edhe laike, ndryshe sekulare,
që do të thotë se ajo nuk i përket një feje të caktuar. Bashkësitë fetare mund
ta përdorin hapësirën publike me leje në rastin e festave fetare. Por nuk mund
ta kenë atë në përdorim ekskluziv të tyre.
Në
minaret e xhamive janë vendosur megafonë që përhapin pesë herë në ditë ezanin,
thirrjen islamike në arabisht, gjë që përbën dhunim të hapësirës publike laike
në Shqipëri, sepse ritualet duhet të kryhen brenda hapësirës së objektit të
kultit. Deri para disa viteve shumica e xhamive në Shqipëri ishin të ndërtuara
pa leje. Asnjë qeveri nuk kishte guxuar të legalizonte xhamitë e shumta të
ndërtuara gjithandej vendit.
Legalizimin
e xhamive e bëri Kryeministri Rama para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017,
kur kërkonte mandatin e tij të dytë qeverisës. Vetë Kryeministri Rama, gjatë një
vizite në Kukës, në prill 2017 i dha
aktin e legalizimit të pesë xhamive Myftiut të Kukësit, në një ceremoni të
posaçme.
Gjithsej,
me urdhër të Kryeministrit Rama u legalizuan mbi 650 xhami në krejt vendin. Në
Qarkun e Elbasanit u leglizuan 50 xhami të ndërtuara pa leje, në atë të
Durrësit 35 xhami. E kështu në të gjithë vendin.
Që
nga koha e Sulltanëve osmanë, asnjë qeveritar i Shqipërisë nuk kishte nxjerrë
urdhra për dhënien e statusit ligjor për kaq shumë xhami. Pas krijimit të
shtetit shqiptar, madje në periudhën parakomuniste, disa kryeministra shqiptarë
urdhëruan shembjen e shumë xhamive në
qytetet kryesore, të cilat pengonin urbanizimin modern të qyteteve. Zogu
vecanërisht u shqua për këtë gjë kur ishte në pushtet. Enver Hoxha po dihet se
e bëri në përmasa shumë më të mëdha, duke deislamizuar Shqipërinë praktikisht.
Rama,
me legalizimin e xhamive është ai që e ktheu këtë proces mbrapsht, duke e futur
në hullinë e para vitit 1912. Meqënëse sot ka shumë xhami me dy, madje dhe tre
minare, kjo do të thotë se u legalizuan edhe mbi njëmijë minare për 28 mijë
km², sa është territori i Shqipërisë. Që do të thotë, më tepër se një minare
për 28 km².
Duke
pasur parasysh që një pjesë e madhe e territorit është e pabanuar, me male,
pyje, mesatarja e mbulimit të hapësirës publike me minare është edhe më e vogël
për nga madhësia e sipërfaqes, domethënë mbulimi me minare është më i madh.
Që
nga viti 1991 e deri më sot, arabët dhe turqit kanë paguar tre herë për
ndërtimin e xhamive në Shqipëri. Së pari, kanë paguar koston e ndërtimit të
këtyre objekteve. Së dyti, kanë paguar me ndihmën financiare për shtetin
shqiptar gjatë këtyre viteve. Për çdo një milionë dollar ndihmë që është marrë
nga vendet arabe dhe Turqia, në Shqipëri është ngritur një minare.
Herën
e tretë arabët dhe turqit paguan për legalizimin e xhamive. Kjo pagesë iu dha
Edi Ramës. Sa para ka marrë Edi Rama nga arabët dhe turqit për legalizimin e
xhamive? Edi Rama një gjë të tillë nuk e bënte pa marrë para, si mitë, sic
thuhet në shqipen formale, apo si rryshfet siç thuhet me një fjalë të
trashëguar nga pushtimi osman. Burime të besueshme thonë se mesatarisht janë
paguar 20 mijë dollarë për çdo minare. Edi Rama u bë kështu shitësi i madh i
hapësirës publike laike.
Turqit
dhe arabët nuk janë të kënaqur me kaq xhami dhe minare por duan edhe më tepër.
Dhe Rama është i gatshëm për të shitur edhe më tepër nga hapësira laike publike
e Shqipërisë. Që nga Dubai ku ishte për vizitë, Rama na dha lajmin se kishte
siguruar financim për 2000 apartamente. Ajo që Rama nuk e tha është se premtoi
të ngrihen 200 minare të tjera në këmbim të 2000 apartamenteve. Pra një minare
për dhjetë apartamente.
Dhe
Rama nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Pasoja e shitjes së hapësirës publike
laike të Shqipërisë është arabizimi i pamjes së vendit tonë, çka është edhe
qëllimi i financuesve arabë. Për këtë arsye legalizimi i xhamive të ndërtuara
pa leje është një akt antikushtetues dhe ato duhet të shemben dhe do të shemben
kur Shqipëria të ketë një qeverisje vërtet kushtetuese që do të zbatojë parimin
kushtetues të laicizmit. Nuk do të jetë e vonë kjo ditë, sado e çuditshme që t’
u duket disave.