E merkure, 12.02.2025, 04:12 AM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Adoleshentët e sotëm protestues në Shqipëri janë më të pjekur intelektualisht se të rriturit

E shtune, 12.12.2020, 07:00 PM


Ja përse adoleshentët e sotëm protestues në Shqipëri janë më të pjekur intelektualisht se të rriturit, nga një anë

Nga Kastriot Myftaraj

Në protestat që po mbahen këto ditë në Shqipëri për vrasjen shtetërore të Klodian Rashës kanë marrë pjesë një numër shumë i madh njerëzish në moshën e të dhjetave (adoleshentë), midis 12 dhe 18 vjeç. Këtë gjë e kanë kundërshtuar disa të ashtuquajtur intelektualë dhe profesorë,të cilët thonë se njerëzit e kësaj moshe nuk duhet të protestojnë pasi, pikësëpari ata nuk janë të pjekur intelektualisht për të kuptuar se për çfarë mbahen protestat. Pjesëmarrjen e adoleshentëve në protesta e ka quajtur si një gjë të keqe edhe vetë Kryeministri Rama, i cili madje ka fajësuar madje opozitën se po i keqpërdor adoleshentët.

Por adoleshentët shqiptarë që marrin pjesë në protestat e këtyre ditëve në shumë qytete të Shqipërisë nga një pikëpamje janë më të pjekur intelektualisht se të rriturit. Adoleshentët e sotëm i përkasin epokës digjitale dhe që në moshën pesë vjeç kanë nisur të luajnë me videogames ku lojtari ndeshet me diktatorë të këqinj dhe me forcat e tyre policoro-ushtarake, jo vetëm në botën tonë por edhe në kozmos, në planetët dhe galaksitë e tjera. Në moshën 12 vjeç këta adoleshentë janë luftëtarë veteranë në betejat kundër diktaturave. Në realitetin virtual ata kanë rrëzuar dhe vrarë diktatorë si dhe kanë vrarë me shumicë policët dhe ushtarët e tyre këqinj.

Nuk është gjë e rastit që shumë videogames të programuara në SHBA dhe në Europë përmbajnë temën e luftrave kundër diktatorëve të këqinj dhe forcave të tyre policoro-ushtarake. Këto videogames i konceptojnë edhe psikologë, sociologë, politologë, veç të tjerëve. Qëllimi është që njerëzve t’ u ngulitet që në fëmijërinë e hershme mendësia e njeriut që nuk e pranon dot diktaturën dhe që lufton për përmbysjen e saj. Kështu në shoqëritë perëndimore edukohen njerëzit e lirë. Kështu garantohet rendi kushtetues me bazë lirinë e individit dhe demokracinë.

Një vetëdije e tillë iu është krijuar edhe adoleshentëve tanë. Si veteran virtualë të luftrave kundër regjimeve policoro-ushtarake ata janë në gjendje ta kuptojnë shumë mirë kur në realitetin e vërtetë, autentik, krijohet një regjim policoro-ushtarak. Prandaj adoleshentët tanë kanë marrë pjesë me shumicë në protestat e këtyre ditëve. Në Shqipëri po ndodh i pari revolucion në botë i epokës digjitale i frymëzuar nga videogames. Kjo është një ngjarje me rëndësi botërore që do të hyjë në histori.

Të gjithë ne të tjerët, të rriturit, duhet të dalim në mbështetje të adoleshentëve protestues duke iu lënë atyre vendin e parë në skenën e protestës, si forca prijëse e saj. Ky nuk është keqpërdorim I tyre por pohim i rolit të ndryshimit në shoqërinë tonë që ata e kanë merituar me sjelljen e tyre të këtyre ditëve. Të rriturit duhet ta mbështesin protestën duke shkuar te komisariatet e policisë dhe duke ndaluar që adoleshentët e rrëmbyer nga Policia të dërgohen dhunshëm atje.

Kur Edi Rama flet kundër pjesëmarrjes së adoleshentëve në protesta ai bën sikur harron se ishte një adoleshente suedeze Greta Thunberg ajo që frymëzoi protestat e të rinjve, duke përfshirë adoleshentët në të gjithë botën për çështjen e ndotjes së planetit tonë. Edhe pse në këto protesta pati dhunë asnjë lider botëror nuk guxoi të thotë se Greta Thunberg ishte e përdorur.

Është e turpshme që Ambasada Amerikane, në emër të stabilitetit të Shqipërisë, doli në mbështetje të një qeverie që rrezikon të rrëzohet nga adoleshentët. Atje ku rebelohen adoleshentët nuk ka stabilitet. E njëjta gjë vlen edhe për ambasadat kryesore të vendeve të Bashkimit Europian që reaguan si orkestra ndaj shkopit të dirigjentit pas reagimit të djeshëm amerikan.

