Mendime
Dedë Preqi: Kryetari i shtetit të zgjedhët pa zhibla
E diele, 13.12.2020, 09:59 AM
Kryetari i shtetit të zgjedhët pa zhibla
Nga
Dedë Preqi
Zgjedhja
e presidentit të shtetit të Kosovës, na krijohet përshtypja se, gjithnjë e më
shumë po vazhdon natyra e këtij pozicioni të ekspozohet më shumë ndaj
predentimeve gllabëruese të pushtetit dhe pazarëve politike, se sa ndaj një
pushteti unik, që përthëkon dhe trajton tërësinë e popullit të vet pa dallim.
Kosova
ka nevojë për ndryshimin e Kushtetutës së vendit në lidhje me zgjedhjen e
presidentit, duke zgjedhë formën më të përshtatshme, e cila zgjedhjen e
presidentit do e realizonte drejtë përsëdrejti përmes votës së popullit.
Një
formë e tillë e zgjedhjes së presidentit do të ishte edhe shumë demokratike,
sepse do të hapën edhe mundësi të tjera nga kandidatët tjerë të pavarur dhe jo
partiak, e cila praktikë depërton edhe
te shtetet tjera demokratike të botës, si formë e arritjes demokratike, që
mbronë më mirë vullnetin dhe votën e qytetarëve të vet.
Në
vazhdën e këtij prioriteti, duke qenë largë pazarëve partiake e klanore, me
funksionin e një praktike të vazhdueshme në shtetin tonë, duke bërë lojëra të
nyta politike dhe pazare të bezdishme, të cilat, jo vetëm që e dëmtojnë
demokracinë e shtetit, por konceptet dhe çëllimet e tilla, na drejtojnë në
format primitive që shërbejnë si
praktika të errëta shoqërore, dhe ky popull është ngopur me këto avantura dhe
«pazare» politike, imazhet e të cilave ia kanë
humbur kuptimin dhe rrolin e shtetit në tërësi.
Madje,
Kosovës nuk i përshtatët edhe një president i zgjedhur nga fryma fetare, apo
njerëz të religjionëve, sikur dëgjohen disa zëra dhe predentime të tilla.
Kosovës nuk i përshtatët edhe një president i zgjedhur, që ka dhjetëra akuza
penale dhe përmbajtje të tilla në Gjykatën e Hagës, apo zgjedhjen e atyre, që
shpeshherë i përmendet Bazeni i Radoniqit, dhe tjetrit i përmendet vjedhja e
3%, të diasporës shqiptare.
Athua
se ky vend duhet të mvarët dhe kushtëzohet vetëm nga njerëz e protagonistë të
tillë, që diktojnë në partitë e tyre përmes ndjesive dhe dëshirave, që të
udhëhiqet edhe shteti përmes formulave të tyre, të cilat na kanë lënë mbrapa,
që mbas vdekjes së presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, duke i lënë pas dore
plot të rinjë intelektual dhe me duar të pastra që i ka plot Kosova.
Dhe
tjetra, nuk është e përcaktuar në ligj dhe në Kushtetutën e Kosovës, që
kryetari i shtetit, apo kryeministri gjithherë të nominohet vetëm me emrin
Hashim, Edvin, Ramush, Mustafë, Kadri dhe të tjerë, pse jo të racionalizohen
edhe emra tjerë, si psh, Gjergj, Murat, Serembe, Veton, Anton, dhe emra tjerë
të komunitetëve, pa dallim religjioni dhe nacioni, të cilët edhe këta janë
qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe mund ta japin kontributin e tyre për
këtë vend.
Sistemi
i organizimit të zgjedhjes së kuadrove të shtetit, gjegjësisht në këtë rast të
zgjedhjes së presidentit të shtetit të Kosovës, të përllogaritet përmes
vullnetit qytetar dhe të shkëputët nga ndërvartësia partiake e klanore, forma e
sëcilës kishte me qenë ajo që do ta rregullonte dhe drejtonte timonin
shtetëror, makineritë e sëcilës do të lidhën me njera-tjetrën, duke e vu në
lëvizje funksionin e shtetit në tërësi ashtu si duhet.
Kosova
dhe popullata e këtij vendi, në asnjë rrethanë nuk duhet të harroj gjatë
historisë së vet dhe me një konsideratë të veqantë të shprehur ndaj SHBA-ve,
dhe aleatëve të saj në Evropë e botë, dhe në praktikat e kohës sonë edhe në
elementet zgjedhore, duhet të kujtojmë gjithmonë rëndësinë e tyre ndaj këtyre
miqëve, por edhe të kërkojmë këshillat e tyre, sepse këta e kishin çelësin dhe
e hapën portën e parajsës demokratike për popullin e Kosovës, dhe e mundësuan
krijimin e shtetit të pavarur e sovran.