Mendime
Enver Bytyçi: Intervista e Edi Ramës në Forbes si paralajmërim e përmbytjes së pashmangshme të tij!
E marte, 08.12.2020, 07:44 PM
Intervista e Edi Ramës në Forbes si paralajmërim e përmbytjes së pashmangshme të tij!
Nga
Enver Bytyçi
Kryeministri
i vendit tonë ka dhënë një intervistë për revistën e famshme franceze,
“Forbes”. Në atë intervistë ai përpiqet të shfaqet si politikan unik, përtej
përmasave të shqiptarëve, duke fajësuar qytetarët me atë se ata “nuk e
kuptojnë”. “Shqiptarët nuk më kuptojnë”, shprehet Edi Rama në intervistë! Madje
arrin deri te deliri i sipërmarrjes për edukimin e tyre. Gjithçka që ai thotë
në atë intervistë ngjan me intervistat e para 5-7 viteve kur erdhi në pushtet,
por tashmë e kthyer kokë-poshtë. Asokohe kjo performacë e vetë-deklaruar kishte
për qëllim joshjen e opinionit perëndimor, përfshirë dhe shumë prej liderëve
evropianë nga “një lider politik i veçantë, “artist e sportist”. Kësaj radhe
duket se Edi Rama paralajmëron përmbysjen e pashmangshme të tij, epilogun e
karrierës së vet të dështuar politike. Dhe për këtë fajëson ata “që nuk e
kuptuan” dhe “nuk u edukuan” prej tij, qytetarët shqiptarë, zgjedhësit e tij.
“Unë
nuk jam politikan” thotë kryeministri shqiptar! “Por erdha në politikë për t’i
shërbyer vendit tim”, shton ai. Madje mashtrimin e çon përtej çdo arsyeje, kur
thotë se “Nuk desha të bëhem ministër”!
E më pas duket se thotë “Bëra një provë, por shqiptarët nuk më kuptuan,
ata nuk mund t’i edukoj”!
Po
si qëndron e vërteta? Sondazhet dhe të dhënat testojnë faktin se shqiptarët dhe
ndërkombëtarët e kuptuan fort mirë Edi Ramën, ndonëse me vonesë, me shumë
vonesë! E kuptuan se kishin të bënin me
një mashtrues klasik në kufijtë e ordineres. E kuptuan se asgjë nga ato që ai
thotë nuk është në projektet e tij për Shqipërinë. Se ai shërbimin ndaj qytetarëve e përdori si
retorikë për t’i dhunuar ata. Se shpërndarjen e të ardhurave dhe taksave e
përdori për t’i diskriminuar qytetarët. Se ndërtoi fasada dhe uli nivelin e
mirëqenies, qëllimisht që të lehtësonte sundimin e vet mbi skllevërit e uritur!
Mendja
e tij djallëzore punoi për të tjera synime e objektiva: P.sh për shpërnguljen e
shqiptarëve, për rrënimin ekonomik, moral dhe politik të vendit. Për angazhime
intensive kundër territorit, shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës . Për
marrëveshje të fshehta me grekët e për intriga përçarëse të faktorit politik
shqiptar, sidomos në Shqipëri dhe në Kosovë. Për bashkëpunim me presidentin
serb, me qëllim rehabilitimin e Serbisë dhe çlirimin e saj nga fajësia e
krimeve mizore që ajo ka bërë në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci.
Megjithatë
Edi Rama thotë një pjesë të së vërtetës: Shqiptarët nuk e kuptuan qëllimin
djallëzor të tij, kur në nëntor 2014 i tha në Beograd Aleksandër Vuçiç, se
“Serbia duhet ta njohë Kosovën”. Aso kohe pati një dalldi “dashurie” për
“liderin e shqiptarëve”, njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë. Kjo dalldi me
fjalë të mëdha vlerësimi për Ramën erdhi për shkak se shqiptarët nuk e kuptuan
çfarë fshihej pas asaj deklarate.
Fatmirësisht intrigën e asaj deklarate e kisha paralajmëruar dy ditë më
pas, duke vlerësuar se Rama dhe Vuçiç ishin rakorduar për këtë skenë
patriotizmi, me qëllim që i pari të fitonte autoritet në Kosovë dhe i dyti, me
provokacien e tij të fitonte elektorat në Serbi.
Sot,
pas kaq kohësh, shqiptarët mësuan dhe njohën të vërtetën. Edi Rama u bë patriot
në Beograd, sepse kishte vendosur t’i shërbente pa kushte Serbisë sa i përket
Kosovës, statusit dhe të ardhmes së saj. Kjo e vërtetë u pasua nga shumë akte
të tjera të Ramës kundër Kosovës, nga përpjekjet e tij për të rekrutuar në
projektin Rama-Vuçiç presidentin, Hashim Thaçi dhe për t’i dhënë atij rolin kyç
në aksioni serb të ndarjes së Kosovës., Në përçarjen permanente të faktorit
politik në Kosovë, në diferencimin politik të figurave të ndritshme të saj dhe
injorimin publik që vazhdimisht ai i bëri liderit historik, Ibrahim Rugova.
Mjafton
qëndrimi ndaj Ibrahim Rugovës për të kuptuar politikat e kryeministrit të
pakuptueshëm të Shqipërisë. Për të kuptuar gjithashtu sa anti – kombëtar ose sa
atdhetar është një politikan, një lider, apo një figurë publike. As dje, kur
Dr. Rugova kishte ditëlindjen e tij të 76, Rama “nuk u kujtua” të shkruante dy
rreshta në vlerësim të kësaj figure emblematike të shqiptarëve, kur ai shkruan
edhe për Kosturicën, edhe për Andriçin, edhe për Bregoviçin, i shkruan
gjithashtu mikut të Milosheviçit, futbollistit serb, Mihajllovic. Ndërkaq ai që
ka bllokuar prej vitesh iniciativat për vendosjen e shtatores së Gandit të
Ballkanit, Ibrahim Rugova, në qendër të Tiranës! A ka nevojë për ndonjë dëshmi
tjetër, veç këtyre, për ta kuptuar Edi Ramën? Mund të renditen me mijëra fakte,
me të cilat dëshmohet se shqiptarët e kuptuan atë, por fatkeqësisht me shumë vonesë,
pasi ai realizoi shumë djallëzi, intriga e projekte anti-popullore e
anti-shqiptare!
Të
vërtetën rreth e për Edi Ramën e mësuan gjithashtu ata që para 5-7 viteve e
besuan dhe e lobuan në Perendim. Tashmë asnjë prej tyre nuk e beson
kryeministrin e vendit tim. Sepse u përpoq në vijimësi t’i mashtrojë ata. Dhe
të përpiqesh të mashtrosh gjermanët, do të thotë t’ia bësh vetes një varr
njëmijë metra të thellë në kuptimin figurativ të fjalës. Të përpiqesh të
mashtrosh po ashtu austriakët, holandezët, danezët, anglezët, është vetëvrasje.
Edhe këta ndërkombëtarë, përveç të korruptuarve prej tij, “nuk e kuptuan” Edi
Ramën. Ndaj dhe ia mbyllën dyert e integrimit në BE!
Edi
Rama në intervistë për Forbes-in francez flet për një mision të tij “për
edukimin e shqiptarëve”! Dhe e quan dështim që shqiptarët nuk i bëri si vetja,
d.m.th drogaxhi, hipi, njerëz pa atdhe, pa fe, pa besim, pa dinjitet, pa
integritet, pa din e pa imanë! E quan dështim faktin se ai nuk mundi që
shqiptarët t’i bëjë njerëz pa familje, pa pronë, pa shtëpi, pa katandi. Por ama
diçka ka arritur në edukimin e tij. U hoqi shpresën, u hoqi mundësinë për të
jetuar si njerëz, i nxiti të ikin nga ky vend, madje duke e justifikuar këtë si
trend botëror. Por se në këtë trend botëror shqiptarët e larguar zënë vendin e
parë në botë për numrin e popullsisë, këtë ai nuk e pranon, ose së paku nuk e
përmend.
Do
zoti dhe merr fund shëmbëlltyra edukuese këtij kryeministri, sepse të të
edukojë Edi Rama do të thotë të duash më shumë atdheun e armikut të
shqiptarëve, sesa atdheun tënd. Të të edukojë Edi Rama do të thotë të jesh pa
familje, pa traditë, pa kulturë autentike, pa trashëgimi, në fund edhe pa liri
e pavarësi!