E hene, 10.02.2025, 11:21 PM (GMT)

Mendime

Sami Islami: Stop xhamiave politike në Kosovë dhe Shqipëri!

E hene, 07.12.2020, 09:13 PM


STOP XHAMIAVE POLITIKE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI!

Nga Sami ISLAMI

Nëse don me pa llumin e Kosovës ose të Shqipërisë, rri pak në FB dhe llumin e ke aty! Kjo për arsye se në FB secili ka mundësi me shkru, me komentu, ose me bë pytje.

Ajo që më nxiti t’i them njady-tri fjalë qe deklarata e një komentuesi, i cili ishte në favor të ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë. Fillimisht ai tha se në Kosovë  97% të shqiptarëve janë  myslimanë! Këto shifra 90%, 95%, 97% i kam dëgju goxha shpesh.

Po a mud të më thotë dikush se kur është bërë një regjistrim i popullsisë në Kosovë, që t’u jepet mundësia secilit të deklarohet për përkatësinë e tyre kombëtare a fetare? Unë nuk e di, por besoj askush nuk e di! Këto janë vetëm manipulime me shifra! Se kur të bëhet regjistrimi, qytetari duhet të pytet jo vetëm a je mysliman, katolik apo ortodoks, por edhe a je, apo nuk je fetar?

Me kushtetutë  ka te drejtë njeriu të thotë se edhe  nuk është fetar hiç? Dhe nëse do të ishte bë një kësi lloj regjistrimi, a do të kishte mundësi dikush të malipulonte me shifra 90%, 95% 97%?

Ma merr mendja se  në Kosovë, nëse do të bëhej ky lloj regjistrimi, ka mundësi të dalin nja 40 apo 50 % qytetarë, që nuk duan t’ia dijnë fesë fare, si puna ime!

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në shtetet skandinave, në Suedi, Norvegji dhe Finlandë, 60% të qytetarëve të këtyre shteteve janë deklaruar jofetarë! Pra njerëz që nuk shkojnë kurrë në kishë! Mesiguri kjo ndodhi për shkak standardit të lartë  jetësor atje. Kurse tek ne, në këtë fukarallëk  katastrofik tonin, në vend se të ndërtojmë shkolla, qerdhe, kinema palestra sportive, në Prishtinë, apo në qytete tjera, ndërtohen xhamia?! Në Prishtinë janë70- 80 xhami që kurrë nuk mbushen me besimtarë! E çka po na duhet tash edhe një e madhe, se një pak si mesatare me dy minaret u ndërtua në Veternik?

E dëgjova Hashim Thaçin,  Kadri Veselin të deklarohen se “kjo xhami nevojitet për besimtarët myslimanë të Kosovës”! Por nuk thanë se cili është qëllimi i kësaj xhamie që po tentohet të ndërtohet me çdo kusht  nga Turqia? Pse Erdogani në Serbi ndërton fabrika, e në Kosovë e Shqipëri xhamia?

Merreni me mend, sot në shekullin e 21-të, kur bota e civilizuar po bën fluturime nderplanetare, në Kosovë e në Shqipëri ndërtohen xhamia! Jo me buxhetin e Kosovës ose  të Shqipërisë, siç e potencova pak më lart! Se ne nuk kemi pare për këto investime kolosale dhe pa asnjë vlerë për popullin shqiptar! Këto po i ndërton sultan Erdogani!

Dhe a e dini pse?

Sepse Erdogani ka vendos që krejt “myslimanët” shqiptarë me i bë turq. Një mënyrë që po i shitet këtij sulltani dhe që politika shqiptare, Thaçi, Veseli, Mustafa e Berisha, Basha po ia mbajnë “zhagin”! Këta janë manarë të sultan Erdoganit!

Qëllimi i fundit i Erdoganit është  që Kosovën dhe Shqipërinë, t’i mbajë në grusht me ideoligji fetare! Që nëpër mes të xhamiave të vjetra, e sidomos me këto të rejat, t’i jep imazh oriental Kosovës dhe Shqipërisë. Çdo i huaj kur të vie në Kosovë dhe Shqipëri të mendojë se është në Turqi, Pakistan, thjesht ndonjë shtet aziatik, e jo në Kosovën dhe Shqipërinë evropiane!

Këtu është qëllimi i tij! Dhe më vjen keq kur i dëgjoj disa njerëz (disa edhe “me shkollë”) të thonë se edhe baba im edhe yti nuk ka qenë kundër xhamive dhe kundër fesë! Povërtetë ata nuk kanë qenë kundër xhamive! Nuk kanë qenë “kundër” se vetëdija ka qenë e tillë atëherë, dhe e dyta atyre nuk ua ka ndërtuar askush xhamitë!  Ata vetë i kanë ndërtuar ato! Kurse tash xhamitë nuk po i ndërtojnë shqiptarët por turqit, arabët, dreqi e i biri! A po e lodhin mendjen këta “përkrahës” të xhamiave, kryesisht politikaj dhe myfti “pse ore erdoganat e sheikët arabë po bëjnë yrysh me na ndërtu neve xhamia?”. Mendoni pak me qetësi dhe do ta kuptoni hilen e këtyre xhamiave!

Protestuesit kundër xhamisë së madhe në Prishtinë, që protestuan kohë më parë,  kanë plotësisht të drejtë! Nuk jam atje se edhe unë kisha dalë me krejt familjen time kundër kësaj xhamie politike! Vetëdijësohuni o njerëz! Protestoni deri në pikë të fundit! Se mosrealizimi i ndërtimit të  kësaj xhamie do të bënte dy efekte pozitive: njëri efekt do të ishte se do të pengohej një e keqe e madhe që po i kanoset kombit shqiptar, dhe e dyta, do të ishte rënia  e Thaçit, Veselit e besa edhe  Mustafës nga se s’kanë qysh me i dalë përpara sultan Erdoganit, pas premtimit se ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtënë për ta ishte punë e kryer!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora