Mendime
Fran Gjoka: Flasim për tolerancën, po realisht veprojmë ndryshe…
E diele, 06.12.2020, 07:46 PM
Flasim për tolerancën, po realisht veprojmë ndryshe…
“Sukses
është të
mbushësh shpirtin çdo ditë me paqe!”-(Paulo
Coelho)
Nga
Fran Gjoka
Idetë
dhe debate për tolerancën dhe nevojën e kthimit të tij në një instrument social
të përgjithshëm në sistemin e komunikimit njerëzor e social, janë të hershme.
Të nevojshme në të gjitha llojet e lidhjeve dhe komunikimeve personale,
interpersonal e sociale. Problemi është se në shumë raste ky term zhvishet nga
substance dhe përmbajtjha e vërtetë duke u kthyer në një “slogan të
pëpërshtatshëm” dhe jo të dobishëm. Sa herë ka vështirësi komunikimi dëgjojmë
të thuhet më shumë tolerancë, sjellje më shumë tolerante, ose qëndrimi juaj nuk
ishte aspak tolerant etj. Sidomos në kohët e sotme kur në shoqërinë shqiptare
janë rritur kuotat e nervozizmit social dhe kur temat dhe betejat e konflikteve
në familje, shkollë e shoqëri janë shtuar, ky term, sa vjen e bëhet pjesë e
bisedave tona. Një substancë që rrjedh dukshëm
në marrëdhëniet e përditshme, në jetën publike e administrative. Sot
problemet e shumta e të thella që ka shoqëria shqiptare, familja a individi
Brenda vetes apo në lidhje dhe marrëdhënie me të tjerët, krahas përparimeve në
zgjidhjet mirëkuptuese e tolerante, shpesh po zgjidhen në rrugë tradicionale të
konfliktualiteteve aggressive e banale, pa mirëkuptimin dhe konsensualitetin e
nevojshëm. Madje shoqëria jonë po “prodhon” me tepëri forma të dhunës, krimit
me gjak të ftohtë, dhe sjelljeve reciprokisht aggressive qoftë në kuptimin
klasik, fizik apo psikologjike. Këto forma jo humane të komunikimit dhe
zgjidhjes jo tolerante të konflikteve po zënë gjithnjë e më shumë vend në jetën
tonë të përditshme, madje disa herë janë ende sunduese. Mungesa e etikës, një
fjalor fyes dhe tepër rëndues e një komunikim i vrazhdë e brutal, është i
dallueshëm në brendësi të lagjeve, qendrat
e banuara, në mjediset argëtuese, tek udhëton e kalon rrugës, në oborret
e jashtme të shkollave, ku mirësjellja, rregulli duhet të përbëjnë bazamentin
mbi të cilin duhet të hidhen konturet e një shoqërie në progress komunikativ.
Me
keqardhje shikojmë individë, por edhe njerëz të arsimuar, ku ruhen zemërata, të
cilat shkarkohen, ka emocione negative e veprime irracionale që shfaqen si
reminishenca të sjellin në mëndje pamje të diferencuara kodesh mesjetare e kohë
të perënduara të mënyrave të hakmarrjes primitive, antinjerëzore. Tolerancë në
gojën e popullit është përdorur në kuptimin “Me lëshue pè”, me hapë rrugë, të
cilat i kanë shërbyer atij për të afruar punë, për të zbutur qëndrimet, për ta
bërë më jetën më të mirë dhe shoqërinë më miqësore, më të qëndrueshme. Se si thonë
“fjala vret më larg se topi”, Për
tolerancën mbase jo aq në mënyrë akademike në shoqërinë tonë ruhen
thesare brilante të kësaj mençurie, që e mësonin njeriun që në vogëli të ishte
burrëror, po ama i matur, i sjellshëm, fisnik në vese e ta nderojë fort mikun e
komshiun. Pas kapërximit të sistemit të vjetër, në të cilin tolerance ishte në
kundërshtim me ideologjinë e “luftës së klasave si motor I shoqërisë, termi
tolerancë, në përmbajtjen e vet hyri më gjërësisht në sistemin e komunikimit të
përditshëm, dhe të paktën teorikisht është bërë më i përdorshëm pas viteve
1990. Të tolerosh do me thënë të zmbrapsesh, të tërhiqesh, të hedhësh inate,
pjesë që të ndajnë e të pranosh zgjidhjen e arsyeshme. Në një kuptim, toleranca
mund të përkthehet si bashkëpunim, të ruash e të kontrollosh emocionet, të bësh
