Mendime
Nue Oroshi: Pse Shkodra, Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk e kanë asnjë monument të Gjergj Kastriotit
E diele, 06.12.2020, 03:54 PM
Pse Shkodra, Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk e kanë asnjë monument të Gjergj Kastriotit
Nga
Nue Oroshi
Që
nga viti 1992 e deri me tani 2020 kanë kaluar plotë 28 vite kohë.Gjatë këtyre
viteve në Shqiperi janë zhvilluar shumë ngjarje në aspektin e ngritjes se
kulturës në shumë drejtime.Janë botuar shumë vepra historike, janë ndërtuar
shumë monumente por është fatkeqësi që në vendin ku luftoj, veproj dhe udhëheqi
luftën Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në Shkodër,Lezhë,Mirditë dhe Kurbin nuk u
bë asgjë që se paku një monument t´iu ndërtohet Gjergj Kastriotit.
Dhe
kjo nuk është një periudhë e vogël historike por 28 vite tri dekada.Në Lezhë,
Fatos Nano mbi vendvarrimin e Gjergj
Kastriotit -Skënderbeut ndërtoj një kishë të madhe ortodokse pa pasur fare
ortodoks në Lezhë dhe quditërisht nuk pati reagime.Edhe në Shkodër u ndërtuan
monumente të pashallarve osman dhe nuk pati reagime.Është e quditshme se
intelektualët nga këto rrethe në vend që të koncentrohën që në këto katër
qendra ta sjellin monumentin e Gjergj Kastriotit që nuk e bënë për 28 vite ata
po i japin zjarmë që ta kundershtojnë monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren.E unë ju them pasi që nuk po jeni
në gjendje me bërë asgjë në këtë drejtim, selinë e Kastriotëve do ta bartim në
Prizren pas ndërtimit të Muranës dhe Muzeut të Mesjetës Shqiptare në Kalanë e
Prizrenit.
Duhet
të keni se paku respekt për punën 20 vjeçare te Nue Oroshit i cili falë
angazhimit ka bërë më tepër se te gjithë intelektualët e këtyre rretheve në
ringjalljen e figurave të nacionalizmit shqiptar në këto rrethe duke filluar
nga Kapidan Mark Gjon Marku, dhe të gjithë nacionalistët e tjerë të këtyre
anëve që zunë vend të merituar në veprat enciklopedike që botoi Shoqata"
Trojet e Arbrit" në këto 16 vjet të veprimit të saj duke botuar 20 vepra
enciklopedike me 14.000 faqe material shkencor.
Unë
isha ai qe ju organizova sesion shkencor për Fishtën, isha ai qe i organizova
Imzot Nikollë Kaçorrit nje sesion të veçantë në Durrës,me rastin e 100 vjetorit
të kalimit në amshim, dhe pa harruar
edhe at Shtjefën Gjeçovin i cili kohë të gjatë ka shërbyer në këto treva.Për te
tre këta korife kombëtar kam botuar libra të veçanta falë angazhimit të intelektualëve shqiptar nga të gjitha viset
etnike shqiptare.Si mirditor i rrënjes Arbërore duke pasur respekt për
prejardhjen time familjare nga Oroshi i
Mirdites i respektova këto treva duke mbajtur sesione te veçanta shkencore në
Shkodër,Lezhë dhe Rreshen.
Kam
realizuar Filmin e vetëm dokumentar me TV Prizrenin që flet për Derën e
Kapidanëve të Mirditës, ku se bashku me mikun tim Tomë Mrijaj dhe vëllezerit e
mi e kemi kryer edhe pjesën financiare,kurse jam ideator dhe financues se
bashku me vëllaun Gjonin i Kënges se Gjomarkajve ku me një tekst të fuqishem të
Amarildo Vokrrit dhe me një zë të mrekullushem të Paulin Geges është bërë këngë
hit për Mirditën tonë heroike.Dhe deri sa mirreni me kritika të kota në fb apo
në ndonjë gazetë ju kisha preferuar që fillimisht Gjergj Kastriotin ta nxirrni
nga burgu i Tiranës dhe ta vendosni në Lezhë pikërisht tek vendvarrimi aty ku
kishin planifikuar ideatorët e këtij monumenti ish kryetari i bashkisë Franë
Frrokaj dhe intelektuali Paulin Zefi.Më pas pasi ta vendosni Gjergj Kastriotin
në Lezhë merrni iniciativatë që në Shkodër,Rrëshen dhe Laç ta ngritni nga një
monument të Gjergj Kastriotit.
Kur
ti kemi të gjitha këto monumente ju bëjmë vizitë të gjithave se bashku dhe më
pas ulemi dhe bëjmë analizën se cili nga këto monumente është më i përsosur artistikisht dhe cili jo.
Deri
atëherë nuk mundemi të diskutojmë se unë nuk po shoh asgjë në këto qendra
historike shenja të Gjergj Kastriotit.Edhe pse kam parë aty këtu se një pjesë të
intelektualëve nga këto vise kanë orientim ideologjik të majtë unë i kam
shikuar si vëllezër dhe jam marrë vetëm me vlerat e punimeve që kanë sjellur
dhe asnjëherë me orientimet ideologjike të tyre.Duhet të mësoni se para se të
kritikoni një punë të kujdo qoftë që e ka kryer ta pyetni vetveten se çka keni
bërë ju vet personalisht deri në moshën e pjekurisë apo pleqërisë, që e keni
arritur për ndriçimin e vlerave historike në Shqipërinë Etnike.Thuhet një fjalë
popullore se ra ky mort e u pa, unë do ta kisha thënë të kundërtën se ra ky
gëzim e u pa se në çfarë konceptësh qëndrojnë një pjesë e intelektualëve
shqiptar.