E diele, 16.02.2025, 02:51 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Mosmirënjohja është tipar i njerëzve ateist, egoist, të pabesë dhe shpirtlig

E diele, 06.12.2020, 11:40 AM


Mosmirënjohja është tipar i njerëzve ateist, egoist, të pabesë  dhe shpirtlig

Nga Skënder Sadri KAPITI

Njeriu me shpirt të madh dhe human, si dhe shoqëria e tillë kanë si tipar kryesor mirënjohjen, respektin dhe falenderimin.

Një njeri mirënjohës dhe një shoqëri mirënjohëse janë ata të cilët besojnë dhe falenderojnë Zotin, Krijuesin e Plotfuqishëm. Besimtarët dinë të respektojnë dhe të falenderojnë si dhe të jenë mirënjohës karshi edhe  vepërmirëve dhe mirëbërësve. Populli besimtar ndërton një shtet dhe një shoqëri të drejtë, të moralshme  dhe me ligje të mira, me mirënjohje dhe me respekt të ndërsjelltë individ-shtet dhe individët mes tyre.

Aty ku ka mirënjohje e respekt, aty sundon mirëkuptimi dhe paqja sepse aty ka përparësi  dhe respektohet e mira dhe liria.

Njeriu mirënjohës nuk e harron të mirën, e di se çfarë është e mira dhe ai kur ka mundësinë bën mirë, dhe të mirës ia kthen me të mirë, dhe minimalisht mirënjohësi të paktën bën falenderim në respekt të së mirës.

Shteti, qeveria  dhe shoqëria demokratike, patriotike dhe humane duhet jo me hipokrizi sa për të thënë e sa për t’u dukur,  por duhet  realisht, konkretisht  dhe  me vërtetësi  që t’u jenë  mirënjohës atyre individëve të cilët kanë kontribuar dhe sakrifikuar në shërbim dhe për në të mirë të kombit, atdheut e shoqërisë. Por sa e bëjnë  këtë shteti, politika, pushteti dhe shoqëria në Shqipëri dhe në Kosovë?!

Nga mosmirënjohësit  shumë më të lig dhe më të këqinj prej tyre janë  mosmirënjohësit   intelektualë,  mosmirënjohja e intelektualizmit egoist dhe negativ i cili mbështillet e maskohet me hipokrizi.

Nuk janë dhe nuk mund të jenë mirënjohës ateistët, egoistët dhe shpirtligët e të pabesët.Ata jo vetëm që janë mosmirënjohës por edhe e mohojnë mirësinë dhe ndihmën që ata kanë marrë prej të tjerëve, por arrijnë deri aty sa që   kanë edhe urrejtje dhe inat ndaj tyre.

Ata nuk janë mirënjohës sepse urrejnë mirësinë e të tjerëve, bamirësinë por edhe talentin dhe aftësinë e të tjerëve.

Të tillët, pra: shpirtligët, egoistët dhe ateistët janë thellësisht edhe të pabesë, gënjeshtarë e mashtrues, pasi ata jo vetëm se janë mosmirënjohës por arrijnë deri atje sa që nga ligësia dhe egoizmi që i karakterizon, ata madje urrejnë edhe njerëzit që u kanë bërë mirë atyre.

Njeriu me moral të dobët është mosmirënjohës i madh.

Ai miqësinë e ka servile dhe me ndryshimin e rrethanave  mohon të mirën dhe bën edhe spiunimin e tradhtinë, pra e shet dhe e “tradhton”  mirënjohjen për të cilën vetëm sa shtirej për përfitim dhe për një interes të ulët.

Mosmirënjohësi intelektual dhe sidomos ai politik vuan nga kompleksi i inferioritetit dhe e shikon me egoizëm dhe me urrejtje tjetrin edhe atëhere kur ai ka përfituar dhe është ndhmuar prej atij tjetrit, të cilin jo vetëm që nuk e falenderon  por  me indiferentizmin e pabesë dhe djallëzor e shmang dhe e injoron të mirën dhe mbështetjen e tjetrit i cili i është gjëndur në ditët kur mosmirënjohësi hipokrit  kishte nevojë për të.

Këto janë tipare tipike për intelektualët dhe për politikanët shqiptarë si dhe për servilët rreth tyre.

Mosmirënjohësi më i madh është pushteti, i cili sapo ngjitet lart injoron dhe harron mbështetësit prej të cilëve ai  siguroi pushtetin.

Nëse don ta njohësh karakterin e një njeriu , atë, pra karakterin,  atij ia zbulon pushteti por edhe paraja..

Jepi pushtet njeriut dhe shumë shpejt ia zbulon edhe karakterin e vërtetë  të tij.

Mosmirënjohja është tipar i  njerëzve hipokritë, egoistë  dhe  amoralisht të prishur, dhe kur shoqëria ka me shumicë individë të tillë, ajo shoqëri  është e destinuar që të vuajë me meritë nga padrejtësia pasi në një shoqëri apo shtet të tillë zor se do të ketë  miq e dashamirës per një kohë të gjatë, sepse ata nuk njohin respekt dhe as miqësi dhe  shoqëria mosmirënjohëse vuan nga tradhtia e pabesia ndërvete, mes antarëve të saj.Mosmirënjohësit janë armiqt të të vërtetave dhe të së drejtës dhe si si të tillë ata janë zullumqarë.

Mosmirënjohja është mosrespekt, hipokrizi, mashtrim, tradhti, pra mosmirënjohja është ajo të cilën filozofi më i madh në botë Immanuel KANT e ka përcaktuar  sakt kështu: “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora