Mendime
Klajd Kapinova: Vatra dhe Dielli dje dhe sot simbole të globalizmit dhe komunizmit bolshevik në SHBA
E marte, 01.12.2020, 07:33 PM
Vatra dhe Dielli dje dhe sot simbole të globalizmit dhe komunizmit bolshevik në SHBA
“Diell
i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e
fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka
mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga
një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për
here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di
t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia,
qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”,
27 nëntor 1946).
Nga
Klajd Kapinova
Vitet kalojnë me shpëjtësinë e erës, por historia
me të mirat dhe të këqijat e saj, duhet shkruar dhe thënë ashtu sikurse ishte,
në të shkuarën e saj të palavdishme të Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe
shtypit të saj, gazetës globaliste veteran “Dielli”, të komunitetit tonë këtu.
Studiuesi veteran i komunitetit shqiptaro amerikane
Idriz Lamaj, në një vështrim të tij historik mbi ecurinë e lëkundur pro
komuniste të simotrave Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe organit të saj
telperdredhur “Dielli”, nënvizon pa dorashka qëndrimin e gazetës “Dielli” ndaj
qeverisë komuniste të Shqipërisë së diktatorit Enver Hoxha dhe Qeverisë
amerikane gjatë viteve 1945-1955.
Nga ky këndvështrim historik, del kjartë fryma dhe
shpirti i thekur komunist i peshkop Nolit, i cili pa suprizë shpaloset hapur në
simpatinë histerike dhe dashurinë e pakufi që ai kishte për komunizmin,
leninizmin, stalinizmin, bolshevizmin dhe liderët e tij.
Peshkopi ortodoks imzot Noli, me gojën e gazetës
pro komuniste dhe bolshevike “Dielli”, proteston
hapur dhe harbutshe kundër mosnjohjes së Qeverisë komunisto fashiste të
Shqipërisë nga ana e vendeve perëndimore të Europës antikomuniste dhe
antibolshevike ruse dhe sidomos ndaj SHBA-së, vendit kampion të demokracië botërore. Asokohe në faqet e
turpshme të gazetës propagandistike globaliste komuniste “Dielli” shkruhet, se:
“Çdo gjë në Shqipëri shkon në rregull. Enver Hoxha gëzon mbështetjen e plotë
të popullit shqiptar.” (“Dielli”, 7 prill 1945).
Autori mendjemprehtë dhe skrupuloz Lamaj, esencialisht na jep një
situatë jo të këndshme të organizatës dhe organit të saj, kur me fakte
historike na tregon se nga mesi i vitit 1945, kur UNRA pati dërguar, si ndihmë
ushqimore, 9500 tonë grurë dhe miell dhe pritej të dërgonte çdo muaj nga 10.000
tonë, gazeta “Dielli”, duke i lënë në heshtje këto ndihma, fillon t’i japë
një përkrahje të plotë Bashkimit Sovjetik. “Dielli” pohon i gëzuar se
sovjetikët e diktatorit kriminel Stalinit, njohën qeverinë e re shqiptare,
ndërsa vendet perëndimore po e sabotojnë atë.
Udhëheqësit komunistë vlerësohen kështu: “Udhëheqësit
e Shqipërisë së re janë anëtarë të partisë komuniste. Ata besojnë sinqerisht në
revolucionin e tyre. Ata do të vendosin demokracinë pa marrë parasysh format
propagandistike që përdor qeveria e tyre.” (Glenn A. McLain, “Albanian
Expose”, 1952, faqe 61).
Dhe fletushka propagandistike komuniste bolshevike
shqiptaro amerikane nuk ndalet me kaq. Histeria e saj arrin kulmin. Kështu në
nëntor, kur në Shqipëri bëhej propagandë mashtuese e madhe për zgjedhjet
“demokratike”, që do të zhvilloheshin më 2 dhjetor 1945, “Dielli” shkruan: “Le
të mos dyshojmë aspak mbi demokracinë, shtypin e lirë dhe zgjedhjet e lira në
Shqipëri. Shqipëria kurrë më parë nuk ka pasur zgjedhje më të lira se zgjedhjet
që do të zhvillohen me 2 dhjetor të këtij viti.” (“Albanian Expose”, f.61).
Logjika e shëndoshë e studiuesit Idriz Lamaj ecën në rezonancë me argumentin historik, se simotrat e
infektuara me virusin vdekjeprurës komunist: ““Dielli” dhe “Vatra”, nuk kishin asnjë të dhënë se çfarë po
ndodhte brenda në Shqipëri. Ishin të informuar vetëm nga të dhënat që u jepnin
përfaqësuesit komunistë shqiptarë, që vepronin në Kombet e Bashkuara, pranë
shërbimit jugosllav.”
Pra, asokohe editori komunist i “Diellit”,
globalisti Bolshevik Qerim Panariti me dijeninë edhe të Nolit të kuq, në mënyrë
të tërthortë, e cilëson Ministrin e Jashtëm Amerikan (Sekretarin e Shtetit) si profashist
dhe, për herë të parë, në vija të gjera, fillon përkrahjen e Moskës, duke
cilësuar politikën sovjetike ndaj Shqipërisë si politikë të një vendi të
vërtetë demokratik.
E kthyer verbalisht në një fletushë apo fletërrufe muri propaganistik në formë rutine 100% komuniste “Dielli” e mbyll vitin 1946,
duke kritikuar Perëndimin në këtë formë: “Diell i flakët është guverna
demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë.
Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën
agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një
tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e
saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin
kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj
si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946).
Gazeta globaliste proletare bolshevike “Dielli” e
imzot Nolit të kuq, sikurse simotrat e e saj komuniste në Shqipëri, si gazetat:
“Z(h)ri i Popullit”, “Puna”, “Bashkimi” “Zëri i Rinisë” etj., me bijat e tyre komuniste
në shumë qytete të Shqipërisë, ecin në një linjë dhe platform të parapërgatitur antinacionaliste,
antidemokratike, antishqiptare etj., kur rihapin frontalisht një fushatë tjetër
të ashpër përbaltje, shpifjesh, denigrimesh, polemizuese kundër nacionalistëve, kundërshtarëve të vendosur politikë të regjimit
komunist.
Ndër të tjera asokohe editoriali (I hartuar nga
bashkëpunimi komunist Noli-Qerimi) marksist brutalisht shkruan, se: “Si të gjith reaksionarët
e tjerë në botë, ashtu edhe ballistët tanë, të emigruar në Itali e gjetkë, kanë
marrë ofensiva, në mos me armë, po të paktën me pendë e propagandë. Si duket
besojnë seriozisht që për së shpejti do të kërcas një luftë ruso-amerikane, e
cila do t’i shpjerë nga syrgjyni në Tiranë. Shpresat e tyre duken fare të kota.
Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallën më. Nga ana
tjetër, lufta nga e cila kanë shpresë të ngjallën nuk mund të ngjajë aq shpejt
sa t’u hyjë në punë. Nuk ka shqiptar aq budalla sa të mos dijë se ballistët
tanë vdiqën një herë e mirë, po sa falimentoi politika e tyre. Bashkëpunuan me
fashistët italian dhe nazistët gjerman me shpresë që të fitonin luftën tok me
ta. Me këtë taktikë jo vetëm vranë veten por vranë edhe Shqipërinë. Desh
perendia, dualën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm
nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë në radhën e të gjallëve
pranë shteteve aleate. Guverna e Enver Hoxhës jo vetëm shpëtoi Shqipërinë nga
vdekja po tani i vë themele të patundura shtetit me reformat dhe veprat
konstruktive.” (“Dielli”, 26 mars 1947).
Urretja ndaj SHBA-së dhe Qeverisë së saj
antikomuniste, nuk ka të sosur edhe pse editori Qerim Panariti dhe vetë imzot
Noli i kuq jetojnë me të gjithë të drejtat dhe liritë e njeriut (përfshie dhe ato fetare) në vendin kampion të
demokracisë amerikane.
Në editorialin perves të tipit bolshevik,
kritikohet hapur Doktrina e Trumanit kundër komunizmit në Europën Perëndimore
dhe botë si “profkë për të fituar votat e reaksionarëve amerikanë, si
manovër diplomatike e cila nisë në Greqi dhe në Turqi dhe një meze e vogël për
fabrikat amerikane që bëjnë topa dhe xhephane për evzonët dhe anadollakët.”
(“Dielli”, 26 mars 1947).
Nuk është e rastësishme që kundër komunistëve të
kuq të “Vatrës” dhe
“Diellit’, që vazhdojnë të vegjetojnë edhe sot në vitin 2020 tashmë në New York
dhe jo Boston, intelektualë antikomunistë vijueshmërisht, kanë fshikulluar me pendë dhe mendje të hollë
frymën e keqe globaliste komuniste të simtrave në fjalë.
Duke iu rikthyer kohës së shkuar disa dekada më
parë dhe duke u mbështetur edhe nga burimet historike të pasura arkivore, që
studiuesi shqiptaro amerikanë Idriz Lamaj ofron për shqiptaro amerikanët dhe në
tërësi për botën shqiptare, shohim se: “Në mars të këtij viti, fillon botimi
i gazetës “L’Albanie Libre”, organ i Blokut Kombëtar Indipendent, e cila
zhvillon një fushatë të aspër kundër “Diellit” dhe “Vatrës” për mbështetjen që
i bëjnë regjimit komunist. Kjo gazetë nuk lexohej në Amerikë me përjashtim të
disa personave dhe nuk kishte ndonjë efekt në komunitetin shqiptaro-amerikan,
për arsye të mungesës së qarkullimit. Në të njëjtën pozitë ndodhej edhe gazeta
e Ballit Kombëtar, “Flamuri””.
Në vazhdën e punës dhe misionit rutinë, të
paramenduar komunist dhe neo-komunist, me ndërgjegjë të lartë vazhdimisht në faqet e saj bolshevike
propagandistike gazeta “Dielli”, ka mbështetur kandidaturat socialiste
globaliste, me pikpamje internacionaliste komuniste në SHBA. Asokohe shumë
dekada më pare, gazeta e majtë komuniste “Dielli”, një rendësi dhe mbështetje të hapur i dha kandidaturës së
liberalit globalist ekstrem Henry Wallace, i cili, ishte në garë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
E njëjta situatë e ka ndodhur edhe në tre dekadat e
fundit edhe me kandidaturat socialiste amerikane, si: Bill Clinton, Barok Hysen
Obama (babai i të cilit ishte antar i partisë komuniste në Afrikë dhe SHBA),
Hilary Clinton dhe së fundi me familjen e korruptuar poltike dhe financiare të
Joe dhe Hunter Biden, ku hapur editori i kohës sonë Dalip Greca jo rastësisht
ecën në një linjë me paraardhësin e tij bolshevikun dhe komunistin globalist
Qerim Panaritin.
Duke shikuar me shume kujdes studimin serioz të
veteranit të komunitetit tonë Idriz Lamaj, shohm se të gjitha problemet që
trajton “Dielli” asokohe janë tipike komuniste globaliste, kundër politikës së
jashtme të Qeverisë amerikane. E njëjta gjë ndodh edhe në vitet në vijim. Pra,
Organizata Panshqiptare dhe shtypi i saj në mënyrë sinkronike janë
antiamerikane edhe pse ndodhën brenda tokës së
bekuar amerikane.
Kështu komunistët peshkop Noli dhe Qerimi propagandist
e cilësojnë politikën e jashtme amerikan si ekspansioniste, ashtu
sikurse thënë gjithnjë edhe idhulli i tyre Enver Hoxha, alias
Dulla. Ky i fundit, pra Panariti, në editorialet
kilometrike pervese globaliste, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës
nuk dëshirojnë paqe, sepse 10 deri 20 vjet paqe e shkatërrojnë ekonominë
amerikane dhe ekonomia amerikane mbetet në vend, nëse Amerika nuk ndërlikohet
në hapjen e luftave të reja.
Fantazia e shfrenuar imzot Nolit të kuq si hartues
dhe korrektor dhe Panaritit nënshkrues formal, të editorialeve histerike
antiamerikane, bëjnë që fletushka propagandistike “Dielli” të kritikojë ashpër Ministrinë e Jashtme Amerikane
(Sekretarin e Shtetit), duke theksuar se ka krijuar një qeveri në mërgim, nën
udhëheqjen e mbretit Zog. Qeveria amerikane kritikohet edhe për konspiracion me
Greqinë, për aneksimin e Shqipërisë së Jugut...
Njohësi shumë i mirë i historisë së komunitetit
shqiptaro amerikanë dhe disa figurave të shquara të diasporës sonë këtu
studiuesi Idriz Lamaj, ndër të tjera nënvizon, se: “Problemi tjetër që i del
“Diellit” është ardhja e peshkop Mark Lipës në Amerikë, të cilit i hap një
front të ri lufte dhe, thënë të vërtetën, luftën kundër tij e bën me mjaft
sukses. Këto dy vite “Dielli” armiqësohet me gjithë botën, me “Zërin e
Amerikës”, radio “Free Evrope”, Ministrinë e Jashtme Amerikane, me senatorë dhe
deputetë të ndryshëm, të cilët përkrahnin luftën e ashpër kundër komunizmit
global dhe ndikimit komunist në Amerikë. Gjatë këtyre dy viteve, herë pas here,
“Dielli” boton kritika të buta kundër regjimit të Tiranës, të cilat tingëllojnë
më shumë si lutje se si kritika. Për këto lloj kritikash, editori i “Diellit”,
Qerim Panariti, shpallet tradhtar nga regjimi i Tiranës.
“Dielli” ngrihet haptas kundër
luftës në Kore, duke e quajtur të padrejtë dhe si ndërlikim amerikan në punët e
brendshme të një vendi pa interes kombëtar për Amerikën. Kërkon që të lihet
rehat Bashkimi Sovjetik dhe pretendon se sovjetikët nuk janë luftënxitës.”
Studiuesi serioz shqiptaro
amerikan Idriz Lamaj, Noli, “Dielli” dhe “Vatra”
(Idriz Lamaj, Kumtesë e mbajtur në seminarin kushtuar 90- vjetorit të
“Diellit”, në New York, më 30 tetor 1999)
1952 -1953 Fushata e polemikës kundër asaj që gazeta “Shqipëria”, organ i
Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, e quan dalldisje e Qerim Panaritit,
aspërsohet. Fillojnë konferencat e prof. Stavro Skendit nëpër komunitetet
shqiptare të Amerikës kundër “Diellit”, Panaritit dhe Nolit. Në të njëjtën
mënyrë vepron Vasil Alarupi, novelist i njohur. Shumë deputetë dhe senatorë
amerikanë kritikojnë qëndrimin politik të “Vatrës”. Shkruhet libri “Albanian
Expose” i Glean Mc. Lain-it kundër “Vatrës”, “Diellit”, Panaritit dhe Nolit.
Polemikat marrin përmasa shqetësuese për “Diellin” dhe editorin e tij si dhe
për udhëheqësit e “Vatrës”.
“Dielli” e mbyll kapakun e vet për vitin 1953 me
këtë kritikë kundër komunizmit: “Jeta e njeriut, qoftë i madh qoftë i vogël,
s’është fare e sigurtë nën sistemin komunist.” (“Dielli”, 30 dhjetor 1953).
1954 –1955 Në janar të vitit 1954, “Dielli” e fillon fushatën kundër regjimit
komunist të Tiranës me një kryeartikull, që vetëm një njeri si Qerim Panariti
mund ta shkruante. Ja titulli: “Shqipëria sot e ka surratin të shëmtuar”.
Dhe vijon: “Në qoftë se Shqipëria ka bërë përparime nën regjimin e sotëm,
përparimet duhet t’i shikojmë që t’i besojmë; përndryshe na hyn dyshimi. Një
çupë e bukur nuk duhat ta mbuloj surratin; duhet të dalë jashtë me surrat hapur
që t’a admiroj bota bukurinë e sajë. Përndryshe bota ka të drejtë të besoj se
surrati i çupës është tepër i shemtuar. Po të jenë të vërteta ato që shkruan
shtypi i Shqipërisë mbi zhvillimet e vendit që pas mbarimit të luftës e
gjer më sot, s’ka përse të mbajë një Shqipëri të mbuluar si gratë…”
(“Dielli”, 20 janar 1954).
Viti 1955 për “Diellin” dhe Qerim Panaritin ishte
një vit më i lehtë për arsye se forcat politike nacionaliste në mërgim kishin
përqëndruar veprimtarinë rreth problemeve të Komitetit Kombëtar Shqipëria e
Lirë, i cili ndodhej në shpërbërje e sipër. Kulmi i luftës së ftohtë ishte në
rënie, ashtu siç ishin në zbutje e sipër edhe qarqet e ashpra antikomuniste të
qeverisë amerikane. Në të vërtetë, “Vatra” kishte filluar të ndryshonte
qëndrimin ndaj regjimit komunist të Tiranës, dy vjet me parë.
Në fillim të marsit, presidenti Eisenhoëer lajmon
Kryqin e Kuq Shqiptar me anë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar se Amerika dëshiron
t’i vijë në ndihmë popullit shqiptar dhe, për këtë qëllim, vë në dispozicion të
tij 850.000 dollarë, të dhëna në ushqime. Gjithashtu, Presidenti amerikan merr
përsipër shpenzimet e dërgimit të ushqimeve nga Amerika në portet e Shqipërisë.
Për këtë gjest humanitar dhe dashamirës ndaj
popullit shqiptar, Noli i drejton presidentit Eisenhoëer këtë telegram: “Në
emër të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, dëshiroj t’ju falënderoj për
ushqimet që bujarisht i dhuroni popullit shqiptar që vuan nga uria (stop). Kjo
dhuratë do të çmohet thellësisht prej gjithë shqiptarëve të cilët dinë se
Amerika kristiane dhe paqedashëse ka qenë dhe është shteti mik më i mirë i tyre”.
Peshkop Fan Noli 816 NË Third Ave, Ft Launderdale,
Florida. (Shqipëria, 31 mars 1955).
Ndërkaq, Qerim Panariti i dërgon Presidentit
telegramin që vijon: “Lutem më lejoni të parashtroj në emër të popullit
shqiptar falënderimet zemrore për sendet ushqimore që bujarisht i keni ofruar
për të lehtësuar vuajtjet e tij (stop). Ky gjest njerëzor kundrejt Shqipërisë
do të shtojë edhe më tepër miqësinë tradicionale midis popullit Amerikan dhe
popullit Shqiptar (stop). Shqiptarët nuk kanë harruar dhe nuk do të harrojnë
kurrë përpjekjet fisnike të presidentit Ëilson në Kongresin e Paqes në Versaj,
në mbarim të luftës së parë botërore për të shpëtuar Shqipërinë nga një coptim
midis fqinjëve të saj (stop).” (Shqipëria, 31 mars 1955).
Qerim Panariti, Sekretar Ekzekutiv i Federatës
Panshqiptare të Amerikës Vatra, 30 Huntington Ave, Room 605 Boston Mass.
Dy-tri ditë më vonë, qeveria komuniste e Tiranës
refuzon me përbuzje dhuratën e presidentit Eisenhoëer. Gazeta “Dielli” shënon
këtë reagim: “S’na merrte mendja që Tirana të refuzonte ndihmën bujare të
popullit Amerikan, ndonëse një marrëzi të tillë duhej ta prisnim nga një
mentalitet i sëmur. Këtë refuzim mund ta përshkruajmë me fjalët e Ungjillit:
Ndjeji o Zot, se s’dijnë se ç’bëjnë. Marrim këtë rast hidhërimi ti kërkojmë
ndjesë me përunjësi popullit amerikan dhe presidentit Eisenhoëer për këtë turp
tragjik që bëri Tirana këtë herë përmbi stommakun e zbrazët të popullit
shqiptar”. (“Dielli”, 9 mars 1955).
Ndërkaq, Noli me një lloj zemrimi të veçantë
shprehet: “Ore, lëre se nuk qenkan politikanë, këta nuk qenkan njerëz”. (Vasil
Alarupi, “Fletë kujtimesh”).
Refuzimi i ndihmave humanitare bëri bujo në shtypin
amerikan. Gazetat më të njohura, si “The New York Times”, “The Ëashington
Post”, “Boston Globe”, etj., (edhe pse në fakt janë gazeta të majta amerikane,
“Dielli” ishte në një linjë edhe më ekstreme të majtë bolshevike leniniste -
staliniste shënimi im Klajd Kapinova) kritikojnë regjimin e Tiranës dhe vënë në
dukje se populli shqiptar nën regjimin komunist kalonte krizën e urisë së zezë
në Shqipëri.
Me datën 3 gusht 1955, “Dielli” kritikon përsëri
regjimin komunist të Tiranës me një artikull redaksional, duke theksuar se
mbyllja e dyerve, izolimi i Shqipërisë ndaj Perëndimit dhe mos lejimi i
shqiptarëve të Amerikës për të vizituar Shqipërinë hedh poshtë pohimet e
regjimit komunist për demokraci, shtyp të lirë dhe përparim. Në numrat e
pastajmë të “Diellit”, është fjala për deri në fund të vitit 1955, kritikat e
kësaj natyre thellohen gradualisht, por në të njëjtën kohë, Panariti, herë pas
here, sjell edhe ndonjë artikull në favor.
30 vjet më parë, me rastin e 60-vjetorit të
“Diellit”, Hasan Dosti, ish-kryetar Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, të
cilin vite më parë “Dielli” e kishte kritikuar pa mëshirë, vjen në këtë përfundim
të urtë: “Veprimtaria e organizatës Vatra dhe lënda e botuar në të gjitha
faqet e shtyllat e Diellit, kanë qenë ndjekur e po ndiqen me interes, jo vetëm
prej shqiptarëve, por edhe prej shumë qarqesh të huaja. Në disa prej këtyre
qarqeve lënda e Diellit ka qenë interpretuar, komentuar, dhe duhet të pranojmë,
dhe shfrytëzuar qëllimisht e metodikisht në dëmin e prestigjit të Vatrës e të
organit të saj.” (“Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare Vatra”,
1969, F.192).
Këtu përfundon zhvillimi kronologjik 10-vjeçar
(1945-1955) i qëndrimit politik të “Diellit”, i paraqitur në vijat më të
shkurtëra. Kjo periudhë meriton një studim të hollësishëm. Për këtë periudhë
nuk mund të shkruhet objektivisht pa analizuar raportet e Ministrisë së Jashtme
amerikane dhe rezolutat e botuara në Rekordet e Kongresit Amerikan
(Congressionnal Reports).
Gjatë 10-vjeçarit në fjalë, në faqet e “Diellit”
nuk botohet asnjë shkrim mbi vuajtjet, vrasjet e persekutimet e ushtruara mbi
popullin shqiptar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Prej fillimit të vitit 1945 deri nga fundi i vitit
1499, gazeta “Dielli” mbron pa asnjë kritikë regjimin e Tiranës. Riboton nga
shtypi komunist i Tiranës materiale pa komente as vërejtje, duke përfshirë edhe
lëndë propagandistike kundër qeverisë amerikane.
Në vitet 49- 55, “Dielli” bën ndryshim gradual.
Kritikon lehtë regjimin e Tiranës dhe nuk heq dorë nga kërkesa për përmirësimin
e marrëdhënieve midis Ëashingtonit dhe Tiranës. Kërkon që regjimi komunist të
lejojë shqiptarët e Amerikës të vizitojnë Shqipërinë.
Për këto dy kërkesa këmbëngulëse dhe për zbutje të
qëndrimit kritik ndaj qeverisë amerikane, shtypi komunist i Shqipërisë e shpall
Panaritin tradhtar dhe fillon kritikat e ashpra kundra tij.
Përkrahja e regjimit të Tiranës nga një organizatë
me prestigj si “Vatra”, duke pasur Nolin për kryetar nderi, shkonte
drejtpërdrejt kundër interesave politike të qeverisë amerikane. Le të mos
harrojmë se ishte 10-vjeçari i kulmit të luftës antikomuniste. Lufta e
përgjakshme e Koresë, rënia e Kinës nën regjimin komunist, kërcënimet e
Stalinit dhe pasardhësve të tij për përhapjen me dhunë të komunizmit në
territoret e botës së lirë e kishin detyruar qeverinë amerikane të mirrte masa
serioze edhe për sigurimin e brendshëm kombëtar nga ndikimi komunist.
Gjatë atyre 10-viteve, “Dielli” dhe “Vatra” i bënë
sfidë lëvizjes nacionaliste shqiptare në botën e lirë dhe qeverisë amerikane, e
cila e përkrahte këtë lëvizje në të gjitha drejtimet.
“Dielli” e ndryshoi qëndrimin politik ndaj
Ëashingtonit dhe Tiranës nga trysnia e fortë e lëvizjes nacionaliste shqiptare
dhe nga qarqet diplomatike amerikane….