Nëse protestat e tanishme në Shqipëri do të shuhen, SHBA do të marrin në reputacionin e tyre rekordin tragjikomik të shpëtimit të një kryeministri, i cili rrezikon të bëhet kryeministri i parë në botë që rrëzohet nga adoleshentët.

Kuptohet se një kryeministër i tillë, qeveria dhe partia e tij, ndaj të cilëve janë rebeluar adoleshentët,  nuk mund t’ i fitojnë zgjedhjet pas dy mandateve parlamentare në pushtet, por vetëm mund t’ i blejnë ato duke shfrytëzuar varfërinë e popullsisë. Adoleshentët nga ana e tyre nuk janë votues.

Shtypja me dhunë të skajshme policore e protestave ku marrin pjesë me shumicë adoleshentët, do të jetë një fitore vetëshkatërruese për regjimin policor në fuqi në Shqipëri. Pasojat mund të jenë të paparashikuara. Në dosjet sekrete amerikane për Shqipërinë është edhe njëra e të dërguarit të posaçëm në vitet nëntëdhjetë, Charles Walsh, të maskuar si zyrtar kulturor, i cili në 1996 kur CIA vendosi përmbysjen e regjimit të Berishës përpunoi skenarin e përmbysjes të mbështetur në llogarinë e tij se regjimi në fuqi në Shqipëri bie nëse vriten pesëdhjetë policë, ushtarakë dhe oficerë të shërbimit të fshehtë. Kaq u vranë midis shkurtit dhe qershorit 1997. Në Ambasadën Amerikane në Tiranë e dinë mirë se kjo nuk është fantazia ime por një e vërtetë historike tashmë. Në zbatim të këtij skenari, Edi Rama, kryeministri i sotëm nënshkroi në janar 1997 një thirrje publike të intelektualëve sorosianë ku thuhej se institucionet e pushtetit që bëhen shtypëse për shoqërinë duhen korrigjuar me anë të flakës. Edhe kjo është e dokumentuar.

Adoleshentët e sotëm shqiptarë, ashtu si ata grekë të fillimviteve shtatëdhjetë nuk do t’ ia falin kurrë SHBA-së mbështetjen për juntën policore të llojit amerikano-latin të Edi Ramës dhe do të përçojnë një frymë antiamerikane në brezat e ardhshëm. Kjo është një gjë e dëmshme për interesat shqiptare dhe ato amerikane. Por përgjegjësia është e burokracisë së Departamentit të Shtetit dhe e diplomatëve amerikanë në Tiranë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bardhyl Mahmuti: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe raporti me prapavijë politike Florim Zeqa: Pasqyra reale e shtetit! Albana Jeminaj: Cili është koncepti juridik lidhur me punën në shtëpi apo “Telepuna” Sonila Meço: Absurdi i kërkesës për vetkontroll e mospolitizim përballë shtetit komandues Enver Bytyçi: Intervista e Edi Ramës në Forbes si paralajmërim e përmbytjes së pashmangshme të tij! Fritz Radovani: Kujtoj… Dijetarin Trim Prof. Dr. Zef Mirdita Sami Islami: Stop xhamiave politike në Kosovë dhe Shqipëri! Fran Gjoka: Flasim për tolerancën, po realisht veprojmë ndryshe… Fahri Dahri: Ne e dimë kush jemi! Nue Oroshi: Pse Shkodra, Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk e kanë asnjë monument të Gjergj Kastriotit Skënder Kapiti: Mosmirënjohja është tipar i njerëzve ateist, egoist, të pabesë dhe shpirtlig Aurel Dasareti: Varfëria si armë për boshatisjen e trojeve shqiptare Ermal Mulosmani: Elvis Naçi, hoxha me emër rokeri që blen spitale dhe shet syze Fritz Radovani: Kujtoj... Majen e shkambit kombtar Ahmet Selmani: Si e ndau një mollë Ibrahim Rugova Berat Buzhala: Me cka e kujtoj Rugoven ne kete 76 vjetor te tij te lindjes? Adil Fetahu: Kuptimi penalo-juridik i ''Ndërmarrjes së përbashkët kriminale'' Eshref Ymeri: Institucioni i mirënjohjes është nderim ndaj vetvetes Lekë Mrijaj: Festa e Flamurit i bashkon shqiptarët Kastriot Myftaraj: Kryeministri Rama shitësi i madh i hapësirës publike laike shqiptare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora