Mendime
Sonila Meço: Absurdi i kërkesës për vetkontroll e mospolitizim përballë shtetit komandues
E merkure, 09.12.2020, 07:50 PM
Absurdi i kërkesës për vetkontroll e mospolitizim përballë shtetit komandues
Nga
Sonila Meço
Pse
është i rëndësishëm presioni publik në zbardhjen e drejtë të vrasjes së një të
riu 25 vjeçar nga një oficer policie?
Sepse
mund edhe të mos qe vrarë 25 vjeçari, por të qe plagosur...madje mund të mos qe
plagosur e as të qëllohej në ajër për paralajmërim. Madje as paralajmërim
thjesht ndalim...po as ndalim, por thjesht këshillim. Në mos as këshillim
thjesht bezdia se nuk duhet të dalë pas orës 22.00...
Pra
mundet të ish i gjallë sot Klodiani, duke dalë sërish në orar policor, ndërsa
oficeri i policisë N. do vijonte sonte patrullimin si çdo natë.
E
ndërkohë siguria juridike (besimi i qytetarit tek shteti, mbrojtja nga
shpërfillja e interesave ligjore, procesi i rregullt ligjor) do të ishte po
njëlloj si para vrasjes (e qëllimshme a në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme),
pra do qe thuajse 0.
Ndryshimet
e mëdha në botë kanë ardhur nga incidente shumë herë më të vogla, jo nga
vrasje, por p.sh edhe nga refuzimi për t’i lënë ulësen e autobusit një njeriu
me ngjyrë tjetër.
E
mos flas për rastet kur republikat kanë rënë nga përqendrimi i pushtetit në një
dorë.
Kur
qytetari nuk ka më siguri juridike (që buron nga mungesa e Gjykatave në vend
dhe zhbërja e balancës së pushteteve) mund të shfrytëzojë çdo akt të
papranueshëm individual për t’u rebeluar, sepse viktima mund të kish qënë
secili e drejtësia e askujt (përpos ca më të barabartëve përpara ligjit).
Ndaj
kur sjellja e një oficeri policie justifikohet nga disa si lajthitje, apo
paaftësi dhe kur pretendohet se duhet të hetohet deri në fund e të flasë
drejtësia para se të protestojnë qytetarët e para se të shfrytëzojë rastin
politika, le të kujtojmë se:
1.
Shteti i së drejtës nuk ekziston, qytetari nuk ka siguri juridike.
2.
Ekzekutivi kontrollon shumçka e sidomos edhe ato 6 orë nga çasti i vrasjes deri
në orën 7.15 të deklaratës së parë zyrtare të Policisë.
Për
të tjerat? Mos politizoni protestën e studentëve, mos politizoni protestën e
naftëtarëve, mos politizoni protestën e bluzave të bardha, mos politizoni
vrasjen e Klodianit! Mos...mos!
Dakord,
atëherë çfarë nënkuptoni si “politike” në shtetin monopartiak?