zap veten. Të gjithë jemi gati të themi raste kur, bie fjala, na vjen keq kur
dikush, nuk ka qenë i duruar e me të padrejtë na ka zemëruar a fyer. Apo një
rast kur vetë ne, në zemërim e sipër, jemi shpejtuar dhe e kemi rënduar me
fjalë tjetrin. Tërë këto tensionime dihet tashmë se në mjedise shqiptare
varfëria vazhdon të jetë e pranishme çka përbën një shkak më shumë për raste e
ndodhi të padëshirueshme. Të dhënat të çojnë në një numër arsyesh pse bie
fjala, një kategori adoleshentësh nuk janë tolerantë, madje shfaqen deri të
dhunshëm. Duhet pranuar se disa të rinj shpenzojnë shumë kohë të lirë në mjetet
e informimit, çka i vë ata në pozita pasive apo më keq, imituese, që i ka
larguar nga libri, bisedat intime familjare. Efekti negativ rritet, kur edhe
moshat e vogla ndjekin me orë të tëra filma, emisione me dhunë e pornografi e
skena të pakëshillueshme për moshën. Gjithandej në media, në shkollë, në jetën
e përditshme sociokulturore e politike, në komunitet dhe në institucione
administrative ndeshemi e ballafaqohemi me fjalën tolerancë, më shumë tolerancë, më tepër tolerantë, je tolerantë
ose nuk je i tillë, vepron, sillesh e komunikon me tolerancë etj. Jo vetëm në
të shprehur, por më tepër në përmbajtjen e fjalës dhe në kuptimin e saj ka
paqartësi, keqkuptime dhe interpretime jo të sakta. Ndodh, jo rrallë, që
koncepti tolerancë ngatërrohet me koncepte që janë të përafërta, por që nuk
janë të njëjta. Jo vetëm në kuptimin social, por edhe në atë psikokulturor. Shembuj
nga jeta e përditshme, e mbushur me pështjellime, konfuzione, konflikte,
rebelizma, gjendje emocionale afektive, impulsivitete e vetëgjyqësi, që të
krijojnë përshtypjen e qëndrimeve dhe zgjidhjeve tolerante, por që në të
vërtetë nuk janë të tilla. Toleranca e vërtetë duhet dalluar e veçuar nga
konceptet dhe qëndrimet e tjera që i qëndrojnë përreth asaj.
Ajo
arrihet dhe qëndrimi është tolerant atëherë kur, së bashku me të tjerët,
gjendet një zgjidhje e caktuar dhe e pranueshme e një problemi, mosmarrëveshje
apo konflikti, që për formën përfundimtare të tij janë të interesuar të gjitha
palët e përfshira në të. Në të tilla raste, zgjidhja jep rezultat vetëm kur
njihen realisht konflikti, aktorët, shkaqet dhe rrethanat. Varianti
përfundimtar i zgjidhjes nuk duhet të jetë barazmitar, as konformist, por real
dhe i paanshëm dhe që në një farë mënyre i kënaq të gjitha palët. Zgjidhje të
tilla kanë edhe një vlerë tjetër, pasi palët njohin më mirë veten dhe interesat
e tyre. Në një tubim për hakmarrjen dhe gjakmarrjen me përfaqësues të moshave,
kulturave dhe subkulturave të ndryshme, në një zonë rurale, pyetjes së shtruar:
-A duhet të jemi tolerantë?, numri i atyre që u përgjigj në mënyrë pozitive dhe
pa hezitim, ishte mbizotërues. Pjesëmarrësit në tërësi kishin një mendim të
unifikuar: njeriu duhet të respektojë tjetrin, ta dojë, t’i lërë hapësirë për
veprimtarinë e tij, të arrijë të vihen në jetë, të vlerësojë traditat, zakonet,
bindjet dhe ritet fetare që mbartin e praktikojnë individët dhe grupet e tjera
sociale. Shkurt, njerëzit janë për tolerancën. Ata deklarohen shumë tolerantë,
por që në shumë raste nuk janë të tillë, në kuptimin që tjetri ose të tjerët
kanë për tolerancën. Këtë e tregon dhe realiteti i sotëm i Shqipërisë
postkomuniste, që na jep një pamje tërësisht tjetër. Intoleranca në shumë raste
dikton dhe imponon. Ndodh jo rrallëherë që është edhe sunduese. Kështu për
shembull, në vend të dialogut, ka imponime dhe të diktuar të të folurit, më të
pushtetshmit, por jo më të zgjuarit dhe as më të diturit e më të shkolluarit.
Konfliktet zgjidhen më shumë me forcë e vetëgjyqësi se sa me mirëkuptim e rrugë
ligjore. Dhuna fizike, psikologjike, institucionale dhe seksuale etj., është
ende e përhapur dhe në zona të veçanta dominuese. Vrazhdësia në komunikim dhe mungesa
e etikës në fjalor vërehet kudo: në rrugë, në mjedise publike, në shkallë dhe
në komunitet të vogël, në institucione dhe aq më tepër në shkollë, ku është dhe duhet të jetë bash vendi i
tolerancës dhe i tolerantëve, i paqes dhe i mirëkuptimit, kompromisit dhe i
komunikimit njerëzor. Tek individë dhe grupe të veçanta sociale fatkeqësisht
edhe tek “intelektualë” e të shkolluar ka ende inate, që presin t’i shkarkojnë
me t’ju dhënë mundësia vendimmarrëse e institucionale, duke zbatuar atavizmin
mesjetar të hakmarrjes primitive. Ka ende mllefe, nacionalizma dhe akte
terrorizmi. Dhe atje ku ka inate, që vijnë për mungesë të formimit demokratik
dhe edukimit të dobët social, nuk mund të bëhet fjalë për tolerancë dhe
tolerantë. E njëjta gjë ndodh edhe në ato raste
kur shkelet ligji dhe ka diferencime në zbatimin e tij. Ja disa pamje të
trishtueshme të intolerancës në qytetin tonë të vogël. Para nesh kalojnë makina
luksoze, ndonjëherë edhe pa targa dhe me shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Shkelin kështu rregullat e qarkullimit dhe shpërfillin “në emër të njohjes”, të
frikës së pushtetit ose të hakmarrjes, policinë e qarkullimit, njerëz të
vrazhdë e disi të egër në sjellje dhe në komunikim, që nuk i njohin ose nuk i
përdorin fjalët: më fal, të lutem dhe faleminderit. Ka ende individë dhe
përfaqësues subkulturash me sjellje e qëndrime devijante e pse jo, edhe
ksenocentriste për kulturën dhe vlerat kulturore që posedojnë të tjerët, duke
paragjykuar edhe normat, traditën, kulturën dhe vlerat kulturore të një subkulture tjetër. Në një rast tjetër,
një djalë ndalon me fjalë fyese e disi me forcë një vajzë që kalon rrugës në
punën e saj. Në një rrugë dallojmë një ndërtesë “të ligjshme”, që hedh shtat
dhe që i zë frymën e pamjen një institucioni të edukimit, një qytetar që nxjerr
nga mullari i barit të thatë kallashin dhe vret komshiun për një vijë ujë, diku
tjetër një baba qëllon të bijën, sepse ajo ka shkelur kodin e familjes
tradicionale patriarkale dhe ka dalë në shëtitje me të dashurin, një shitës
kasetash, që në orët e vona të natës, mu në mes të pallateve, me zërin e lartë
të magnetofonit të tij s’do t’ia dijë për të tjerët dhe për përgjegjësitë që ai
ka në komunitet, një kalimtar që i hedh mbeturinat vend e pavend, një zyrtar që
i mbyll me inat derën një hallexhiu, meshkuj që konkurrojnë në politikë dhe
shpërfillin me intolerancë përpjekjet e gjinisë femërore për të bërë edhe ajo
karrierë. Dhe ajo që të shqetëson sot është tronditëse: djemtë po vrasin
prindërit e tyre për një “llaf goje”, ku mbetet e dhimbshme dhe tronditëse për
shoqërinë e sotme shqiptare. Duke ju referuar shembujve të mësipërm, nuk
mohojmë as rastet e zgjidhjes së konflikteve në rrugë tolerante. Ajo që na
shqetëson është fakti se shteti, shkolla, familja, shoqëria civile,
institucionet e kultit etj., duhet të ngrenë më shumë zërin, të kultivojnë me
të gjithë mekanizmat që disponojnë vlerat në vend të antivlerave, paqen në vend
të dhunës, tolerancën në vend të intolerancës, çka nuk është e lehtë të arrihet
për shkaqe nga më të ndryshme, ndër të cilët po veçojmë: Njihen kufizimet, deri
në mohim të të drejtave dhe lirive të individit dhe grupit, në shoqërinë
komuniste. Psikologjikisht, ndryshimi i sistemit, si rregull, shoqërohet me një
rritje të konsiderueshme të agresivitetit, me një përpjekje të shpejtë për të
fituar kohën e humbur dhe të drejtat dhe liritë. Shpeshherë të shoqëruara këto
edhe me gjendje emocionale të ngritur e që dalin jashtë kontrollit. Mirëpo,
atje ku ka pasione, drejtojnë instiktet dhe jo logjika, mbizotërojnë ndjenjat e
fuqishme dhe intensive dhe jo arsyeja, rrjedhimisht marrëzitë dhe sjelljet
devijante nuk kanë të sosur. Është psikologji, që ndonëse nuk është e
fillimviteve ’90 dhe 97-të, ajo vazhdon të jetë sunduese në një grup njerëzish,
që e kanë të ngulitur në mendje se çdo gjë zgjidhet vetëm përmes forcës,
brutalitetit dhe që fatkeqësisht transmetohet edhe tek fëmijët. Tranzicioni i
gjatë mbart me vete probleme të shumta sociale, ekonomike, kulturore e
psikologjike, që nxisin intolerancën. Goditja që ka marrë e po e merr familja
patriarkale po i çon pjesëtarët e saj në një çoroditje e shoqëruar me elemente
të krizës, që nuk dinë se ç’pozicion duhet mbajtur e si duhet sjellë, ta zëmë,
me moshën e fëmijërisë, të pubertetit dhe të adoleshencës së vonë. Qëndrimet
indiferente, të tejskajshme, liberale ose konservatore, janë gjithnjë të
dëmshme. Është një vakuum në edukim, që as shkolla, me problemet që ka, nuk e
bën si duhet. OJF-të, me përpjekjet e tyre mund të bëjnë edhe më shumë për
arsimimin e atyre qindra fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë për arsye të
ndryshme, që janë kontigjenti më i ekspozuar dhe më i pambrojtur ndaj krimit,
intolerancës dhe shfaqjeve të tjera negative. Problemi ka të bëjë me çështjen
se në një shoqëri të hapur mund të bashkëjetojnë shumë opinione e mentalitete,
mund të bashkëpunojnë e ndërthuren shumë kultura e subkultura të diferencuara
nga njëra-tjetra, por s’mundet kurrsesi që brenda një shteti të vetëm, siç
ndodh rëndom tek ne, të ekzistojnë dy e më shumë infrastruktura ligjore që të
rregullojnë marrëdhëniet e pronësisë, raportet shoqërore, sjelljet juridike të
qytetarëve etj. Në një vend demokratik, qytetarët janë të detyruar të sillen
sipas një sistemi të unifikuar normash e standardesh të përcaktuara me ligj.
Shumë opinione, por vetëm një sistem normash juridiko-ligjore. Të drejtat dhe
liritë duhen parë e trajtuar në unitet me detyrat dhe përgjegjësitë, ndryshe
motivohet intoleranca, anarshia dhe antivlera dhe i jepet krahë veprimeve
devijante. Kushdo duhet ta ketë të qartë se e drejta ime si qytetar përfundon
aty ku shkelet e drejta jote dhe se të drejtat duhen kërkuar vetëm brenda
kuadrit ligjor. Të tolerosh me ligjin, duke bërë dallime për shkak të detyrës,
etnisë, gjinisë, origjinës, arsimit, kulturës që përfaqëson, pasurisë dhe
pushtetit që ke etj., do të thotë të kultivosh ndjenjën e mosbesimit tek
institucionet dhe pafuqishmërisë për t’i zgjidhur problemet në rrugë paqësore e
ligjore dhe t’u hapësh rrugë veprimeve antiligjore e intolerante. Për këto e të
tjera arsye, tek ne gjallojnë e manifestohen në mendime dhe për pasojë edhe në
sjellje, qëndrime e veprime raste jo të pakta të intolerancës dhe të zgjidhjes
së problemeve të akumuluara ndër vite përmes rrugës së violencës. Vetëm kur
shoqëria të emancipohet dhe të qytetërohet, rastet e intolerancës do të jenë të
rralla. Kjo do arrihet me punën e kualifikuar të familjes e shkollës,
institucioneve dhe shoqërisë civile dhe me vendosjen e vërtet të shtetit të së
drejtës dhe të atij ligjor. Këtu më vjen ndërmend një thënie për njeriun:
”Gabimi më i madh është nevoja për të parë veten në pasqyrimin e syve të të
tjerëve”. Shkurt, një shoqëri e mirëkuptuar dhe e mbështetur në ligjet e këtij
vendi, na bën që të mësohemi me artin e dialogut e të dëgjuarit, qoftë edhe kur
ky art është i mundimshëm. Në fund të fundit, ky është refleksi i lirisë, kjo
është fshehtësia e progresit të vërtetë moral e qytetar drejt të cilit jemi
nisur e për të cilin jemi munduar aq shumë. Në se duam të ndërtojmë një shoqëri
të drejtë, ajo kërkon më së pari qytetarë tolerant e të mirëkuptueshëm me njëri
tjetrin, që dine të komunikojnë, të respektojnë liritë dhe të drejtat reciproke
dhe hapësirat e lirisë individuale…